You are on page 1of 20

LEKSIONI 2

1. KARAKTERISTIKAT GJEOMETRIKE DHE INERCIALE TE PRERJES TERTHORE


TE NJE ELEMENTI BETONARME TE PARANDERUR

Fillimisht shndërrojmë prerjen tërthore faktike të elementit betonarme në


një prerje tërthore të njëvlershme (të reduktuar) vetëm prej betoni. Kështu
nga sa më sipër del që sipërfaqja e prerjes tërthore të njëvlershme të
elementit vetëm prej betoni gjendet me shprehjen:

Ared = Aideal = Ab + ν·Asp + ν·A’sp + ν’·As + ν’·A’s (1.1)

Në shprehjen (1.1) sipërfaqja e armaturës kthehet në një sipërfaqe


ekuivalente betoni. Tashmë s’do të kemi një element të përbërë nga betoni
dhe armatura e çelikut, por thjesht një element të njëvlershëm vetëm prej
betoni.

E sp Es
ν= ; ν’ = (1.2)
Eb Eb

Esp – moduli i elasticitetit të armaturës së paranderur


Es – moduli i elasticitetit të armaturës së zakonshme (jo të paranderur)
Eb – moduli i deformimit të betonit
Ab – sipërfaqja e betonit duke i hequr dobësimet prej kanalformuesve
(n.q.s ka të tillë)
Asp – sipërfaqja e armaturës së paranderur, e vendosur në zonën e
tërhequr të elementit, shiko figurën 1
A’sp – sipërfaqja e armaturës së paranderur, e vendosur në zonën e
shtypur të elementit, shiko figurën 1
As – sipërfaqja e armaturës së zakonshme, e vendosur në zonën e tërhequr
të elementit, shiko figurën 1
A’s – sipërfaqja e armaturës së zakonshme, e vendosur në zonën e shtypur
të elementit, shiko figurën 1

h
Si − i = b ⋅ h ⋅ + ν ' ⋅ A' ⋅ (h − a' ) + ν ⋅ A' ⋅ (h − a' ) + ν ⋅ A ⋅ a + ν ' ⋅ A ⋅ a (1.3)
red 2 s sp p sp p s

BETONARME – kurs i avancuar FAQE 1


Sired
−i
yp = (1.4)
Ared

y s = h − yp (1.5)

Momenti i inercise kundrejt O-O:

o o b ⋅ h3 h
I − = + b ⋅ h ⋅ ( − y )2 + ν ' ⋅ A' ⋅ (y − a')2 + ν ⋅ A' ⋅ (y − a' )2 +
red 12 2 p s s sp s p (1.6)
+ ν ⋅ A ⋅ (y − a )2 + ν ' ⋅ A ⋅ (y − a)2
sp p p s p

A'sp A's

a'
a'p
ys
rbrs

O O
h

As
yp

rbrp

ap
a

i i

Asp b

Fig. 1 Prerja tërthore e një elementi betonarme të paranderur

Iored
−o
Iored
−o
Wpred Wsred
Wpred = ; Wsred = ; sip
rberth = ; pos
rberth = ; (1.7)
yp ys Ared Ared

2. LLOGARITJA E SFORCIMEVE NE BETON DHE ARMATURE PER SHKAK TE


VEPRIMIT TE PARANDERJES DHE FORCAVE TE JASHTME

Për të përcaktuar sforcimet në beton dhe armaturë do të bazohemi në


fazën elastike të punës së elementit, pa marrë parasysh deformimet plastike.
Do të pranojmë një shpërndarje të sforcimeve në përpjestim të drejtë me
deformimet, d.m.th. do të pranojmë ligjin e Hukut.

