You are on page 1of 44

___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I GJEOLOGJISE DHE I MINIERAVE
DEPARTAMENTI I INXHINIERISE SE BURIMEVE MINERARE

Prof.Dr. SOKOL MATI

EKOLOGJIA E ZBATUAR
dhe
veprimtarite minerare

Kapitulli i peste 5. MBETJET URBANE


MBETJET URBANE
Koncepti mbetjeve urbane
Mbetjet urbane ne Shqiperi
MENAXHIMI I MBETJEVE URBANE.
Mbledhja, Grumbullimi, Menyrat e menaxhimit te mbetjeve urbane
depozitimi I mbetjeve urbane
TRAJTIMI I MBETJEVE URBANE.
Trajtimi I mbetjeve te ngurta urbane
Problematikat e trajtimit te mbetjeve urbane ne shqiperi.
Legjislacioni mjedisor në fushën e administrimit të mbetjeve
Trajtimi I mbetjeve te lengeta urbane
Impiantet e trajtimit te ujrave te zeza ne Shqiperi

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 1


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

KAPITULLI I PESTE: MBETJET URBANE


MBETJET URBANE
KONCEPTI I MBETJEVE URBANE
Në natyrë nuk ka mbetje. Nënproduktet “mbetje” të krijuara prej një procesi ose organizmi natyror
shërbejnë si lëndë të para për procese dhe organizma të tjerë. Në shkencën e materialeve termi
“mbetje” nënkupton nënproduktet e përftuara nga procese të ndryshme industriale, ndërsa në
përdorimin më të përgjithshëm termi “mbetje” është një koncept që nënkupton çdo hedhurinë që
rezulton prej aktiviteteve individuale, shtëpiake dhe industriale. Bazuar në proceset nga te cilat
jane perftuar mbetjet ato mund të grupohen në këto kategori kryesore:
1. mbetje urbane (të ngurta, të lëngëta),
2. mbetje industriale,
3. mbetje të përpunimit të mineraleve,
4. mbetje bujqësore dhe
5. mbetje të rrezikshme (radioaktive, toksike).
Zakonisht mbetjet konsistojnë në një përzierje komplekse substancash të ndryshme ku vetëm disa
prej tyre mund të përbëjnë rrezik për shëndetin. Mbetjet urbane (të ngurta) konsistojnë kryesisht
në përzierje të mbetjeve ushqimore, të letrave dhe kartonëve, qelqit, metaleve, drurit, gomës,
plastikës dhe tekstileve. Më tepër se 30% e mbetjeve të ngurta urbane përbëhet prej paketimeve
dhe rreth 40% e kësaj të fundit është plastikë. Plastika nuk biodegradohet, por kalon nëpërmjet
një procesi të njohur me termin fotodegradim, në të cilin rrezatimi diellor e copëton atë në pjesëza
gjithmonë e më të vogla deri në përftimin e pluhurit. Plastika nuk zhduket, madje edhe kur ndodhet
në gjendje pluhuri ajo mbetet për shekuj duke shkaktuar dëme të mëdha ndaj ekosistemeve. Për
shkak të jetëgjatësisë së mbetjeve plastike, sasia e mbetjeve plastike që hidhen, përbën një problem
të madh. Në mënyrë direkte ose indirekte, mbetjet urbane ndikojnë negativisht në mjedis, shëndet
dhe mirëqenien e ekosistemeve.
Popullsite te vendosura ne zonat urbane ose ato rurale gjate aktivitetit te tyre krijojne lende qe I
hedhin si mbetje.
Me mbetje urbane do te kuptojme te gjitha ato lende te ngurta ose te lengeta qe ne momentin e krijimit
te tyre trajtohen si mbeturina qe rezultojne nga aktiviteti njerezor dhe nuk kane me perdorim nga
njerezit. Mbetje të ngurta urbane, sipas përcaktimeve në legjislacionin Evropian, konsiderohen çdo
substancë ose objekt që zotëruesi i tyre është i interesuar ti braktisë dhe dëshiron ose është i detyruar
ti hedhë ato. Zotëruesi këto materiale fizike i largon nga vetja e tije duke humbur kështu çdo interes
konkret pasuror për këto substanca apo objekte pavarësisht vlerave që mund të bartin ato në
momentin e braktisjes. Mbetjet e ngurta urbane,janë mbetjet e ngurta familjare dhe mbetjet e tjera të
ngjashme me to të cilat vinë nga shërbimet komunitare ndaj popullatës në zonat e banuara qoftë dhe
përkohësisht.
Aktivitetet njerëzore gjenerojnë mbetje. Rreth 10% e mbetjeve totale në vendet e BE-së konsiston
në “mbetje urbane”, mbetje që gjenerohet kryesisht nga aktiviteti shtëpiak, ndërtesat publike dhe
në një masë më të ulët nga bizneset e vogla, etj. Statistikat tregojnë se në këto vende çdo individ
përdor rreth 16 ton produkte në bazë vjetore, prej të cilave mesatarisht 6 ton shndërrohen në
mbetje. Çdo individ në BE gjeneron mesatarisht 0,5 ton mbetje shtëpiake në vit. Ndërsa popullsia
botërore vazhdon të urbanizohet dhe të zhvillohet ekonomikisht, prodhimi i mbetjeve vazhdon të
rritet me ritme më të mëdha në vendet në zhvillim. Kështu pritet që bota të përjetojë një pesëfishim
të volumit të mbetjeve të gjeneruara deri në 2025.
Nevoja për ndryshim të menyres së të menduarit dhe stilit të jetesës ne kuader te krijimit
dhe menaxhimit te mbetjeve urbane eshte sot nje domosdoshmeri. Deri në vitet 70 mendohej
se mbetjet janë diçka normale, nënprodukte natyrore të industrisë prodhuese në një botë me
burime të pashtershme. Vleresimi që burimet janë të limituara dhe me bërjen të dukshme të
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 2
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

problemeve të ndotjeve dhe të shëndetit publik, gradualisht u kalua në një perspektivë tjetër:
mbetjet janë të dëmshme dhe të rrezikshme. Ky koncept I ri udhëhoqi drejt prodhimit më të pastër
dhe riciklimit. Thirrja e re nuk nënkupton të prodhojmë më pak, por të prodhojmë ndryshe,
mundësisht pa mbetje ose me mbetje sa më të pakta të biodegradueshme në rastin më pak të
favorshëm. Ky koncept na ndihmon që ta shohim situatën nga një perspektivë tjetër. Të synojmë
drejt parandalimit të mbetjeve, drejt vizionit: ZERO MBETJE! Sot, “mbetjet” nuk duhet të jenë
çështje vetëm për shkencën materiale, ekologjik, por edhe për shkencat sociale, duhet që këto
disiplina të punojnë ngushtësisht bashkë. Nga njëra anë nevojitet një edukim i komunitetit për
aplikim të praktikave që gjenerojmë sa më pak mbetje në respekt dhe dashuri të jetës, të planetit
dhe burimeve të tij të shtershme. Nga ana tjetër shkenca e materialeve tregon që mbetjet mund të
përdoren me sukses për prodhimin e materialeve tepër të vlefshme me kosto më të ulët, duke
mundësuar edhe mbrojtjen e mjedisit dhe ekosistemeve. Metalet e rënda dhe substancat toksike
dhe të rrezikshme mund të “burgosen” përfundimisht duke u lidhur kimikisht dhe duke u bërë
pjesë e strukturës së këtyre materialeve. Kjo eliminon edhe mundësinë e rrjedhjeve dhe ndotjeve të
ujërave nëntokësore, tokës dhe mjedisit.

MBETJET URBANE NE SHQIPERI


Administrimi i mbetjeve urbane në vendin tonë është i decentralizuar. Në pjesën më të madhe të
qyteteve shërbimet e mbledhjes dhe transportimit të mbetjeve kryhet nga kompani privatë të
menaxhimit të mbetjeve, të cilat janë të kontraktuara nga bashkitë. Në shumicen e bashkive të
vendit, tarifa për menaxhimin e mbetjeve Përfshin grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve deri
në venddepozitim. Zonat rurale nuk janë të mbuluara akoma nga shërbimet e menaxhimit të
mbetjeve. Pjesa me e madhe e mbetjeve të këtyre zonave depozitohen nëpër lumenj ose në anë të
rrugëve të cilat pastrohen nga Ujërat dhe në këtë mënyre zhvendosen në një pjesë tjetër toke dhe
në fund në rrjedhjet ujore.
Mbetjet bashkiake kanë një përqindje të lartë të mbetjeve organike dhe nuk ekziston ndonjë metodë
riciklimi për të reduktuar sasinë e mbetjeve organike që hidhen në vend-depozitime. Mbetjet
organike në vend-depozitime janë burimi kryesor i emetimit të CH4 në ajër.
Nuk ka nje sistem të sigurtë për administrimin e mbetjevet të rrezikshme (atyre të prodhuara nga
industritë dhe ato shtëpiake). Riciklimi i Mbetjeve është në fazën fillestare. Metoda më e përdorur
për trajtimin e mbetjeve është ajo e groposjes, megjithëse duhet përmendur dhe fakti që këto gropa
nuk kanë një strukturë të mirë ose janë vendosur në zona të ndjeshme, duke çuar në ndotjen e
mjedisit.
Në vendin tonë ka disa kompani private riciklimi të cilat, grumbullojnë, përpunojnë tipe të
ndryshme mbetjesh: skrap, letër, plastik, tekstile, goma të përdorura. Ka rreth 12.000 grumbullues
individual, informal dhe rreth 60 kompani grumbulluese për mbetje të ndryshme të riciklueshme.
Mbetet problem mungesa e ndarjes së mbetjeve që në burim. Grumbulluesit individuale dhe
kompanitë hasin vështirësi në gjetjen e mbetjeve të pastra dhe të ndara. Pjesa më e madhe e
mbetjeve të riciklueshme vjen nga mbetjet urbane, dhe pjesërisht nga sektori industrial.
Duhet theksuar se nuk ka impiante të kompostimit të mbetjeve të biodegradueshme dhe të djegjes
së mbetjeve urbane (të pa riciklushme) si dhe mbetjeve industriale për shfrytëzimin e energjisë së
tyre për industrinë prodhuese.
Në Shqipëri mbetjet e ngurta urbane hidhen në kazanët e grumbullimit të mbetjeve përgjithësisht
të pa ndara sipas llojit dhe në shumë raste hidhen po aty dhe mbetje industriale rezultuar nga
prodhime dhe shërbime të subjekteve të vogla biznesi në territorin urban. Sasia e mbetjeve të
menaxhuara ndarë sipas burimeve kryesore gjeneruese është: sasia totale e mbetjeve të
menaxhuara ndarë në mbetje të ngurta urbane, të cilat janë mbetje familjare dhe ato të shërbimeve
komunitare dhe mbetjet industriale të cilat depozitohen dhe për pasojë menaxhohen bashkë me
mbetjet urbane.
Shkalla e mbulimit të popullatës rezidente me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve
urbane është: sasia në % e popullatës, me banim të përhershëm dhe të përkohshëm në një territor

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 3


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

të caktuar, për mbetjet e të cilëve ofrohet shërbimi i duhur në të gjitha fazat e menaxhimit të tyre
financuar nga fondet publike.
Përbërja relative e mbetjeve të menaxhuara sipas materialeve dominuese përkundrejt totalit është:
përqindja në peshë që zë lloji i mbetjes së emërtuar përkundrejt sasisë totale të mbetjeve.
Mbetjet totale të gjeneruara në shkallë vendi dhe mbetjet të pa menaxhuara me fonde publike janë:
mbetjet urbane të menaxhuara me fonde publike dhe mbetjet që menaxhohen nga vetë burimet
gjeneruese privatisht. Mbetjet që menaxhohen privatisht nga burimet gjeneruese rezultojnë si
deduksion matematik mes mbetjeve të menaxhuara për banor dhe shkallës së mbulimit të banorëve
rezident me shërbime komunitare për mbetjet. Mbetjet totale të gjeneruara përbejnë sasinë teorike
të mbetjeve urbane prodhuar nga aktiviteti njerëzor në vitin përkatës. Ky tregues i referohet
mbetjeve të menaxhuara në zonat ku ky aktivitet kryhet si shërbim komunitare ndaj publikut dhe
sasisë tjetër të mbetjeve të cilat menaxhohen nga vetë banorët pasi nuk mbulohen nga shërbimet
publike për mbetjet. Sasia e mbetjeve totale të gjeneruara në ketë rast vjen si kalkulim teorik i
mbetjeve totale të gjeneruara nga banorët bazuar në treguesin e mbetjeve të menaxhuara për banor
rezident në vit dhe në shkallën e mbulimit të banorëve me shërbime për mbetjet në vitin përkatës.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 4


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Mbetjet e ngurta urbane në Shqipëri, për vitin 2016 rezultojne të jenë menaxhuar 1.3 milion tonë
mbetje nga 1.4 milion tonë në vitin 2015, duke shënuar një rënie me rreth 8 pikë përqindje. Sasia
vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banorë në shkallë vendi ka patur luhatje të vazhdueshme, kjo
shifër ishte: 373 kg/banor në vitin 2016, 396 kg/banor në vitin 2015.
Sasia në % e mbetjeve industriale të përziera në burim bashkë me ato urbane ka qenë jo stabël me
tendencë të lehte ulje në vitet e fundit. Në vitin 2016 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara
bashkë me ato urbane ishte 17,0 %, në vitin 2015 ishte 19,0 % duke shënuar një rënie me 2 pikë
përqindje.
Gjithsesi menyra e grumbullimit dhe menaxhiumit te mbetjeve le per te deshiruar. Kalimi ne
grumbullimin selektiv kerkon akoma ndergjegjesim te popullates.
Sistemi i menaxhimit të mbeturinave është në nivel të ulët për shkak të sistemit të mbledhjes së
dobët në qytete dhe pothuajse nuk ka grumbullimi në zonat rurale. Për pastrimin e qyteteve,
grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave operojnë kompanitë private të financuara nga
komunat. Vendi ynë ka shumë pak sisteme për riciklimin, ripërdorimin e mbetjeve dhe për
depozitimin e tyre. Kusht i domosdoshëm për riciklimin e mbetjeve është ndarja e tyre në burim.
Kjo kërkon nga autoritetet lokale (komunat), që të organizojnë apo krijojnë sisteme për mbledhjen
selektive të mbeturinave nga veprimtaritë shtëpiake.
Shumica e mbeturinave në zonat rurale depozitohen në vende te pacaktuara dhe veçanërisht në
rrjedhat e ujërave ku mbeturinat merren nga uji dhe transportohen në vende të tjera. Nuk ka asnjë
sistem për menaxhimin e sigurt të mbeturinave të rrezikshme. Metoda kryesore për trajtimin e
mbeturinave është ndërtimi i vend-depozitimeve edhe pse duhet theksuar se këto nuk janë ndërtuar
siç duhet nga ana inxhinierike duke shkaktuar në këtë mënyrë ndotje të vazhdueshme në mjedis.
Problemi më i madh për vend-depozitimet janë zjarret e pakontrolluara, të cilat çojne në çlirimin e
gazeve toksike (dioksinë, furane) në zonat e populluara duke përbërë një problem serioz për
shëndetin e njeriut. Gjithashtu një problem shqetësues janë ujërat e ndotura të krijuar në vend-
depozitime dhe që nuk trajtohen duke paraqitur një rrezik të madh për ndotjen e ujërave
sipërfaqësore dhe nëntokësore.
Për menaxhimin e mirë të mbetjeve do të ndihmojnë ndërtimet e vendepozitimeve të reja në
përputhje me standardet mjedisore në disa rajone si dhe disa të tjerë që janë në proces.

Vendepozitimet e planifikuara në shfrytëzim


____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 5
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Nr Vendepozitimi Sipërfaqe Kapaciteti Shënime


1 Bestrova 1 (Vlorë) 12 ha 1044690 m3Ka përfunduar studimi
2 Bushat (Shkodër) 12 ha 1000000 m3Ka filluar ndërtimi
3 Bajkaj (Delvinë) 5 ha - Ka përfunduar studimi i
f izibilitetit
4 Sharrë (Tiranë) 15 ha 2900000 ton Ka filluar shfrytëzimi
5 Korçë 10 ha - Ka përfunduar studimi i fizibilitetit
6 Rubik (landfill industrial) 5000 m 2 3500 ton/vit Ka përfunduar
7 Peshkopi 8000 m2 - Ka përfunduar studimi i fizibilitetit
Ndërtimi i vendepozitimeve rajonale të mbetjeve bashkiake në 12 zona siç është parashikuar në
Planin Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve 2010-2025 mund të jetë një përparim drejt mbulimit
të plotë të popullsisë me sisteme të mbledhjes së mbetjeve.
Ndërtimi i vend-depozitimeve të reja të mbetjeve urbane në Tiranë, Durrës, Shkodër etj , dhe
vendepozitimeve sanitare, do të lejojë që të ketë menaxhim më të mirë të mbetjeve të ngurta dhe
pritet të ketë ndikim të madh pozitiv në mjedis dhe në shëndetin publik.

Mbetje urbane te shperndara pa kriter, me nje impact ndotes te madh ne lumenjt, nga djegja e
pakontrolluar e tyre, transporti pa kritere, futja e kafsheve shtepiake per ushqim, realizim I riciklimit
nga njerzit ne meyre te pakontrolluar, te rezikshme per shendetin e tyre.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 6


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Menyra korrekte e grumbullimit selektiv te mbetjeve urbane

Menaxhim jo korrekt ne grumbullimin e mbetjeve urbane


Në Shqipëri, sasia vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banorë në shkallë vendi ka patur luhatje të
vazhdueshme, kjo shifër ishte 373 kg/banor në vitin 2016. Sasia e mbetjeve të ricikluara ishte ne
2016 19 336 tonë.

