You are on page 1of 29

Punim diplome

Përmbajtja

Hyrje........................................................................................................................................................ 2
Kuptimi dhe ndarja e meteorologjisë .................................................................................................... 3
Në përgjithësi për atmosferën ............................................................................................................... 5
Dendësia e ajrit....................................................................................................................................... 9
Forma diferenciale e ekuacionit të gjendjes për gazin e lagësht........................................................ 14
Cikli hidrologjik i Tokës ........................................................................................................................ 15
Energjia e brendshme e ajrit ................................................................................................................ 18
Lagështia e ajrit................................................................................................................................... 19
Forma diferenciale e ekuacionit për lagështinë relative .................................................................... 23
Përfundimi ............................................................................................................................................ 27
Biografia................................................................................................................................................ 28
Literatura .............................................................................................................................................. 29

1
Punim diplome

Hyrje

Atmosfera është një shtresë gazesh qe mbulon një trup qiellor. Ajo përbëhet shpesh nga një
perzirje gazrash të ndryshmr, dhe mbahet e mberthyer nga fuqia e rëndeses në trupat qiellor.
Atmosfera është ne siperfaqe me e dendur dhe me rritjen e lartësis shkon duke u rralluar.Disa
planet përbëhen prej gazesh të ndryshme, dhe keshtu ata kanë atmosfera shumë të
thella.Trupat qiellor të sistemit tonë diellor zotrojnë një atmosferë tejet të hollë. Këto janë:
Hëna dhe Merkuri.

Atmosfera është afat yjor dhe zakonisht përfshinë pjesen duke filluar nga jashtë fotosfere.
Atmosferen eTokës e cila përmbanë oksigjen, perdorur nga organizmat me të madhe për
frymarrje dhe dioksidi i karbonit qe perdoret nga bimet, gjithashtu mbron organizmat e gjallë
nga demtimi gjenetik nga rrezatimi ultravjollce diellor.

Atmosfera në bazë të studimeve të bëra luanë rol të dyfishtë:

a) Është shtresë vitale qe ushqen jeten në Tokë


b) Është shtresë mbrojtëse që e mbron Token nga veprimet e dëmshme të hapsires së
jashtme.

Sa i perket përbërjes se atmosferes shtresat e atmosferes dallohen edhe nga perberja kimike e
cila ka pesuar ndryshime të medha gjatë procesit të formimit të planetit, por ajo tani ka arritur
një gjendje ekuilibri e cila është bazë për jeten në Tokë.

Nga perspektiva e gjeologjisë planetare, atmosfera është një agjent evolucionar thelbsor për
morfologjinë e planetit.

2
Punim diplome

Kuptimi dhe ndarja e meteorologjisë

Meteorologjia është shkenca që studion dukuritë e lidhura me mbështjellësin ajror të Tokës,


atmosferës. Fjala meteorologji rrjedh nga fjala greke meteoros që do të thotë i ngritur, dhe
logos që do të thotë diskurs. Termi meteorologji është përdorur për herë të parë nga
Aristoteli.

Meteorologjia lidhë së bashku edhe motin edhe klimën dhe lidhet me gjendjen fizike,
dinamike, kimike të atmosferës, dhe poashtu lidhet me bashkëveprimin ndërmjet atmosferës
së Tokës dhe sipërfaqes nën atmosferë.

Meteorologjia i takon grupit të shkencave të gjeofizikës ku benë pjesë edhe hidrologjija,


seizmologjija dhe shkenca mbi magnetizmin tokësor. Prandaj meteorologjia mund të
kuptohet si një degë e fizikës, dhe mund të thuhet se ajo në të vërtetë, është fizika e
atmosferës.Meteorologjija bazuar nga pikëpamje teorike mund të ndahet në:

-Meteorologjinë e përgjithshme,

-Meteorologjinë sinoptike,

-Meteorologjinë dinamike,

-Aerologjinë,

Për nevoja më specifike, meteorologjia ndahet edhe në degë speciale të meteorologjisë, si për
shembull në:

- Meteorologjinë aeronautike,

- Meteorologjinë detare (maritime),

- Meteorologjinë e agrokulturës, (agrometeorologjinë),

- Meteorologjinë e mjekësisë,

- Mikrometeorologjinë,

- Meteorologjinë fizike,

-Klimatologji,

3
Punim diplome

-Hidrometeorologjinë,

-Meteorologjinë urbane, etj.

Meteorologjija e përgjithshme studion dukuritë meteorologjike në shtresat e ulta të


atmosferës.

Meteorologjia sinoptike studion proceset që kushtëzojnë dukuritë e motit një hapësirë më të


madhe, si shkalla europiane, apo regjionale ballkanike,etj. Si degë e meteorologjisë së
aplikuar zbaton matjet e dhëna nga shumë stacione mneteorologjike të cilat emetojnë Synop
raportin në sistemin global apo regjional.

Meteorologjia dinamike spjegon lëvizjet e ndryshme të masave të ajrit, në lidhje me ligjet e


përgjithshme të dinamikës dhe termodinamikës.

Aerologjija studion dukuritë meteorologjike në lartësi të mëdha prej sipërfaqes së Tokës deri
në tropopauzë, e nganjëherë edhe përtej tropopauzës duke përdorur diagramet dhe parametrat
meteorologjikë të cilët funksion të ndërrimit të lartësisë. Zakonisht për aerologji përdoren
radiosondat e lansuara me ballonet e mbushur me helium. Kështu balloni ngritet deri në
lartësitë e tropopauzës për shkak të zgjërimit të heliumin në ballon dhe dërgon raportet e
parametrave meteorologjikë nga lartësitë e ndryshme, nga të cilat konstruktohet diagram
termodinamik. Shumë stacione meteorologjike lëshojnë Radiosonda në kohët konvencionale.
Ndër stacionet e tilla është edher ai në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, dhe në disa
stacione meteorologjike të KFOR-it disponojnë me këtë system.