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 2


Nën veprimin e forcës së paranderjes, të shmangur nga qendra e
rëndesës me “e0i” elementi punon në shtypje me përkulje. Kështu sforcimet
në beton në një pikë të çfarëdoshme të prerjes tërthore të elementit, nga
veprimi i forcës së paranderjes do të jenë:

N0i N0i ⋅ e 0i
σb = − ± o −o ⋅ y (2.1)
Ared Ired

Në qoftë se jashtëqendërsia “e0i” e forcës së paranderjes është zero, atëherë


sforcimet në beton gjenden me formulën:

N0i
σb = − (2.2)
Ared

Në këtë rast nën veprimin e forcës së paranderjes elementi punon në


shtypje të pastër. Kjo ndodh atëhere kur, Asp = A'sp ; As = A's ; σ sp = σ 'sp dhe
σ s = σ 's .
N0i – është forca e paranderjes pasi kanë ndodhur humbjet e “i”-ta , i=1,2

N = Aspσ sp − Asσ s + A'spσ 'sp − A'sσ 's (2.3)


0i

σsp dhe σ’sp – sforcimet në armaturat Asp dhe A’sp


σs dhe σ’s – sforcimet në armaturat As dhe A’s

− A σ (y − a) + A σ (y − a ) − A' σ' (y − a' ) + A' σ' (y − a' )


s s p sp sp p p sp sp s p s s s
e =
0i N
0i
(2.4)

y – largësia nga qendra e rëndesës deri në pikën ku po llogariten sforcimet

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 3


A'sp A's
A's s 's

a'
a'p
ys A'sp s 'sp

e0i
rbrs O O
h

As Noi
yp

rbrp

Asp s sp

ap
a
i i
As s s
Asp
b

Fig. 2 Vendosja e armaturave në prerjen tërthore të një elementi


betonarme të paranderur

Le të gjejmë tani sforcimet në beton në fibrat që i korespondojnë


qendrave të rëndesës së armaturave Asp dhe A’sp, prej forces se paranderjes.
Me anë të formules (2.1), duke zëvendësuar në të y = yp – ap, gjejmë
sforcimet në beton në fibrat që i korespondojnë qendrës së rëndesës së
armaturës Asp. Po me këtë formulë duke zëvendësuar y = ys – a’p gjejmë
sforcimet në beton në fibrat që i korespondojne qendrës së rëndesës së
armaturës A’sp.
Sforcimet në armaturat Asp dhe A’sp gjenden me formulat:

σsp = γt (σ0 – σhi) dhe σ’sp = γt (σ’0 – σ’hi) (2.5)

Ne shprehjen (2.5) kemi:


γt – koeficienti i saktësisë së tërheqjes së armaturës
σ0 – sforcimet fillestare në armaturën Asp
σ’0 – sforcimet fillestare në armaturën A’sp
σhi – humbjet e i-ta në armaturën Asp
σ’hi – humbjet e i-ta në armaturen A’sp

Përfunduam përcaktimin e sforcimeve në beton dhe armaturë për shkak


të forcës së paranderjes. Le të bëjmë të njëjtën gjë, por tashmë për shkak të
forcave të jashtme, vepruese.

• Elementet që punojnë në përkulje të pastër

M(y −a )
M⋅y p p
σ = ± o−o ; σ = ; σ = νσ (2.6)
b I b≡A o − o sp b≡A
red sp I sp
red

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 4


Simboli σ tregon sforcimet në beton në fibrat që i korespondojnë
b≡A
sp
qendrës së rëndesës së armaturës Asp.
σsp – janë sforcimet në armaturën Asp

M(y − a'p )
σ =− s ; σ' = νσ (2.7)
b ≡ A' sp b ≡ A'
sp I −o
o sp
red

Shenja (-) tregon që sforcimet janë shtypëse.


