You are on page 1of 7

Problemet mjedisore në

Shqipëri
Lënda : Gjeografi
Klasa XI-A
Ndotja e ajrit

• Ndotja e ajrit është një nga problemet kryesore mjedisore në


qytetet e mëdha shqiptare, sidomos në Tiranë. Ndotja ka ardhur
per pasojë e shtimit të makinave, pakësimit të gjelbërimit urban,
djegia e plehrave, aktiviteteve ekonomike të
ndërmarrjeve,përdorimi i karburanteve jo cilësore, etj.
Përqendrimi i grimcave PM10 dhe NO2 në Tiranë, kalon
standardet kombëtare dhe ato të Organizatës Botërore të
Shëndetësisë.
Ndotja e ujit

• Ndotja e ujërave në Shqipëri vjen si pasojë e hedhjeve të mbeturinave në lumenj e liqene, si dhe derdhjes
së ujerave të zeza të papërpunuara. Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në
shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që
paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nga
uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz. Nga uji i papastër pasojnë një sërë
sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto
sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore. Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën
bota, është vështirë të mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër.Krahas kësaj, mbrojtja e ujit nga
ndotja mund të bëhet edhe duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose
zvogëlimin e ndotësve në ujë, duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj. Zvogëlimi i sasisë
së lirimit të materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës kundër ndotjes. Kjo nënkupton
vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në vendet ku lirohen ujërat e ndotura. Një
formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e burimeve, planifikimi i
lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të ndërtohen sa më larg ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i
përdorimit të pesticideve dhe plehrave kimike në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni.
Me konventa ndërkombëtare ndotja e ujërave është e sanksionuar, por, vështirë është të binden njerëzit
që të mos e ndotin atë. Prandaj, është me rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i popullatës për shfrytëzim
racional të resurseve ujore.
Mbeturinat/Shpyllëzimi

• Ndarja e mbeturinave që në burim mbetet problematike, me raste të veçanta të cilat kanë dështuar në
Lezhë, Tiranë apo qytete të tjera, si pasojë e mosinformimit të banorëve, mospasjes së ndëshkimeve
nëse banorët nuk i ndajnë mbeturinat, si dhe përzierje e mbeturinave pasi merren nga kazanët.
Aktualisht, Republika e Shqipërisë ka një pjesën të madhe të trupave ujorë të ndotur tej mase nga
mbeturina kryesisht plastike, por edhe nga ato të rrezikshme si mbetje spitalore e helme nga barna të
skaduara. Nuk ka asnjë mekanizëm ndëshkimi për banorë të Republikës, të cilët hedhin mbetje në
çfarëdo mjedisi që duan.

• Prerjet e pyjeve dhe zjarret janë shkaqet kryesore për shpyllëzimin dhe zhdukjen e pyjeve në Shqipëri.
Shfarosja e shkretimi i pyjeve vazhdon i pandërprerë, i nxitur nga korrupsioni e me pjesëmarrjen e
policisë, prokurorisë e gjyqësorit. Djegia e pyjeve në male vazhdon pandërprerje si pasojë e kërkesës së
madhe për mish, duke i shtyrë barinjtë që të djegin vazhdimisht pyjet. Barinjtë shqiptarë kanë shpikur
metoda të reja për djegien e plotë të pyjeve për kullota. Hipin në majë të malit, marrin goma me vete,
mbushin gomat dhe lecka dhe i lyejnë me benzinë, i venë flakën.Më pas i rrokullisin nga maja e maleve
për të djegur pyllin në mënyrë sa më të plotë. E gjithë kjo bëhet nën indiferencën e shpesh
bashkëpunimin e organeve shtetërore dhe politikanët shqiptarë.
Ndryshimet klimatike/Shkelja e ligjit për parqet kombëtarë

• Ndryshimet klimatike kanë prekur në mënyrë të konsiderueshme Shqipërinë. Rritja e


nivelit të detit ka çuar në zhdukjen e disa metrave tokë në bregdet në vit.Gjithashtu, zjarret
janë bërë më të shumta në numër për shkak të temperaturave të larta në verë. Sasia
mesatare e reshjeve ka ardhur duke u ulur, por është pasuar me një shtim të përmbytjeve,
rënieve të reshjeve në një kohë të shkurtër e në sasi të mëdha. Bujqësia pritet të preket
në mënyrë katastrofike si pasojë e thatësirave disa mujore që do të prekin Shqipërinë në
vitet në vazhdim.
• 7 vitet e fundit, parqet kombëtarë në të gjithë Republikën e Shqipërisë janë gjendur nën
presionin e rrezikun e bizneseve që i shikojnë parqet si burimet e fundit për t'i shfrytëzuar.
Shumë parqe janë ndeshur me shkeljen e ligjit për zonat e mbrojtura, ku janë dhënë leje
për HEC-e e ndërtime të tjera brenda parqeve kombëtare, si brenda Parkut Kombëtar
Lugina e Valbonës, Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, dhe aktualisht gjendet nën
rrezik dhe Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ku parashikohet të ndërtohet një qytet për
25 mijë banorë, i cili do të shkatërrojë tërësisht funksionin e parkut si një ekosistem unik
në botë.
Si do reduktohet ndotja

