You are on page 1of 8

MAKINAT PËR NGRITJE VËRTIKALE

Makinat për ngritjen vertikale të materialeve i ndajmë në:

1. Mekanizma të thjeshtë,
2. Vinça kullë,
3. Vinça specialë.

1. Mekanizmat e thjeshtë
Mekanizmat e thjeshtë janë makina për ngritjen e sasive ose peshave të vogla ,apo për lartësi të
vogla. Këto makina janë shumë të përshtatshme për punë të vogla dhe për punë specifike, si janë për
shembull, riparimet e urave, kur me krik mund të ngritet tërë konstruksioni i mbistrukturës së urës.

Krikët - Janë pjesë përbërëse e çdo automjeti. Shërbejnë gjatë riparimeve në punishte, për ngritjen e
elementeve të parafabrikuara te urat.

Polispastet - Janë pajisje ndihmëse për punë montimi gjatë tërheqejes dhe ngitjes së ngarkesave.
Kanë aftësi bartëse 0,2 - 0,3 tonë ( max 10 tonë ).

Çikrikët – bartin ngarkesa deri në 100 KN. Ndahen në:

- çikrikë të dorës,
- çikrikë me motor,
- çikrikë që vendosen në mur, dhe
- çikrikë që vendosen në tokë.
Ngritësit me direk – ashensorët - Mund të jenë me një ose me dy platforma të lëvizshme, me peshë
ngritëse gjer 0,5t

Ndahen në:.

~18 m ( 4kate ) - të lëvizshëm ( Q ~ 300kg )

~18 m ( 4kate ) - stacionar ( Q~0.5 ton ; Hmax =38m )

Shpejtësitë e lëvizjes:

 30 - 40 m/min ( të plotë )
 deri 90 m/min ( të zbrazët )

Vinçi konzollë ( portativ ) - Montohet në soletat e nënkatit, ose në dritare të objektit atëherë kur
vinçat tjerë janë joekonomike. Aftësia bartëse 150 - 200 kg.
2.Vinçat - kullë
Vinç-kullat, bëjnë pjesë ndër makinat më të përdorshme në ndërtimin e lartë. Dallojmë tipa të
ndryshëm: me krah të lëvizshëm e çengel statik në maje, ose me krah horizontal dhe çengel të
lëvizshëm, vinçat me rrotullim të pirgut ose me rrotullim të krahut në pjesën e epërme të pirgut.

Kabina komanduese mund të jetë në pirg. afër tokës, apo me telekomandim. Bazamenti i vinçit, i
lëvizshëm në binarë, në rrota pneumatike, në zinxhirë ose i stacionuar.

Sipas aftësisë bartëse dallojmë vinç - kullat e vogla 0.25-0.45 MNm, vinç-kullat e mesme 0.85-1.2
MNm dhe vinç-kullat e rënda 2,0 - 6,0 MNm ( e më tepër ).
Te vinç - kullat lëvizëse krahu mund të jetë prej 25 - 65 m. Efekti praktik mesatar 20 - 25 cikluse në
orë. Kanë tre elektromotorë:

- një për ngritjen e çikrikut,


- një për lëvizjen e çikrikut nëpër krahë të vinçit, dhe
- një për lëvizjen e vinçit nëpër binarë.

Shpejtësitë e lëvizjes:

- lëvizja në binarë, 20 - 40 m/min


- lëvizja e çikrikut, 20 - 40 m/min
- ngritja e peshës, 6 - 70 m/min
- rrotullimi, 0.7 - 1,2 rrot/min

3. Vinçat special
Vinçat portalë - Komandimi zakonisht bëhet me komanda elektrike me kabëll të gomës.
Në kohën më të re këta vinça përdoren për ndërtimin e objekteve të banimit dhe kanë aftësi bartëse 5
tonë. Karakteristikat tjera te ketij vinqi janë :

- lartësia e shtyllave ~ 40 m,
- hapësira e lirë mes shtyllave ~ 25 m,
- shpejtësitë e lëvizjes:

o lëvizja në binar 27 - 34 m/min,


o lëvizja e çikrikut 30 m/min,
o ngritja e peshës 7,5 - 80 m/min,

- masa e vinçit 32 - 45 t dhe

- fuqia e motorit 10 - 320 KW.

