You are on page 1of 22

Makinat për punët tokësore

Makinat për punët tokësore janë :

1. DOZERI

2. RIPERI

3. SKREPERI

4. GREJDERI

5. ESKAVATORI

6. NGARKUSI

1. DOZERI - është makinë e cila përdorët kryesisht për gërmimin e kategorisë I - IV. Mund të
përdorët edhe për pastrimin e terenit, borës, trungjeve, për mbushjet e të gjitha llojeve, për
shpërndarjën e materialit, për planifikimin e pjerrtësive, për shtyrjën e makinave të tjera p.sh.
skerperët dhe për transport të shkurtërt 20 - 50 m( max. 100 m ).

Mënyra e veprimit është e till që briskun frontal ashtu që me peshën vetanake të ngulitet në tokë
në thellësi 10-30 cm .

Ep - efekti praktik

q - kapaciteti i brishut të dozerit i cili caktohët nga tabelat ose formulat

Kt - koficienti i shfrytëzimit të kohës

Ksh - koficienti i shkriftësisë


b - gjerësia e briskut
h - lartësia e briskut
hg - thellësia e gërmihjës
Lg - gjatësia e gërmihjës
φ - këndi i fërkimit të brendshëm të dheut
Tc - koha e ciklusit të dozerit.

2. RIPERI - është makinë ndimëse , gjatë punës së sheperit e dozerit .Ajo nuk egziston si e
vetmuar , por si pjesë e dozerit apo e grejderit.
Riperët përdoren atëher kur duhet troshitur tokat e forta , të cilat është vështrir të gërmohen me
makina të tjera .Riperi pra lavron tokën dhe ekonomike arrihet atëher kur reperi arrin thellësin
max të efekti i reperit caktohet me formulën :

b - gjerësia puneve e reperit në një lëvizje (b=1,0-3,5m)


h - thellësia e lëvrimit (0,10-0,20m , max 0,50m)
L - gjatësia e lëvizjes
V- shpejtësia punuese e lëvizjes (1,5-3,0 KM/h)dhe
trrot - koha e një rrotullimit (1-1,5mm)
3. SKREPERI - është gjithashtu makinë e rënd ndërtimore për punë masive të dheut. Ajo
veçohët me konstruksionet e elementit punues në formë kove.

Skerperët kryjnë këto veprime :

1/Gërmimi sipërfaqësor i dheut të kategorisë së III, tokë e terur, jo të lagët


2/Transporti në distancë deri në 500m
3/Planifikimi i terenit
4/Shpërndarje dhe mbushje
5/Pjerrësisht bën ngjeshjen e materialit të cilën e shpërndan.

Skreperi punon që kova lëshohet dhe futë briskun e përparëm në dhe, duke shkuar përpara, dheu
grumbullohet në kovë dhe pasi të jetë mbushur kova ngritet dhe mbyllët kapaku, atëher materiali
transportohet dhe zbrazët.
Skerperët mund të jenë tërheqës apo vetëlëvizës. Skerperët e tërhequr përdorën për transportin e
materialit në distancë të vogla prej 150 - 500 m'.
4. GREJDERI - Grejderi në krahasim me dozerët dhe skreperët , është më elegant dhe kryen
punë më precize. Veprimin e realizon përmes një brisku specifik i cili është i pozicionuar në
mes të boshteve të rrotave. Brisku i grejderit është i lehët, i gjatë dhe mund të lëvizë në shumë
drejtime:

1/Gërmimet e lehta sipërfaqësore


2/Transportet e shkurtëra të materijalit ndërtimor deri 10 m
3/ Rrafshimi dhe planifikimi preciz i terenit
4/ Punimi i pjerrtësive - profilimi i terenit
5/ Mbushjet e vogla me lartësi 1,0 - 1, 3 m
6/ Shpërndarja e zhavorit, dheut dhe asfaltit
7/ Largimi i borës etj.

Efekti praktik grejderit dallon prej makinave të tjera të mëparshme, ngsa se grejderi vepron me
disa kalime mbi të njejtin shirit. Kjo bëhet për arsyje se grejderi në një kalim mund të bëj as
gërmimin preciz , e as mbushjen precize.

n - numri i kalimeve në të njejtin shirit

b - gjërsia e thikës

V - shpejtësia e lëvizjës (m/h)

d - trashësia e shtresës së materijalit

α - këndi i çvendosjës së thikës ndaj boshtit të lëvizjës.