Simboli σ tregon sforcimet në beton në fibrat që i korespondojnë
b ≡ A'
sp
qendrës së rëndesës së armatures A’sp.
σ'sp – jane sforcimet në armaturën A’sp
M – momenti përkules prej ngarkesave të jashtme
y - largësia e fibrave ku po llogariten sforcimet në beton, nga boshti i
qendrës së rëndeses

• Elementet qe punojne ne shtypje me perkulje


Në këtë rast, sforcimet në beton në fibrat e larguara me madhesinë (y)
nga boshti O-O, i cili kalon nga qendra e rëndesës, gjenden me formulën:

N N⋅ e ⋅η
σ =− ± 0 ⋅y (2.8)
b A o − o
red I
red

N – forca shtypëse prej ngarkesave të jashtme


e0 – jashtëqendërsia e kësaj force kundrejt boshtit që kalon nga qendra e
rëndesës, e0 = M/N
M – momenti përkulës prej ngarkesave të jashtme
η – koeficienti i përkuljes gjatësore
Sforcimet në beton në fibrat që i korespondojne qendrave të rëndesës së
armaturave Asp dhe A’sp janë:

N ⋅ e ⋅ η ⋅ (y − a )
N 0 p p
σ =− + ;
b≡A A o−o
sp red I
red
N ⋅ e ⋅ η ⋅ (y − a' )
N 0 s p
σ =− − (2.9)
b ≡ A' A
red Io−o
sp red

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 5


σ = ν ⋅σ ; σ' = ν ⋅ σ (2.10)
sp b≡A sp b ≡ A'
sp sp

• Elementët që punojnë në shtypje qendrore (të pastër)

N
σb = − ; σ = νσ (2.11)
Ared sp b

N – forca shtypëse prej ngarkesave të jashtme

• Elementet që punojnë në tërheqje qendrore (të pastër)

N
σb = ; σ = ν ⋅σ (2.12)
Ared sp b

N – forca tërheqëse prej ngarkesave të jashtme

• Elementët që punojnë në tërheqje me përkulje

N N⋅ e ⋅ y
σ = ± (2.13)
b A o−o
red Ired

N ⋅ e ⋅ (y −a
N p p)
σ = + (2.14)
b≡A A o − o
sp red I
red

σ = ν ⋅σ (2.15)
sp b≡A
sp

Pasi përcaktuam sforcimet në beton dhe armaturë për shkak teë forcës së
paranderjes dhe të forcave të jashtme, duke zbatuar parimin e pavaresisë së
veprimit të forcave jemi në gjendje që të llogaritim në çdo rast sforcimet në
beton dhe armaturë.

3. GJATESIA E ANKORIMIT

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 6


Siç dihet, në rastin e paranderjes në mbështetje, transmetimi i forcës së
paranderjes nga armatura në beton bëhet me ndihmën e forcave të
kohezionit që krijohen në zonat e kontaktit beton – armaturë. Eksperimentet
kanë treguar se për t’u arritur kohezioni i plotë beton – armaturë, nevojitet një
gjatësi e caktuar, që quhet gjatësi ankorimi. Siç duket nga figura 3, sforcimet
në armaturën e paranderur në ballin e elementit kanë vlerën zero. Kohezioni i
saj me betonin pothuajse nuk ekziston fare. Pastaj sforcimet rriten sipas një ligji
drejtvizor (të pranuar) deri në madhesine σsp1, në largesine la nga mbeshtetja.
Me lëvizjen nga skaji në drejtim të thellësise së elementit betonarme të
paranderur fillon të krijohet kohezioni beton – armaturë sipas një ligji pak a
shumë drejtvizor. Pas një gjatësie la kohezioni është krijuar plotësisht dhe
sforcimet në armature janë σsp1. Pra, që armatura të punojë me sforcimin e
plotë σsp1 është e domosdoshme që ajo të jetë e kapur në gjatësine la. Në
zonën pranë skajit të elementit armatura e paranderur merr formen e një
pyke, siç tregohet në figurë, duke ushtruar një presion shtesë shtypës në
beton. Pas një largesie la nga balli i elementit, armatura merr formën e saj
normale. Madhësia la quhet gjatësi ankorimi.
Gjatësia e ankorimit la varet nga diametri i shufrave, nga lloji i sipërfaqes
anësore të saj, nga forca e paranderjes, nga klasa e betonit etj. Sa më i
madh të jetë diametri i shufrës aq më e madhe forca e paranderjes. Për
pasojë kohezioni beton – armaturë është më i vështirë per t’u vendosur, gjë
që çon në rritjen e la. N.q.s. armatura e përdorur është e tipit gërshet
sipërfaqja anësore e saj është më e madhe se armatura në formë shufrash
për të njejtin seksion tërthor. Rritja e sipërfaqes anësore çon né rritjen e
sipërfaqes së kontaktit beton – armaturë, përmirëson kohezionin, zvogëlon la.
Sa më e madhe klasa e betonit aq më i madh kohezioni beton – armaturë,
aq më e vogel la.

