You are on page 1of 7

3.

5 LLOGARITJA NE AFTESI MBAJTESE KUNDREJT MOMENTIT


PERKULES TE ELEMENTEVE BETONARME QE PUNOJNE NE PERKULJE
ME PRERJE TERTHORE NE FORME T-je, ME ARMATURE NJEFISHE

Elementët me prerje tërthore në formë T-je janë të përshtatshëm për përballimin


e momentëve përkulës në rastin kur pllaka bie në zonën e shtypur. Në këta elementë mund
të ndeshen dy raste:
• Boshti asnjëanës bie në pllakë. Në këtë rast elementi llogaritet si të ishte
me prerje tërthore katerkëndësh kënddrejtë, me përmasa b x h.
• Boshti asnjëanës bie në brinjë. Në këtë rast elementi llogaritet si të ishte
me prerje tërthore T, pra ashtu sikurse ai është në të vërtetë.
Në figurën 3.5.1 tregohet një plan i thjeshtë strukturash. Në të vemë re trarët
dhe soletat. Soletat mbështeten në trarë dhe këta të fundit në kolona apo mure. Nëse
soletat janë monolite, atëherë ato luajnë rolin e pllakës për trarët. Për trarët e mesit
mund të themi që prerja tërthore është në formë T-je, kurse për trarët e anëve mund të
themi që prerja tërthore është në formë L-je të përmbysur.

Figura 3.5.1 – Plani i strukturave

Fillimisht llogaritet i ashtuquajturi moment i pllakës, kundrejt qendrës së rëndesës


së armaturës së tërhequr:
Mpll = b’f • h’f • Rb • (h0 – 0.5 · h’f) (3.5.1)

Nëse momenti veprues M është më i vogël se Mpll, atëherë boshti asnjëanës bie në
pllakë. Në këtë rast elementi llogaritet si të jetë me prerje tërthore katërkëndësh
kënddrejtë, me përmasa b’f x h. Në figurën 3.5.2 tregohet pozicioni i boshtit asnjëanës
për këtë rast.

b'f

x
h'f
h0
h

As
a

Figura 3.5.2 - Boshti asnjëanës bie në pllakë

Nëse momenti veprues M është më i madh se Mpll, atëherë boshti asnjëanës bie në
brinjë. Në këtë rast elementi llogaritet si të jetë me prerje tërthore në formë T-je. Në
figurën 3.5.3 tregohet gjendja e nderur e brendshme për këtë rast.
Shkruajmë dy ekuacione ekuilibri. Ekuacioni i parë shpreh shumën e momenteve
kundrejt qendrës së rëndesës së armaturës As.

-M + Abb • Rb • (h0 – 0.5 · x) + Abv • Rb • (h0 – 0.5 · h’f) = 0 (3.5.2)

Abb – sipërfaqja e zonës së shtypur të betonit që i takon brinjës, Abb = b • x


Abv – sipërfaqja e zonës së shtypur të betonit që i takon veshëve, Abv = (b’f – b) • h’f
Shënojmë me ξ raportin x/h0.

-M + b • ξ • h0 • Rb • (h0 – 0.5 · ξ • h0) + (b’f – b) • h’f • Rb • (h0 – 0.5 · h’f) = 0 (3.5.3)


Rb

h'f/2
Abv · Rb

h'f

x
Abb · Rb

x/2
h0
M

h
As As · Rs
a

b'f
ht

x
h0
h

As
a

Figura 3.5.3 - Gjendja e brendshme e nderur kur boshti asnjëanës bie në brinjë

Transformojmë shprehjen (3.5.3):

-M + b • h02 • Rb • ξ • (1 – 0.5 · ξ) + (b’f – b) • h’f • Rb • (h0 – 0.5 · h’f) = 0

Shënojmë:

A0 = ξ • (1 – 0.5 · ξ) (3.5.4)
-M + A0 · b • h02 • Rb + (b’f – b) • h’f • Rb • (h0 – 0.5 · h’f) = 0

A0 = [M - (b’f – b) • h’f • Rb • (h0 – 0.5 · h’f)] / (b • h02 • Rb) (3.5.5)

ξ = 1 – (1 – 2 · A0)1/2 (3.5.6)

Nga shprehja (3.5.4) gjejmë A0 dhe nga shprehja (3.5.6) gjejmë ξ. Më tej:

x = ξ · h0 (3.5.7)

Nëse x-i i llogaritur me formulën (3.5.7) del ≤ xy, atëherë për të gjetur sipërfaqen
e armaturës shkruajmë ekuacionin e dytë të ekuilibrit, që është shuma e forcave në një
bosht horizontal:

As · Rs - Abb • Rb - Abv • Rb = 0 (3.5.8)

As · Rs - b · x · Rb - (b’f – b) • h’f · Rb = 0

As = [b • x · Rb + (b’f – b) • h’f · Rb] / Rs (3.5.9)

Në shprehjen (3.5.9) vlera e x-it është ajo e gjetur nga shprehja (3.5.7).

