You are on page 1of 1

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: 4 Klasa: IX

Situata e të nxënit: Në shtëpi. Dy llamba, megjithëse tek të dyja kalon e njëjta


Tema 15. Fuqia elektrike rrymë,njëra ndriçon më shumë tjetra më pak. Pse? Dy ngrohëse me elementë
rezistence, megjithëse tek të dyja kalon e njëjta rrymë, njëra ngroh më shumë
Tema 16. Ushtrime tjetra më pak. Pse? Dy pompa uji, njëra për 1 orë nxjerr 1000l ujë nga pusi,
tjetra po për 1 orë nxjerr 2000l? Çfarë mund të thoni për këtë? etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja:
Tema 15. fuqi e rrymës,
 dallon pajisjet elektrike nga njëra-tjetra duke u nisur mga fuqia e tyre, energji elektrike
 shpjegon efektet e rrymës elektrike,
 Përcakton fuqinë e rrymës elektrike si prodhim i intensitetit me diferencën potenciale,
Tema 16.
 njehson fuqinë e rrymës në situata të dhëna,
 njehson Energjinë elektrike kur njeh fuqinë e rrymës,
 vlerëson rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike duke treguar disa rrugë për këtë.
Burimet: teksti Fizika klasa 9, Lidhje me fushakurrikulare:
Mjetet: fletore, llamba, bateri, tela përcjellës Matematikë, gjuhët dhe komunikimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bashkëbisedim, demonstrim, përforcim, të nxënët në bashkëpunim, veprimtari praktike, punë e pavarur

Veprimtaritë për trajtimin dhe zgjidhjen e situatës: Bashkëbisedim rreth familjes së situatave të
shtruara.Dy llamba, megjithëse tek të dyja kalon e njëjta rrymë, njëra ndriçon më shumë tjetra më pak. Pse?
Përgjigje të mundëshme të nxënësve: Llamba që ndriçon më shumë është më e fuqishme se llamba që
ndriçon më pak.Dy ngrohëse me elementë rezistence, megjithëse tek të dyja kalon e njëjta rrymë, njëra ngroh
më shumë tjetra më pak. Pse? Përgjigje të mundëshme të nxënësve: Ngohësja që ngroh më pak është më pak
e fuqishme se ajo që ngroh më shumë.Dy pompa uji, njëra për 1 orë nxjerr 1000 l ujë nga pusi, tjetra po për 1
orë nxjerr 2000 l, Çfarë mund të thoni për këtë? Përgjigje tëmundëshme të nxënësve: Pompa që nxjërr më
shumë ujë për një orë është më e fuqishme se ajo që nxjerr më pak ujë.

Pyjetje- përgjigje: Me kë lidhet fuqia? Një pajisje që kryen më shumë punë për të njëjtën kohë se një pajisje
tjetër është më e fuqiahme. A do të thotë kjo se fuqia lidhet me punën e kryernë njësinë e kohes? Jepni
shembuj nga praktika të ngjashëm me këto që përmendëm.

Demonstrim: Dy llamba LED, njëra 9W dhe tjetra 18W, ndriçojnë në të njëjtën kohë,në secilën prej tyre
kalon rryma 3A, ndërsa tensioni i baterisë për secilën është i ndryshëm: Vëzhgohet ndriçimi i secilës prej
tyre. Në cilën llambë mendoni se dp është më i madh?

Shpjegoj se fuqia e rrymës varet nga dp dhe fuqia = rrymë x diferencë potenciale. Njësia që mat fuqinë është
W (vat), Nga Fuqia=punë/t Përcaktojmë Puna =E=fuqi*t=I*V*t

Përforcim: punë individuale: I= 3 A, V= 12 V, fuqia = ?

Punë e pavarur në dyshe: Punim i ushtrimeve në tekstin e nxënësit:

Bashkëbisedim në dhënien e përgjigjeve.


 Cila formulë për njehsimin e fuqisë është e saktë?P= I*V.P=I/V, P= V/I
 Cila formulë për njehsimin e energjisë elektrike është e saktë? E=P*t, E=I*V*t, E= I*V.
Punë individuale: Llogarit energjinë e tejçuar gjatë kalimit të ngarkesës 20 C,kur dp është 8V.
Plotësim i përgjigjeve për pyejet përmbledhëse në faqen 29

Vlerësimi:Vlerësimi i përgjigjeve me gojë; vlerësim për veprimtarinë praktike për përdorimin e mjeteve.
N 2: Dallon pajisjet elektrike nga njëra-tjetra duke u nisur nga fuqia elektrike e tyre, përshkruan efektet e
rrymës elektrike, shkruan formulat për përcaktimin e fuqisë së rrymës dhe energjisë së rrymës

N 3: Identifikon pajisjet sipas fuqisë së rrymës, shpjegon me shembuj nga teksti efektet e rrymës elektrike,
zbaton formulat për njehsimin e fuqisë dhe energjisë së rrymës elektrike.

You might also like