Sasia në % e mbetjeve industriale të përziera në burim bashkë me ato urbane ka qenë jo stabël me
tendencë të lehte ulje në vitet e fundit. Në vitin 2016 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara
bashkë me ato urbane ishte 17,0 %, në vitin 2015 ishte 19,0 % duke shënuar një rënie me 2 pikë
përqindje. Mbetjet e menaxhuara janë trajtuar kryesisht duke i depozituar ato në landfille dhe
vende të tjera depozitimi të miratuara nga organet përkatëse të pushtetit vendor . në vitin 2016 u
depozituan 77.7 % e sasisë totale të mbetjeve në landfille, ndërsa në vitin 2015 u depozituan 68,8
%, duke shënuar një rritje rreth 9 pikë përqindje të sasisë totale të mbetjeve të menaxhuara në
shkallë vendi.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 7


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane nuk
ka qënë konstant në katër vitet e vrojtuara. Ky tregues ka shënuar 68,7 pikë përqindje me një rritje
prej 8,7 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Mbetjet totale të gjeneruara dhe mbetjet e pa
menaxhuara me fonde publike: Nisur nga mbetjet e gjeneruara për banor dhe shkalla e mbulimit
të popullatës me shërbime për menaxhimin e mbetjeve llogaritet që sasia e mbetjeve në total është
më e madhe se sasia e mbetjet të menaxhuara. Në vitin 2016 sipas llogaritjeve metodologjike janë
gjeneruar afërsisht 2.2 milion ton mbetje urbane, në vitin 2015 kjo shifër ishte 2.5 milion ton, në
vitin 2014 janë gjeneruar 1.5 milion ton dhe në vitin 2013 janë gjeneruar 1.1 milion ton. Struktura
e subjekteve që menaxhojnë mbetje mbështetur në fonde publike. Në vitet 2013 - 2016 në shumë
raste mbetjet janë menaxhuar nga vetë bashkitë dhe komunat, direkt pa kontraktuar subjekte të
treta për këtë shërbim. Në vitin 2016 rreth 52,7 % të rasteve ky shërbim u realizua direkt nga vetë
bashkitë, në vitin 2015 me 72,1 %, në vitin 2014 treguesi ishte 52,01 % dhe 47,83 % në vitin 2013.
Ky tregues ka pësuar rënie vitin e fundit si rezultat i përqendrimit të shërbimeve nga Bashkitë e
riorganizuara.

Trajtimi i mbetjeve në sasi dhe përqindje sipas mënyrave kryesore të trajtimit shpreh destinacionin
final të mbetjeve grupuar sipas mënyrave standarde të trajtimit. Mbetje të menaxhuara me fonde
publike në total dhe referuar banorëve rezident janë: Mbetjet të cilat menaxhohen nën kujdesin e
organeve të pushtetit vendor financuar si shërbime nga buxheti i tyre për banoret vendas dhe të
tjerë rezident në territorin e tyre administrativ. Struktura e subjekteve që menaxhojnë mbetje
nënkupton përqindjen që zënë subjektet e klasifikuara sipas statusit të tyre juridik në totalin e
subjekteve që kanë menaxhuar mbetje në vitet përkatëse.
Në përbërjen e mbetjeve urbane komponent kryesor janë mbetjet organike. Në mbetjet e
menaxhuara ne landfille sasia e mbetjeve organike ka patur luhatje të vogla raportuar ndaj sasisë
totale. Në vitin 2016 mbetjet organike përbënin rreth 49,52 % të sasisë kundrejt 51,4 % që ishte në
vitin 2015, 50,2 % në vitin 2014 dhe 41,0 % në vitin 2013.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 8


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Menyra e ndertimit ten je landfilli pervec parametrave gjeollogjike ne zghedhjen e terrenit ka


rendesi ne mbulimin e vendit te depozitimit me material jo pershkues qe te sherbeje si
grumbullues I ujrave te lishivimit dhe trajtimit te metejshem te tyre.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 9


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Ndertimi I landfillillit te Sharres ne Tirane dhe depozitimi I mbetjeve ne te.

Riciklimi i mbetjeve ka ruajtur afërsisht të njëjtin nivel treguesish me tendencë në rënie. Në vitin
2016 u ricikluan 17.2 % e sasisë totale, ndërsa në vitin 2015 u ricikluan 25,3 %, në vitin 2014 21,6
% dhe në vitin 2013 rreth 24,0 %. Vërehet një tendencë e lehtë ulje e sasisë së mbetjeve që digjen
kryesisht për prodhim energjie termike.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 10


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Në vendin tonë gjenden rreth 65 vend-depozitime të pakontrolluara mbetjesh urbane të përmasave


të ndryshme, të cilat nuk ndjekin ndonjë kusht teknik ose mjedisor. Ndërkohë ekzistojnë disa
landfille si ne Sharrë, Tiranë me kapacitet 196 820 tonë, Bushat, Shkodër me kapacitet 39 796
tonë, Bajkaj, Sarandë me kapacitet 10 000 tonë, Maliq, Korçë. Mesatarisht në landfille përfundojnë
rreth 246 616 tonë mbetje, ndërsa pjesa tjetër prej 704 743 tonë përfundon në vend-depozitimet e
pakontrolluara.

Impianti seleksionimit te mbetjeve te ngurta

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 11


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Pamje te inceneratorit te Elbasanit

MENAXHIMI I MBETJEVE URBANE


MBLEDHJA, GRUMBULLIMI MENAXHIMI DHE DEPOZITIMI I MBETJEVE URBANE
Mbetjet janë një barrë për planetin, mjedisin, ekosistemet dhe njeriun. Autoritetet publike lokale
kanë përgjegjësinë për grumbullimin dhe mënjanimin e mbetjeve urbane. Autoritetet lokale
rrallëherë ofrojnë shërbim mbulimi universal, zakonisht prioritet i jepet më tepër grumbullimit sesa
trajtimit të mëtejshëm të mbetjeve. Përmirësimi i menaxhimit të problemit të mbetjeve kërkon
investime dhe kompetenca që sektori publik nuk është gjithmonë në gjendje t’i sigurojë. Autoritetet
lokale për këtë zakonisht i drejtohen sektorit privat për të përfituar prej ekspertizës së tij dhe
çmimeve konkurruese. Tregu i mbetjeve nuk është thjesht një shërbim publik, por, gjithashtu, edhe
një sektor i rëndësishëm ekonomik dhe një buxhet i rëndësishëm për pushtetin vendor. Në vendet
e OECD ky treg ka një vlerë prej rreth 390 miliard USD dhe kontribuon në rreth 5% të vendeve të
punës në zonat urbane. Pjesëmarrja e sektorit privat mund të shërbejë si një mënyrë për të asistuar
sektorin publik për të adresuar deficitet e mëdha financiare. Megjithatë, perspektivat e sektorit
privat varen gjerësisht prej implementimit të një kornize strikte dhe të sigurt rregullatore dhe
monitoruese, qeverisjeje të mirë vendore dhe akses më të mirë financiar.
Menaxhimi i mbetjeve konsiston në të gjithë zinxhirin e aktiviteteve dhe veprimeve të nevojshme
për të minimizuar efektet e dëmshme dhe negative të tyre nga momenti i gjenerimit të tyre deri në
depozitim dhe riciklim/rikuperim, etj. Kjo përfshin midis të tjerave, grumbullimin, trajtimin dhe
depozitimin e mbetjeve bashkë me kornizën ligjore, rregullatore dhe monitoruese. Monitorimi
mjedisor i të gjitha burimeve potenciale të mënyrave të ndryshme të menaxhimit kryhet
vazhdimisht llojet dhe sasitë e substancave të emetuara prej tyre njihen mirë. Menaxhimi i dobët i
mbetjeve kontribuon në ndryshime klimatike, ndotje të ajrit dhe ndikon drejtpërsëdrejti ne
ekosistemet dhe speciet e ndryshme.
Nuk ka dyshim që, në varësi të llojit të materialit të pranishëm në mbetje, ekziston një potencial i
konsiderueshëm për ndodhjen e ekspozimit të dëmshëm nëpërmjet menaxhimit të mbetjeve
urbane. Nivele të mëdha ndotjeje të ajrit, tokës dhe ujit, në disa situata të bëra të njohura, kanë
çuar në shqetësim të bazuar mbi efektet potenciale në shëndet të proceseve të menaxhimit të
mbetjeve urbane, veçanërisht brenda komuniteteve që jetojnë në afërsi të zonave të trajtimit të
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 12
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

mbetjeve. Një individ mund të ekspozohet ndaj një substance me anë të një ose disa rrugëve, p.sh.
nëpërmjet frymëmarrjes, konsumimit të ushqimit ose pijeve që e përmbajnë substancën ose me anë
të kontaktit të substancës me lëkurën.
Çdo substancë, ndaj së cilës ekspozohemi, mbart potencialin për të shkaktuar efekte të dëmshme.
Dëmi që mund të shkaktohet nga ekspozimi ndaj një substance përcaktohet nga doza, d.m.th. sasia
e substancës që merret ose bie në kontakt me individin. Në përgjithësi, sa më e madhe doza aq më
i madh risku i efekteve negative dhe më të rënda efektet e pritshme. Në të kundërt, në doza
mjaftueshmërisht të ulta, asnjë substancë nuk mund të jetë toksike (me përjashtimin të disa
substancave kimike që shkaktojnë kancer). Edhe substancat që janë esenciale për organizmin tonë
si hekuri mund të jenë toksike në doza të larta. Substancat e emetuara nga menaxhimi i mbetjeve
urbane kanë një seri efektesh potenciale mbi shëndetin në varësi të dozës së marrë.
Mbetjet urbane kane nje kontribut ndonese te pamatshem ne rritjen e temperaturës mesatare në
sipërfaqen e tokës (efekti serë), ne shkatërrimin e shtresës mbrojtëse të ozonit (O3) ka dhe ndikimet
potenciale në shëndet, në varësi të llojit të materialit të pranishëm në mbetje, ekziston një potencial
i konsiderueshëm për ndodhjen e ekspozimit të dëmshëm, veçanërisht të individëve që merren me
menaxhimin e mbetjeve dhe të komuniteteve që jetojnë në afërsi të zonave të trajtimit të mbetjeve.
Një individ mund të ekspozohet ndaj një substance me anë të një ose disa rrugëve, p.sh. nëpërmjet
frymëmarrjes, ujit, konsumimit të ushqimeve që e përmbajnë substancën dhe kontaktit të
substancës me lëkurën. Çdo substancë ndaj së cilës ekspozohemi mbart potencialin për të
shkaktuar efekte të dëmshme. Dëmi që mund të shkaktohet nga ekspozimi ndaj një substance
përcaktohet nga doza, d.m.th. sasia e substancës që merret ose bie në kontakt me individin. Në
përgjithësi, sa më e madhe doza aq më i madh rrisku i efekteve negative dhe më të rënda efektet e
pritshme. Në të kundërt, në doza mjaftueshmërisht të ulta, asnjë substancë nuk mund të jetë
toksike (me përjashtimin të disa substancave kimike që shkaktojnë kancer). Edhe substancat që
janë esenciale për organizmin tonë si hekuri mund të jenë toksike në doza të larta. Substancat e
emetuara nga menaxhimi i mbetjeve urbane kanë një seri efektesh potenciale mbi shëndetin në
varësi të dozës së marrë.
Njihen kryesisht këto efekte/ndikime në shëndetin publik: Irritim i syve: komponime organike
volatile Bronshit: grimca të ngurta, dioksid squfuri Infeksione të rrugëve të frymëmarrjes: dioksidi
i squfurit Astma: dioksid azoti Pakësim i kapacitetit oksigjen- mbartës të gjakut: monoksidi i
karbonit Efekte në sistemin nervor qendror: plumbi, magnezi, monoksidi i karbonit Efekte në
sistemin imunitar: plumbi, dioksinat, merkuri, hidrokarburet aromatike policiklike, benzeni,
bifenilet e poliklorinuara, komponimet organike të klorinuara, nikeli, kromi, tolueni Defekte të
lindura dhe defekte riprodhuese: arseniku, benzeni, kadmiumi, komponimet e klorinuara, plumbi,
merkuri, hidrokarburet aromatike policiklike, bifenilet e poliklorinuara Kancer: hidrokarburet
aromatike policiklike, arseniku, nikeli, kromi, kloruri i vinilit, benzeni Efekte në mëlçi: arseniku,
bifenilet e poliklorinuara, kloroformi, kloruri i vinilit Efekte në veshka: merkuri, kadmiumi, kromi,
arseniku, plumbi, hidrokarburet e halogjenuara, tretësit organikë, pesticidet. Grimcat e ngurta
(PM), të cilat konsistojnë në një përzierje komplekse të substancave të ngurta dhe të lëngëta të
suspenduara në ajër ndikojnë më tepër se çdo ndotës tjetër në shëndet. Përbërësit kryesorë të PM-
ve janë sulfatet, nitratet, amoniaku, kloruri i natriumit, karboni i zi, pluhuri mineral dhe uji.
Grimcat me ndikimin më negativ në shëndet janë ato me diametër më të vogël se 10 mikrometër (≤
PM10), të cilat mund të depërtojnë thellë në mushkëri. Ekspozimi kronik ndaj tyre kontribuon në
zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe respiratore si dhe në kancer të mushkërive.
Siç u përmend edhe më sipër, këto efekte shëndetësore mund të priten vetëm nëse kohëzgjatja e
ekspozimit është e mjaftueshme.
Menaxhimi i mbetjeve konsiston në të gjithë zinxhirin e aktiviteteve dhe veprimeve të nevojshme të
parashikuar në një kornizë tekniko-ligjore për të minimizuar efektet e dëmshme dhe negative të
tyre nga momenti i gjenerimit deri në depozitim (pas riciklim/rikuperimit të pjesës që mund të
riciklohet drejtpërsëdrejti).
Mbetjet e ngurta urbane per menyren se si ato menaxhohen gjate grumbullimit nga popullatat dhe
organet locale apo qendrore kane krijuar problematika, ne bote sidomos ne vendet ne zhvillim.
Metodat kryesore të menaxhimit të mbetjeve te ngurta urbane janë:
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 13
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

1. Mbledhja dhe grumbullimi I mbetjeve.Grumbullimi selektiv I mbetjeve.


2. Depozitimi në landfill – depozitimi i mbetjeve në një zonë të projektuar posaçërisht,
“groposja” e tyre në një gropë të parandërtuar dhe të veshur me një shtresë të
padepërtueshme për të minimizuar emisionet dhe rrjedhjet, dhe trajtimi kimik I rrjedhjeve
te grumbulluara.
3. Asgjësimi me incinerim – një proces djegie i projektuar për të rikuperuar energjinë dhe
reduktuar volumin e mbetjeve për t’u depozituar.
4. Asgjësimi me anë të gazifikimit dhe/ose pirolizës
5. Asgjësimi me anë të kompostimit – një proces biologjik aerobik i degradimit të lëndës
organike të biodegradueshme.
6. Riciklimi/rikuperimi i materialeve prej mbetjeve.
Të gjitha metodat aktuale të menaxhimit të mbetjeve urbane kanë ndikimin e tyre negativ në mjedis
dhe shëndet.
Landfilli:Në hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve, landfilli është opsioni më pak i preferuar dhe
duhet limituar në minimumin më të mundshëm. Agjensia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit
(USEPA) pohon se të gjithë landfillet rrjedhin dhe pohimet e përfaqësuesve të industrisë se
“teknologjia më e fundit” e aplikuar mbron ujrat nëntokësore dhe komunitetet nuk janë asnjëherë
të vërteta. Mbetjet e ngurta urbane të “groposura” përbëjnë përgjithmonë kërcënim për shëndetin
publik, burimet e ujrave nëntokësore dhe mjedisin. Efektiviteti i shtresave veshëse të landfilleve
për të penguar migrimin e rrjedhjeve kompromentohet pas instalimit dhe shkatërrohet me kalimin
e kohës duke lejuar rritjen e sasive të rrjedhjeve që depërtojnë nëpërmjet shtresës veshëse për në
sistemin e ujrave nëntokësore që lidhet në mënyrë hidraulike me shtresën fundore të landfillit.
Rrjedhjet përftohen kur uji i shiut infiltron nëpërmjet mbetjeve të landfillit. Kur uji bie në kontakt
me mbetjet e groposura ai shpëlan dhe mbart me vete substanca kimike dhe përbërës të këtyre
mbetjeve. Sasi të vogla të rrjedhjeve mund të ndotin sasira të konsiderueshme të ujrave nëntokësore
duke e bërë të papërshtatshëm përdorimin e tij. Përveç rreziqeve të ujrave nëntokësore, landfillet
emetojnë gaze të dëmshme. Materialet e biodegradueshme dekompozohen duke emetuar gaze
landfilli që konsistojnë kryesisht në metan dhe dioksid karboni si dhe sulfur hidrogjeni dhe avuj
mërkuri që emetohen në përqendrim të vogël dhe ndonjëherë edhe një përzierje komponimesh
organike volatile në sasi prej rreth 0.5%.
Incinerimi:Incinerimi përfshin djegien e mbetjeve në temperatura të larta për kohë të gjatë duke
mundësuar një reduktim thelbësor të volumit të mbetjeve dhe shkatërrimit të organizmave
biologjikë patogjenikë. Nënproduktet e procesit të djegies konsistojnë në emisione gazesh në
atmosferë dhe hi mbetës. Djegia e mbetjeve prodhon gjithashtu një numër të madh ndotësish të
cilët mund të grupohen në grimca dhe gaze, metale dhe komponime organike. Dhjetë ndotësit e
konsideruar me impaktin më të madh potencial në shëndetin e njeriut bazuar në kohëzgjatjen e
pranisë së tyre në mjedis, bioakumulimin, sasinë e emetuar dhe toksicitetin vetjak janë kadmiumi,
mërkuri, arseniku, kromi, nikeli, dioksinat, bifenilet e poliklorinuara (PBCs), hidrokarburet
policiklike aromatike (PAHs), grimcat e ngurta 10μm (PM10) dhe SO2. Incinerimi është një
teknologji praktikisht e pamundur për t’u rregulluar dhe kontrolluar. Incinerimi i mbetjeve emeton
elemente kimike toksike si plumbi dhe mërkuri bashkë me tymrat e oxhakut si dhe prodhon
nënprodukte në oxhak në disa temperatura të caktuara si dioksina (dibenzodioksina të
poliklorinuara) dhe furane. Komponimet organike që kanë tërhequr më tepër vëmendjen lidhur me
incinerimin janë dioksinat dhe bifenilet e poliklorinuara, veçanërisht për shkak të aftësisë së tyre
për t’u akumuluar në organizëm. Incinerimi nuk i eleminon mbetjet; ai thjesht rishpërndan
substancat kimike toksike në ajër dhe prodhon një tjetër form mbetjesh (hi) që depozitohet në
landfille.
Gazifikimi dhe piroliza: Gazifikimi, piroliza dhe teknologjitë e plazmës së harkut elektrik tregtohen
nga industria si metoda “të gjelbra” të menaxhimit të mbetjeve por kjo nuk është e vërtetë. Këto
pajisje djegin mbetje me pak ose aspak oksigjen duke i bërë këto teknologji të ngjashme me
incineratorët tradicionalë. Ashtu si incineratorët, pajisjet gazifikuese emetojnë hi në ajër që ndot
mjedisin dhe dëmton shëndetin me toksina. Gazifikimi dhe piroliza konsiderohen “të gjelbra” sepse
ato mundësojnë prodhimin e energjisë nga djegia e mbetjeve në vend të rezervave fosile. Djegia e
mbetjeve megjithatë nuk është miqësore me mjedisin meqenëse emetohen toksina në ajër.
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 14
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Kompostimi:Kompostimi përdor procesin natyror të dekompozimit për të përshpejtuar