As = [b • ξ · h0 · Rb + (b’f – b) • h’f · Rb] / Rs (3.5.10)

Nëse x-i i llogaritur nga shprehja (3.5.7) del > xy, atëherë duhet të shtojmë
armaturë në zonën e shtypur dhe elementi kthehet me armaturë të dyfishtë apo dyfishe.

Trajtojmë tani rastin e dytë. Supozojmë se njihen përmasat e prerjes tërthore të


elementit, klasa e betonit, klasa e çelikut, sasia e armaturës së tërhequr As. Kërkohet të
gjendet momenti përkulës kufitar mbajtës që përballon elementi.
Nisemi nga shprehja (3.5.8) dhe figura 3.5.3:

As · Rs – b · x · Rb - (b’f – b) · h’f · Rb = 0

Në shprehjen e mësipërme e panjohur është x-i:

x = [As · Rs - (b’f – b) · h’f · Rb] / [b · Rb] (3.5.11)


Nëse nga shprehja (3.5.11) rezulton se x ≤ 0, atëherë mund të themi se boshti
asnjëanës bie në pllakë dhe elementi llogaritet si të jetë me prerje tërthore
katërkëndësh kënddrejtë, me përmasa b’f x h.
Nëse nga shprehja (3.5.11) rezulton se x > 0, atëherë boshti asnjëanës bie në brinjë
dhe elementi llogaritet me prerje tërthore në formë T-je. Për këtë rast, për të
përcaktuar momentin mbajtës kufitar, shkruajmë shumën e momenteve kundrejt qendrës
së rëndesës së armaturës As.

-M + Abb • Rb • (h0 – 0.5 · x) + Abv • Rb • (h0 – 0.5 · h’f) = 0

-M + b · x · Rb • (h0 – 0.5 · x) + (b’f – b) · h’f • Rb • (h0 – 0.5 · h’f) = 0

M = b · x • Rb • (h0 – 0.5 · x) + (b’f – b) · h’f • Rb • (h0 – 0.5 · h’f) (3.5.12)

Në shprehjen 3.5.12 vlera e x-it është ajo e përcaktuar nga (3.5.11). Krahu i
djathtë i shprehjes (3.5.12) përfaqëson momentin mbajtës kufitar, [M]kuf. Pra:

[M]kuf = b · x • Rb • (h0 – 0.5 · x) + (b’f – b) · h’f • Rb • (h0 – 0.5 · h’f) (3.5.13)

3.6 LLOGARITJA NE AFTESI MBAJTESE KUNDREJT MOMENTIT


PERKULES TE ELEMENTEVE BETONARME QE PUNOJNE NE PERKULJE
ME SEKSION TERTHOR NE FORME T-je, ME ARMATURE DYFISHE

Në figurën 3.6.1 tregohet gjendja e nderur e brendshme për këtë rast. Për të
shfrytëzuar në maksimum zonën e shtypur të betonit, pranojmë lartësine e zonës së
shtypur të betonit të barabartë me xy.
Për të përcaktuar sipërfaqen e armaturës Asc shkruajmë ekuacionin e parë të
ekuilibrit, që është shuma e momenteve kundrejt qendrës së rëndesës së armaturës As.

-M + Asc • Rsc • (h0 – a’) + Abb • Rb • (h0 – 0.5 · xy) + Abv • Rb • (h0 – 0.5 · h’f) = 0 (3.6.1)

Asc = [M - Abb • Rb • (h0 – 0.5 · ξy · h0) - Abv • Rb • (h0 – 0.5 · h’f)] / [Rsc • (h0 – a’)]

Abb = b • xy = b · ξy · h0
Abv = (b’f – b) • h’f

Asc = [M - b · ξy · h0 • Rb • (h0 – 0.5 · ξy · h0) - (b’f – b) • h’f • Rb • (h0 – 0.5 · h’f)] / [Rsc • (h0 –
a’)] (3.6.2)

Për të përcaktuar sipërfaqen e armaturës As shkruajmë ekuacionin e dytë të


ekuilibrit, që është shuma e forcave të projektuara në një bosht horizontal:

As · Rs - Abb • Rb - Abv • Rb - Asc · Rsc = 0 (3.6.3)

As = [b · ξy · h0 • Rb + (b’f – b) • h’f • Rb] / Rs (3.6.4)

Rb
Asc * Rsc

h'f/2
a'

Asc Abv * Rb
h'f

xy
Abb * Rb

xy/2
h0

M
h

As As * Rs
a
b'f

a'
Asc

h'f
h0
h

As
a

Figura 3.6.1 - Gjendja e brendshme e nderur për armim të dyfishtë

You might also like