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 7


Asp

Sforcimet normale (rrezore) shtypese te


armaturen mbi beton
D

d
la Asp

s sp1

s sp = 0 Epyra e sforcimeve ne armaturen Asp


la
Epyra e sforcimeve ne beton

s b, max

la

Fig. 3 Gjatësia e ankorimit

Formulat për llogaritjen e la:

la = k a ⋅ d për σ sp1 = σ 01 = 10000 daN/cm 2


σ sp1
la = k a ⋅ ⋅ d për σ =σ 〈10000 daN/cm 2 (3.1)
10000 sp1 01

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 8


σ sp1 − 10000
la = k a ⋅ d + 3 ⋅ për σ sp1 = σ 01〉10000 daN/cm 2
R0
k - koeficient që merret në tabelë dhe që varet nga lloji i shufrës dhe nga
a
klasa e betonit
σ sp1 = σ 01 − sforcimet në armaturën e paranderur pasi kanë ndodhur humbjet
e para

4. Ç’JANE SFORCIMET FILLESTARE? Ç’JANE HUMBJET?

Sforcimet fillestare të kontrolluara σ 0 janë sforcimet që shkaktohen në


armaturë gjate tërheqjes së saj.
Pas përfundimit të tërheqjes, pra pasi kemi shkaktuar në armaturë
sforcimet σ 0 , si rezultat i disa proceseve të caktuara fiziko mekanike sforcimet
në armaturë ulen (bien). Për kete arsye σ 0 quhen sforcime fillestare. Gjatë
tërheqjes sforcimet në armature kontrollohen ne çdo moment të kohes me
disa mjete të posacme. Për këte arsye quhen dhe sforcime të kontrolluara.
Zakonisht për çeliqe me rezistencë të lartë pranohet:

σ 0 = (0.65 ÷ 75) ⋅ Rnsp (4.1)

Ndërsa për çeliqe me rezistencë të ulët:

σ 0 = (0.9 ÷ 1.0) ⋅ Rnsp (4.2)

Dukuria e renies së sforcimeve në armature për shkak të faktorëve fiziko


mekanike quhet dukuria e humbjeve.
Madhësia e sforcimeve më të cilën zvogëlohet σ 0 shënohet me σh dhe
quhen sforcime të humbura ose humbje të paranderjes.

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 9


Fig. 4 Rënia e sforcimeve në armaturën e paranderur dhe krijimi i humbjeve

5. HUMBJET E SFORCIMEVE NE ARMATUREN E PARANDERUR

• Humbjet σ1
Këto krijohen si rezultat i tkurrjes së betonit. Gjatë ngurtësimit të tij betoni
zvogëlon vëllimin (tkurret). Gjatë tkurrjes betoni, meqënëse është krijuar
kohezioni beton – armaturë, merr me vete edhe armaturen, duke e shkurtuar
atë. Ky shkurtim i armaturës çon në zvogëlimin e sforcimeve në të me një
madhësi σ1 . Vlera e σ1 gjendet në tabelë në varësi të klasës së betonit dhe
llojit të paranderjes.

