You are on page 1of 1

Mesjeta në Arbëri i referohet gjeografikisht fiseve ku ditët e sotme është Shqipëria në kohërat kur i

përkiste Perandorisë Bizantine e deri në pragun e pushtimit nga Perandoria Osmane. Pasi Perandoria
Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit më vitin 395, ato fise që përbëjnë sot Shqipërinë u
bënë pjesë e Perandorisë Bizantine.

Nga fundi i shekullit XII, viset veriore të Shqipërisë së sotme i përkisnin Mbretërisë mesjetare serbe që u
pasua nga Perandoria Serbe, që shtiu në dorë tërësinë e territoreve të sotme shqiptare si dhe një pjesë
të mirë të Ballkanit në mes të shek. XIV. Me rënien e Perandorisë Serbe në vitet 1350-1371, portet më
domethënëse i zuri Republika e Venedikut dhe u formësua kështu Arbëria Venedike. Pjesët e mbetura të
territoreve arbërore u përnda mes prijësve vendorë, pjesa më e madhe e të cilëve qenë vasalë të
Venedikut ose të Perandorisë Serbe.

Pas betejës së Savrës më 1385 pjesa më e madhe e prijësve vendorë u bënë vasalë osmanë. Më 1415-
1417 pjesa më e madhe e Shqipërisë së sotme Jugore dhe Qendrore u përbrendësua në Perandorinë
Osmane dhe në të porsaformuarin Sanxhaku Arvanid. Në vitet 1432-1436, prijësit e pakënaqur për
humbjen e privilegjeve të tyre paraosmane organizuan një kryengritje në viset jugore të Shqipërisë së
sotme. Kryengritja u shtyp deri në një organizim të mëvonët nga Skënderbeu më 1443, pas mposhtjes së
osmanëve në betejën e Varnës, gjatë Kryqëzatës së Varnës.

Më 1444 nën patronazhin venedikas, Skënderbeu si i pari i prijësve vendorë arbëror dhe zetas i bashkoi
kundër Perandorisë Osmane në një aleancë jetëshkurtër që ngjati deri më 1450-51. Skënderbeu vijoi
qëndresën e tij për 25 vjet deri në vdekjen e tij. Pasi territoret e tij u brendësuan në shtetin osman, vijoi
ekspansioni i kësaj perandorie drejt territoreve venedikase, Shkodra iu dorëzua më 1479, Durrësi më
1501 dhe Ulqini më 1571.

You might also like