Disa elemente themelore meteorologjike që përshkruajnë dukuritë meteorologjike dhe që


parametrizohen në modelim të motit, klimës e për studime në këto disciplina të
meteorologjisë janë: rrezatimi diellor (insolacioni), rrezatimi tokësor (radiacioni), gjatësia e
zgjatjes së ndriçimit diellor, temperatura e ajrit në nivele të ndryshme në atmosferë, shtypja
atmosferike, lagështia e ajrit, avullimi, drejtimi dhe shpejtësia e erës, vrenjtësia, lartësia e
reshjeve, lartësia e mbulesës së borës, dendësia e borës, dukshmëria horizontale, etj.

Dukuritë meteorologjiketë sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO)


konvencionalisht raportohen si fenomene, disa prej të cilave janë: mjegulla, të reshurat
atmosferike, errësimet nga mugëtirat; poashtu disa nga fenomenet optike e akustike, si rrufeja
e bubullima. Më gjërësisht elementet dhe fenomenet meteorologjike jepen në tabelat e

4
Punim diplome

Organizatës Botërore të Meteorologjisë për regjione specifike kontinentale, detare apo


oqeanike (maritime) dhe ato polare.

Në përgjithësi për atmosferën

Fjala atmosferë rrjedh nga fjalët greke “atmos” që do të thotë “avull”, dhe “sphaira” që do
të thotë “sferë”’. Kjo sot përdoret për të paraqitur sferën gazore që e mbështjellë Tokën.
Atmosfera është mbështjelles i gaztë e cila e mbështjellë Tokën dhe sillet bashkarisht me të.
Atmosfera ka formë të njëjtë sikurse sfera e Tokës, në pole është e shtypur kurse në ekuator e
fryer. Atmosfera mund të karakterizohet përafersisht si mbështjellës mbi nivelin mesatar të
detit deri në lartesine afër 1000 km rreth Tokës. Gazrat mund të detektohen deri ne 50 km dhe
mund të konsiderohen si gazra ideale. Mbi 80 km ekuilibri hidrostatik prishet pasiqë difuzioni
dhe transporti vertikal bëhen më efektive.

Ajri kryesisht përbehet prej azotit me 78,08%, oksigjenit 20,95%, argonit 0,93% etj., si është
dhënë më gjërësisht në dy tabelat e mëposhtme. Dioksidi i karbonit në atmosferë merr pjesë
me mbi 0,035% me tendencë rritjeje si rezultat i emetimeve nga industria, zvogëlimit të
mbulesës vegjetative etj. Dioksidi i karbonit në atmosferë ka rëndësi studimi, sepse e dobëson
rrezatimin direkt diellor dhe atë të errët tokësor me anë të absorbimit të rrezatimit dhe
riemitimit të sërishëm të tij.

Tabela 1. Përbërësit kryesor të atmosferës.

Gazi Përbërja kimike Përqindja (për vëllim të ajrit të thatë)

Azoti N2 78.08

Oxygeni O2 20.95

Argoni Ar 0.93

Neoni Ne 0.0018

Heliumi He 0.0005

Hydrogeni H2 0.00005

Ksenoni Xe 0.000009

5
Punim diplome

Gjatë verës sasia e dioksid karbonit është më e vogël, ndërsa rritet gjatë dimrit. Në vende
industriale sasia e dioksid karbonit arrinë deri në 0,038 % ose në njësi tjera 380 ppmv (pjesë
për million per vellim).

Tabela 2. Përbërësit gjurmë në atmosferës në krahasim me ujin.

Përqindja (për Njësia


Substancat e ndryshueshme afër Përbërja vëllim të ajrit të
sipërfaqes së tokës kimike thatë) ( ppm)

Avulli i ujit H2O 0–4 ------------

Dioksidi i karbonit CO2 0,035 350

Metanei CH4 0,00017 1,7

Oksidi i azotit N2O 0,00003 0,3

Ozoni O3 0,000004 0,04

Materje të ndryshme ------- 0,000001 0,01

Komponimet (CFCs) ------- 0,00000001 0,0001

Dioksidi i karbonit mbi oqeane dhe detna gjendet në sasi më të vogla se sa mbi siperfaqen e
Tokës. Ajri në poret e sipërfaqeve tokësore është më i pasur me dioksid karboni se sa ajri
atmosferik mbi këto siperfaqe. Avulli i ujit mund të arrij deri në 4% të vëllimit të
përgjithshem të ajrit. Edhe avulli i ujit është gazi më shkaktues i efektit serë, por kjo sasi
cdoherë ndryshon në këtë limit regjionalisht dhe kështu prap balancohet temperatura
atmosferike, prandaj kontributi global varret nga rritja e gazrave tjerë të serës (gazrave
gjurmë), si dioksidi i karbonit etj.

Atmosfera është e shtresuar, pra nuk është homogjene prandaj mund të ndahet në disa
shtresa kryesore, si në: troposferë, strafosferë, mezosferë, termosferë, eksosferë dhe pjesët
tjera që më mirë mund të dallohen diagrami i mëposhtëm:

6
Punim diplome

Fig. 1. Profili vertical i atmosferës standarde (ISA) deri në 130 kimometra. Shihet se deri në
10-11 km temperatura bie sipas gradientit 6,5°C/km deri në tropopauzë me temperaturën
negative -56°C. Tropopauza nuk tregon gradient të temperaturës (pra është izotermike),
mandej ngritja e temperaturës deri në stratosferë; prap paraqitet shtresa pa gradient të
temperatures, pra stratopauza izotermike prej 47,3 -52,4 km. Pas 52,4 km deri në 80 km prap
fillon rënja e temperaturës negative deri në -92,5°C (sipas Wallace, Hobbs; ref. 17).