dekompozimin e mbetjeve urbane. Nëpërmjet kompostimit të mbetjeve organike tokës i kthehen
mbrapsht elementët ushqyes për të mundësuar vazhdimin e ciklit jetësor. Kompostimi biodegradon
mbetjet organike, p.sh. mbetjet ushqimore, jashtëqitjen e kafshëve, barërat, letrën, drurin, etj dhe
i kthen ato në pleh organik të vlefshëm që përmban minerale, humus dhe acid humik dhe i lëshon
ato gradualisht në tokë. Kompostimi është një proces biologjik i natyrshëm që kryhet në kushte të
kontrolluara aerobike (në prani të oksigjenit). Në këtë proces mikroorganizmat e ndryshëm përfshirë
bakteriet dhe kërpudhat zbërthejnë lëndën organike në substanca më të thjeshta. Komposti i
derivuar prej pjesës organike të mbetjeve urbane mund të përmbajë edhe ndotës organikë si dhe
toksina e mikrobe të cilat përbëjnë rrezik potencial për shëndetin e popullsisë.
Riciklimi eshte nje prej metodave prioritare sot per menaxhimin e mbetjeve. Referuar raportit të
EUROSTAT për vitin 2015 (raporti i publikuar në janar 2017), rreth 46% e mbetjeve urbane të
vendeve anëtare të Bashkimit Europian është ricikluar apo i është nënshtruar procesit të
kompostimit. Mesatarisht, sasia e mbetjeve për kokë/person në Bashkimin Europian në vitin 2015
është e barabartë me 477 kg, me një rënie prej 9% referuar kulmit që arriti në vitin 2002 (me 527
kg për person), por me një rritje të lehtë në krahasim me vitin 2014 (474 kg për person). Dhe duhet
theksuar se kjo rritje vihet re për herë të parë pas vitit 2007.
Nevoja për një kornizë të sigurt ligjore, rregullatore, inspektuese/monitoruese ne menaxhimin e
mbetjeve urbane tashme eshte tejkaluar dhe ne Shqiperi. Asnjë sistem menaxhimi nuk mund dhe
duhet të operojë pa një bazë ligjore dhe rregullatore. Objektivat dhe targetet e vendosura në
legjislacionin evropian shërbejnë si orientues thelbësor për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve,
stimuluar inovacionin në riciklim, limituar përdorimin e landfilleve dhe krijuar incentiva për të
ndryshuar sjelljen konsumatore.
Pjesa më kryesore e legjislacionit në këtë fushë është Direktiva Kuadër për Mbetjet. Direktiva
konturon një hierarki të menaxhimit të mbetjeve; duke filluar me parandalimin, e ndjekur nga
përgatitja për ripërdorim, riciklim, rikuperim dhe duke përfunduar me depozitimin. Synimi i
Direktivës është parandalimi i gjenerimit të mbetjeve sa më shumë të jetë e mundur, përdorimi i
mbetjeve të gjeneruara si lëndë të para dhe minimizimi i sasisë së mbetjeve që përfundojnë në
landfill. Ajo kërkon që mbetjet të menaxhohen pa dëmtuar shëndetin publik dhe mjedisin dhe në
veçanti pa rrezikuar ujin, ajrin, bimët dhe kafshët, pa shkaktuar bezdisje nëpërmjet zhurmave dhe
aromave si dhe pa afektuar peisazhin dhe vendet me interes të veçantë. Baza rregullatore
shoqërohet nga sistemet e përputhshmërisë dhe të detyrimit të zbatimit. Shumë sisteme
rregullatore të mirëprojektuara janë joefektive për shkak se ato nuk zbatohen dhe monitorohen.
Çdo vend ka nevojë për një inspektoriat të pavarur dhe të fuqishëm me detyrën për të siguruar
përputhshmëri me legjislacionin dhe rregullimet që drejtojnë operimin e sistemit të menaxhimit të
mbetjeve. Përfshirja e sektorit privat në menaxhimin e mbetjeve urbane implikon një zhvendosje të
rolit të institucioneve qeverisë se nga ofruese shërbimesh në organe rregullatore, delegim te sektori
privat dhe monitorim të shërbimeve të ofruara nga kompanitë private. Për fat të keq, institucionet
publike në vendet në zhvillim shpesh dështojnë me ofrimin e asaj që kërkohet për të siguruar një
transferim të pastër dhe të qëndrueshëm te sektori privat. Në rastin më të mirë, qeveria kalon një
ligj për mbetjet urbane por ai rrallëherë aplikohet si duhet, ndërsa sistemet e përshtatshme të
monitorimit dhe kontrollit krahas njohurive përkatëse në nivel të qeverive qendrore dhe vendore
më së shumti nuk krijohen. Qeveritë fokusohen në delegimin e përgjegjësive te njësitë e pushtetit
vendor por këto shpesh janë tepër të dobta dhe nuk kanë mundësitë financiare, strukturën
organizatore dhe as kapacitetin profesional të përballen me sfidat e menaxhimit të mbetjeve urbane.
Krahas këtyre, sektori evoluon me shpejtësi dhe kjo kërkon adaptimin e rregullimit që entitetet
publike nuk mund ta bëjnë me shpejtësi. Një pasojë tjetër e limitimit të kapacitetit në nivel
institucional është fakti që kontratat e lidhura ndërmjet bashkive dhe kompanive private janë të
një cilësie të dobët. Disa nga problemet e kontratave kanë të bëjnë me përcaktimin e paqartë të
roleve dhe përgjegjësive si dhe masave të papërshtatshme për minimizimin e rriskut.
Në formë të përmbledhur në tabelën në vijim jepen emetimet kimiko-fizike dhe efektet potenciale
në shëndet dhe mjedis për çdo hallkë në zinxhirin menaxhues të mbetjeve urbane.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 15


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Burimi
(metoda e Ndikimet Ndikimet potenciale
Emetimet Rrugët e emetimit
mënjanimit potenciale te njeriu mjedisore
të mbetjeve)

• Pluhur; • Emetime në ajër të • Potencial për • Potencial për acidifikim


• erë; materialeve direkt ekspozim ndaj një të tokës për shkak të
• mikroorganizma; nga landfilli gjatë shumëllojshmërie depozitimeve të gazeve
• mbeturina; aktiviteteve të materialesh të acide;
• gaze të landfill-it shkarkimit, dëmshme të cilat • rritje të përqendrimit të
(CH4, CO2 dhe ngjeshjes, mbulimit janë të lidhura me metaleve në tokë;
komponime të shumta dhe ruajtjes; difekte të lindura, • dëmtim të vegjetacionit
gjurmë); • emetime në ajër të astma, sëmundje për shkak të oksideve të
gazeve volatile të të rrugëve azotit (NOx) dhe
• gaze të çliruara nga
landfillit; respiratore dhe dioksidit të squfurit
djegia e gazeve të
• emetime në ajër të kancer. (SO2).
landfill-it (përfshirë
dioksidin e karbonit, produkteve të djegies • Potencial për ndotje të
Landfilli monoksidin e të gazeve të landfillit. ujrave sipërfaqësore dhe
karbonit, oksidet e • Rrjedhje të nëntokësore me metale,
azotit, dioksidin e substancave për në komponime organike,
squfurit dhe ujrat sipërfaqësore bioakumulim i
komponime të tjera dhe nëntokësore për materialeve toksike.
gjurmë). shkak të • Potencial për ndotjen e
• Rrjedhje të ekstrakteve ekstrakteve; florës dhe faunës në
që përmbajnë kripra, • emetime të kontakt me tokën e
metale të rënda, ekstrakteve të kontaminuar dhe
komponime organike trajtuara dhe të • mundësi bioakumulimi i
të biodegradueshme patrajtuara. materialeve toksike te
dhe të flora dhe fauna
padegradueshme në
ujrat sipërfaqësore.

• Emetime të SO2, NOx, • Emetime në ajër nga • Potencial për • Potencial për
klorur hidrogjeni, mbetjet gjatë ekspozim ndaj acidifikimin e tokës për
fluorur hidrogjeni, aktiviteteve të materialeve të shkak të depozitimit të
komponime organike trajtimit dhe dëmshëm që janë gazeve acide;
volatile (VOCs), depozitimit; të lidhura me • rritjes së përqendrimit
monoksid karboni, • emetime të kancerin, astmën, në tokë të
dioksid karboni (CO2), substancave gjatë sëmundjet e metaleve/dioksinave;
oksid diazoti (N2O), trajtimit të hirit rrugëve dëmtimit të vegjetacionit
dioksina dhe furane, mbetës; respiratore, për shkak të NOx dhe
metale (Zn, Pb, Cu, • emetime të gazeve difektet në lindje. SO2.
As), dhe grimcave nga • Nuk ka ndikim të • Mundësi për kontribut
• pluhur, erë, djegia e mbetjeve. matshëm. minor në acidifikim.
• mikro-organizma. • Depozitimi në ujë i • Potencial për • Nuk ka ndikim të
• nga depozitimi i substancave të ekspozim ndaj matshëm
gazeve të djegies: dëmshme në ujin metaleve,
acidet sulfurik, sipërfaqësor; dioksinave dhe
Incinerimi furaneve;
karbonik dhe nitrik, • në disa raste
grimca të ngurta, shkarkim i ujit • kancer dhe difekte
metale (përfshirë Zn, ftohës. në lindje
Pb, Cu, As), dioksina • Shkarkimi i hirit
dhe furane. mbetës në tokë;
• Nga hiri: metale rrjedhje e
(përfshirë Zn, Pb, Cu, ekstrakteve nga hiri
As), dioksina dhe mbetës;
furane; • depozitim i gazeve të
• nga depozitimi i gazeve djegies dhe grimcave
të djegies: acidet të ngurta në tokë me
sulfurik, karbonik dhe anë të veprimit të
nitrik, grimca të erës
ngurta, metale
(përfshirë Zn, Pb, Cu,
As), fluoride, kloride,
dioksina dhe furane.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 16


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

• Metan (CH4), dioksid • Emetime në ajër gjatë • Potencial për • Nuk ka ndikim të
karboni (CO2), pluhur, trajtimit të mbetjeve ekspozim ndaj matshëm.
erë, baktere, fungi. dhe përgatitjes së bakterieve të • Potencial për rritje të
• Gjurmë ndotje në kompostos. dëmshme. përqendrimit të ndotësve
grumbullin e • Potencial për • Sëmundje të në grumbullin origjinal
kompostos origjinale. transferimin e rrugëve respiratore. me anë të depozitimit në
Kompostimi • Mund të përfshijë: ndotësve nga • Potencial për tokë kur përdoret
metale dhe komponime kompostoja për në ekspozim ndaj compost.
organike tokat e trajtuara dhe ndotësve në
potencial për grumbullin
kontaminimin e origjinal me anë të
zinxhirit ushqimor. depozitimit në tokë
kur përdoret
compost.

• Pluhur dhe erë. • Emetime në ajër të • Potencial për • Nuk ka ndikim të


• Komponime organike, materialeve gjatë pluhur dhe erë, matshëm.
mbetje, substanca me ruajtjes dhe veçimit mundësi
aktivitet sipërfaqësore. të mbetjeve. sëmundshmërie
• Materiale të • Emetime në ujë të për shkak të
Riciklimi materialeve gjatë thithjes së pluhurit.
pariciklueshme nga
grumbulli fillestar pastrimit të pajisjeve • Nuk ka ndikim të
dhe materialeve. matshëm.
• Emetime në tokë • Nuk ka ndikim të
gjatë trajtimit të matshëm.
mbetjeve finale.

• Emetime (përfshirë • Emetime në ajër. • Potencial për • Potencial për ekspozim


monoksid karboni, • Potencial për ndotjen ekspozim ndaj ndaj pluhurave.
dioksid karboni, okside e ujit sipërfaqësor pluhurave. • Potencial për ndotjen e
azoti, grimca të ngurta, dhe nëntoksor me • Potencial për ujrave nëntokësore dhe
metale, pluhur, VOCs), anë të ujit të ndotur ndotjen e ujrave sipërfaqësore.
Transportimi VOCs nga djegia e që përdoret për larje nëntokësore dhe
karburantit; dhe pastrim. sipërfaqësore.
• substanca me aktivitet
sipërfaqësor dhe
mbetje të lëngshme nga
pastrami.

TRAJTIMI I MBETJEVE URBANE


TRAJTIMI I MBETJEVE TE NGURTA URBANE
Trajtimi i mbetjeve te ngurta urbane perfshin ne vetvete proceset e riciklimit te tyre bazuar ne
grumbullimin selektiv te tyre, ne rastet kur ky grumbullim realizohet ne total pas depozitimit
realizohen proceset e riciklimit, qe pergjithsi perfshijne riciklimin e produkteve plastike, te letres
dhe metaleve. Pjesa organike ne pergjithesi trajtohet me kompostim per prodhim energjie dhe
produkti i mbetur si plehra per bujqesine.
Ne konceptin e trajtimit te mbetjeve urbane dhe mbetjeve ne pergjithesi merr rendesi te veçante
koncepti i riciklimit te tyre. Riciklimi është shndërrimi i mbetjeve të caktuara në lëndë të parë
dytësore duke i përpunuar ato më parë me anë të proceseve të ndryshme fizike ose kimike dhe
përfshirja e tyre sërish në procesin e prodhimit.
Riciklimi i mbetjeve përveçse ruan rezervat natyrore, redukton edhe koston në sigurimin e lëndës
së parë dhe sasinë e energjisë që harxhohet gjatë prodhimit. Faza e parë e një riciklimi të
shëndetshëm është ndarja e mbetjeve që në burim. Një rëndësi të madhe ka këtu mospërzierja e
lëndëve të riciklueshme me mbetjet e tjera dhe përdorimi në mënyrën e duhur të kutive me ndarje
që përdoren për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme. Duke kontribuar në riciklim, ne mund
të ndihmojmë në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe në parandalimin e shpërdorimit të energjisë.
Kjo ka te beje me edukimin mjedisor qe është një proces dinamik dhe pjesëmarrës, që kërkon të
zgjojë tek njerëzit një ndërgjegjësim mbi problemet mjedisore të identifikuara në nivel të
përgjithshëm dhe të veçantë. Edukimi mjedisor, gjithashtu, kërkon të identifikojë marrëdhëniet dhe

