You are on page 1of 5

Në ditët e para…

Çfarë mund të bëjë bebi i porsalindur:

 Koka e tij nuk kontrollohet,por kur është shtrirë e kthen kokën në pozicionin e tij të
favorshëm
 Mund të tundë duart dhe këmbët në të dyja anët e trupit. Këmbët i ka paksa të
përthyera
 Mund të fokusojë sytë në objekte me largësi 20-30 cm, pa qenë në gjendje t’i shikojë
ato
 Nuk mund të dallojë kush e ushqen, kush e mban në duar dhe kush është mami apo
babi
 Ndihet i gëzuar kur ushqehet, por nuk e di ç’është gëzimi
 Mund të dëgjojë zhurma dhe zëra edhe para lindjes
 Për të porsalindurit e vetmja mënyrë komunikimi është e qara. Të qarët mund të jetë
i ndryshëm në varësi të nevojës së tij- uri, dhimbje, të qenurit i lagur, frikë ose vetmi
 

Muaji i parë…

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të parë:

 Ka koordinim më të mirë
 Kur është përmbys, mund të çojë kokën për disa sekonda. Nëse e çon lart, mund të
mbajë kokën për 1-2 sekonda në të njëjtin pozicion. Mund të fokusojë sytë në një
person
 Ndihet i gëzuar kur ushqehet por nuk e di ç’është gëzimi
 Mund të tundë këmbët e duart në të dya anët e trupit
 Këmbët i ka pak të përthyera. Mund të ndjekë me sy një pikë drite që lëviz për pak
sekonda
 Habitet nga tingujt e lartë
 

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të dytë:

 Mund të fokusohet në fytyrën e prindërve dhe e vëren atë kur ata i flasin atij
 Ka nevojë të ndihet i sigurtë, pra dikush të kujdeset për të
 Shikon objekte që lëvizin në formë gjysmë rrathësh  në distance 75 cm larg fytyrës
së tij
 Të buzëqesh kur ti i buzëqesh
 Reagon ndaj tingujve të fortë duke qarë, duke  lëvizur papritur ose duke qëndruar i
qetë
 Shprehet në mënyra të ndryshme, përveç të qarit psh gugat dhe lëshon britma
 Mban kokën të qëndrueshme për kohë pak më të gjatë
 Eksploron mundësitë e zërit të tij, lëshon zëra dhe bërtet
 Mund të kuptojë që ju i flisni dhe lëshon tinguj në përgjigje, sikur po flet dhe ai
 Lëviz këmbët me forcë
 Zgjat dhe përkul gishtat, duart dhe këmbët, spontanisht pa i kontrolluar
 Mund të dëgjojë zëra dhe tinguj dhe reagon duke bërë dhe ai të njëjtën gjë
Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të tretë:

 Mund të çojë dhe të mbajë kokën lart kur është në pozicionin përmbys
 Qesh me zë dhe spontanisht
 Reagon kur të shikon apo të dëgjon
 Mund të bashkojë duart
 Përpiqet të rrëmbejë ose të arrijë objekte
 Zbulon pjesë të trupit. Çdo gjë është e re për të
 Do të ketë problem me zorrët deri në 3 muaj. Mund ta kuptoni nga shprehjet e
fytyrës dhe lëvizjet (të qara të forta, këmbë të përthyera, përkulje trupi) që në
shumicën e kohës është i mërzitur, është për shkak se diçka po i ndodh

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të katërt:

 Qesh me zë
 Bërtet me gëzim
 Vëren çdo gjë që ndodh rreth tij, eksploron  mjedisin dhe zbulon gjëra të reja që
mund t’i bëjë më entuziazëm
 Duket se i pëlqen koha e banjës/ larjes dhe momentet kur i flisni
 Tregon gëzimin duke tundur këmbët dhe lëvizur duart dhe duke qeshur me zë të
lartë
 I pëlqen shoqëria me njerëz
 Kur është përmbys, mund të çojë kokën në 90 gradë dhe e kthen atë majtas e
djathtas
 Mund të shikojë objekte që lëvizin në formë gjysmë rrethi (180°), në distance prej 15
cm nga fytyra e tij
 Mund të qëndrojë mbi krahë dhe të çojë kraharorin,  kur është në pozicionin përmbys
 Mund të zgjasë duart për të arritur sende
 Mund të marrë një lodër në duar
 Zbulon që këmbët dhe duart janë pjesë e tij dhe luan me gishtat
 Mund të mbajë në duar disa gjëra për pak kohë
 Lëshon shumë tinguj të shkurtër
 

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të pestë:

  Mund të mbajë  kokën lart, edhe në pozicionin ulur


 Mund të qëndrojë në krahët e tij dhe të ngrejë gjoksin kur është përmbys
 Mund të ngrejë dhe të lëvizë këmbët dhe krahët në pozicionin përmbys
 Mund të rrotullohet
 Mund të fokusohet në objekte shumë të vogla si psh një stafidhe
 Bërtet nga kënaqësia
 Bën ggg
 Mund të rrëmbejë lodra dhe të luajë kur është i shtrirë
 Kur mban diçka në duar, si lodra apo sende, ka tendencën t’i futë në gojë
 Mund të përmbyset nga pocicioni ndenjur
 Mund të rrëmbejë lodra si një raketake dhe e tund atë me forcë poshtë e lart
 Nis të përtypet
 Mund të vërejë lëvizjet tuaja me kujdes
 Mund të kthejë kokën drejt atij që flet.
 