Troposfera është shtresa e poshtme e ajrit që përmban 3/4 (ose75%) e masës së përgjithshme
të ajrit. Lartësia e kësaj shtrese në ekuator është 16-18 km, kurse mbi gjërsitë mesatare është
9-11 km ndërsa në viset polare afër 8 km. Temperatura e ajrit në troposferën e atmosferës
reale bie me rritjen e lartësisë mbidetare, afersisht 4-8°C në 1 km ndryshim lartësie, varrësisht
nga ajo se sa është ajri i thatë apo i lagësht. Temperatura e ajrit në kufirin e sipërm të
troposferës mbi ekuator është negative, nga -70 deri në -80°C, kurse në gjërsitë mesatare nga
-50 deri në -60°C, dhe në pole rreth -45°C. Në kapitujt tjerë do të diskutohet për atmosferën
reale dhe për atmosferat standarde të të standardizuara e të miratuara me konventa
ndërkombëtare.

7
Punim diplome

Stratosfera është shtresa e sipërme e ajrit prej traposferës, pra prej 11 deri në 50 km. Aty ku
përfundon troposfera fillon shtresa izotermale që quhet tropopauzë si shtresë kalimtare, dhe
pas saj fillon stratosfera, në të cilën prap fillon të rritet temperatura derisa ta arrijë pauzën e
dytë, pra stratopauzën në lartësinë afër 50 km me temperaturë afër zeros. Pas stratopauzës vie
mezosfera ku prap fillon të bie temperatura deri te një rënje tjetër, në mezopauzë. Mbi
mezopauzë vie shtresa e nxehtë, termosfera, dhe temperatura fillon të rritet deri në 400 K në
lartësinë 130 km. Për ta bërë këtë ndarje më të kuptueshme preferohet që t’i referohemi
çdoherë profilit të temperaturës së atmosferës me lartësinë si në figurat e 1 dhe 2.

Stratosfera është shtresa mbi troposferë, e karakterizuar kryesisht si shtresë stabile, e thatë,
prej nga edhe është emërtuar, një inverzion të gjërë dhe të përhershëm. Impakti kryesor që ka
stratosfera në mot e klimë, është stabiliteti i përhershëm i saj i cili mbron stuhitë e mëdha të
krijaura nga retë e larta e konvektive kumulonimbus që të depërtojnë (penetrojnë) përtej
tropopauzës.

Tjetër impakt kryesor është veprimi mbrojtës i biodiverzitetit në Tokë nga shtresa e ozonit në
këtë shtresë. Ozoni është molekulë triatomike e oksigjenit afër 25 km mbi sipërfaqen e Tokës
që absorbon rrezet ultravjollcë (UV) dhe mbron që këto rreze të mos depërtojnë deri në
sipërfaqe. Interaksioni ndërmjet rrezatimit ultravjollcë dhe atmosferës në këtë nivel liron
nxehtësinë, ngrohë atmosferën dhe ndihmon në krijimin e inverzionit të temperaturës në këtë
shtresë. Stratosfera kufizohet përmbi me stratopauzën ku atmosfera prap fillon të bëhet
izotermale, shtresë kjo afër 50 km e lartë e kjo është afër nivelit ku shtypja atmosferike bie në
1 hPa (ose 0,1 kPa).

Shtresa tjetër mbi stratosferë është mezosfera. Në këtë kurs të meteorologjisë nuk do ta
shqyrtojmë këtë shtresë pasi që ndikimi në feneomene të motit nuk është i njohur në detaje.
Lehtë mund të identifikohen shtresat stabile dhe jostabile nëse pjesëtohet ndryshimi i
temperaturave për secilën shtresë veç e veç me ndryshimin e lartësive. Stabiliteti në profilin
vertikal të temperaturës definohet matematikisht si gradienti negativ i temperaturës sipas
lartësisë Г= - dT/dz.

Shtresa e rëndësishme në atmosferë mjaft variabile sa i përket përzierjeve të gjurmëve


kontaminuese në atmosferë që quhet shtresa kufitare planetare (PBL), nuk do të shqyrtohet
në këtë kapitull për shkak të variabilitetit të vetive të saj si rezultat i proceseve të lidhura me
sjelljen e vetive bashkëvepruese tokësore-oqeanike me atmosferën. Kjo shtresë do të preket
aty këtu në kapituj të ndryshëm dhe në kapitullin mbi klimën.

8
Punim diplome

Fig. 2. Një prezentim tjetër i profilit të temperaturës sipas lartësisë në atmosferë deri në 500
km lartësi. Shihet se troposfera, shtresa ku zhvillohet moti është shtresë e ulët deri në 11 km
dhe më e dendura me pjesën më ë madhe të masës së ajrit (sipas Ahrens-it).

Dendësia e ajrit

Dendësia e ajrit ρ cila përkufizohet me shprehjen e njohur përmes masës dhe vëllimit (m, V),
kurse vëllimi specifik α përkufizohet me shprehjen që paraqet vlerën reciproke të dendësisë,
si më poshtë nga formulat e lidhura:

m V 1
ρ α  α ρ  1
V m ρ

Dendësia e ajrit varet nga temperatura, shtypja dhe nga avulli i ujit që përmban. Për matjen e
dendësisë së ajrit, më parë duhet matur shtypjen dhe temperaturën që paraqiten me
ekuacionin themelor të gazrave:

p V  R  T T  (273,15  t) K

Dendësia e ajrit është shumë e dendësisë së ajrit të thatë dhe dendësisë së avullit të ujit i cili
gjindet në atmosferë. Shuma e masave të tyre dhe dendësitë përkatëse janë:

9
Punim diplome

m  m t  ma

m mt ma
ρ ρt  ρa 
V V V

Dendësia e avullit të ujit ρa shprehet me (kg/m³) dhe quhet lagështi apsolute. Ajri sillet si gaz
ideal sipas ekuacionit:

p V  m R T

Për ajër të thatë kemi R=Rd=287,05 J/kgK, ndërsa për ajër të lagësht R w=1004 (J/kgK). Në
lartësinë mbidetare, 1m3 e ajrit të thatë do të ketë masën:

p V 760  133,322  1
m   1,29 kg
R T 287,1  273

ndërsa dendësia e ajrit të lagësht është afër 1,25 kg/m3 dhe përcaktohet nga temperatura,
shtypja atmosferike dhe shtypja parciale e avullit të ujit në ajër, ρt>ρw. Lidhja e konstantes R
për avujt e ujit dhe për ajër të thatë është në raport:

