You are on page 1of 2

Mbeturinat nga plastika, paraqesin rrezik serioz mjedisor për shëndetin e

njerëzve, kafshëve dhe të gjitha gjallesave. Ndikimi kryesor i hedhjes së plastikës


në mjedis, është se duhen shumë vite që ato të treten. Përveç kësaj, nëse
mbeturinat plastike digjen, ato lëshojnë një substancë toksike në ajër, duke
shkaktuar edhe ndotjen e ajrit. Njerëzit dhe gjallesat tjera janë të ekspozuara ndaj
kimikateve nga plastika shumë herë në ditë, përmes ajrit, pluhurit, ujit, ushqimit
dhe përdorimit të produkteve të konsumit.
Për të mësuar edhe më shumë rreth efekteve negative të plastikës në mjedis dhe
shëndet, Radio KFOR-i ka zhvilluar një intervistë me ekspertë të kësaj fushe,
përkatësisht me udhëheqësin e Divizionit për Mbeturina dhe Kimikatë në
Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, Enver Tahiri, nga i mësuam rreth dëmeve
që shkaktojnë mbeturinat nga plastika: “Aktualisht në Kosovë, një sasi e vogël e
mbeturinave riciklohen, siç janë mbeturinat nga plastika. Një nga mbeturinat që
paraqesin problem për mjedisin/ambientin, janë edhe mbeturinat nga produktet  e
ndryshme prej plastike. Në Kosovë, mbeturinat plastike krijohen kryesisht nga
plastika që përdoret për ambalazhim të mallrave në veçanti nga qeset plastike që
jepen në markete, gjatë blerjes së mallrave. Plastika është e dëmshme për
mjedisin, sidomos kur përfundon duke u hedhur në vende jo adekuate, si në
lumenj, prrocka, rrugë e lëndina dhe ato përmes rrjedhjes së lumenjve arrijnë në
det dhe oqean, duke i ndotur ato.”
Megjithëse është bërë përparim i dukshëm në vitet e fundit, Kosova ende nuk ka
menaxhim të duhur të mbeturinave për të gjitha llojet e mbeturinave si: mbeturina
shtëpiake, industriale, mjekësore dhe të rrezikshme. Një sasi e mbeturinave
hedhen në mënyrë të paligjshme ose digjen dhe Kosova tashmë ka kontroll të
qarkullimit të qeseve të plastikes përmes akteve ligjore që janë në fuqi.

Një qese plastike zakonisht mund të përdoret për vetëm 30 minuta,


por do të duhen 500 vite për t'u dekompozuar. Shumë prej tyre
hidhen në lumenj e më pas përfundojnë në dete, ku janë duke
shkaktuar shumë probleme.
Shumë turistëve që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë detit në vende të
ndryshme të botës u ka ndodhur që të ndeshen me një qese plastike nën ujë.
Një rastësi? Jo, sipas ekspertëve të mjedisit, të cilët kanë llogaritur se në
oqeanet e botës lundrojnë nga 100 deri në 150 milionë tonë mbeturina. Rreth
6.5 milionë ton mbetje plastike shtohen çdo vit. Sipas Organizatës së Kombeve
të Bashkuara për Mjedisin, në çdo kilometër katror të oqeaneve gjenden rreth
130 mijë pjesë plastike, që transportohen më pas me anë të rrymave oqeanike.
Në një konferencë ndërkombëtare për mbetjet marine, të zhvilluar së fundi në
Berlin, 200 ekspertë diskutuan se si mund të zgjidhet problemi. Miqtë e Tokës
në Gjermani (BUND), i prezantuan në fillim të javës ministrit gjerman të
Mjedisit Peter Altmaier, dokumentin me titull “Dete pa plastikë”,, të firmosur
nga disa organizata mjedisore europiane. Në dokument ata kërkonin që
Europa të reduktojë me 50% masën e mbeturinave deri në vitin 2020.

You might also like