You are on page 1of 1

Dieta për hiperkolesterolemi dhe hipertrigliceridemi

Udhëzimet e përgjithshme

1. Është e nevojshme që gjithmonë t'i përmbaheni udhëzimeve, pra të ndërroni stilin e të ushqyerit.
2. Suksesi i mjekimit kryesisht varet nga ushqimi adekuat.
3. Pesha e trupit duhet të mbahet në suaza të normales (nga lartësia trupore zbritni 100). Për sasinë e ushqimit konsultoni
mjekun e juaj.
4. Peshën kontrolloni njëherë në dy apo tri javë.
5. Çdo ditë merruni me aktivitet fizik (ecje e shpejtë 3-4 km, vrapim, not, grahje biçiklete, gjimnastikë).
6. Alkooli dhe pirja e duhanit nuk lejohen. Zvogëloni konsumimin e kripës.
7. Ushqimin e përgatitni vetëm me vaj. Perimet i zini e vajin e shtoni në fund të zierjes. Vaji njëherë i përdorur nuk guxon
përsëri të shfrytëzohet për përgatitjen e ushqimit.
8. Preferohen sasi më të vogla mishi (dy herë në javë mishi të zëvendësohet me peshk). Një pjesë të mishit (përafërsisht një
e pesta) të zëvendësohet me sojë.
9. Të rritet marrja e materieve të patretshme (oriz i paqëruar, perime, pemë).
10. Më së miri është të mësoheni me ushqimin që nuk përmban sheqer të përqendruar ose e ëmbëlsoni me saharin.
11. Merrni sa më shumë sallata të freskëta me pak vaj apo pa te.

lloji i ushqimit e lejuar` e ndaluar

qumështi dhe qumështi me pak yndyrë, djathë i freskët lope, tlyni, qumësht me shumë yndyrë, ajka, kajmaku,
produktet e qumësht lope, të gjitha në sasi të vogla djathërat me shumë yndyrë (20-30% yndyrë), shlag
qumështit
mishi dhe mish i shpezëve pa lëkurë, pos patës dhe mish me yndyrë posaçërisht i derrit, mish lope me
prodhimet nga gusës, mish peshku, mish viçi, mish qengji i yndyrë, mëlçia, truri, pasteta, të gjitha llojet e
mishi zier, të bardhët e vesë mishit të konservuar, prodhimet nga mishi i derrit,
të kuqët e vezës
yndyrat yndyrat bimore (luledielli, misri, soje), vaj yndyra e derrit, tlyni, dhjami, margarina
ulliri
të gjitha llojet e perimeve të përgatitura pa
perimet yndyrë duke përfshirë edhe pataten (më së
miri të zier, avokado
mollët, qërshit, vishnje, kajsi, dardhat, rrush i thatë, pemë të thara, arra e kokosit
pemët kumbullat, portokaj, mandarinat, dredhëzat,
manat, bostani, pjepra, rrushi, limoni, arrat,
lajthi, badem
pijet kafe e zezë, çaji, uji mineral, vena në sasi të kakao e çokolada
vogla, të gjitha lëngjet e pemëve
buka dhe buka e zezë, gjysmë e bardhë, brumi në sasi të brumi në formë pete, çips, smoki e të ngjashme
brumnat vogla
gurabija të thata pa yndyrë, marmellad për ëmbëlsirat me krem, çokolada dhe prodhimet nga
ëmbëlsirat diabetik apo me më pak sheqer, akullore pa çokolada, palaçinka, brumi e pjekura në yndyrë
ajkë në sasi të vogla
mëlmesa kripa, biberi, senfi, uthulla, origano, si dhe majoneza
bimët që përdoren si mëlmesa

Vërejtje: 1. Nëse njëkohësisht vuani nga sëmundja e sheqerit është e nevojshme që të konsultoheni me diabetologun për të
caktuar dietën adekuate. Të sëmurit nga sëmundja e sheqerit nuk duhet konsumuar sheqer të përqendruar dhe ushqim ku ka
sheqer; sasia e bukës, brumit dhe materieve të pasura me amidon (patate, oriz) është e kufizuar.
2. Nëse njëkohësisht keni shtypjen e lartë të gjakut, rreptësisht është e ndaluar pirja e duhanit. Të keni kujdes që të konsumoni
sa më pakë kripë jo më shumë se 3 g në ditë. Të keni parasysh se sasi të mëdha kripe ka në “Vegeta” dhe mëlmesa të
ngjashme, në ushqimin e konservuar, në mishin e terur, në turshi - e në sasi më të vogël edhe në qumësht dhe prodhime të
qumësh tit.

dr Tefik Bekteshi

You might also like