R a  1,608  R t

Ajri me masë m përbëhet nga masa e ajrit të thatë mt dhe avullit të ujit ma që mund të
shprehen përmes ekuacionit të gjendjes si për ajrin e thatë ashtu edhe për avullin e ujit:

p t  V  mt  R t  T e  V  ma  R a  T

Ku pt dhe e janë shtypja e ajrit dhe shtypja parciale e avullit të ujit i cili gjindet në ajër. Nga
formula e përgjithshme, vazhdojmë:

p V  m R T

m t  R t  m a  R a  m R

m a R a  m a  1,608  R t

m t  R t  m a  R a  m m a  1,608  m a   R t

10
Punim diplome

m R  m 0,608  m a   R t

Prej nga fitojmë konstanten për lagështinë e gazit si më poshtë:

R  R t  1  0,608  q 

ma
q
m

ku q në formulën e fundit është lagshtia specifike e ajrit, e cila është madhësi pa dimensione
dhe paraqet raportin e masës së avujve të ujit që gjenden në njësinë e masës së ajrit. Meqë
vëllimi specifik dhe dendësia shprehen sipas relacioneve të mëposhtme:

V m
α ρ
m V

atëherë pas zëvendësimeve të nevojshme, ekuacioni i gjendjes për ajrin e lagësht del se është:

p α  R T p  R ρ T

Lagështia specifike është madhësi e rëndësishme meteorologjike të cilën mund ta shprehim


me ndihmen e shtypjes së ajrit dhe shtypjes së avullit të ujit. E pjestojmë ekuacionin e
gjendjes së avullit të ujit me ekuacionin ajrit të lagësht:

p V  m R T e V  ma  R a  T

dhe kemi në konsideratë definicionin për lagshtinë specifike të ajrit:

e Ra
 q
p R

R a  1,608  R t

R  R t 1  0,608  q 

atëherë, do e marrim relacionin shumë të rëndësishëm që përmbanë tri madhësi themelore:

e
q  0,622 
p  0,378  e

11
Punim diplome

Shtypja parciale e avullit të ujit e është gjithënjë më e vogël se shtypja e ajrit p. Nërsa për
lagështinë specifike do të marrim raportin e përafërt kur në emërues produktin (0,348·e) e
neglizhojmë për shkak të efektit të vogël në ekuacion në krahasim me shtypjen atmosferike p:

e
q  0,622 
p

kurse konstanta për ajrin e lagësht do të jetë e korrigjuar poashtu:

 e
R  R t  1  0,378  
 p

Konstanta univerzale e gazit për ajër të lagësht është më e madhe se sa për ajër të thatë,
d.m.th. se për shtypje të njëtë dhe temperaturë të njëtë, ajri i lagësht është më i rrallë (zë
vëllim më të madh).

Për shtypje të njëjtë që dendësia e ajrit të jetë e njejtë me dendësinë e ajrit të lagësht duhet që
ajri i thatë të ketë temperaturë më të lartë. Temperatura për shtypje të njëjtë, dendësi të njëtë
të ajrit të thatë dhe ajrit të lagësht quhet temperaturë virtuale Tv. Dendësia e ajrit të lagësht
dhe dendësia e ajrit të thatë në temperaturen virtuale Tv në shtypje të njëjtë përcaktohen me:
shprehjet:

p
ρ 
R t 1  0,608  q   T

p
ρt 
R t Tv

Nga dy ekuacionet e fundit mund të marrim ρ=ρt, prandaj marrim formulën:

Tv  1  0,608  q   T

ose kjo mund të shkruhet edhe më gjërësisht me zëvendësime të mëtejshme:

 e
Tv  1  0,378    T
 p

12
Punim diplome

Nga shprehja e fundit shihet që temperatura virtuale e ajrit të thatë (për U=0% dhe e=0) është
e barabartë me temperaturen e vertetë të ajrit.

Për nevoja në termodinamikën e atmosferës përdoret edhe madhësia tjetër e ngjashme me


lagështinë specifike që quhet raporti i përzierjes (mixing ratio), dhe matet poashtu në (g/kg).
Nxjerrja e formulave zakonisht neglizhon shtypjet parciale e dhe es, prandaj disa nga
shprehjet ku në vend të lagështisë specifike paraqitet raporti i lagështisë, marrin formën si
më poshtë në krahasim me lagështinë specifike.

e es
r  0,622  rs  0,622 
p e p  es

e es
q  0,622  q  0,622 
p p

rs  r
Tw  T L Tv  T1  0,61  r
cp

dhe poashtu disa formula të rëndësisshme tjera për pikën e vesës Td, shtypjen e ngopjes së

avullt të ujit E, në krahasim me sipërfaqen e rrafshët të ujit, dhe në krahasim me sipërfaqen e

akullit.

ln e/ 6,1  e
Td  273,15   13,6  ln  es  6,1078  exp 0,073  t  es (akull)  6,1078  exp 0,082  t 
19,8  ln e/ 6,1  6,1 

13
Punim diplome

Forma diferenciale e ekuacionit të gjendjes për gazin e lagësht

Në atmosferë zakonisht ndërron temperatura dhe shtypja e ajrit, ngase në atmosferë ndodhë
avullimi dhe kondensimi, pastaj mund të ketë re e të reshura të ndryshme, të shiut, të borës, të
breshërit etj. Ketë ndryshim të shtypjes dhe temperaturës së ajrit e zëvendësojmë në
ekuacionin e gjendjes së gazit:

p dp   V  dV   m R  dmR   T  dT

p V  V dp p dV  dp dV  m R T  T dm R   m R  dT  d m R   dT

p V  m R T

V dp p dV  T dm R   m R  dT

Anëtarët që përbëjnë produkt të dy madhësive të vogla i neglizhojmë. Masa e ajrit siç cekëm
edhe më parë:

m  mt  ma

Mund të ndërrojë si rezultat i ndërrimit të masës së avullit, prandaj kur kemi avullim: dma>0,
ndërsa gjatë kondensimit: dma<0.