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 17


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

pavarësinë e ndërveprimeve që ndodhin në mes të mjedisit dhe njeriut, me synimin për të


promovuar një marrëdhënie harmonike midis aktiviteteve natyrore dhe njerëzore përmes zhvillimit
të qëndrueshëm, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë dhe cilësisë së gjeneratave të tanishme
dhe të ardhshme.
Riciklimi eshte perkufizuar si nje proces ku mbetjet perpunohen ne produkte, materiale ose
substanca qofte per qellimin paresor ose tjeter. Kjo perfshin riperpunimin e materialeve organike
por nuk perfshin prodhimin e energjise,ose riperpunimin ne material qe do te perdoren si lende
djegese. Per ta bere sa me te thjeshte kete proces dhe riperfitimin e materialeve te
riciklueshme,eshte vene ne funksion grumbullimi i diferencuar: leter,qelq,plastike apo mbetjet e
njoma (qe jane mbetjet ushqimore). Nje strategji e qendrueshme per riciklimin real ne nje perqindje
te larte te mbetjeve do te perfshinte:
1. Minimizimi/ reduktimi i mbetjeve në burim
2. Ri-përdorimi direkt i produkteve/materialeve të mbetjeve
3. Mbledhje e diferencuar e mbetjeve.
4. Ndarja e mbetjeve inerte dhe ndërtimore
5. Kompostimi i mbetjeve organike per prodhim energjie
6. Ndarja dhe riciklimi i mbetjeve te tjera me metoda bashkekohore.
Minimizimi i mbetjeve përfaqëson një tërësi përqasjesh, metodash, aktivitetesh dhe procesesh, që
kanë si qëllim reduktimin e volumit të mbetjeve të destinuara për trajnimin final. Parandalimi i
mbetjeve sa më shumë dhe kur është e mundur të mënjanohet prodhimi i tyre që në burim, ose i
quajtur ndryshe “reduktimi në burim” i mbetjeve. Ripërdorimi: Ri-përdorimi direkt i
produkteve/materialeve të mbetjeve për të njëjtën qëllim dhe natyrë me përdorimin fillestar. Në rast
se mbetjet nuk mund të parandalohen, materialet apo produktet e tyre duhet të ri-përdoren direkt,
ose të rinovohen/ përtërihen me qëllim ripërdorimin e tyre. Riciklimi/kompostimi: Kur mbetjet
nuk mund të parandalohen apo ri-përdoren, ato duhet të riciklohen ose të ri-përpunohen në një
formë, që të mund të përdoren si material të dorës së dytë për nje qëllim tjetër nga përdorimi
fillestar. Bazuar në “Hierarkinë e Mbetjeve”, kur është e pamundur riciklimi i tyre, ato duhet të
trajtohen me përfitim energjitik, ku energjia që çlirohet nga djegja e tyre duhet të përdoret për të
zëvendësuar burimet jo të rinovueshme të energjisë.
Parandalimi i mbetjeve qëndron në majën e hierarkisë së manaxhimit të mbetjeve dhe përfshin:
a) masat për të evituar gjenerimin e tyre me anë të ndryshimit të praktikave dhe
teknologjisë në prodhimin dhe konsumin e materialeve,
b) duke i ripërdorur apo rinovuar produktet si dhe
c) duke parandaluar mbetjet organike të bëhen pjesë e rrymës së mbetjeve urbane.
Reduktimi në burim përfshinë:
a) Ripërdorimi i produktit.
b) Reduktimi i volumit të materialeve, që hyjnë në rrymën e mbetjeve.
c) Reduktimi i toksicitetit nepermjet mënjanimit apo reduktimit te përdorimit të
materialeve/produkteve me përmbajtje të rrezikshme, toksike.
d) Rritja e jetëgjatësisë së produktit.
e) Ulja e konsumit të materialeve që nuk mund të ripërdoren
f) Edukimi i konsumatorëve në lidhje me materialet, të cilat nuk mund të asgjesohen
lehtësisht, ose janë të rrezikshme për mjedisin duke ndikuar ne praktikat dhe sjelljet e
konsumatorit në blerje mund të ndryshohen në mënyrë që të reflektojnë ndërgjegjen
mjedisore.
Te gjithe ndihemi mire kur kemi ne dore mallra qe nuk i kemi njohur me pare. Por, sa me shume
mallra konsumojme, aq me teper mbeturina flakim. Per te gjitha mbeturinat jane bere nje shqetesim
i dites dhe nje problem mjaft i veshtire per t'u zgjidhur, per vete faktin se njerezit sillen ne menyre
jo te drejte me mjedisin. Ekspertet pohojne faktin se ka nevoje qe popullsia te informohet dhe te
sensibilizohet, ne menyre qe mbeturinat te perdoren serish permes metodave ricikluese. Prandaj,
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 18
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

ekspertet rekomandojne qe ato nuk duhen lene thjesht ne natyre, por te menjanohen ne menyre te
organizuar dhe sidomos te riperdoren nepermjet proceseve te riciklimit.
Manaxhimi i mbetjeve organike që gjenerohen nga aktivitetet bujqësore, kopshtet dhe nga tregjet e
produkteve bujqësore-blektorale: nënkupton reduktimin masiv të volumit dhe peshës së mbetjeve
organike dhe kostove për manaxhimin e tyre, duke promovuar trajtimin në burim (kompostimin).
Kompostimi është një proces trajtimi biologjik aerobik vetëm për mbetjet tërësisht organike. Procesi
ka si qëllim të reduktojë sasinë dhe volumin e mbetjeve, dhe njëkohësisht prodhohet plehu organik
i nevojshëm për përmirësimin e cilësisë së tokës.
Procesi redukton direkt sasinë e mbetjeve që shkojnë për asgjesim final. Ne Shqiperi rezulton se
komponenti i mbetjeve organike përbën sasinë më të madhe të rrymës së mbetjeve (rreth 45-55%
në nivel bashkie dhe deri në 60-70% në zonat rurale). Ky fakt, është shumë premtues dhe
inkurajues për zhvillimin e metodës së kompostimit të mbetjeve, dhe e kthen këtë metodë në një
prioritet dhe të favorizueshëm në krahasim me metodat e tjera. Iniciativa informale të kompostimit
janë identifikuar në vend, kryesisht nga një numër banorësh që jetojnë në komunat e largëta, të
cilët përdorin mbetjet e tyre organike për ushqim për kafshët, ose për qëllime të tjera. Në të njëtën
kohë, kërkesa për plehra organike ka ardhur në rritje, duke u përdorur gjerësisht në sektorët e
bujqësisë dhe pemtarisë. Kur kjo pjesë organike e rrymës së mbetjeve urbane të mblidhet veçmas,
atëherë pjesa më e madhe e këtij materiali mund të kompostohet dhe të kthehet në një produkt të
përshtatshëm për përdorim të plehut organik dhe përmirësimin e pjellorisë së tokës. Suksesi dhe
efektiviteti i procesit të kompostimit lidhet ngushtë me produktin final që del nga ky proces, i cili
varet drejtpërsëdrejti nga cilësia e produktit hyrës (mbetjet organike të veçuara nga mbetjet e tjera),
si rezultat i procesit të ndarjes së mbetjeve.
Kështu cilësia e procesit të kompostimit dhe komposti i prodhuar është më i mirë kur lënda
organike grumbullohet e veçuar nga kategoritë e tjera të mbetjeve që në burim (familje, kopësht,
apo aktivitet tjetër rural) sesa kur grumbullohet në PGM e përbashkëta që gjenden anës rrugëve.

Tipet dhe karakteristikat kryesore të kompostimit në familje ose komunitet


Në kontenierë me
Në Pirg Në kontenirë të vegjël madhësi mesatare ose
zona të kompostimit

Mbetje të biodegradueshme Mbetje të biodegradueshme Mbetje të biodegradueshme


vetëm me origjinë bimore, vetëm me origjinë bimore; vetëm me origjinë bimore;
Mbetjet që pranohen mbetje nga kopshtet pa mbetje nga kopshtet; sasi mbetje nga kopshtet; sasi
degë, mbetje nga kopshtet të vogla të mbetjeve të të vogla të mbetjeve të
të copëtuara. copëtuara nga kopshtet. copëtura nga kopshtet.

Nr. i familjeve 1 1-4 50-250

Çmimi i instalimit (Euro) 0 50-500 3’000-25’000

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 19


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________
Koha e nevojshme e
0-2 1-4 5-25
punës (orë/muaj/install.)

Niveli i nevojshëm për Të larta (evitoni


I ulët I ulët
informacion dhe kontroll papastërtitë e dukshme)

Koha e kompostimit
12-36 9-18 2-9
(muaj)

Përdorimi i krimbave të
Kryesisht nuk përdoren Kryesisht përdoren Të nevojshëm
kompostimit

E ulët deri mesatare (bar i


Cilësia organike e E ulët (bar i keq, fara, E ulët deri mesatare (bar i
keq, fara, bimë, potogjene)
produktit * bimë, patogjene) keq, fara, bimë, potogjene)
*

Mjedisore dhe komerciale – cilësia e kompostit varet kryesisht nga cilësia e materialeve organike: materilete paraselektuara
kanë një cilësië më të mire sesa materialet e selektuara më pas.

Metoda te ndryshme te kompostimit te mbetjeve organike


Manaxhimi i mbetjeve inerte dhe të ndërtimit: largimi (asgjesimi) i tyre nuk duhet të paguhet nga
komuna/bashkia, por nga vetë prodhuesit e tyre. Këto materiale nuk duhet të dërgohen në landfill;
mund të përcaktohen rregulla specifikë për këtë kategori mbetjesh, në ngarkim apo për zbatim nga
ana e prodhuesve të këtyre mbetjeve, shoqëruar me sanksione në raste shkeljesh.
Trajtimi i mbetjeve inerte dhe ndërtimore perfshin:
a) Përdorimi i mbetjeve inerte si material mbushës në landfille pasi ky opsion ofron:
I. një zgjidhje për mbetjet inerte, që gjenerohen nga aktivitetet e ndërtimit
II. ndarja e komponentëve të mbetjeve inerte nga rryma e mbetjeve urbane (gjatë
grumbullimit, transportit dhe depozitimit të tyre)
III. Përdorimi i mbetjeve inerte dhe dherave për të mbuluar dhe rehabilituar
venddepozitimet ekzistuese të mbetjeve urbane.
IV. Gjithashtu mbetjet inerte dhe ndërtimore mund të zëvendësojnë materialet mbushës si
dherat12, që përdoren gjerësisht për mbulimin e mbetjeve në qelizat e landfill-ëve
sanitarë.
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 20
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

b) Ripëdorimi dhe riciklimi si material mbulues, izolues dhe ngjeshës


c) Përdorimi si lëndë e parë në ndërtimin e rrugëve, për mbushje ose për bërjen e betonit të ri
Asphalt, rregullim e sistemim të tokës, mjedisit Trarët, trungjet Ripërdorim/ riciklim Grila
(Qepena),gardhe, tallash, etj Metale Ripërdorim/ riciklim Ndërtim ose shkrirje për tu përdorur
për një natyrë tjetër Tjegulla, blloqe, tulla, gips, veçori arkitektonike Ripërdorim Për ndërtim
Paketimet & Plastika Ripërdorim/ riciklim Për paleta ambalazhi, rrethimi, etj.
Zhvillimi i produkteve të riciklueshme që mund të zëvendësojnë lëndën e parë natyrore në industrinë e ndërtimit

Konsumatorët, bizneset, industritë, shkollat etj, mund të aplikojnë aktivitete edukimi dhe
komunikimi për të adresuar mundësitë e reduktimit në burim të mbetjeve, pasojat, rregullat,
përfitimet dhe kostot e këtyre proceseve. Në thelb, qëllimi i këtyre aktiviteteve edukuese dhe
komunikuese është të mundësojnë menyrat për reduktimin në burim, te mbetjeve, nevojat dhe
metodat e duhura, për të nxitur përpjekjet vullnetare tek publiku dhe sektori privat në lidhje me
atë që ata mund të bëjnë për:
a) të reduktuar sasinë e mbetjeve,
b) të mundësojnë ndarjen dhe grumbullimin e selektuar të tyre
c) te realizojne dhe promovojne skemat të kompostimit
d) apo te metodave të tjera për shfrytëzimin e mbetjeve;
e) te realizojne skema të ripërdorimit dhe riciklimit: duke promovuar ripërdorimin dhe
riciklimin e produkteve, mallrave (mobiljet, pajisje elektro-shtëpiake, kompjuterat, etj.)
f) dhe krijimi dhe inkurajimi i qendrave (ishujl ekologjikë) ku grumbullohen dhe rishiten
materialet e ripërdorshme.
Moto e ketij edukimi te jete: “Për një mjedis te paster e pa mbetje gjithçka fillon nga shtëpia jote”.
Riciklimi është ndoshta forma më e njohur e reduktimit të mbetjeve në burim, duke përfshirë
proceset e ndarjes, grumbullimit, trajtimit, marketimit dhe së fundi, përdorimin e një materiali që
ishte i destinuar për në landfill, si material pa vlerë. Riciklimi është një nga elementet thelbësore
të manaxhimit të mbetjeve, mund të reduktojë një sasi të madhe të mbetjeve nga depozitimi
përfundimtar në landfill. Megjithate i vetëm, nuk mund të ofrojë një zgjidhje përfundimtare për
manaxhimin e mbetjeve te ngurta urbane. Krahas i cili mbetet një nga metodat më të
rekomandueshme për tu aplikuar në nivel lokal dhe rajonal , ekziston edhe një potencial i madh
për riciklimin e materialeve të thata si letër, karton, plastikë, metal, etj, që gjenden brenda rrymës
së mbetjeve te ngurta urbane. Përveç se redukton peshen dhe volumin e mbetjeve te ngurta urbane,
riciklimi ofron shumë përfitime direkte dhe indirekte, si psh. përdorimin e materialeve të
riciklueshme si lëndë e parë duke ruajtur burimet natyrore dhe njëkohësisht duke ulur koston e
prodhimit të produkteve të tjerë, rritjen e jetëgjatësisë për impiantet e depozitimit përfundimtar të
mbetjeve dhe njëkohësisht uljen e kostove të trajtimit në këto impiante, përfitime ekonomike për
subjektet dhe aktorët e përfshirë në riciklim deri në përfitime sociale si punësimi.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 21


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Vlerësimi real i përfitimeve ekonomike nga riciklimi i mbetjeve është një proces i komplikuar dhe i
gjerë që përfshin jo vetëm përfitimet direkte financiare, por edhe përfitimet indirekte nga reduktimi
i ndikimit në mjedis të mbetjeve apo përfitimet sociale; përfitimet mund të jenë afatshkurtër apo
afatgjatë, duke bërë të vështirë kuantifikimin e tyre. Disa nga përfitimet ekonomike afatshkurtra
dhe afatgjata si:
a) Reduktimi i kostos:
b) Reduktimi i rrymës së mbetjeve dhe
c) rigjenerimi apo ruajtja e burimeve natyrore
d) Kursimi i energjisë në prodhim:
e) Rëndësia mjedisore në shëndetin publik
f) potencial të lehtësojë problemin e papunësisë në nivel lokal.

Impianti i rikuperimit të materialeve të riciklueshme është një stabiliment i centralizuar që mbledh,


ndan, trajton, dhe tregton materialet e riciklueshme. Zakonisht projektohen për të trajtuar të gjitha
llojet e mbetjeve të riciklueshme. Këto impiante manaxhohen nga industria e riciklimit. Operimi
dhe leverdishmëria e tyre varet nga sërë fraktorësh si më poshtë:

• Kërkesat e tregut:
• Grumbullimi i veçuar:
• Grumbullimi i përzier i mbetjeve:
• Sasia e materialeve që të justifikojë koston:
Procesi I riciklimit te mbetjeve te ngurta urbane realizohet me ane te disa metodave: Ndarja
mekanike e mbetjeve është një proces i i nevojshëm brenda një impianti riciklimi dhe shërben për
dy qëllime: për të përmirësuar ndarjen për rikuperimin e materialeve dhe/ose për të përgatitur
rrymën e mbetjeve për trajtim të mëtejshëm. Ndarja mekanike është një proces që lidhet
drejtpërsëdrejti me opsionet për trajtimin e mbetjeve, programet për grumbullimin e diferencuar
dhe suksesin e tyre dhe/ose cilësinë e kërkuar të mbetjeve. Teknologji të ndryshme përdoren për
trajtimin mekanik, duke marrë në konsideratë madhësinë, peshën, shpejtësinë e rënies,
elasticitetin, ngjyrën dhe formën. Një proces i ndarjes mekanike përdor zakonisht kombinimin e
kritereve të ndryshme në mënyrë që të ndajë në sa më shumë kategori materialet e nevojshme.
Impiantet e ndarjes mekanike parashikojnë në vijim përdorimin e procesit të:
I. ndarjes manuale (me punëtorë) për të eleminuar gabimet e procesit mekanik.
II. ndarjes ne procese gravitative qe perdoret kryesisht per plastiken, letren,
metalet.
III. ndarjes ne procese flotimi qe perdoret per elemente te mbetjeve te pajisjeve
elektrike dhe elektronike.
Impianti i seleksionimit sherben per seleksionimin dhe rekuperimin e materialeve te riciklueshme
si plastika, letra, qelqi dhe metale dhe perfshin keto procese:
1. transportimi i mbetjeve te ardhura ne seleksionim nepermejt transportierit me kater
pozicione seleksionimi.
2. seleksionim sipas tipologjise se e materialeve te riciklueshme ne bokset e impiantit.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 22


