You are on page 1of 2

Ese:Filozofia dhe feja nuk jane te papajtueshme

Origjina e mendimit racional dhe atij fetarë themelet i ka që në


kohën para Sokratit ku i vetmi burim dije dhe inspirimi ishte
Mythos (miti). Miti ishte përvoja transhendente e veshur me gjuhë
dhe e zbritur në nivelin e racios (mendjes). Në njërën anë
metafizike dhe transhendentale në anën tjetër imanente dhe
racionale miti ishte parimi moral universal.
Çmitizimi dhe kalimi nga Mythosi në Logos, (nga miti te shkenca)
shënoi hapin e parë drejtë racionalizimit të mbiracionales ose
interpretimi i hyjnorës. Logosi shënon versionin e përbotshëm të
së përtjeshmes .
Filozofia Sokratike dhe më pas ajo Platonike ishin ato të cilat
ndoqën logosin si urë lidhëse mes idesë dhe formës. Feja
përfaqsonte përvojën shpirtërore që burimin e ka tek ideja.
Tëjhuajsimi ndodh me kalimin e idesë Platonike në formë pra në
trup fizik. Filozofia Platoniane merret me përkujtimin e idesë që
ndodhet brenda shpirtit të njeriut vetëm se është e mbuluar me
materializimin e shpirtit. Për këtë asye soditja e ideve është
kërkim dhe gjurimim brenda vetvetës. Kështu filozofia dhe feja
ecën paralel deri në mesjetën krishtere ku kemi edhe filozofët
fetarë si Toma Akuini, Shën Agostini, Avicena etj.
Filozofia pas mesjetare filloi të shëndërrohet në partikulari, humbi
intensitetin e saj universal që kishte më herët që shpjegonte
fenomenet universalisht. Zhvillimet ekonomike dhe politike bënë
që filozofia të filozofonte e nisur nga një premisë gjë e cila e humbi
origjinalitetin e saj esencial. Keqpërdorimi i filozofisë nxjerr në
pah ideologji.
Ajo e cila quhej morale në antikitet u bë amorale në modernitet.
Sokrati pranoi të flijohej për të “vërtetën” kurse Hitleri i inspiruar
nga idetë e Hegelit bëri hollokaustin, lëmenjë gjaku në emër të
Zotit. Vrasja e Hebrenjëve ishte flijim në emër të paqes dhe mori
karakter moral. Flijimi Abrahamik mori relacion të përbotshëm.
Me një fjalë ndodhi përmbysja e vlerave morale
Tek Kierkegardi Abrahami mishëron në personalitetin e tij
mythosin dhe logosin. Kalorësi i besimit duke ndjekur detyrën
kategorike ndaj Zotit bëri kërcimin nga etika dhe estetika drejtë
adsurditetit. Ai theu ligjin teleologjik të etikës i cili potencon
dashurinë e prindit ndaj fëmijës dhe familjes së tij, duke hapëruar
drejtë mbietikës ku fomohet raporti absolut me absoluten dhe
njeriu fomon “individualitetin” e tij. Kërcimi i Abrahamit është
metagjuhë e pashprehshme për këtë arsye Kierkegardi thotë se
Hegelin e kuptoj por Abrahami më mahnit.
Ndërgjegjia e tij e amshuar duke e bëri kërcimin në “çast” dhe
kalimin në një kohë të tashme të amshuar jo që shpërfilli botën
por përkundrazi falë absurditetit (Zotit) ai fitoi edhe këtë botë pra
fitoi Is`hakun, në vend të tij u flijua dashi
Nëse nuk do të eksistonte “e pashpjegueshmja” Abrahami do të
ishte vrasës, falë absurdës ai transfomohet në “at i besimit ”.
Pas revolucionit Francez filozofia filloi riintepretimin e botës dhe
fenomeneve. Si pasojë e së cilën Shekularizmi doli si ideologji.
Shekullarizmi ishte botkuptim laicist i botës ku nuk kishte vend
për fenë dhe përvojën shpirtërore. Sistemet politike nuk
parashifnin fetarinë dhe si e tillë ajo ngelet vetëm në sferën
private .
Në aspektin filozofik shpjegimi shekullarist e zbrazi njeriun nga
shpirti duke e lenë vetëm trup, si pasojë u largua nga antikiteti më
shumë se kurrë më parë, duke e larguar Zotin nga skena duke e
shenjtëruar botën

You might also like