• Humbjet σ 2
Këto shkaktohen nga fenomeni i deformkohës. Deformkoha është dukuria
e shkurtimit të betonit, i cili ndodhet nën veprimin e një force shtypëse
konstante në madhesi, por të vazhdueshme në kohë. Forca shtypëse e
paranderjes është e pranishme në element gjatë gjithë “jetës” së tij. Kjo forcë
shkakton një shkurtim të betonit. Betoni gjatë shkurtimit merr me vete dhe
armaturën duke e shkurtuar atë, gjë që çon në rënien e sforcimeve të
armaturës me një madhësi σ 2 .
Formulat:
o paranderje në mbështetje σ b ≤ 0.5 ⋅ R0

R
σ2 = k ⋅ ν ⋅ ⋅ σb (5.1)
R0

k - koeficient që merret në tabelë

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 10


ν = E sp / Eb
R - marka, klasa e betonit
R0 - marka, klasa e betonit në momentin e zbatimit të forcës së paranderjes
σ b − sforcimet në beton
o paranderja në mbështetje σ b 〉 0.5 ⋅ R0

R σ
σ = k⋅ν⋅ ⋅ [σ + 3 ⋅ R ⋅ ( b − 0.5)] (5.2)
2 R b 0 R
0 0

o paranderja në beton σ b 〉 0.5 ⋅ R0

R σ
σ = 0.75 ⋅ k ⋅ ν ⋅ ⋅ [σ + 3R ⋅ ( b − 0.5)] (5.3)
2 R b 0 R
0 0

o paranderja në beton σ b ≤ 0.5 ⋅ R0

R
σ 2 = 0.75 ⋅ k ⋅ ν ⋅ ⋅ σb (5.4)
R0

• Humbjet σ 3
Këto krijohen si rezultat i dukurisë së relaksasionit. Gjatë kësaj dukurie një
pjesë e deformimeve elastike që pëson armatura kthehet në deformime
plastike mbetëse. Si pasoje jo e gjithë madhësia ∆l me të cilën ne kemi
tërhequr armaturën rikuperohet pas lëshimit të saj. Një pjesë e ∆l kthehet në
deformim plastik ose mbetës për armaturën. Keshtu lindin humbjet σ 3 .
o për armaturë me rezistencë të lartë, në formë
fijesh, gërsheti, etj.

σ0
σ 3 = (0.27 − 0.1) ⋅ σ 0 (5.5)
Rnsp

o për armaturë me rezistencë të ulët, në formë


shufrash të trasha

σ0
σ 3 = 0.4 ⋅ (0.27 − 0.1) ⋅ σ 0 (5.6)
Rnsp

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 11


• Humbjet σ 4
Këto shkaktohen si rezultat i deformimeve të pajisjeve kapëse (pykave,
ankerave, etj.). Pajisjet kapëse nën veprimin e forcës së paranderjes
deformohen. Ky deformim çon në lëshimin (mosfiksimin absolut të armaturës),
për pasojë një pjesë e forcës tërheqëse të armaturës nuk i transmetohet
elementit duke shkaktuar humbjet σ 4 .

λ1 + λ 2
σ4 = * E sp (5.7)
l

λ1 = λ 2 = 1mm
λ1, λ 2 − deformimet e dy pajisjeve kapëse në të dy skajet e elementit
l - largësia midis pajisjeve kapëse (pykave), gjatësia e elementit

• Humbjet σ 5
Këto shkaktohen si rezultat i fërkimit të armaturës me faqet e brendshme
të kanalformuesit. Natyrisht σ 5 ndeshet vetem në elementin e paranderur në
beton ku janë përdorur kanalformuesit. Humbjet σ 5 =0 në rastin e elementit të
paranderur në mbështetje. σ 5 është më e madhe në rastet e trajektoreve të
kurbëzuara të armaturës së paranderur në krahasim me ato vijëdrejta.
Për të nxjerrë formulën e llogaritjes së humbjeve σ 5 do të veprojme si më
poshtë. Le të marrim në studim një pjesë të lakuar të armaturës së
paranderur. Për shkak të kësaj forme kjo armaturë ushtron në faqen e
kanalformuesit një presion mesatar rrezor të barabartë me:

p=N/R (5.8)