Më poshtë do të marrim formën diferenciale të ekuacionit të gjendjes të ajrit të lagësht:

dm R   R a  dm a  R a  dm

V dp p dV  m R dT R a  T dm

Ekuacioni i fundit paraqet formën diferenciale të ekuacionit të gjendjes të ajrit të lagësht. Për
rastin kur masa e ajrit dhe R nuk ndërron do të kemi:

dp dα dT 1
  pasiqë α
p α T ρ

dhe pas kombinimit dhe rregullimit të këtyre dy shprehjeve kemi:

14
Punim diplome

dp dρ dT
 
p ρ T

për rastet kur m=const, do ta analizojmë këtë sjprehje për kemi këto procese si më poshtë:

dα dT
  0 p . izobarik, (dp = 0), p = const
α T

dp dT
 0 p . izosterik,(dα = dρ  0, ρ = const
p T

dp dT
 0 p . izotermik, (dT = 0), T  const
p T

Cikli hidrologjik i Tokës

Të tri proceset e ndërrimit të gjendjes agregate ndodhin në atmosferë dhe ky ndërrim


shoqërohet me fenomenet meteorologjike. Vetitë më dalluese të Tokës në krahasim me
planetet fqinje, janë prezenca e ujit në gjendje të lëngët i cili mbulon më tepër se 2/3 e
sipërfaqes së plenetit tonë. Ky ujë është formuar gjatë kohëve kur sipërfaqja e Tokës ishte
ftohur dhe oksigjeni dhe hidroksidet që ishin në përbërje të masës akresive (të ngjitur) të
hershme gjatë formimit të planetit, u difuzionua kah sipërfaqja. Këto gazra më vonë u ftohën
dhe u kondenzuan për t’i formuar oqeanet. Mendohet se që nga ajo kohë ka pasur shumë pak
humbje apo shtim të sasisë së përgjithshme të hidrosferës, duke pasur fluktuimet e vogla nga
goditjet e kometave, apo nga rrezatimi ultravjollcë në shtrresat e epërme të atmosferës i cili
bënë ndarjen e molekulave të ujit.
Uji mbulon rreth 70% të sipërfaqes së Tokës. Diagrami i mëposhtëm tregon vëllimet e ujit që
përmban sipërfaqja tokësore, oqeanet, dhe atmosfera. Shigjetat tregojnë këmbimet vjetore të
ujit ndërmjet këtyre rezervave. Oqeanet përmbajnë rreth 97,5% të ujit, pjesa tokësore rreth
2,4%, ndërsa atmosfera përmban më pak se 0,001%. Të reshurat vjetore janë rreth 30 herë më
të mëdha se sa kapaciteti i atmosferës për pranimin e ujit.
Cikli hidrologjik fillon me avullimin e ujit nga sipërfaqet e oqeanit. Me ngritjen e ajrit të
lgësht, ai ftohet dhe avulli kondenzohet duke formuar retë. Lagështia transportohet rreth
globit deri sa të këthehet në sipërfaqe si të reshura. Me arrijtjen në sipërfaqe të Tokës, një

15
Punim diplome

nga dy proceset mund të ndodhë: (1) një sasi e ujit mund të avullohet prap në atmosferë, ose
(2) uji mund të penetron sipërfaqen dhe të bëhet uji nëntokësor. Uji nëntokësor ose mund të
depërtojë në oqean, lumenj, liqej, apo rrymime ujërash, ose shkon prap në atmosferë permes
transpiracionit. Pjesët tjera balancohen me derdhje nëpër liqej, lumej, dhe kështu bartet prap
në oqean, ku cikli prap fillon. Cikli i përgjithësuar hidrologjik është dhënë në Fig. 3.

Tabela 3. Rezervat e ujit në sistemin tokësor dhe koha rrezidente.

Koha rrezidente e masave të ujit


Rezervat e ujit në Koha rrezidente Rezervat e ujit në Koha rrezidente
atmosferë disa ditë Glacialet në alpe deri në qindra vjet
liqenet dhe ditë deri në vite akulli në Antarktik 10000 vjet
lumenjtë
uji nëntokësor deri në qindra vjet oqeanet ?
akulli në Grenlandë 10000 vjet Korja dhe mbulesa e 10 000 000 000
Tokës vjet

Fig. 3. Cikli hidrologjik i Tokës. Vlera e ujit që përmban atmosfera.

16
Punim diplome

Për atmosferën e Tokës vlenë të dihen vlerat e kalimeve nga një gjendje agregate në një
tjetër. Kalimet shoqërohen me nxehtesitë latente të cilat për ujin në të tri gjendjet agregate
kanë vlerat sipas tabelës 4. Nga këto vlera për ajrin dhe ujin shihet se uji kërkon më shumë
nxehtësi për tu ngrohur. Me këtë shpjegohet edhe mbetja e ujit mbi zero gradë edhe gjatë
temperaturave negative të ajrit mbi sipërfaqen e ujit, dhe mbetja e detrave e oqeaneve në
gjendje të lëngët.

Tabela 4. Nxehtesitë latente për ujin në të tri gjendjet agregate.

Nxehtesia latente e kondenzimit L 2 500 000 J/kg

Nxehtesia latente e ngrirjes apo e shkrirjes L 334 000 J/kg

Nxehtesia latente e depozitimit apo e sublimimit L 2 830 000 J/kg

Nxehtësita specifike për ajër të thatë në v.konstant Cv 717 J/kgK

Nxehtësita specifike për ajër të thatë në shtypje konstante Cp(d) 1 005 J/kgK

Nxehtësitë specifike për avull të ujit Cv 1 410 J/kgK

Nxehtësitë specifike për ujë Cp 1 850 J/kgK

Konstanta univerzale e gazeve R 8,31 J/K

Konstanta për ajrin e thatë Rd 287 J/Kkg

Konstanta univerzale e gazeve Rv 461 J/Kkg

Shtypja e ngopjes së avullit të ujit në 0°C Es 6,11 hPa

Njohja e këtyre vetive në atmosferë është e rëndësishme për ta përcaktuar se a do të jenë


reshjet në formë shiu apo akulli, kristali, për çka do të diskutohet në kapitullin për retë dhe në
procesin e Bergeronit. Në Fig. 4 janë paraqitur ndryshimet e gjendjes agregate të ujit në
atmosferë. Shigjetat tregojnë qarkullimin e ujit nga një mjedis në tjetrin (mod. sipas ww2010).