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

3. ngarkimi ne transportierin e preses e cila do te beje te mundur presimin dhe reduktimin


volumetrik te mbetjeve.
4. paketimi dhe transportimi ne impiantet ricikluese.
5. Mbetjet me natyre organike do te depozitohen ne landfill per t’ju nenshtruar procesit te
dekompozimit.
Makinerite nepermjet te cilave kryhen proceset e diferencimit te mbetjeve te ngurta urbane jane :
• Presa (shtypjen e materialeve te riciklueshme per te reduktuar vellimin)
• Transportieret ( per transportin e mbetjeve drejt bokseve te impiantit)
Impaktet negative per parametra te ndryshem mjedisore per impiantet e seleksionimit perfshijne:
✓ Ndikimet negative ne karakteristikat fizike te zones se impiantit.
✓ Ndikimet negative ne perdorimi e tokes te zones se impiantit.
✓ Ndikimet negative ne habitate dhe bodiverstetin e zones se impiantit.
✓ Ndikimet ne Biodiversitet.
✓ Ndikimet ne habitat.
✓ Shkarkimet ne mjedis dhe prodhimi i mbetjeve
✓ Shkarkimet ne ajer gjate proceseve te grumbullimit dhe diferencimit te mbetjeve.
✓ Emetimi i zhurmave
✓ Ndikimet sociale te projektit
Identifikimi i masave per te eliminuar apo zbutur ndikimet negative ne mjedis nga trajtimi I mbetjeve
te ngurta urbane
a) Planifikimi i zones
▪ ruajtja e radhes se puneve per grumbullimin e mbetjeve, diferencimin e tyre sipas perberjes
dhe transportin e tyre drejt destinacionit perkates.
▪ mbjellja e disa pemeve dekorative per zbukurimin dhe pastrimin e ambjentit te aktivitetit.
b) Masat teknike
▪ Remont te plote te makinerive ku kryhen proceset e ndryshme te grumbullimit, dhe
diferencimit te mbetjeve.
▪ Pastrim, lyerje dhe riparim te mjediseve te brendshme te objektit
▪ Sistemime e rregullime dhe mbjellje fidanesh te rinj ne pjeset anesore te oborrit
c) Masat estetike dhe ekologjike
▪ Ruajtjen e rrethimit te objektit
▪ Sistemimin e materialeve te ndryshme gjate procesit te diferencimit ne vende te caktuara
▪ Levizjen e automjeteve te ndryshme ne menyre te kontrolluar dhe pa krijuar remuje ne
oborrin e objektit
▪ Krijimin e kushteve te pershtatshme per te mbjelle dhe kultivuar bime dhe peme te
ndryshme.
d) Masat konkrete per administrimin e mbetjeve te ngurta
▪ Mbetjet e ngurta qe do te dalin gjate procesit te diferencimit , duhet te largohen ne menyre
korekte nga ambjentet e punes dhe te dergohen drejt destinacionit perkates.
▪ Mbetjet me natyre organike qe do te dalin gjate procesit te diferencimit duhen te
grumbullohen dhe te transportohen drejt ladfillit per tju nenshtruar procesit te
dekompozimit.
▪ Makinat qe do te transportojne keto mbetje te riciklueshme duhet te jene te mbuluara per
shmangjen e renies se tyre ne rruge dhe per shmangien e pluhurave.
e)Masat konkrete per mbrojtjen e cilesise se ajrit
▪ Ambjentet rreth e rrotull aktivitetit duhet te sperkaten me uje ne menyre te tille qe kur te
vijne dhe te largohen makinat para godines se aktivitetit te mos ngrihen pluhura (keto jane
te vetme pluhura qe gjenerohen nga aktiviteti).
▪ Gjate shkarkimit te mbetjeve te ardhura mos te behet hedhja e tyre ne distance, ne menyre
te till qe te shmangim krijimin e pluhurave ne ambjentet e punes.
Monitorimi dhe vlerësimi i riciklimit bëhet në mënyrë periodike mbi llojin, sasinë dhe cilësinë e
materialeve të grumbulluara, kostot, çmimet e këtyre materialeve dhe të ardhurat e gjeneruara nga
shitja e tyre, ai mund të shërbejnë për:
• Rritjen e normës së grumbullimit te materialeve te riciklueshme

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 23


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

• Zgjerimi i zonës kur kemi rezultate apo reduktimi i saj kur kemi deshtime
• Shtimi i materialeve në programin e grumbullimit, ose fokusimi në materialet më me shumë
• Interes
• Riprojektimi i sistemit të grumbullimit, nese sistemi aktual nuk funksionon
• Riorganizimi i strukturës së fuqisë punëtore apo i përdorimit të mjeteve të riciklimit për ta
bërë
• sistemin më eficient,
• identifikimi i nevojave per ndryshime ne organizim apo ne perdrimin e fuqise punetore dhe
makinerive
• Reduktimi i ndotësave dhe përmirësimi i ndarjes së mbetjeve me anë të edukimit të
konsumatorëve dhe punonjësve, kur verehen gabime nga konsumatoret
• Fillimi i programeve sensibilizuese për komunitetin për rritjen e ndërgjegjësimit publik për
të mbështetur zgjerimin apo përmirësimin e programeve të riciklimit të mbetjeve.
Indikatorët e vleresimit te përformancës të një programi riciklimi vleresohen te jene:
• Perqindja e familjeve që përfitojnë mbledhjen e diferencuar të mbetjeve.
• Numri i konsumatorëve të rinj që ndajnë mbetjet në burim
• Perqindja mesatare e mbushjes të kontenierëve të mbetjeve të RC
• Perqindja e mbetjeve të RC, kompostuara
• Perqindja e mbetjeve të ricikluara që shkojnë në qendrën e riciklimit
• Koha e grumbullimit të mbetjeve të RC (min)
• Koha e transportit të mbetjeve të RC (min)
• Km mesatarë të përshkruara nga kamionët e grumbullimit të mbetjeve te riciklueshme (min)
• Kosto e grumbullimit të mbetjeve të RC (lek/ton)
• Kosto e transportit të mbetjeve të RC (lek/ton)
• Perqindja e raportit midis perfitimit dhe kostove direkte
• Perqindja e kohës të përdorimit të kamionëve të mbetjeve të RC (raporti i kohës mesatare
në turn/nga maksimumi i kohës në ditë psh.16 orë)
• Kapaciteti impiantit të riciklimit dhe sa përpunon në ditë (ton/ditë)
• Perqindja e mbetjeve të RC (letër & plastikë) që dërgohen për riciklim, ndaj totalit të mbetjeve

• grumbulluara në mënyrë të diferencuar
PROBLEMATIKAT E TRAJTIMIT TE MBETJEVE URBANE NE SHQIPERI.
Levizjet demografike, zhvillimi i infrastrukturës dhe i ndërtimeve, në vendin tonë gjatë viteve të
fundit ka ndikuar në rritjen e sasisë së mbeturinave urbane ne qytetet e medha dhe të mbetjeve
ndertimore te cilat për shkak të rritjes të sasisë së mbeturinave dhe administrimit të tyre të dobët,
kane nje ndikim shume me te madh në mjedis dhe shëndetin e njeriut. Parandalimi ose zvogëlimi
i mbetjeve të krijuara nëpërmjet riciklimit dhe incenerimit është një prej standardeve kryesore të
politikës së menaxhimit të mbetjeve.
Rritja e lartë e popullsisë dhe migrime të shumta të popullsisë drejt qyteteve të zhvilluara si dhe
transformimet e mëdha të ekonomisë së vendit, kanë ndikuar në rritjen e konsumit të mallrave nga
popullata e cila ka influencuar dukshëm në rritjen e sasisë së mbetjeve urbane. Forcat shtytëse
kryesore për gjenerimin e mbetjeve urbane janë rritja e popullsisë, zhvillimi ekonomik dhe konsumi
i mallrave për banorë .
Qarku i Tiranës gjeneron sasite më të mëdha të mbetjeve urbane dhe inerte duke e krahasuar
me qarqet e tjerë. Kjo shpjegohet me numrin më të madh të popullsisë si dhe zhvillimin
ekonomik në këtë qark .
Përbërja merceologjike e mbetjeve bashkiake, sipas një studimi të kryer nga projekti Zbatimi i Planit
Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor (INPAEL) për disa qytete kryesore të vendit si
Tirana, Durrës, Fushë- Krujë, Vorë, Lushnje, Fier, Berat, Shkodër, Lezhë është dhënë në tabelën
më poshtë:

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 24


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Përbërja merceologjike e mbetjeve bashkiake


Rryma e mbetjeve Mesatarja në % e mbetjeve urbane
Mbetje Organike 47.36

Mbetje drusore 1.43

Letër 5.37

Letër kartoni 8.13

Total i biodegradushëm 62.3

LD Plastike 8.46

HD Plastike 4.75

Qelq 5.75

Tekstile 5.27

Metale – Ferrore 0.56

Metale jo-Ferrore 0.57

Mbetje spitalore 0.17

Mbetje gome 0.2

Mbetje inerte 7.20

Mbetje të prod. sanitare 3.25

Mbetje elektrike dhe elektronike 0.31

Mbetje Baterie 0.02

Mbetje bio të kafshëve 1.08

Mbi bazën e të dhënave rezulton se ne Shqiperi 60% e mbetjeve mund te riciklohen por ende
metoda e riciklimit të mbeturinave të produkteve specifike si qelq, metal, alumin etj është në fazën
e zhvillimit. Fabrikat e riciklimit plotesojne vetem 30% te kapacitetit te tyre perpunues nga
mbeturinat e vendit. Kjo per shkak se sistemi grumbullimit apo mbledhjes selective te mbetjeve
urbane eshte ne nivele shume te ulta.
Riciklimi i mbetjeve mbetet sporadik dhe shpesh perdoret grumbullimi i plehrave ne periferi te
qyteteve, nga ku komuniteti rom dhe te varfrit perfshihen ne perzgjedhjen e atyre pak materialeve
qe shkojne per riciklim, ne me te shumten e rasteve kanace dhe objekte metali.Sipas statistikave
perllogaritet nje shifer prej 92% e komunitetit rom qe figuron I papune dhe qe merret me mbledhjen
e mbeturinave.Jane rregjistruar rreth 12.000 individe qe merren me mbledhjen e metaleve por jane
te patrajnuar madje nuk kane as kontrate zyrtare me bleresit e ketyre mbetjeve.
Në Shqipëri nuk zbatohen politika ricikluese, jane nje seri barrierash qe pengojne riciklimin si:
• Cmimi i larte i energjise dhe transportit.
• Fuqia e dobet ekonomike e grumbulluese.
• Mungesa e ndarjes selective e mbeturinave ne kategori te ndryshme si[pas perberjes:
1)Qelq-kazan i bardhe
2)Plastik kazan jeshil
3)Leter kazan boje kafe

• Numri I vogel I Individeve dhe kompanive qe bejne realisht riciklimin.


• Mungesa e informacionit ne nivel publik,administrativ dhe zyrtar,apo mungesa e kulturës
se sa përftim mund të ketë një shoqëri, një biznes, një shtet nga politikat ricikluese.
• Mungesa ne stimulin dhe promovimin e riperdorimit, perpunimit dhe riciklimit.
Mungesa e eksperiences nga vete biznesi.
Nuk ka ndonjë impiant apo landfill për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, me përjashtim të një
incineratori për djegjen e mbetjeve spitalore të instaluar në afërsi të mjediseve të spitalit “Nënë
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 25
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Tereza” në Tiranë. Ky incinerator nuk punon në mënyrë të vazhdueshme dhe me kapacitet të plotë.
Një sasi e konsiderueshme e këtyre mbetjeve të pa asgjësuara në impiant, digjen në ambjente të
hapura ose depozitohen bashkë me mbetjet urbane.
Menaxhimi i dobët i mbetjeve përmes hedhjes së tyre së bashku pa ndonjë ndarje dhe trajtim në
vënd-depozitim shkakton emetime të ndotësve në ajër dhe ujë. Ujërat e ndotura te krijuara në
vendepozitim paraqesin një rrezik të lartë të ndotjes së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore.
Gjithashtu mbetjet e biodegradueshme përmes dekompozimit të tyre çlirojnë në ajer gaze të CH 4
dhe CO2.
Mbetjet bashkiake kanë një përqindje të lartë të mbetjeve organike dhe nuk ekziston ndonjë metodë
riciklimi për të reduktuar sasinë e mbetjeve organike që hidhen në vend-depozitime. Mbetjet
organike në vend-depozitime janë burimi kryesor i emetimit të CH 4 në ajër.

LEGJISLACIONI MJEDISOR NË FUSHËN E ADMINISTRIMIT TË MBETJEVE


Legjislacioni mjedisor në fushën e administrimit të mbetjeve përfshin :
• Mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit nga ndotja dhe dëmtimi prej mbetjeve të ngurta, nëpërmjet
administrimit mjedisor të tyre në çdo fazë, përfshi krijimin, grumbullimin, ndarjen, ruajtjen,
transportin, riciklimin, përpunimin dhe asgjësimin, të cilat çojnë në pakësimin e mbetjeve dhe
zvogëlimin e ndikimeve të tyre të rrezikshme e të dëmshme.
• Parandalimin e krijimit të mbetjeve dhe trajtimin e tyre, duke përdorur teknika e teknologji të
përparuara.
• Riciklimin, ripërdorimin ose rigjenerimin e mbetjeve në proçese të tjera.
Dokumentat politik kryesor dhe Legjislacioni bazë në fushën e administrimit të mbetjeve perfshin:
➢ Strategjia Kombëtare e Mjedisit 2006
➢ Strategjia Ndërsektoriale e Mjedisit 2007
➢ Draft Plani i Menaxhimit të Mbetjeve 2010- 2025
➢ Ligji nr 9010 datë 13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta “
➢ Ligji nr 9537 datë 18.5.2006 “Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme”
➢ Ligji nr 8934 datë 5.9.2002 “ Për mbrojtjen e mjedisit” i ndryshuar. eshte plotesisht i
perafruar me Direktiven 2004/35/KE te Parlamentit Europian dhe Keshillit, date 21 Prill
2004 "Mbi pergjegjesite mjedisore, parandalimin dhe riparimin e demeve te mjedisit" te
ndryshuar"
➢ Ligji Nr. 10440, date 23/01/2003 "Per vleresimin e ndikimit ne mjedis" ; Ligji Nr. 12/2015
date 26.2.2015 Per disa ndryshime ne ligjin nr. 10 440, date 7.7.2011, “Per vleresimin e
ndikimit ne mjedis” qe eshte perafruar plotesisht me Direktiven 85/337/KEE te Keshillit,
date 27 Qershor 1985 "Mbi vleresimin e efekteve te projekteve publike dhe private ne
mjedis", te ndryshuar
➢ Ligji Nr.8897, date 16/052002 "Per mbrojtjen e ajrit nga ndotja"
➢ Ligji Nr.9774, date 12/07/2007 "Per vleresimin dhe administrimin e zhurmes ne mjedis"
➢ Ligji Nr.9587, date 20/07/2006 "Menaxhimin e integruar te burimeve ujore "
➢ VKM Nr.177, date 31.03.2005 "Per normat e lejuara te shkarkimeve te lengeta dhe kriteret.
2008/1/KE e Parlamentit Europian dhe Keshillit e 15 janarit 2008 "Mbi kontrollin dhe
parandalimin e integruar te ndotjes", e ndryshuar te perafruara me kerkesat e Direktives
2001/80/KE e Parlamentit Europian dhe Keshillit e 23 Tetorit 2001 "Mbi kufizimin e
shkarkimeve te disa ndotesve ne ajer nga instalimet e medha me djegie"
➢ Regullore nr 6, datë 30.11.2007 “Për administrimin e mbetjeve spitalore”.
➢ Regullore nr 1,datë 30.3. 2007 “Për trajtimin e mbetjeve të ndërtimit që nga krijimi,
transporti deri në depozitimin e tyre“.
➢ Udhëzim nr 6, datë 27.11.2007 “Për aprovimin e rregullave, përmbajtjes dhe afateve për
përgatitjen e planeve të menaxhimit të mbetjeve të ngurta”.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 26


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Shqiperia eshte anetare dhe ndjek detyrimet e konventave te meposhtme nderkombetare:


Konventa e Bernit (CH) “Per mbrojtjen e flores dhe faunes se eger dhe mjedisin e saj natyror
ne Evrope.”, miratuar me ane te ligjit nr 8690, me 2 Mars 1998;
Konventa e Barcelones “Per mbrojtjen e mjedisit detar dhe ujor te Mesdheut” dhe protokollet
e saj;
Konventa e Bonit “Mbi mbrojtjen e faunes se eger shtegtare”;
Konventa e Vienes “Mbi kontrollin e kalimit kufitar te mbetjeve te rrezikshme dhe asgjesimin
e tyre”, miratuar me ane te ligjit nr. 8216, me 13 Prill 1997;
Konventa e Vienes “Per mbrojtjen e shtreses se Ozonit” dhe protokolli I Montrealit “Mbi
substancat qe demtojne shtresen e Ozonit”;
Konventa e Aarhusit “Mbi te drejten e publikut per t’u informuar, per pjesemarrje ne
vendim-marrje dhe e drejta per t’iu drejtuar organeve te drejtesise per çeshtjet mjedisore”,
miratuar me ligjin nr. 8672, me 26 Tetor 2000;
Konventa “Vleresimi i Ndikimit ne Mjedis ne kuadrin Nderkombetar”. Hyr ne fuqi ne 4 Tetor
1991;
Konventa e Kombeve te Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike, Tetor 1994;
Konventa e Kombeve te Bashkuara mbi Biodiversitetin, Janar 1994;
Kombet e Bashkuara “Konventa kunder zgjerimit te shkretetirave ne vendet e thata,
veçanerisht ne Afrike”. Hyrja ne fuqi me 27 Prill 2000.