• Objektivi kryesor i Strategjisë Kombëtare për Cilësinë e Ajrit të Mjedisit është


përmirësimi i cilësisë së ajrit në Shqipëri për një periudhë afatgjatë, gjë kjo që
ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në përfitime të rëndësishme për cilësinë e jetës
dhe mbrojtjen e mjedisit.
• Kjo strategji siguron, gjithashtu, hapa për bashkërendimin e kuadrit të tanishëm
ligjor me legjislacionin europian, si dhe zbatimin e tij.
• Sektorët kryesorë që kontribuojnë në ngarkesën e përgjithshme të shkarkimeve të
ndotëse në ajër, janë të shumtë por ndër më kryesorët mund të përmendim:
transportin rrugor, industrinë, bujqësinë dhe sektorin shtëpiak.
• Strategjia parashikon marrjen e masave shtesë, duke ndjekur shembullin e shumë
shteteve anëtare të BE-së për të arritur përmirësime të ndjeshme të ekosistemeve
dhe habitateve kombëtare dhe për të ndihmuar qeverin ë shqiptare që të jetë sa më
afër objektivave të cilësisë së ajrit duke eliminuar një numër të madh të zonave ku
mund të kemi një tejkalim të niveleve limite të ndotësve të ajrit.
Reduktimi i shkarkimeve industrial/Reduktimi i
emisioneve nga sektori bujqësor/Reduktimi i
shkarkimeve nga sektori rezidencial
• Qeveria është e mendimit se kontributi i çdo burimi industrial në përmirësimin e cilësisë së ajrit në nivel lokal dhe rajonal duhet të matet, dhe
sigurimi i pajisjeve për kryerjen e kontrollit të shkarkimeve nga këto burime është i domosdoshëm. Qeveria do të eksplorojë mundësinë e:
• – Promovimit të eficiencës së energjisë në teknologjitë e reja në industri;
• – Prezantimit të monitorimit onlinetë emetimeve nga oxhaqet e subjekteve industriale për të siguruar përputhshmërinë me vlerat limite të ndotësve;
• – Promovimit të përdorimittë burimeve të energjive të rinovueshme.
• – Prezantimi i skemave të granteve ose të rimbursimit për përmirësimet në eficiencën e energjisë
• Qeveria e pranoi nevojën për të zhvilluar strategjitë për të menaxhuar dhe reduktuar emisionet nga sektori bujqësor, veçanërisht për gazet serë.
• Qeveria do të shqyrtojë mundësinë për të përcaktuar veprimet më të përshtatshme të integrueshme
• dhe të qëndrueshme, në mënyrë që të reduktojë impaktet e ndryshme nga bujqësia në cilësinë e ajrit. Në mënyrë specifike, qëllimi është që të
zhvillohen masa që synojnë zvogëlimin e impaktit të bujqësisë në ndotjen e ajrit dhe ndryshimin e klimës duke i stimuluar fermerët:
• – të përdorin lëndët djegëse fosile në mënyrë efikase;
• – të reduktojnë humbjen e nxehtësisë në serra;
• – të përdorin burime energjish alternative;
• – të përdorin plehun në mënyrë efikase;
• – të reduktojnë humbjen e amoniakut nga gropat e ruajtjes së jashtëqitjes së kafshëve;
• – të reduktojnë djegien e mbetjeve të fermave dhe të kashtës.
• Qeveria do të eksplorojë mundësinë e:
• – Promovomit të izolimit termik dhe reduktimit të përdorimit të panevojshëm të energjisë për sistemet e ngrohjes dhe të ftohjes në banesa;
• – Prezantimit të standardeve të produkteve për boilerat shtëpiakë;
• – Nxitjes së përdorimit të sistemit të ngrohjes diellore në ndërtesat e banimit;
• – Përmirësimit të sistemit të grumbullimit të mbetjeve dhe asgjësimit të sigurt i tyre në zonat rurale.

You might also like