Vinçi me litarë - Vinçat me litarë horizontalë janë makina shumë të mëdha. Përdoren për transportin e
sasive të mëdha të materialit në distanca të mëdha, për kohë më të gjatë. Nuk janë ekonomikë për
objekte të vogla që ndërtohen shpejtë, por më shumë përdoren për ndërtimin e hidrocentraleve, të
urave, dhe të objekteve të tjera masive. Përparësi e tyre, mes tjerash,është se kanë një gjatësi të madhe
të përfshirjes, lëvizja e resurseve tjera nuk pengohet nga vinçi dhe kanë kapacitet të madh. Por, dobësi
e tyre është se janë të shtrenjtë dhe të papërshtatshëm për montim, transport dhe demontim. Përbëhen
prej dy pirgjeve, në mes të cilëve është tërhequr litari, nëpër të cilin lëviz pesha. Diametri i litarit varet
prej hapësirës së lirë, e cila mund të jetë deri 1100 m’, kurse peshat që barten mund të jenë deri në 250
tonë.
-Shpejtësitë e lëvizjes:

- lëvizja e çikrikut 5 - 6 m/sec,


- ngritja e peshës 1,5 - 3 m/sec,
- shpejtësia e lëvizjes sëpirgjeve 0,2 - 0,3 m/sec.

Vinçat me litarë mund të jenë me dy prigje të lëvizshme, me të dy prigjet e stacionuara ose me një pirg
të stacionuar dhe tjetrin të lëvizshëm. Siç u tha me parë, montimi i këtyre vinçave kërkon shumë punë,
kohë dhe shpenzime të mëdha ( 2 - 6 muaj ).

Për punë të betonimit përdoret kova me kapacitet 1.5-6.5 m3.

Vinçi “ Derik ”

Derik krani është vinç i cili shumë pak përdoret në trevat tona. Ka kapacitet më të madh se vinç-kulla
dhe krahu i tij arrin deri ne 80 m. konstruksioni i tij përbëhet prej një direku të stacionuar me çengel në
maje i cili lëviz lart - poshtë, për të shkurtuar ose për të zgjatur distancën e transportit dhe rrotullohet
rreth boshtit të vet nën këndin 280 - 360 shkallë. Kanë aftësi bartëse ~ 30 tonë. Shpejtësitë e ngritjes
së materialit janë 0,5 -1,0 m/sec, kurse ato të rrotullimit 0,4 -0,7 rrot/min. Këta vinça përdoren për
ndërtimin e urave, të hallave industriale me elemente të parafabrikuara, te hidrocentraleve, etj.
Autovinçi

Autovinçat janë makina të rënda për ngritjen e materialeve. Janë makina vetëlëvizëse të cilat
stacionohen gjatë punës. Por ka edhe të tillë të cilët mund ta transportojnë matrialin gjatë lëvizjes së
automjetit, gjë që nuk është e volitshme. Kapacitetet e tyre janë prej 3 deri në 400 tonë e më tepër.
Mund të kenë kontroll automatik të ngarkesës së lejuar. Përparësia e këtyre vinçave është se kanë
aftësi mbajtëse të madhe me to lehtë manovrohet. Për këtë arsye, janë të pazëvendësueshëm për punët
e montimit të elementeve të parafabrikuara në objektet industrial.

Krahu i autovinçit në të shumtën e rasteve është krah teleskopik nga çeliku, por ka edhe vinç me krah
në formë kapriate dhe në konbinim të tyre. Lartësia maksimale e krahut është arritur te firma Bohne,
207m, me aftësi mbajtese 7 tonë.

You might also like