TRAJTIMI I MBETJEVE TE LENGETA URBANE


Secili nga ne ka përgjegjësi për ujin, pasi të gjithë jemi përdorues të tij, pra të gjithë duhet ta
mbrojmë dhe ta ruajmë atë nga ndotja. Uji është një pjesë përbërëse e sipërfaqes së Tokës. Sasia e
madhe e ujit është ajo që na bën ta quajmë Tokën “Planeti i kaltër”. Gjithsesi,pjesa kolosale e
rezervave të ujit u përket oqeaneve dhe deteve dhe vetëm 0,6% e sasisë së përgjithshme të ujërave
është e përshtatshme për t’u pirë. Ujërat sipërfaqësor dhe ata nëntokësor janë elemente të
rëndësishme në ciklin e ujit në tokë.
Uji përdoret për qëllime bujqësore (ujitje), për qëllime industriale (prodhimi i të mirave materiale
dhe si faktor për ngrohje, ftohje), për qëllime shtëpiake (pirje, higjiena personale, larje dhe për
çlodhje). Në ditët e sotme probleme serioze paraqet përdorimi pa kriter i ujit, si dhe rritja e ndotjes
së burimeve të ujit, gjë që mund të çojë mbarë njerëzimin në një katastrofë. Meqenëse të gjithë jemi
përdorues të ujit, ne jemi në të njëjtën kohë, edhe përgjegjës për mbrojtjen e tij. Dy parimet bazë
për mirëmbajtjen e burimeve ujore janë ruajtja dhe mbrojtja.
Sherbimi i largimit dhe trajtimit te ujrave te ndotura perfshin grumbullimin dhe largimin e ujrave
te ndotura nga konsumatoret familjare, konsumatoret private si dhe konsumatoret te tjere te
institucioneve te ndryshme. Grumbullimi, largimi dhe trajtimi i ujrave te ndotura behet kryesisht
nepermjet sistemeve qendrore te kanalizimeve te ujrave te ndotura (KUN). Sistemet e KUN jane
kryesisht sisteme me gravitet dhe vetem ne disa raste perdoren edhe stacionet e pompave te ujrave
te ndotura te cilat nga pikat fundore te ketyre sistemeve i dergojne ne pikat e shkarkimit ose ne
impiantet e trajtimit te ketyre ujrave. Sistemet e KUN jane te ndertuara kryesisht ne zonat urbane
kurse ne zonat rurale dhe ato jo urbane perreth qyteteve perdoret sistemi i gropave septike apo
gropave sanitare. Ujrat e ndotura te zonave urbane jane kryesisht ujra te ndotura komunale dhe jo
me ndotje teknologjike apo industrial, shkarkimet e ujrave te ndotura nga keto sisteme krijojne
problem mjedisore ne lumenjte, liqenet dhe detrat, prandaj ndertimi i impianteve te trajtimit te
ketyre ujerave te ndotur dhe me pas derdhjen e tyre ne liqen dhe me tej ne det ne gjendje te paster
eshte domosdoshmeri.
Problematika e mbetjeve te lengeta eshte e lidhur me mbetjet e kanalizimeve qe ndahen ne ato te
ujrave te bardha, ujrave te zeza dhe te shkarkimeve te lengeta industriale ne kanalizimet e ujrave
urbane. Ne pergjithesi te keto rryma grumbullohen ne menyre te vecante dhe trajtohen ne menyre
te vecante. Ne shume qytete te vendeve ne zhvillim, si dhe ne Shqiperi keto rryma bashkohen se
bashku duke bere qe te rriten kostot per trajtimin e tyre.
Shkarkimet e ujërave të zeza përbëjnë burimin kryesor të ndotjeve të ujërave natyrore, sepse ato
përmbajnë shumë lëndë

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 27


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

• që konsumojnë oksigjenin e tretur (duke shkaktuar një zvogëlim të shpejtë të


përmbajtjes së tij në ujë),
• komponime të tretshme të fosforit dhe azotit (që mund të shkaktojnë eutrofikimin e
ujërave),
• bakterie dhe viruse pathogjene, metale të rënda si Cd, Hg, Zn, Pb, Cr, Cu
• lëndë që prishin pamjen e ujërave dhe u japin atyre erë të keqe.
Ujërat e bardha, kur mblidhen vecas, derdhen në lumenj, liqene ose dete pa ndonjë përpunim
paraprak, ndonëse edhe ato mbartin papastërti të rrugëve, përfshi edhe ato të trafikut.
Përmbajtja e lëndëve ndotëse në shkarkimet e lëngëta industriale mund të jetë shumë e ndryshme,
në varësi të procesit teknologjik dhe të pajisjeve për pastrimin dhe riqarkullimin e ujërave. Këtu
duhet të kemi parasysh se, edhe shllamet dhe llumrat që dalin nga objektet industriale
konsiderohen si mbeturina të lëngëta.

Ndotja “e nxehte" mjedisore e ujit ne Shqiperi ka shkaktuar nje shkaterrim mjaft te madh ne
brendesi te ekosistemeve natyrale si pasoje e derdhjeve se ujerave te ndotura ne lumenjte, ose ne
zonat detare bregdetare. Shkarkimi i ujerave te ndotura ne kanale te hapur ne afersi te zonave te
banuara eshte shkaktar i problemeve shendetesore, ekonomike dhe sociale. Efektet e ujerave te
patrajtuara ndihen jo vetem ne piken e derdhjes por edhe ne vendet ku ata derdhen qe ndodhen
ne distance prej tyre.
Ndikimi i ketij fenomeni eshte shume planesh dhe pengon seriozisht zhvillimin dhe cilesine e jetes
se banoreve duke evidentuar nevojen urgjente per rehabilitimin e rrjetit ekzistues dhe ndertimin e
nje rrjeti te ri te ujerave te ndotura te kanalizimeve urbane si dhe trajtimit te tyre. Ujerat e ndotur
e te pa trajtuar jane te pasur me materie organike gje me kohe shkakton zhvillimin e fenomenit te
eutrofikimit te tyre.
Eutrofikimi eshte procesi i vjeterimit gradual te ujerave te cilat behen jo produktive e te pa
perdorshem. Njerezit, me ane te aktiviteteve te tyre te ndryshme jetesore, e pershpejtojne kete
proees. Eutrofikimi antropogjenik eshte ndotja e ujerave per shkak te pranise se tepert te ushqyesve
(kryesisht fosfor, azot dhe karbon). Konsumi mesatar I ujrave per banor perllogaritet ne 80-150
l/dite dhe sasia e ngarkeses biollogjike 0.036 kg/dite, raporti i sasise Uje i Pijshem/Ujera te Zeza:
0,8
ndersa ngarkesa hidraulike ne mot te lagesht per cdo banor perllogaritet ne 700 litra/sec, konsumi
per banor m3/dite/njebanor perllogaritet 0.15-0.24 m3/dite, kjo ngarkese ndryshon sipas rajoneve
pasi varet nga siperfaqja e basenit te ujrave qe futen ne kolektorin kryesor qe con ujrat ne impiantin
perpunues.
Ndotjet e ujrave natyrore nga mbeturinat e lëngëta janë një problem rrënjësor kritik në shumë
vende. Mbeturinat e lëngëta mund të jenë shkarkime të ujërave të zeza, shkarkime të ujrave të
rreshjeve (“ujrat e bardha”) dhe shkarkime të lëngëta industriale. Në mjaft qendra urbane ujrat e
zeza mblidhen bashke me ujërat e rreshjeve dhe në disa raste edhe me mbeturinat e lëngëta
industriale (të përpunuara ose të papërpunuara).
Ato derdhen në lumenj, liqene dhe dete, shpeshherë pa ndonjë trajtim të vecantë, duke u bërë
kështu një burim i rëndësishëm i ndotjeve. Në shume raste, ato shkaktojnë eutrofikimin e ujërave
sipërfaqësore. Janë të pakëta qytetet që kanë rrjete kanalizimesh vecmas për ujrat e zeza dhe për
“ujrat e bardha”.
Përsa i përket shkarkimeve të lëngëta industriale, kërkohet që objektet e mëdha të kenë impiantet
e veta të trajtimit të tyre duke garantuar pastrimin deri në normat e vendosura. Përparësi i jepet
sidomos riqarkullimit të ujërave industrial në procesin teknologjik.
Trajtimi i ujërave të zeza kerkon paraprakisht, grumbullimin, vleresimin e ndotesve dhe patrimin
e tyre.

Lista e burimeve komunale në termat e rrjedhjeve mesatare për ditë dhe NBO5.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 28


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Rrjedhja mesatare NBO5 person për


Klasifikimi Vërejtje (shënime) /person/ditë ditë

Bashkia/Komuna banimi 100 0.20lb

Njësitë bashkiake banimi 100 0.2

Universitetet,
100 0.2
Fakultetet

Spitalet për shtretër 200 0.4

Poliklinikat 100 0.2

Shkollat e mesme me kafeteri&dushe 25 0.06


Shkollat fillore (9
me kafeteri&dushe 20 0.06
vjecare)

Ndërtesa të fabrikave
me dushe/turn 35 0.06
ose zyrave

Ndërtesa të fabrikave
pa dushe/turn 25 0.06
ose zyrave

Hotele/Motele për njësi 100 0.12

Restorante për karrige

Me pushim të rregullt për karrige 35 0.2

24 orësh për karrige 50 0.28

24 orësh ose sezonale për karrige 70 0.4

Tavernat për karrige 20 0.12

Shërbimet me parkim për hapësirë makine 50 0.28

Parqet e autobuzave 2-1/2 persona për automjet 50 0.2

Klubet për anëtar 50 0.2

0.1 gal/sq ft për


Pa shërbim ushqimi ose
Qendrat tregtare sipërfaqe dyshemeje 200ppm
larjeje
bazuar në rrjedhje

Mbetjet urbane te lengeta konsistojnë në: JASHTEQITJE HUMANE dhe PERMBAJNE relativisht
pak ndotës kimikë, akoma, ato nuk janë të dukshme për përqëndrim të lartë të organizmave
patogjene. Një person prodhon në ditë mesatarisht 65 gram të masës pezull, 8 gram të azotit
amoniakal, 3,3 gram fosfate, 9 gram klorure (chloride), 60 – 75 gram të masës organike. Ujrat e
zeza, perbëjnë afërsisht 20% të vëllimit të të gjithë shkarkuesve dhe pjesa e tyre vazhdimisht
zvogëlohet sa herë që sasia e shkarkimeve te tjera rritet.
Tipet e ndotesve jane biologjik dhe jo-bilogjik. Karakterizimi I ujrave realizohet duke vleresuar vetite
fizike, kimike dhe biologjike te tyre.
1) Nder vetite fizike permendim: temperaturen, (eshte nje parameter i rendesishem qe ndikon ne
njesite biologjike dhe fiziko-kimike. Ne varesi te zones se banimit, temperatura e ujerave te zeza te
shtepive ndryshon midis 10 °C – 25 °C. Eshte e rendesishme te permendet qe perzierja industriale ne
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 29
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

ujerat e zeza rrit temp e ujerave te zeza te shtepive NDERSA rrjedhja e ujerave nentokesore e ul ate.).
Era, (Eshte e lidhur me dike qe ka aftesi te drejtperdrejte per te ndjere eren. Ujerat e Zeza se fundmi
kane nje ere si myk. Ererat e tjera jane si rezultat i mbeturinave te ndryshme industriale dhe te cilat
ndryshojne eren e mykut. Ne gjithashtu mund te permendim qe nje ere si veze e prishur nenkupton
qe kushtet jane te paajrosura dhe perzierja organike eshte shkaterruar duke prodhuar gazra
hidrogjen squfuri. Ne sistemin e trajtimit te ajrosur kjo do te thote qe sistemi nuk eshte duke punuar
ashtu sic duhet.). Ngjyra, (Substancat e menjanuara te shperbera ndryshojne ngjyren e ujerave te
zeza. Kjo ngjyre mund te thuhet se behet pak gri. Ngjyrat dhe tonalitetet e tjera vijne nga perzierja e
mbeturinave industriale. Vecanerisht tekstili, letra, lekura, kapaket prej metali, mbeturinat e mishit
ndryshojne ngjyren e ujerave te zeza.). Permbajtja e mbetjeve te ngurta pezull (qe perfshijne
substancat pluskuese , mbeturina te materialeve te paperpunuara si derrasa, plastika , letra etj, qe
lehtesisht mund te hiqen (nga zgara etj); Substancat e menjanuara dekantuese qe mbarten nga mjeti
filter gjate procesit te filtrimit; Substancat e tretura te mbetura ne ujerat e zeza pas procesit te filtrimit.)
2) Vetite kimike te tyre jane ato te perbersve kimike te ketyre ujrave. Perberesit e ujrave te zeza
mund te jene perberes organike, ose jo-organike te tretura. Perberesit organike, jane formuar nga
nje ose me shume elemente ne perzierje me elemente karbonike. Eshte percaktuar qe jane me
shume se 2 milione perberes organike ne ujerat e zeza. Perberesit organike jane trupeza te kalbur
dhe te ngordhur, forma te jashteqitjeve te njerezve. Proteinat dhe karbohidratet perbejne grupin
me esencial te perberesve organike, Proteinat perbehen nga C, H, N, O, dhe nje sasi e vogel P dhe
SO4. Nje shembull tipik i proteinave eshte veza dhe perbehet nga 53% C, 7% H, 15% N, 2% Sdhe
23% O. Karbohidratet permbajne C, H dhe O. Nje shembull tipik jane sheqeri dhe niseshteja . Keto
karbohidrate shperbehen ne acide organike nepermjet baktereve. Yndyrnat perbehen nga 76% C,
12% H dhe 12% O dhe e ben procesin e trajtimit me te veshtire. Mishi i grire dhe lekura dalin nga
te dy burimet si shtepite ashtu edhe zonat industriale, e shkojne drejt ne membranen e sistemit te
kanalizimeve dhe ne muret e njesise te impiantit.Perberesit kimike ne ujerat e zeza jane azoti,
dioksidi karbonit, amonia, burimi per N eshte ureja CO(NH)2. Ureja menjehere ndahet ne CO2 dhe
NH3. Pas ndarjes se proteinave formohet sulfat hidrogjeni. Bakteret e ajrosura shnderrojne
substancat organike tretese ne qeliza te reja dhe ne substanca joorganike.
3) Ne vetite biologjike karakterizimi I ujrave behet duke vleresuar perberjen e tyre bilogjike.
Perberesit biologjike. Ne ujerat e zeza jane 105-108 organizma /ml. Ato jetojne bashke ne grupe ose
tek dhe te ndare ne dy grupe te cilesuar si shtazori mikro-organizem. Ekziston nje numer i madh i
organizmave te gjalle ne ujerat e zeza por ato nuk mund te shihen me sy. Por ato kane nje rol te
rendesishem ne pastrimin e ujerave te zeza sidomos ne procesin e trajtimit biologjik.

Trajtimi I ujrave te zeza perfshin ne vetvete disa procese sipas skemave te ndrshme. Ka skema të
trajtimit të ujërave të zeza, në të cilat kombinohen procese fizike, kimike dhe biologjike. QELLIMI I
ketyre proceseve te trajtimit te ujrave te zeza eshte për vecimin dhe shkatërrimin e substancave
ndotëse. Në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza përdoren tre procese bazë:
(a) vecimi i grimcave të ngurta ose llumrave që përmbajnë lëndë ndotëse;
(b) eliminimi i substancave ndotëse nëpërmjet proceseve të përshpejturara të shkatërrimit
biologjik dhe trajtimeve kimike;
(c) largimi i ujit nga llumrat e ujrave të zeza për të zvogëluar vëllimin që duhet të depozitohet.
Keto objektiva arrihen nepermjet realizimit te proceseve:
a) Mekanike,
b) Bilogjik,
c) Kimik,
d) Pastrimit perfundimtar te ujit nepermjet filtrimit me rere,
e) Depozitimin e sigurte, perdorimin, riciklimin e mbetjeve dhe derdhjen e ujit te pastruar në
depozitat ujore.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 30


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 31


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Skeme principale e impiantit te trajtimit te ujrave te zeza.