5. ESKAVATORI -

Eskavatorët janë makina për gërmimin e dheut të kategorisë I-IV, me ngarkim ose zhvendosje te
shkurtër. Për të bëre gropimin e tokës ata shërbehen me lopatë frontale, e cila është e vendosur në një
krah të formësuar nga konstruksioni hidrualik. Me zëvendësimin e lopatës me elemente të tjera të
punës mund të përdoren edhe për operacione të tjera, si: për shpim të tokës, për ngritje të shkurtra të
materialit, për rrëzimin e objekteve të vjetra, për për planifikimin e pjerrësive dhe kanaleve dhe për
ngjeshjen e dheut
Eskavatori bën gërmim në thellësi,në lartësi, në sipërfaqen e dheut, dhe nën ujë. Në ndërtimtari
përdoren llojet më të lehta dhe kryesisht tipat që veprojnë në mënyrë ciklike. Eskavatorët mund t’i
klasifikojmë në shumë mënyra. Mund të jenë me një lugë apo me më tepër lugë.
Efekti praktik i eskavatorit dallohet prej skerperit vetëm se i shtohet koeficienti i rrotullimit që
mvaret nga këndi i rrotullimit të eskavatorit gjatë shkarkimit.

6. NGARKUESIT -

Ngarkuesi është makinë e rëndë e cila përdoret kryesisht për ngarkimin e materialeve të shkrifta.
Mund të përdoret më rrallë edhe për gërmime të lehta të tokës së kategorisë së I-II. Ngarkuesi është
makinë shumë e lëvizshme dhe e shpejtë. Modelet më të shpeshta të tyre prodhohen me rrota gome.
MAKINAT PËR NGJESHJE

Makinat për ngjeshje përdoren për ngjeshjen dhe sheshimin e tokës, materialeve rrethanore dhe
shtresave të komunikacionit. Këto makina punojnë sipas disa principeve, si:

1. Principit të sheshimit me peshë vetiake-statik,


2. Principit dinamik---me vibrime ose me goditje,
3. Principit të kombinuar etj.
Vibrimet mund të jenë dy llojesh :

a) me frekuenca të vogla 40-50 goditje/min, dhe me amplituda të mëdha 50-60 mm ,dhe


b) me frekuenca të mëdha 1000-3500 goditje/min dhe me amplituda të vogla.

Makinat për ngjeshje mund të jenë rulet-cilindrat, pllakat vibruse dhe çekanët goditës. Rulet mund të
jenë statike, dinamike ose të kombinuara. Të dy llojet përdoren te rulet e lëmuara, iriçët dhe
pneumorulet.

Pneumoruli

Pneumoruli është makinë që përdoret për ngjeshjen e të gjitha llojeve të tokës dhe shtresave të rrugës.
Mund të jenë në rimorkio, gjysmërimorkio, dhe vetëlëvizës (me shalë ose pa të.).

Karakteristikë e tyre është se kontakti me tokën bëhet përmes rrotave të gomës-pneumatikëve. Gomat
mund të kenë shtypje të ndyshueshme,që ndikon në efektin e ngjeshjes. Përparësia e gomave gjatë
ngjeshjes,është se ato shtypen në kontakt me token dhe në këtë mënyrë u rritet sipërfaqja e takimit me
materialin që ngjeshet. Njëkohësishtë, edhe diagramit të shtypjes te rulet statike, duke u shpërndarë
ngarkesën në mënyrë të njëtrajtshme.

Kohëzgjatja e shtypjes konstante në sipërfaqen e tokës varet nga pasha e rulit ,nga dimenzionet e
pneumatikëve,nga shtypja e ajrit nëpër rrota dhe nga shpejtësia e lëvizjes së rulit. Kjo do të thotë se,
nëse i krahasojmë rulin e lëmuar dhe rulin pneumatic, shohim se te ruli pneumatik, për të njëjtën
shpejtësi të lëvizjes, dheu gjendet një kohë më të gjatë në gjendje të shtypjes.