17
Punim diplome

Fig. 4. Ndryshimet e gjendjes agregate të ujit në atmosferë

Energjia e brendshme e ajrit

Nëse ajrit me masë m, për V=const i japim nxehtësinë dQm atëherë kjo nxehtësi paraqitet me
shprehjen:

dQ m  mc v dT (dV = 0, V = const)

Për dT do të ndërrojë temperatura e ajrit, ndersa cV është nxehtësia specifike në vëllim


konstant. Më qenë se V=const, e tërë sasia e nxehtësisë shkon në rritjen e energjisë së
brendshme:

dU m  mc V dT

nëse të njëjtën nxehtësi ia marrim ajrit, atëherë do të kemi:

dQ  0 dT  0 dU m  0

Energjia e brendshme e ajrit ndërron edhe me punë mekanike, duke vepruar me forcën F:

dA  F dx  p S dx   p dV

dU   p dV dQ m  0

18
Punim diplome

Kjo vlenë edhe për dV>0 dhe dUm<0.

 VV  V  V  dV
 T  T  dT  T  T  dT
 
dQ   F
 p  p dp  pp
U m  U m  dU m U m  U m  dU m

Lagështia e ajrit

Uji i avulluar prej oqeaneve, detnave, liqeneve, sipërfaqeve tokësore dhe të bimëve dhe arrinë
në atmosfërë në formë të avullit të ujit. Në atmosferë avulli i ujit përzihet me ajër ndërsa
shtypja parciale e avullit të ujit në ajër do të jetë e pavarur prej gazeve tjera sipas ligjit të
Daltonit. Sa më i lagësht të jetë ajri, aq më i lehtë do të jetë. Avulli i ujit ka shtypjen e vet të
caktuar, dhe me rritjen e përmbajtjes së avullit të ujit në ajër rritet edhe shtypja e tij.

Kështu, në temperaturën e ajërit 20°C, 1 gm3 ajër mund të pranojë në vete vetëm 17,3·10-3 kg
avull uji. Kurse në temperaturën e ajërit 25°C, 1m3 ajër mund të pranojë në vete vetëm
23,1·10-3 kg avull. Kur ajri nuk mund të pranojë më teper avull uji, për një temperaturë të
dhënë, thuhet se avulli i ujit është i ngopur. Shtypja e avullit të ngopur quhet shtypje
maksimale e avullit të ujit dhe shënohet me E, ose me e. Kurse sasinë maksimale të avullit të
ujit për m3 të ajrit e shënojmë me Q. Temperatura e ajrit në të cilën përmbajtja e avullit të ujit
ka shtypje maksimale paraqet temperaturën e pikës së vesës për temperaturën e dhënë të ajrit.
Temperatura e pikës së vesës mund të gjindet në çdo moment për ajrin, nuk matet por
kalkulohet sepse nuk ekziston termometri i tretë. Në këtë temperaturë avulli i ujit tregon
gjendjen e ngopjes, dhe çdo ftohje e mëtejshme e ajrit vetëm sa e rritë kondenzimin. Në
kapitullin e psikrometrisë do të shqyrtohet pika e vesës më gjërësisht.

Shtypja maksimale e avullit të ujit E dhe sasia maksimale e avullit të ujit Q prezente në ajër
varet prej temperaturës. Sa më e lartë që është temperatura e ajrit, aq më shumë avull uji
mund të pranojë në njësia e vëllimit të ajrit.

19
Punim diplome

Shtypja maksimale e avullit të ujit dhe sasia maksimale e avullit të ujit në temperaturë të
njëjtë në ajër mbi sipërfaqen e ngritur më lartë janë më të vogla se sa mbi ujë.

Nëse temperatura e ajrit mbi akull dhe mbi ujë është -5°C, atëhere 1m3 i ajrit mbi sipërfaqen
ajrore mund të pranojë në vete më së shumti 3,42·10-3 kg avull uji, kurse mbi akull vetëm
3,02·10-3 kg, d.m.th, sikur 1m3 ajër mbi akull në temperaturë -5°C të duhet të pranojë 3,42·10-
3
kg avull uji, ai do të ishte i tejngopur dhe teprica e avullit të ujit prej 0,4·10-3 kg avull uji në
secilin metër kub të ajrit duhet përsëri të këthehet me anë të sublimimit në gjendje të ngurtë.
Për temperaturë të njëjtë, ajri rreth pikës më të madhe ujore mund të jetë i ngopur me avull
uji, kurse rreth asaj më të vogël ende të mos jetë i ngopur. Shtypja maksimale e avullit të ujit
është më e vogël mbi ndonji tretje të kripës në ujë se sa mbi siperfaqe të ujit të pastër.