Keto procese nese realizohen se bashku bejne skemen tre shkalleshe. Kur realizohet pjeserisht ato
bejne qe skemat e trajtimit të ujërave të zeza të jenë me një, dy dhe tri shkallë.
Procesi Tipi i trajtimit Qëllimi i trajtimit

Paraprak Kalimi nëpër rrjeta Vecimi i grimcave të mëdha

Dekantimi i parë Dekantimi në rezervuar Largimi i grimcave të ngurta dhe yndyrnave

Trajtimi i dytë Me llum aktiv në bioreactor, filtrimi dhe Biooksidimi i lëndëve organike dhe amoniakut,
sedimentimi largimi I lëndëve të ngurta

Trajtim plotësues Filtrimi me rërë, mikro-filtrimi ose Largimi i grimcave të imëta


dekantimi

Trajtimi i tretë Denitrifikim, precipitimi kimik Mënjanimi i N, P dhe mbetjeve organike

Trajtimi i llumrave Largimi i ujit, disgregimi Prodhimi i CH4. Përgatitja për depozitim

Trajtimi me nje shkalle ndryshe quhet, trajtimi fizik konsiston në kalimin e ujërave të zeza nëpër
rrjeta (shosha) për ndarjen e grimcave të mëdha si dhe dekantimin e tyre në rezervuarë ose gropa
të mëdha për vecimin e llumrave. Pastrimi me një shkallë është i pamjaftueshëm, sepse përmbajtja
e lëndëve ndotëse në ujërat pas këtij trajtimi është ende mjaft e lartë. (p.sh lëndët e ngurta
pakësohen nga rreth 300 mg/l në 120 mg/l dhe BOD nga rreth 250 mg/l në 120 mg/l).
Shkalla e zvogëlimit të përmbajtjes së lëndëve ndotëse në ujërat e zeza pas trajtimeve në shkallët e ndryshme
(në përqindje)

Shkalla e Lëndët e BOD P N E.coli Viruse Cd,Zn Cu,Pb,


trajtimit ngurta
Cr

E parë 60-70 20-40 10-30 10-20 60-90 30-70 5-20 40-60

E dytë 80-95 70-90 20-40 20-40 90-99 90-99 20-40 70-90

E tretë 90-95 >95 85-97 85-95 >99 >99 40-60 80-95

Procesi i pastrimit mekanik. Eshte nje proces i cili realizon eleminimin e thermijave dhe te pjesezave
te lendeve te ngurta te cilat kane madhesi me te madhe se 10 mm. Kjo realizohet nepermjet
vendosjes te sitave ose shoshave njera mbi tjetren. Prej kesaj ujrat nepermjet presionit kalojne
nepermjet hinkave fund i te cilave ,eshte shume i ngushte dhe per pasoje ne te ngelin te gjitha
pezullit ose lendet e ngurta.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 32


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Para-trajtim perbehet nga 2 linja te trajtimit mekanik, grilat e imeta automatike dhe shiriti
transportues per largimin e rnbeturinave. Qellimi i njesise se paratrajtimit eshte per te mbrojtur
njesite e tjera perberese te impiantit nga materiale te tilla si (plehra dhe rere), qe mund te shkaktoje
bllokime ngjeshje probleme me pajisjet e tjera te instaluara ne impiant. Ne paratrajtim , depozitat
e klorurit ferrik sherbejne per te larguar fosforin ne fazat pasardhese. Pjesa e fundit e para-trajtimit
eshte njesia e devijimit, e cila e ndan rrjedhen ne 4 basenet e ajrimit per trajtimin e metejshem
bakterial.
Procesi i pastrimit mekanik (Sitisja me elevator)

Vepra e hyrjes se ujrave te zeza

Sita epastrimit dhe klasifikimit -10 cm

Skeme Trajtimi me nje shkalle I ujrave te zeza

Trajtimi me dy shkalle ndryshe quhet, trajtimi bakterial bazohet në shkatërrimin bakterial të


përshpejtuar të lëndëve organike. Procesi i pastrimit biologjik ka te beje me largimin e perberesve
organik nepermjet oksidimit biologjik. Për këtë qëllim, lëndët organike të ujërave të zeza vihen në
kontakt sa më të plotë me O2 dhe me një sasi të mjaftueshme të biomasës (llumi aktiv), përgjatë një
kohe të caktuar. Mikroorganizmat që shtohen në impiant (si llum aktiv), në prani të O 2 shkaktojnë
kalimin e lëndëve organike të ujërave të zeza në biomasë mikrobiale dhe CO 2. Komponimet organike
të N shndërrohen në jone NH4+ ose NO3-, ndërsa P organik kalon në ortofosfate. Lëndët mikrobiale
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 33
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

qelizore që formohen nga proceset e dekompozimit mbahen në impiant deri sa mikroorganizmat të


kalojnë në fazën e maturimit, pas së cilës ato flokulojnë dhe dekantojnë shumë lehtë. Një pjesë e
materialit që dekanton rikthehet në krye të impiantit (llumi aktiv), ndërsa pjesa kryesore e tij
largohet.
Thelbi i trajtimit eshte procesi i llumit aktiv. Llumi aktiv eehte nje proces per trajtimin e ujerave te
ndotura dhe ujerave industriale duke perdorur ajrin dhe floket biologjike te perbere nga bakteriet
dhe protozoaret. Procesi perfshin futjen e oksigjenit (ajrit) i cili duke u nderfutur ne nje miks ujerash
te ndotura kombinohet me mikroorganizmat per te zhvilluar nje flok biologjik, i cili redukton
perberjen organike te ujerave te ndotura. Ky material i cili ne nje llum te shendetshem eshte nje
flore ngjyre kafe, me se shumti eshte i perbere nga bakterie saprotrofike por gjithashtu kane nje
flore te pasur me protozoare me se shumti ameba, spirotriks , peritriks si dhe vorticellis dhe nje
sere speciesh te tjera filter ushqyese.
Ne te gjitha impiantet me Hum aktiv, pasi ujerat e ndotura kane marr trajtimin e nevojshem, sasia
e tepert e ujerave shkarkohet ne depozita ose dhoma kurse pjesa e llumit te mbiushqyer I
nenshtrohet trajtimeve te metejshme. Nje pjese e ketij materiali te krijuar, pra llumi kthehet ne
pjesen fillestare te sistemit te ajrimit per te kryer ri-farezimin e ujit te ri qe vjen tek keto basene. Ky
fraksion i flokeve te llumit quhet Hum aktiv i rriqarkulluar (RAS). Llumi i tepert quhet Hum aktiv i
surplusuar ose (SAS), i cili largohet nga procesi i trajtimit per te mbajtur balancen e raportin te
biomases me ushqimin ne ujerat e ndotura.

1) Procesi i aktivizimit te llumit. Procesi i aktivizimit te Ilumit eshte nje metode biologjike e trajtimit
te ujerave te ndotura e cila performohet nga nje bashkim i perzier i mikroorganizmave ne nje
mjedis ujor ajror. Objektivi I pergjithshem i procesit te aktivizimit te Ilumit eshte heqja e
subtancave te cilat kane nje kerkese per oksigjenin nga sistemi. Kjo eshte kryer nga reagimet
metabolike te mikroorganizmave, ndarja dhe sistemimi i trupave te ngurte te Ilumit aktiv per te
krijuar nje cilesi te pranueshme te rrymes sekondare te ujerave te ndotur, grumbullimi dhe
riciklimi i mikroorganizmave te kthyera ne sistem ose largimi i mikroorganizmave te tepert nga
sistemi. Procesi i aktivizimit te Ilumit kalon ne 5 stade te rendesishme te lidhura me njera
tjetren.
a) Stadi pare eshte kalimi ne nje depozite ventilimi ose depozitat ne te cilat ajri ose oksigjeni
paraqitet ne sistem.
b) Stadi dyte jane ventilatoret rrotullues (200 kW secili) te cilat sigurojne qe oksigjeni i
duhur te futet ne depozita dhe te zhvillohet perzierja e duhur.
c) Stadi trete eshte kalimi ne depozitat e ventilimit qe ndahen nga sedimentuesit sekondare
nga ku mbetjet e ngurta ndahen nga uji perreth me ane te procesit ee flokulimit.
d) Stadi katert, Ilumi i kthyer aktiv grumbullohet nga pastruesit sekondare dhe pompohet
perseri ne depozitat e ventilimit perpara se te shteroje oksigjeni i shperbere.
e) Stadi peste, duke permbajtur nje teprice te mikroorganizmave, Llumi aktiv largohet nga
sistemi.
Zvogëlimi i theksuar i lëndëve organike të tretëshme (BOD) gjatë procesit të trajtimit me llum aktiv
arrihet nëpërmjet dy rrugëve:
(1) Oksidimi i lëndëve organike për të dhënë energjinë e nevojshme për proceset metabolike të
mikroorganizmave
(2) Përdorimi i lëndëve organike për sintezën e masës qelizore
{CH2O}+ O2= CO2 + H2O +biomase
N-organik = NH4+ + NO3-
P-organik = H2PO4- + HPO42-
{CH2O}+ N, P, elemente esenciale = biomase
Gjatë zhvillimit të reaksionit largohen, gjithashtu, një pjesë e komponimeve të N dhe të P. Një
pjesë e komponimeve të NH3 largohen si amoniak i gaztë gjatë gurgullimit të ajrit, ndërsa pjesa
tjetër oksidohet deri në NO3. Ndërkaq fosfatet precipitojnë si hidroksiapatit Ca 5(OH)(PO4)3, sipas
reaksionit:
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 34
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

5Ca+3HPO4-2+H2O = Ca5(OH)(PO4)3 + 4H+


Zhvillimi i këtij reaksioni varet nga pH. Në mjedis acid zhvillohet reaksioni i kundërt, prandaj
fortësia e lartë e ujit dhe shkalla e lartë e ajrimit bën që CO 2 i dalë të largohet nga zona e reaksionit,
pH të rritet duke favorizuar kështu zhvillimin e reaksionit të drejtë. Faktori që kufizon shpejtësinë
e oksidimit të lëndëve organike është shpejtësia e kalimit të oksigjenit në llumin aktiv. Kjo shpejtësi
mund të rritet mjaft në qoftë se përdoret oksigjen në vend të ajrit, për shkak se tretshmëria e O 2 në
ujë është më e lartë se ajo e ajrit. Ndërkaq, faktori që kufizon shpejtësinë e oskidimit të amoniakut
është shpejtësia e rritjes së bakterieve, të cilat shkaktojnë oksidimin e amoniakut në nitrat. Koha
e dyfishimit të tyre është rreth një ditë, ndërsa koha e dyfishimit të bakterieve, që oksidojnë lëndët
organike është vetëm rreth 20 minuta. Por shpejtësia e zhvillimit të këtyre proceseve në kushtet
natyrore është shumë më e vogël sesa në impiantet e pastrimit të ujërave të zeza dhe si pasojë
aftësia e vetëpastrimit të ujërave natyrore është e kufizuar dhe koha e vetëpastrimit është shumë e
gjatë. Riqarkullimi i vazhdueshëm i mikroorganizmave aktive, që realizohet në impiantet e pastrimit
me anë të llumit aktiv krijon kushte optimale për dekompozimin e shpejtë të shumë lëndëve
organike natyrore.
2) Tretja anaerobike e llumit. Llumi i tepert procesohet ne depozitat e tretjes anaerobike ne te cilat
mikroorganizmat shkaterrojne materialin biodegjenerues ne mungese te oksigjenit, duke
nxjerre sasi te konsiderueshme te gazit biologjik; ky gaz perdoret per te prodhuar energji
elektrike duke mbuluar deri ne 30% te kerkeses se pergjithshme te impiantit te trajtimit te
ujrave te ndotur. Biogazi i perftuar grumbullohet me ane te procesit anaerobik. Me pas kalohet
ne njesine e desulfurimit me hidroksid sodiumi. Dhe ne fund kalohet ne njesine e prodhimit te
energjise elektrike (gjeneratori me gaz, djegesi i gazit). Prodhimi i energjise arrin deri ne 30%.
Ai do te perdoret per vete nevojat qe ka impianti.

Tretja anaerobike(mungese oksigjeni) eshte nje seri procesesh ku mikroorganizmat shkaterrojne


materialin e biodegradueshem nen mungesen e oksigjenit. Ka shume mikroorganizma qe
perfshihen ne procesin e tretjes anaerobike , duke perfshire bakteriet acetike, acid formuese(
acetogjene) dhe ate metane formuese (metanogjene). Keto organizma ushqejne produktin e
nderrmjetern , i cili i nenshtrohet nje sere procesesh duke u konvertuar ne formen e molekulave te
ndermjetme qe perfshijne sheqernat , hidrogjenin dhe acid acetic, perpara konvertimit final ne
biogas. Jane kater fazat biologjike dhe kimike qe ndodhin ne tretjen anaerobike.

Karbohi
Sheqerna Acid
drate
karbonik
Metan
1) Hidroliza Acide Alkole Hidrogjen
Yndyrna ( CH4)
2) Acidogjeneza Yndyrore Acid Acetik
Dioksid
3) Acetogjeneza Dioksid
Hidrogjen Karboni
4) Metanogjeneza karboni
Amino Dioksid (CO2)
Proteina
acide karboni
Ammonia

Ne te shumten e rasteve biomasa perbehet nga vargje te gjata polimere organike .Ne menyre qe
bakteriet ne tretjen anaerobike te perfitojne energjine potenciale te materialeve, keto vargje
fillimisht duhet te copetohen ne pjese me te vogla perberese, Nje ekuacion i thjeshtuar kimik qe
pershkruan shkurtimisht procesin eshte:

C6H12O6 = 3CO2+ 3CH4

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 35


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Procesi billogjik i aktivizimit te llumrave

Skeme Trajtimi me dy shkalle I ujrave te zeza

Ndonëse trajtimi me dy shkallë i ujërave të zeza ka pasoja të rëndësishme pozitive mjedisore për
ujrat sipërfaqësore ku ato derdhen, përsëri nëpërmjet trajtimit me dy shkallë largohet vetëm një
pjesë e nutrientëve (N dhe P), prania e të cilëve mund të shkaktojë problem të EUTROFIKIMIN E

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 36


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

UJRAVE. Prandaj, nga fundi i viteve 60 dhe fillimi i viteve 70, në vendet Europiane filloi të shtohet
një fazë e tretë e trajtimit të ujrave të zeza, ajo e trajtimit kimik.
Trajtimi me tri shkalle siguron një largim mjaft efikas te komponimeve të fosforit arrihet nëpërmjet
SHTIMIT të gëlqeres, kriprave të aluminit ose të hekurit, sulfatit të magnezit që formojne
komponime të patretshme me fosfatet, të cilat largohen së bashku me llumrat organike.
Mënjanimi i komponimeve të N bëhet në dy hapa:
• Hapi I: oksidimi i amoniakut dhe komponimeve organike të azotit me oksigjen deri në
nitrat (nitrifikimi)
NH4+ + O2 = NO3- + 2H+ + H2O
• Hapi II: reduktimi i nitrateve deri në azot të gaztë në kushtet e mungesës së oksigjenit
(denitrifikimi)
4NO3- + 5{CH2O} + 6H+ = 3N2 + 5CO2 +13H2O
Në disa raste, për të shpejtuar këtë proces shtohet alkool metilik që shërben si agjent reduktues
dhe si burim i karbonit. Reaksioni që ndodh në këtë rast është:
6NO3- + 5{CH3OH} + 4H+ = 2N2 + 5CO2 +7 H2O
Gjatë këtyre proceseve mund të largohet deri 95% e azotit të mbeturinave të lëngëta. SHPENZIMET
rriten mjaft kur kalohet nga trajtimi me një shkallë në atë me tri shkallë, por edhe CILESIA e ujit
të fituar përmirësohet shumë. Janë zhvilluar disa modifikime të proçesit të trajtimit me llum aktiv
(trajtimit sekondar), sidomos për impiantet me kapacitet përpunues të vogël (për qëndra urbane të
vogal deri dhe ndërtesa të vecuara). Vlen të përmendet zhvillimi i një tipi të ri të proceseve të ajrimit,
në të cilin ujërat e zeza vendosen në konakt me një shtresë zhavorri (me madhësi sa kokrrat e
bizeles), në një rezervuar. Gjithë përmbajtja e rezervuarit mbahet në gjendje suspension nëpërmjet
gurgullimit të ajrit që futet në të. Biomasa e nevojshme formohet në sipërfaqe të gurëve, ndërsa
teprica e biomasës së maturuar kalon në suspension. Pas daljes nga rezervuari, lëngu kalon në
një dekantues të zakonshëm. Llumrat e ujërave të zeza urbane të ZONAVE INDUSTRIALE mund të
përmbajnë shumë më tepër metale të rënda, pesticide, biocide dhe substance të tjera toksike, kur
shkarkimet industriale derdhen në rrjetin e ujërave të zeza.

Procesi I pastrimit me tre shkalle. (mekanik, biologjik, kimik e dekantimim-filtrimin e ujrave qe


shkojne ne depozitat ujore)

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 37


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Procesi i dekantim, filtrimit te ujrave


Pas trajtimit perfundimtar te llumrave e rendesishme eshte ndarja e ture nga uji qe do te shkoj ne
depozitat ujore. Ne kete faze marrin nje rendesi, Procesi i koagulimit I cili eshte procesi qe realizon
pastrimin perfundimtar te ujrave per depozitimin e tyre ne depozitat ujore. Ai eshte procesi i
destabilizimit te thermijave koloidale ne suspension ai ndiqet nga Procesi i Flokulimit qe eshte
procesi i bashkimit te thermijave koloidale dhe atyre ne suspension, per te vazhduar me tej tek
Procesi Dekantimit I cili eshte procesi i ndarjeve se thermijave te ngurta si pasoje e forces
gravitacionale. Procesi i Filtrimit, si procesi i cili realizon ndarjen e lengut nga trupi i ngurte, si
pasoje e largimit te lengut ne nje mjedis poroz.

Tokat mund të shikohen si një filtër natyral për ujrat e zeza. Në parim, tokat mund të konsiderohen
si një system natyror i trajtimit të ujërave të zeza me të tre shkallët, por natyrisht shpejtësia e
këtyre proceseve është shumë më e vogël sesa në impiantet industriale dhe aftësia e tokave për këtë
qëllim është shumë e kufizuar.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 38


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Llumrat e ujrave të zeza përmbajnë, njëkohësisht edhe shumë bakterie, viruse, parazitë që mund
të shkaktojnë mjaft sëmundje endemike si edhe sasi të mëdha të elementeve toksikë, shumë më
tepër sesa këto element ndodhen në tokë (p.sh raporti i përmbajtjes mesatare të disa elementeve
toksikë në llumrat e ujërave të zeza ndaj përmbajtjes së tyre mesatare në tokë është: për Hg 8 për
Cd 50, për Pb 28, për Cr 10, për Zn 30 dhe për Cu 5). Prandaj përdorimi i tyre si pleh në bujqësi
duhet të bëhet me një kujdes të vecantë dhe nuk mund të konsiderohet si një zgjidhje e kënaqshme
e problemit.
Hirëzimi i llumrave (si dhe ai i mbeturinave të ngurta urbane) bëhet në impiante të posacme të
djegies në temperature të lartë, që sigurojnë oskidimin thuajse të plotë të lëndëve organike deri në
CO2 dhe H2O. Por, kjo metodë kërkon sasi të mëdha të lëndëve djegëse dhe ka si pasojë ndotje të
ajrit. Vec kësaj, lind problem i depozitimit të hirit që, ndonëse me vëllime shumë më të vogla, ka
përmbajtje shumë të larta të elementeve toksikë.
Ka impiante të dekompozimit anaerobic të llumrave nga të cilët fitohet metan, por ato nuk kanë
gjetur përhapje. Në këtë mënyrë, problem i trajtimit të llumrave të ujërave të zeza mbetet ende pa
ndonjë përgjigje të kënaqshme. Pajisjet qe perbejne nje impaint te trajtimit te ujrave te zeza ne
pergjithesi perfshijne pajisje me te cilat realizohen tre stadet e trajtimit te tyre. Nje impiant per
trajtimin e ujrave te zeza perbehet nga:

1.Stacioni hyres i pompimit


2.Zgara ekzaminuese
3.Puseta e shperndarese
4.Laguna e paajrosur
5.Stacioni i pompimit te filterit kullues
6.Filtri kullues
7.Vaska sedimentare
8.Puseta shperndarese 4
9.Stacioni i pompimit te llumrave te teperta
10.Vaska depozituese e llumrave
11.Stacioni i kalbezimit
12.Laboratori kimik
13.Dhoma e kontrolli (SCADA)

Ne mnyre me te pergjitheshme, Linja e trajtimit te ujit te ndotur perbehet nga:


a) Stacioni i pranimit, linja e paratrajtimit dhe e trajtimit primar. Kjo linje perbehet nga keto
elemente: dy grila mekanike, stacioni pompimit me 4 pompa zhytese, 2 grila automatike,
dy puseta ventilimi per rere mbledhesin, kanal venturi, nje mates per prurjet depozite
kloruri ferric ( per reduktim te fosforit)
b) Trajtimi sekondar. I perbere nga basenet e ajrimit kater vaska oksidimi per aktivizimin
e llumit dhe dy linjat e baseneve te dekantimit dy linja trajtimi te llumit (dy depozita te
trashjes se Ilumit, dy vaska per tretjen e llumit), nje depozite gazi biologjik ne forme
kupole e shoqeruar me njesi desulfurimi.
c) Trajtimi terciar. Ne te cilin jane ngritur pellgjet artificiale me shtreter me filter dhe me
bimesi, Ne kete linje ndodh reduktimi i azotit dhe i fosforit. Basenet artificiale (ligatinat)
perbehen nga argjinatura qe ndajne keto zona trajtimi.Tete shtreter me kallama per
llumin, ligatinat prej 15 hektaresh me struktura kontrolli dhe te lidhura me tuba.