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të gjashtë:

 Kontrolli i kokës dhe fuqia e muskujve të qafës janë rritur së tepërmi


 Mund të rrijë ulur me duart e zgjatura përpara, kur është përmbys
 Mund të mbajë peshën e trupit në këmbë kur rri në pozicionin drejt (por kjo nuk do të
thotë që mund të ecë)
 Kue e mbani në duar, rrëmben cdo gjë që ka përpara si flokët e tu, zinxhira dhe I
mban ato fort në duar pa patur qëllim t’i lëshojë
 U adresohet lodrave sikur u flet duke bërë tinguj të ndryshëm
 U përgjigjet tingujve dhe zhurmave duke kthyer kokën
 Mund të përtypë
 Mund të njohëmamanë, babanë dhe të afërm të tjerë
 Tregon mjaft interes për cfarë ndodh rreth tij
 Mund të vendosë lodra dhe sende në gojë
 Mund të pijë me filxhan ndihmuar nga një i rritur
 Mund të nisë konsumin e ushqimeve të ngurta
 Mund të belbëzojë e të lëshojë tinguj një rrokësh si “Da- Da”

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të shtatë:

 Mund të hajë një biskotë vetë


 Mund të bëjë tingullin prr (bën tingullin e ujit)
 Mund të rrijë ulur pa ndihmë
 Mund të rrotullohet vetë, para mbrapa
 Mund të nisë të zvarritet
 Mund të rrëmbejë e të tundë lodrat
 Nis të kuptojë që është i pavarur
 Mund të mbajë një lugë, por nuk mund ta përdorë
 Njeh nevojat e tij dhe kupton që ka nevoja të ndryshme. Për shembull, mund të
kujtojë kur është i uritur dhe kur ndihet vetem dhe të shprehet në mënyrë të tillë që të
të ndihmojë të kuptosh pikërisht çfarë do
 Mund të kthejë kokën kur i thërrasin me të njëjtin emër
 Nuk mund të kuptojë kuptimin e fjalëve “jo”, “mos” dhe “rrezik”

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të tetë:

 Mund të zvarritet. Disa bebe nuk zvarriten por nisin menjëherë të ecin
 Mund të zgjasë dorën të arrijë një send që është larg tij
 Mund të mbajë peshën e trupit kur e mban në këmbë
 Mund te qëndrojë vetë për pak në pozicionin ulur
 Mund të kalojë lodrën nga njëra dorë në tjetrën
 Nis të njohë persona të njohur dhe është i ndjeshëm me të huajt
 Nis të ankohet kur nuk e shikon mamanë apo personin që kujdeset për të
 Shtrin duart për ty që ta marrësh në krahë

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të nëntë:

 Mund të zgjasë duart për të rrëmbyer një lodër


 Mund të kërkojë diçka që ka rënë
 Mund të qëndrojë pa u rrëzuar
 Është i turpshëm me njerëz që nuk i njeh
 Mund të mos ketë dëshirë të rrijë në shoqërinë e njerëzve që ai njeh, siç janë
gjyshërit, por kjo mund të ndryshojë
 Bëhet më i shoqërueshëm dhe dëshiron të luajë me njerëz që ai njeh

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të dhjetë:

 Mund të qëndrojë në këmbë me pak mbështetje


 Mund të rrijë ulur pa ndihmë për 10 minuta
 Mund të zvarritet
 Mund të qëndrojë në këmbë
 Reagon kur dikush i merr lodrat
 Mund të thotë “mama” ose “baba” pa përcaktuar se kush është kush
 Mund të dallojë të huajt nga njerëzit që njeh dhe nuk ndihet rehat me të huajt
 Mund edhe të dojë të shmangë njerëzit që njeh, duke kërkuar vetëm një person, atë
që kujdeset më shumë për të
 Përqafon bujarisht
 Lëviz vërdallë duke u zvarritur
 Njeh disa fjalë dhe persona kur përmneden me emra (psh shikon babain kur dëgjon
fjalën “babi”)

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të njëmbëdhjetë:

 Mund të ngrihet e të ulet edhe kur është shtrirë


 Mund të rrëmbejë një send të vogël mes gishtit  tregues dhe atij të madh dhe ta
ngrejë
 Kupton çdo të thotë “jo”, megjithëse nuk bindet gjithmonë
 Mund të ecë duke u mbajtur pas mobiljeve
 Vëren një lodër apo send përpara se ta fusë në gojë
 Imiton tinguj që dëgjon nga njerëz të tjerë
Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të njëmbëdhjetë:

 Bebet nisin të ecin mes muajit të 10-të dhe atij të 16-të të jetës
 Mund të zvarritet, të ecë këmbadoraz, të ecë anëve duke u mbajtur
 Mund të duartrokasë
 Nëse do t’i kërkoni një send, ai do të kërkojë dhe ta gjejë atë
 Vjen të të gjejë kur ti i flet nga një dhomë tjetër
 Reagon kur ti i thua “jo”
 Mëson të ngjitet
 Tregon me gisht se ku do të shkojë
 Në moshën një vjeçare, shumica e fëmijëve kanë trefishuar peshën dhe janë zgjatur
me 25 cm.

Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes.
Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse
bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij,
kontakto me pediatrin.

Punoi: Anisa Basha

Klasa: VIII

You might also like