Shtypja maksimale e avullit të ngopur varret prej temperaturës së ajrit sipas formulës
empirike të Magnusit:

a t
lnE  c
t b

ku a,b,c janë konstante, të cilat mbi akull dhe ujë ndryshojnë. Lagështia apsolute q është
sasia e avullit të ujit në kilogram të cilën e përmban 1 m3 ajër dhe përcaktohet me shprehjen:

0,795  e 103 kg  A e  kg 
q    
1  α t  m3  1  α t  m3 

kurse A është konstantë, α është koeficient vëllimor i bymimit të gazrave i cili siç dime nga
teoria e gazrave, e ka vlerën 1/273,15=0,00366:

Lagështia relative e ajrit është raport i shtypjes ekzistuese të avullit të ujit e dhe shtypjes
maksimale të avullit të ujit E në temperaturë të njëjtë e shprehur në përqindje. Ajo mund të
përkufizohet edhe si raport ndërmjet sasisë të avullit të ujit q dhe sasisë maksimale të avullit
të ujit Q të cilën ajri në temperaturën e dhënë mund ta pranojë, pra definohet nga dy
shprehjet:

e e
U U 100 0 0
E E

20
Punim diplome

q q
U U 100 0 0
Q Q

Ku shtypjet E dhe e mund të shprehen përmes ligjit të gazrave sipas shprehjes tashmë të
njohur:

e  R a  ρa  T E  R a  ρ an  T

ρan është dendësia e avullit të ngopur, ndërra lagështia relative U mund të shprehet si herës i
dendësisë së avullit të ujit në atmosferë dhe dhe dendësisë së avullit të ujit të ngopur për
temperaturën e dhënë, ose edhe në përqindje sipas shprehjeve:

ρa ρa
U U  100  0
0
ρ an ρ an

Kur ajri është plotësisht i thatë, do të kemi:

e  ρ a  0 rrjedh U  0%

Për e=E, ajri është i ngopur, pra:

ρ a  ρ an rrjedh U  100%

Ajri bëhet i tejngopur më avull uji kur shtypja e tij parciale e kalon shtypjen e tij parciale të
ngopjes, pra:

eE0 rrjedh ρ a  ρ an

Në Psikrometri, lagështia relative në raport me ujin dhe në raport me akullin kanë një rëndësi
të madhe në praktikë. Në raport me ujin, dhe me akullin lagështia relative do të jetë:

e e
U 100 0 0 U 100 0 0
E Ei

21
Punim diplome

Fig. 5. Në fillim ajri i pangopur me shtypje të avulli të ujit e ( majtas), dhe pas avullimit ajri ngopet
dhe vie deri te ekuilibri me ç’rast avulli i ujit ka shtypjen e ngopjes E (djathtas).

Kështu, nëse avulli i ujit në raport me akull është i ngopur, në raport me ujë mund të jetë i
pangopur. Ngopja në varësi nga lartësia mbidetare është një proces që do të diskutohet me
vonë në kapitullin mbi diagramet termodinamike. Në qoftë se ajri në raport me akull është i
ngopur, lagështia relative në raport me ujë të pastër do të jetë:

Ei
U
E

Detyra 1: Në temperaturë prej t=0°C, dendësia e ajrit të thatë ρt=1,275 kg/m³, ndërsa
dendësia e avullit të ujit është ρa=4,77·10-³ kg/m³. Të gjinden shtypjet veç e veç të ajrit të
thatë, të avullit të ujit, dhe shtypja totale e ajrit të përzier me avull.

Zgjidhje: Nga ekuacioni për gazra ideale, nxjerrim rkuacionet për shtypjen e ajrit të thatë pt,
dhe shtypjen parciale të avullit të ujit në ajër e:

kg J
  273  0 K 
1
pt  αt  R t T  pt   R t  T  ρt  R t  T  1,275 3  273
αt m kg K
9,997 104 Pa  999,7 hPa

22
Punim diplome

1 kg J
e α v  R v T  e  R v  T  ρ v  R v  T  4,77 103 3  461,5   273  0  K 
αv m kg K
601,4Pa  6,01hPa
Shtypja totale e ajrit sipaës ligjit t Daltonit është:

p  pt  e  999,7 hPa  6,01hPa  1006hPa

Forma diferenciale e ekuacionit për lagështinë relative

Logaritmojmë shprehjen për lagështi relative të shprehur përmes dy shtypjeve të avullit të ujit
nga formula e mëparshme:

e
U / ln  lnU  lne  lnE
E

mandej e derivojmë në të dy anët:

dU de dE
 
U e E

Deri te ndërrimi i lagështisë relative të ajrit U arrihet nga ndërrimi i shtypjes së avullit të ujit
e me zvogëlim ose shtim të avullit të ujit. Edhe nga ndërrimi i temperaturës do të ndërrojë
shtypja parciale e ngopjes E, prandaj këtë varësi do ta shqyrtojmë si më poshtë:

dU de dT
  A
U e T

de dρ a dT
 
e ρa T

duke zëendësuar anëtarin e parë (de/e) në anën e majtë të formulës përmes zëvendësimit do të
fitojmë shprehjen:

23
Punim diplome

 A  1 
dU dρa dT

U ρa T

Shprehja e fundit shfrytëzohet për llogaritjen e ujit të kondenzuar në re apo në mjegull. Kur
ajri është i ngopur ρa= ρan, atëherë do të kemi dU=0, prandaj shprehja e sipërme reduktohet
kështui:

dρa A  1
  ρan
dT T

Vlera e fituar është funksion vetëm i temperaturës. Tani e logaritmojmë dhe derivojmë
ekuacionin e lagështisë specifike:

e e
q  0,622  , lnq  ln 0,622  ln  0  lne  lnp
p p

lnq  ln e  ln p  lne  ln q  lnp

d(lne)  d(lnq lnp)

de dq dp
 
e q p

pas kombinimit të kësaj shprehje me shprehjen e mëparshëme fitojmë:

dU dq dT dp
 A 
U q T p

Nga ekuacioni i fundit shihet që ndërrimi i lagështisë relative të ajrit të pangopur ndikon në
sjelljen e avullit të ujit (dq>0), zvogëlimin e temperaturës së ajrit (dT<0) dhe në rritjen e
shtypjes së ajrit (dp>0).