Nje rendesi te vecante ne impiantet e trajtimit te ujrave te ndotur merr procesi I monitorimit te vete
procesit por dhe te parametrave mjedisore qe lidhen me cilesine e shkarkimeve ne toke, uje dhe
emetimeve ne ajer qe ndodhin prej proceseve te trajtimit te ujrave te ndotur. Me poshte jepet nje
koncept I nje plani monitorimi.

PLANI I MONITORIMIT
Pergjegjesit
Pergjegjesite
e per
Parametrat Aktivitetet e per
Parametra Metodologjia Frekuenca mbikqyrjen
Mjedisore monitorimit aktivitetet e
dhe
monitorimit
zbatimin
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 39
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________
Monitorimi I Percaktimi I Ere ne Se bashku me ARM dhe Matje ne 5 dite Operatori Insp. Mjedit
cilesise se ajrit demtimeve te cilesise nuhatje Insp.Mjed percaktimi I gjate ndertimit dhe impiantit te
se ajrit nga impianti I shkalleve te parametrave operimit (nje here trajtimit te
trajtimit te ujerave te per t’u monitoruar ne ne stinen e ngrohte ujerave te
ndotura receptoret e ndjeshem ne dhe nje here ne ndotur
zonat perrreth impianti I stinen e ftohte) (PM
trajtimit te ujerave te 2.5 odor meter)
ndotura
Monitorimi I Percaktimi I Visual Shkarkimi I ujrave te Ditore, gjate fazes Operatori Insp. Mjedit
Ujrave demtimeve te cilesise ndotur se operimit impiantit te
siperfaqesore se ujit siperfaqesor trajtimit te
nga impianti I ujerave te
trajtimit te ujerave te ndotur
ndotura
Zhurmat (vete Percaktimi I Leq (dBA). Me mates te levizshem te Dy here ne vit, para Operatori I Insp. Mjedit
monitorimi) zhurmave ne zone zhurmave ne nje stacion ne dhe gjate Ndertimit impiantit te
afersi te mpiantit te trajtimit te
trajtimit te ujerave te ujerave te
ndotur ndotur
Peisazhi dhe Mbjellja e zones se Visual Zyra e Urbanistikes dhe Pas ndertimit Bashkia dhe Insp. Mjedit
rehabilitimi I zene perkohesisht planifikimit ne ARM dhe
zones se zene nga ndertimi dhe bashkepunim me ARM dhe Insp. Mjedit
perkohesisht nga shpateve te larta Insp.Mjed
ndertimi dhe perms pyllezimit dhe
shpateve te larta mbjelljeve te zones
perms pyllezimit se mbuluar nga
dhe mbjelljeve impianti I trajtimit te
ujerave te ndotura
gjate operimit
Monitorimi I Kushtet e habitateve, Visual Kontroll ne zone Gjate ndertimit Kontraktori Bashkia dhe
habitateve dhe drureve dhe bimesise (Raportim I inspektimit) ARM dhe
bimesise perrreth Insp. Mjedit

Plani i monitorimit gjate fazes se operimit te impiantit


Numri minimal i mostrave përcaktohet ne përputhje me kapacitetin e impiantit te trajtimit dhe
frekuenca e mbledhjes se tyre është si me poshtë:
- 12 mostra gjate vitit te pare
- 4 mostra ne vitet pasardhës, nëse demonstrohet se ujerat kënaqin kërkesat për shkarkimet nga
impiantet e trajtimit te ujerave urbane

Kerkesat per shkarkimet urbane ne ujerat siperfaqesore


Parametri ndotes Ujera te ndjeshme
Kerkesa Bio1ogjike per Oksigjen BD05 < 25 (mg/l)
Totali i lendeve te ngurta pezull TSS < 35 (mg/l)
Kerkesa Kimike per Oksigjen COD < 125(mg/1)
Fosfori total (mg/l) < 1 mg/l
Totali i Azotit (mg/l) < 10 mg/l

Kerkesa per nivelet e cilesise se ujerave siperfaqesore dhe nentokesore, jane vlerat perkatese, per
NBO5 2-10 mg/l, per NH4 0.05 mg/l, P-total 0.1 mg/l. Kufijte e shkarkimeve (VKM nr.177
31.05.2005): COD ≤ 125 mg/l, BOD5 ≤ 25 mg/l, TSS ≤ 35 mg/l.

Trajtimi i ujërave të zeza është një domosdoshmëri për mbrojtjen e ujërave natyrore nga eutrofikimi
i tyre. Në të njëtën kohë, rritja e përqëndrimit të popullsisë në qendrat urbane dhe rritja e kërkesave
të popullsisë dhe e industrisë për ujë, nga njëra anë, dhe pakësimi dhe dëmtimi i rezervave të
përshtatshme ujore, nga ana tjetër, e ka bërë trajtimin e ujrave të zeza një problem akut në shumë
nga vendet e përparuara.
Mund të thuhet, se sot shumë njerëz përdorin ujë të ripërdorur (pra të përdorur më parë).
Vlerësohet se 32% e ujit të pijshëm që përdoret në Angli, 50 deri 70% e ujit që furnizohet Parisi me
rrethinat e tij dhe 40% e ujit që përdoret në Gjermani është ujë i ripërdorur (pas trajtimit në
impiantet e trajtimit të mbeturinave të lëngëta). Sigurisht, që në këto raste, është e nevojshme që

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 40


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

ujërat e zeza të trajtohen në mënyrë të tillë, që ato të bëhen të përshtatshme për tu përdorur dhe
kjo bëhët e mundur vetëm duke futur trajtimin me tri shkallë. Në vitin 1990 rreth 60% e popullsisë
së 24 vendeve Europiane ka pasur impiante të trajtimit të ujërave të zeza.
Në vende të tilla, si Hollanda, Zvicra, Luksemburgu, vendet Skandinave kjo shifër shkon në mbi
90%, ndërsa në Danimarkë 98%. Por vetëm një pjesë e vogël e këtyre impianteve janë me tri faza.
Përqindja më e lartë e popullatës që mbulohet me këto impiante është në vendet Skandinave, nga
21% në Danimarkë deri në 84% në Suedi; gjithashtu trajtimi me tri shkallë është mjaft i përhapur
në Gjermani (rreth 30% e popullsisë). Gjendja është shumë më e keqe në vendet e Europës Jugore
dhe Lindore. Në Greqi trajtohen vetëm 50% e mbeturinave të lëngëta, ndërsa në vendet e tjera edhe
më pak.

IMPIANTET E TRAJTIMIT TE UJRAVE TE ZEZA NE SHQIPERI


Impiantet e trajtimit të ujërave të përdorura të ndërtuara në qytetet e Kavajës, Durrës, Korçë,
Pogradec dhe Vlorës, janë funksionale.
Impiantë të tjerë të financuar nga Banka Botërore të cilët janë ndërtuar në qytetin e Sarandës dhe
Lezhës, kanë përfunduar por ende nuk janë vënë në shfrytëzim. Impiantet e trajtimit në qytetet
Kavaja 2, Tiranë, Velipojë, Orikum dhe Shirok-Zogaj janë në fazën e projektimit, ndërsa impiantet
në Ksamil dhe në Shkodër janë në fazën e fizibilitetit.

Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura në Kavajë është financuar nga KfW (Grand).Vlera e ndërtimit
është 4,9 milion Euro. Punimet kanë përfunduar në Maj të vitit 2006 dhe është ndërtuar për tu
shërbyer rreth 25.000 banorëve.
Është vënë në shfrytëzim shumë shpejt pas përfundimit dhe menaxhohet nga sh.a.Ujësjellës-
Kanalizime Kavajë. Ujërat e ndotura i nënshtrohen pastrimit biologjik të tyre nëpërmjet 4 Fazave
prej fillimit të proçesit deri në pastrimin përfundimtar. Analizat, të cilat bëhen gjatë proçesit të
operimit janë ditore dhe javore. Kapaciteti ditor i impiantit është 4470m 3dhe nga këto 15.2 m3
mbeten në gjendje llumi. Kjo sasi e mbetur nuk derdhet në shkarkimin e ujërave të pastruara por
kalon në proçesin e trajtimit të llumit. Uji shkarkohet në detin Adriatik. Impianti i Kavajes
aktualisht eshte ne zgjerim e siper për të përballuar një kapacitet prej 100,000 banoresh, për të
trajtuar ujërat e zeza shtesë që do të grumbullohen nga Fshati Golem dhe plazhi i Golemit. Zgjerimi
i Impiantit të Pastrimit të Ujërave të Përdorura është vazhdimi i atij ekzistues. Kontrata është lidhur
midis Delegacionit të Komunitetit Evropian dhe shoqërisë Friulana Bitumi&Atzëanger JV. Për
Supervisionin e Punimeve është lidhur kontrata me SAFEGE & IRD JV. Financimi i këtyre
projekteve është nga fondi IPA 2009.
Impianti i trajtimit të Ujërave të ndotura në Pogradec është pjesë e Projektit ‘Mbrojtja e Liqenit të
Ohrit, ka një investim 19.7 milion Euro i Financuar nga KfW. Impianti me një vlerë prej 2.5 milion
Euro ka përfunduar në Dhjetor 2008 dhe është vënë në funksionim në muajin Shkurt të vitit 2009.
Menaxhohet nga Sh.a .Ujësjellës-Kanalizime Pogradec. Tipi i impiantit është me sedimentim
anaerob dhe me filtër me pikim, ku zë një sipërfaqe 13 Ha i ndërtuar në zonën e ish inkubimit të
peshkut për t’u shërbyer 40 000 banorëve. Kapaciteti i impiantit është 4500–5000 m3/ditë dhe
aktualisht trajton rreth 70 % të gjithë shkarkimeve të Pogradecit. Shkallet e trajtimit janë dy, ai
mekanik dhe biologjik.
Impianti i trajtimit të Ujërave të ndotura në Vlorë, është një investim i Financuar nga Komuniteti
Europian me një vlerë prej 3.9 milion Euro. Ky impiant është vënë “pjesërisht” në shfrytëzim e ka
filluar të administrohet nga Sh.a UK Vlorë në vitin 2008. Ky impiant është ndërtuar për të trajtuar
ujërat e përdorura të një popullsie prej 12.000 banorësh. Tipi i këtij impianti është biologjik me
një nivel trajtimi. Mungesa e laboratorit dhe e paisjeve përkatëse bëjnë të pamundur kryerjen e
analizave të ujit në impiant. Kemi përmendur më sipër se ky impiant pothuaj është funksional. Ai
zë një sipërfaqe prej 34 Ha, ku sistemi lagunor që është përdorur kërkon një sipërfaqe prej 104 Ha.
Ky impiant është ndërtuar tek Pylli i Sodës ngjitur me hidrovorin.
Impianti i trajtimit të Ujërave të ndotura në Durrës ndodhet në Porto Romano, rreth 2 km larg qëndrës
së qytetit të Durrësit, tek ish Ndërmarrja e Peshkimit. Impianti do të trajtojë ujin e ndotur të
kanalizimeve të Bashkisë Durrës si dhe të disa fshatrave si Bisht Pallë, Rrashbull, Arapaj, Shën
Vlash dhe Shkallnur. Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura është ndërtuar në vitin 2010 sipas
____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 41
___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

standarteve ndërkombëtare. Popullsia e shërbyer nga ky impiant për trajtimin e ujërave të ndotura
është rreth 150,000 banorë, ndërsa prurja mesatare është 9,600 m3/ditë. Sipërfaqja aktuale e
impiantit është 33 ha, ndërsa në Përspektivë zgjerimi i tij do të ndërtohet në 65 ha ku synohet që
ky shërbim të jetë për 250,000 banorë. Impianti i trajtimit është me trajtim biologjik. Teknologjia
e instaluar është “me llum aktiv” dhe me trajtim të avancuar për reduktimin e azotit dhe fosforit,
ndërsa biogazi i përftuar nga trajtimi anaerobik i llumit do të përdoret për të prodhuar enërgji
elektrike në sasi të tillë që të mbulohen nevojat e vetë impiantit.
Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura Lezhë-Shëngjin, është një investim me vlerë 5.1 milion Euro
edhe ky i Financuar nga Banka Botërore. Punimet e tij kanë përfunduar në Maj të 2011. Është
ndërtuar për ti shërbyer një popullsie prej 60.000 banorësh duke përfshirë qytetin e Lezhës e
Shëngjinit. Impianti është i tipit Biologjik me paratrajtim, i cili është i paisur me laboratore dhe
paisje moderne për operimin dhe mirëmbajtjen. Ka kapacitet përpunues prej 6000 m³/ditë.
Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura në Korçë, është një investim me një vlerë totale rreth 8.5
milion Euro i Financuar nga BE I (85%) dhe KfW. Ky investim është i plotë pasi ndërtimi i
kolektorit, linjat e furnizimit dhe të shkarkimit kanë përfunduar së ndërtuari. Impianti është
dizenjuar dhe ndërtuar për ti shërbyer aktualisht një popullsie prej 65.000 banorësh dhe në
planin Perspective në vitin 2020 ta rrisë kapacitetin e trajtimit për 85.000 banorë. Impianti është
i tipit anaerobik me dy nivele trajtimi. Është i paisur me laboratore dhe paisje të teknologjisë së
fundit për operimin. Ka një kapacitët prej 14.000m³/ditë, ku llumi do të përdoret për pleh dhe
ujë për ujitje në bujqësi.

Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura Sarandë, është një investim me vlerë rreth 4 milion Euro.
Punimet e tij kanë përfunduar në Maj të vitit 2011. Është ndërtuar për ti shërbyer një popullsie
rreth 60.000 banorësh. Impianti është i tipit Biologjik me paratrajtim dhe ka një kapacitët prej
7.400 m³/ditë. Është i paisur me laborator dhe paisje moderne operimi. Uji nga dhoma e
klorinimit nëpërmjet kapërderdhësit shkarkohet në liqenin e Butrintit. Është përdorur e njëjta
teknologji si në qytetin e Lezhës.

Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura NE TIRANE, Ky projekt ka si qëllim trajtimin e ujërave të


ndotura urbane të Tiranës së Madhe nëpërmjet ndërtimit të dy Impiantëve të Trajtimit të Ujërave
të Ndotura Urbane. Financimi për projektin është kredi e Qeverisë japonëze. Projekti është i ndarë
në tre faza: Faza e parë mbulon trajtimin e ujërave të ndotura urbane të cilat mblidhen në Lumin
e Lanës, dhe është vendosur në Kashar; Faza e dytë mbulon trajtimin e ujërave të ndotura urbane
të cilat mblidhen në pjesën jugorë të Lumit të Tiranës dhe është vendosur në Kashar, ku të dy
këto faza presupozojnë ndërtimin e një ITUNU në Kashar. Faza e tretë mbulon trajtimin e ujërave
të zeza të cilat mblidhen në pjesën veriore të Lumit të Tiranës. Ky Impiant është parashikuar të
ndërtohet në Laknas. Aktualisht ka filluar faza e parë që pritët të përfundojë brenda vitit 2015.
Ky impiant do të ketë një kapacitet shumë të madh për vetë faktin se në lumin e Lanës shkarkojnë
23 pika me diametër 400 Ø, 600 Ø dhe 1200 Ø.

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 42


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

Durrësi Pogradec

Vlora Kavaje

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 43


___________EKOLOGJI E ZBATUAR DHE VEPRIMTARITË MINERARE - Kapitulli i peste___________

PYETJE RRETH KAPITULLIT

Çfare nenkuptojme me konceptin mbetje dhe si klasifikohen ato?

Çfare nenkuptojme me konceptin mbetje te ngurta urbane dhe si menaxhohen ato?

Cilat jane metodat e trajtimit te ujrave te ndotura ?

____________________________________________Prof. Dr. Sokol MATI ___________________________ faqe- 44

You might also like