N – forca tërheqëse në armaturë në një seksion të çfarëdoshëm


R – rrezja e kurbaturës

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 12


Fig. 5

Në figurën 5 është treguar një pjesë e kurbëzuar e armaturës së


paranderur. N1 dhe N2 janë forca të paranderjes në pikën fillestare dhe
përfundimtare. N1〉N2 si pasojë e pranisë së forcave të fërkimit. Rënia
elementare e forcës së paranderjes dN është e barabartë por me kah të
kundërt me forcën e fërkimit dT:

dN = - dT; dT = R · p · f · d α (5.9)

f - koeficienti i fërkimit

N
dT = R · dα · · f
R

dT = d α · f · N

dN = -dT = - f · N · d α

dN/N = -f · d α

N2 α
dN N
∫N N = −∫0 f ⋅ dα => ln N│ N12 = -f · α │ α0
1

N2 N2
ln = -f · α => = e − fα => N 2 = N1· e − fα
N1 N1

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 13


∆N = N1 – N2 = N1 – N1· e − fα

ΔN N
= 1 ⋅ (1− e − fα )
Δ sp Δ sp

Δσ = σ 0 ⋅ (1− e − fα ) (5.10)

Duke supozuar se N1 është forcë e paranderjes në çastin fillestar, forcë me


të cilën terhiqet armatura e paranderur, rrjedh se:

N1
= σ0
Δ sp

Po të shënojmë me Δσ = σ 5 kemi:

σ 5 = σ 0(1− e − fα ) (5.11)

Në rastin e trajektoreve vijëdrejtë formula e σ 5 do të ishte:

σ5 = σ0 · (1 – e -f1l); f1 ≠ f (5.12)

Duke marrë parasysh humbjet në pjesët e kurbëzuara dhe ato në pjesët e


drejta humbjet e plota prej fërkimit do të jenë:

σ 5 = σ 0(1− e − fα ) + σ0 (1-e-f1l) (5.13)

Për të zvogëluar humbjet prëj fërkimit mënyra më e mirë do të ishte


tërheqja e njëkohshme e të dy skajeve të armaturës.
Për të zvogëluar σ 5 duhet zvogëluar koeficienti i fërkimit. Në këtë kuptim
kanalformuesit plastikë janë më të mirë se ata metalikë. Po të zvogëlojme σ 5
në rastin e trajektoreve të kurbezuara duhet të rritet sa më shumë rrezja e
kurbëzimit dhe të eleminohen kthesat e forta.
Në rastin e trajektoreve simetrike, si në figurën 8, mund të gjendet edhe
pika ku zhvendosja e armaturës është zero.

a)

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 14


b)

c)

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 15


Fig. 6 Mënyrat e tërheqjes së armaturës së paranderur

Fig. 7 Skema e renies se sforcimeve ne armaturen e paranderur per efekt te


ferkimit

Fig. 8 Tërheqja e njëkohshme e armaturës

• Humbjet σ 6
Këto krijohen në tubat e ujit me presion. Si rezultat i presionit të lëngut mbi
faqet e tubit kemi një rënie të forcës së paranderjes.

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 16


σ 6 = 300 daN/cm 2 për tuba me d < 3m (5.14)
σ6 = 0 për tuba me d ≥ 3m

• Humbjet σ 7
Këto shkaktohen nga deformimi i kallëpeve. Një pjesë e forcës së
paranderjes shkon për deformimin e kallepeve.

Δl
σ7 = ⋅ E sp (5.15)
l

∆l - deformimi i kallëpeve
Rekomandohet që σ 7 = 300 daN/cm 2 , kur mungojnë të dhëna më të
sakta.

• Humbjet σ 8
Për të eleminuar ngurtësimin e shpejtë të betonit, i cili mund të çojë në
avullim të vrullshëm të ujit dhe plasaritje, në poligonet e elementëve të
paranderur realizohen sera me avull. Si rezultat i ndryshimit të temperaturës ∆t
midis ambjentit të jashtem dhe atij në serë krijohen humbjet σ 8 .

lt
σ 8 = 20 ⋅ Δt ⋅ (5.16)
l

lt − gjatësia e pistës së trajtuar me avull


l - gjatësia totale e pistës
Δt – ndryshimi i temperaturës midis mjedisit të jashtëm dhe zonës së trajtuar
me avull

• Humbjet σ 9
Shpeshherë, kur elementët betonarme kanë përmasa të mëdha, ata
prodhohen me pjesë dhe transportohen si të tillë. Bashkimi i pjesëve bëhet në
vepër. Në disa raste forca shtypëse e paranderjes mund të ndihmojë këto
bashkime.