Në qoftë se lagëshia relative rritet dhe shkon kah 100%, atëherë në ajër do të lajmërohen pika
të imta të ujit, retë ose mjegulla. Në netët e këthjellta dhe të qeta, avulli i ujit në ajër nuk
ndërron nëse ndërrimet e shtypjes së ajërit i neglizhojmë. Atëhërë ndërrimet e lagështisë
relative janë në përpjestim të zhdrejtë me ndërrimet e temperaturës së ajrit:

24
Punim diplome

dU dT
 A dq  dp  0
U T

P.sh. nëse në temperaturën t=20°C dhe lagështinë relative U=50% në orët e vona të
mbrëmjes, temperatura e ajërit zvogëlohet për 2°C, atëherë lagështia relative e ajrit do të rritet
për 7%.

Ajri merr dhe liron nxehtësi, këshu për shmbëll, gjatë reshjeve për shkak të nxehtësisë latente
lirohet sasi e nxehtësisë, kurse gjatë avullimit kjo nxehtësi shkon në avullim. Për ajrin që nuk
është i ngopur vlenë ekuacioni:

dA   p dV

ku dA është puna e kryer në atëmosferë nga veprimi i forcave të shtypjes së ajrit gjatë
ndërrimit të vëllimit V të një pjese të ajrit me masë m, ndërsa ndërrimi i energjisë së
brendshme të po kësaj pjese të ajrit është:

dU m  m c V  dT

Nga parimi i parë i termodinamikës kemi:

dQ m  m c V  dT p dV

ku dQm është nxehtësia që pjesa e ajrit e ka pranuar gjatë ndrrimit të temperaturës për dT dhe
ndërrimit të shtypjes për dp. Nëse kemi dm=0, atëherë:

V dp p dV  m R dT R a  T dm

m R dT p dV  V dp

cv  cp  R

do të kemi sasinë e nxehtësisë:

dQ m  m c p  dT  V dp

25
Punim diplome

Mendojmë retë me masë M që zenë vëllim VM. Në këtë vëllim shenojmë mt masen e ajrit të
thatë, ma masën e avullit, dhe mu masen e ujit në gjendje të lëngët ose të ngurtë dhe shuma:

M  m m u m  m t  ma

Ku m është masa e avullit të ngopur në retë me masë M. Nëse konsiderojmë që masa M nuk
ndërron, atëherë masa e avullit do të ndërrojë në llogari të masës së ujit të pranishëm ose
anasjelltas. Për dM=0 dhe dm=dma=dmu. Për këtë sistem me masë M, nga parimi i parë i
termodinamikës, do të kemi:

dQ M  dU M  p dVM

VM  V Vu

Ku është: V është vëllimi i ajrit me masë m, dhe Vu është vellimi i ujit të kondensuar.

dU m  m c V  dT L m  dm m u  c dTu

Ndersa dT është ndërrimi i temperatures së ajrit, dTu është nderrimi i temperatures së ujit të
kondensuar që ndodhet në ajër, Lm është nxehtësia specifike e brendshme e avullimit të ujit.
Prandaj nxehtësia që e pranojnë avujt e ngopur është:
dQ M  m c V  dT p dV L u  dm

p dV  m R dT R a  T dm V dp

L  Lm  L j

Ku është, L është nxehtësia specifike e avullimit të ujit, Lm është nxehtësia specifike e


brendshme e avullimit të ujit, Lj është nxehtësia specifike e jashtme e avullimit të ujit.

Afërsisht është si:

L j  R a T

dQ m  m c p  dT  V dp  L dm

26
Punim diplome

Përfundimi

Në këtë punim të diplomës është analizuar Atmosfera, në theks të veqantë përbërja dhe
shtrirja e saj.

Në brendi të punimit janë diskutuar shtresat, përbërësit kryesor të atmosferës si dhe


parametrat që ndikojnë në shtresat atmosferike. Po ashtu cikli hidrologjik i Tokës si dhe vlera
e ujit që përmban atmosfera. Me tabela përkatëse të nxjerrura nga literatura e përdorur është
shtjelluar përqindja e përbërësve kryesor të atmosferës. U vërejt që përbërësi me përqindje
më të lartë i atmosferës është Azoti në masën 78.08%, ndërsa në përqindje me të ulët është
ksenoni 0.000009%.

Prej parametrave më kryesorë që vlenë të cekët janë: temperatura dhe shtypja.

Në këtë punim është përdorë modeli matematikorë për shpjegimin e shumë fenomeneve në
lidhje me atmosferën e në veqanti jemi ndalur në modelin matematikorë për lagshtinë relative
te ajrit, ku me zgjidhjen e ekuacinit diferencial janë nxjerrur rezultate të favorshme.

27
Punim diplome

Biografia

Fatmir Hoti, i lindur më 11.05.1967 në Skenderaj, Komuna e Skenderajt.


Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në vendlindje, në Skenderaj.
Në vitin 1986/87 ka filluar studimet në Universitetin e Prishtinës, në
Shkollën e Lartë Pedagogjike drejtimi Fizikë-Kimi.

Pas diplomimit, që nga viti 1991 filloi të punojë si mësimdhënës i lëndës së Fizikës, në
shkollën “Shaban Jashari” në Skënderaj, profesion që vazhdon ta ushtrojë edhe tani.

Është mësimdhënës me përvojë shumëvjeçare në arsim, gjë që është ballafaquar me


ndryshime të shumta dhe të vazhdueshme në sistemin arsimor.

Ka ndjekur dhe është çertifikuar në shumë seminare, të organizuar dhe të


akredituara nga MASHT-i.

Është shpërblyer si mësimdhënës i dalluar, dhe disa herë me mirënjohje nga shkolla “Shaban
Jashari”

Tani përveç që është kordinator i fushës kurrikulare për shkenca natyrore,


është dhe kordinator për implementimin e KK-së së Kosovës
në shkollën “Shaban Jashari”.

Mbetet çdo herë i përkushtuar për arsim cilësor dhe mësimdhënie produktive!

28
Punim diplome

Literatura

[1] S. Ahmetaj, S. Gashi, “Meterologjia” Prishtinë 2012

[2] S. Bryma, “Fizika I", Prishtinë 1990

[3] S.E. Frish, A. V. Timorjev, “Kursi i fizikës së përgjithshme”- vëllimi I, Tiranë 1970

29

You might also like