Karakteristike tjetër e rulit pneumatik është konstrukcioni mbajtës i rrotave. Në të janë të vendosura
3-9 rrota, në një ose dy boshte. Rotat mund të lëvizin vertikalisht, ashtu që mbërthejnë ngjeshjen e
terreneve të parregullta dhe të pengesave(figura 2)
Mbi rrota vendoset arka, që shërben si ngarkesë, e cila mbushet me dhe ose me gurë. Arka mund të
jetë e përbërë prej disa pjesëve. Rulet pneumatike ndahen, sipas peshes, në:

- rule të lehta 5 - 15 tonë,

- rule mesatare 15 - 50 tonë,

- rule të rënda 50 - 100 tonë,

- rule shumë të rënda 100 - 200 tonë.

Efekti i pneumorulit caktohet me shprehjen :

ku:
m- numri i kalimeve në të njëjtin shirit,

b- gjerësia e sipërfaqes që ngjeshet,

V- shpejtësia e lëvizjes (km/h),

h- trashësia e shtresës së materialit që ngjeshet dhe

b- gjerësia e përputhjes së shiritave në kalimet e njëpasnjëshme.

Iriçët

Janë makina të ngjashme me rulet, por te të cilët cilindri në sipërfaqen e vet përmban gjemba të metalit
të formave të ndryshme. Në një m2 të sipërfaqes së cilindrit të iriçit kemi 20 - 25 gjemba. Iriçët mund
të jenë të vendosur në rimorkio ose vetëlëvizës. Numri i kalimeve mbi të njëjtën sipërfaqe të tokës
është 6-15 kalime.
Ngarkesa e iriçit formohet duke e mbushur cilindrin e tij. Parametri kryesor i tyre është pesha me
ngarkesë të plotë. Kjo peshë duhet të jetë qe sa gjembat të depërtojnë në tokë me 2/3 e gjatësisë së tyre
(kur bëhet ngjeshja e tokës në gjendje natyrore) dhe me tërë gjatësinë e gjembit, kur kemi të bëjmë me
ngjeshjen e tokës së shtuar. Pra sipërfaqja e lëmuar nën gjemba nuk ka rol punues, pasi ajo nuk e
ngjesh materialin. Më së shumti përdoren iriçët me kapacitet 6-8 tonë, si dhe ata me kapacitet të madh,
25-30 tonë. Iriçët janë shumë efikasë në ngjeshjen e dherave të lidhur, e shumë më pak efikasë në
ngjeshjen e dherave të palidhur. Iriçët mund të jenë edhe me veprim dinamik,ku efekti I tyre rritet për
3-5 herë vetëlëvizës kanë karakteristika të fuqisë së motorit 220-300 KW, shpejtësi të lëvizjes 5.3-
34.8km/h. Efekti praktik i tyre caktohet me formulën:

V- shpejtësia punuese 2-5 km/h,

b- gjerësia punuese në një kalim b=0.95 B,

h- trashësia e tokës që ngjeshet,

n- numri i kalimeve të iriçit nëpër të njëjtin shirit të punës.

Rulet e lëmuara

Këto makina kanë rrota të lëmuara nga metali. Rulet e lëmuara janë makina për ngjeshjen dhe
sheshimin e dheut si dhe të shtresave të rrugës. Mund të jenë me dy ose tri rrota. Ndahen në të lehtë, të
mesëm dhe të rënd. Nga ana tjetër, ruli i lëmuar, statik, mund të përdoret te cilido lloj i materialit, por
është me rëndësi se me cilin efekt do ta bëjë ngjeshjen. Gjatë ngjeshjes me rulin statik efekti i peshës
bie me rritjen e thellësisë, kështu që, në disa raste, toka, së pari laget me qëllim që të përmisohet
ndikimi i sheshimit.Rulet e lëmuar mund të jenë të vendosur në rimorkio,gjysmë rimorkio ose
vetlëvizës.Rulët e lëmuar mund të jenë me veprim dinamik.Vibrimet kanë efekt te materiali i
palidhur ,efekt mesatar te materiali gjysmë i lidhur dhe efekt shumë të vogël te materiali i
lidhur(plastik) dhe kokërzorë.Me vibrime rritet efekti i ngjeshjes në thellësi i ngjeshjes në
thellësi.Trashësia e materialit që ngjeshet mund të jetë 30-120 cm.Më efetivë janë kur trashësia është
40-60 cm.

MAKINAT E NDRYSHME

You might also like