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 17


Fig. 9 Bashkimi i elementëve me ndihmën e paranderjes

Një pjesë e forcës (energjisë) së paranderjes do të përdoret për të


eleminuar fugat ose largësitë midis elementëve gjatë bashkimit të tyre.
Kështu lindin humbjet σ 9 .

λ
σ9 = n ⋅ ⋅ E sp (5.17)
l

n - numri i fugave
l - gjatësia e elementit
λ - madhësia e fugave

• Humbjet σ10
Këto shkaktohen si rezultat i veprimit në element të forcave dinamike
ciklike. Eshtë provuar eksperimentalisht se në një element të ndodhur nën
veprimin e ngarkesave dinamike lindin disa humbje shtesë në krahasim me të
njejtin element, i cili ndodhet nën veprimin e ngarkesave statike.

σb
σ10 = 600 ⋅ (5.18)
Rb'

Rb' − rezistenca e betonit nën veprimin e ngarkesave dinamike


σb – sforcimet në beton në qendren e Asp apo të A’sp, për shkak të
paranderjes

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 18


• Humbjet σ11
Dihet që çeliku dhe betoni kanë koeficientë bymimi linear pothuajse të
njejtë. Kjo do të thotë që gjate ndryshimit të temperaturës të dy elementët
deformohen pothuajse njellëj dhe midis tyre s’krijohen sforcime shtesë. Por
nëse një element betonarme do të perdoret në një mjedis me temperaturë
shumë të lartë ndryshimi i koeficientëve të bymimit të betonit dhe çelikut fillon
të ndjehet. Ky është shkaku i humbjeve σ11.

σ11 = 3 ⋅ t a (5.19)

t a − temperatura e mjedisit në gradë

• Humbjet σ12
Këto shkaktohen si rezultat i tërheqjes jo të njëkohshme të armaturës.
Shufrat e tërhequra më vonë shtypin shufrat e tërhequra më pare duke
shkaktuar në to humbjet σ12 .

E sp
σ12 = Δσ ⋅ (5.20)
Eb

∆σ – sforcimet shtesë në shufrat e tërhequra më parë për shkak të shufrave të


tërhequra më vonë

6. KLASIFIKIMI I HUMBJEVE

Humbjet i ndajme në humbje të para dhe të dyta. Në humbjet e para


futen ato humbje të cilat krijohen gjatë fazës së mbingjeshjes. Në humbjet e
dyta hyjnë ato që krijohen gjatë fazës së shfrytëzimit.
Faza e mbingjeshjes fillon me zbatimin e forces së paranderjes dhe
përfundon në momentin kur elementi vendoset në vepër.
Faza e shfrytëzimit fillon kur mbaron e para dhe zgjat për aq kohë sa
ekziston elementi i paranderur.
Për elementin e paranderur me metodën e paranderjes në mbështetje
humbjet e para janë:

σh1 = σ 3 + σ 4 + σ 7 + σ 8 ; σh2 = σ1 + σ 2 (6.1)

Për elementin e paranderur me metodën e paranderjes në beton:

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 19


σ h1 = σ 4 + σ 5 + σ 9 ; σ h2 = σ1 + σ 2 + σ 3 (6.2)

Humbjet e plota:

σ h = σ h1 + σ h2 (6.3)

Sforcimet në armaturë kur kanë ndodhur vetëm humbjet e para janë:

σ 01 = σ 0 − σ h1 (6.4)

Sforcimet në armaturë kur kanë ndodhur të gjitha humbjet janë:

σ 02 = σ 0 − σh = σ 0 − σh1 − σh2 = σ 01 − σh2 (6.5)

BETONARME – kurs i avancuar fAQE 20

You might also like