You are on page 1of 5

Reflektoni ne menyre kritike

A e kemi te mbrojtur ne mjedisin ?-Kerkoni ne internet ose nxirrni te dhena nga mediet e
shkruara dhe elektronike per demtimin e mjedisit .Evidentoni ndotesit kryesore dhe shprehni
mendimin tuaj nese ka vepruar si duhet legjislacioni per parandalimin e tyre.Argumentoni pse
ndodh keshtu.-Pasi te keni dhene mendimin tuaj,diskutoni ne klase me shoqet dhe shoket.

Mbrojtja e mjedisit është një çështje e rëndësishme dhe e nevojshme për të siguruar që të
gjithë mund të gëzojmë një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Ndotja e mjedisit në
Shqipëri është një çështje komplekse dhe shqetësuese, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm.
Disa ndotesit kryesorë dhe sfidat lidhur me zbatimin e legjislacionit mund të përfshijnë:
1.Ndotja e Ajrit:Emetimet nga transporti, industria, dhe ngrohja me lëndë djegëse.
Veprimet e legjislacionit: Shqipëria ka legjislacion për kontrollin e ndotjes së ajrit, por
shpesh zbatimi është i kufizuar. Ndërtimi pa kriter dhe mungesa e mbrojtjes së hapësirave
të gjelbëruara kontribuojnë në këtë problem.
2. Ndotja e Ujit,Burimet: Hedhja e mbeturinave industriale dhe shtëpiake në lumenj,
përdorimi i substancave kimike në bujqësi.
Veprimet e legjislacionit: Në Shqipëri ka ligje për mbrojtjen e ujrave, por problemet janë
ende të pranishme. Inspektimi dhe dënimi i shkelësve janë sfidat kryesore.
3. Ndotja e Tokës:
Burimet: Përdorimi i pesticideve në bujqësi, ndërtimi i paligjshëm dhe pa kriter.
Veprimet e legjislacionit: Ka rregullore për kontrollin e ndotjes së tokës, por zbatimi varet
nga mbikëqyrja dhe dënimi i shkelësve.
4. Mungesa e Informacionit dhe Ndërgjegjësimit:
Burimet: Mungesa e informacionit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për ndotjen dhe
impaktin e saj.
Veprimet e legjislacionit: Ka nevojë për ndërgjegjësim dhe edukim më të madh të publikut
rreth rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit.
Kjo ndodh per shkak te:
1.Mungeses se Infrastrukturës dhe Kapacitetit Institucional:Shqipëria ka hasur sfida në
përmirësimin e infrastrukturës dhe kapacitetit institucional për mbikëqyrje dhe zbatim të
efektshëm të legjislacionit mjedisor.
2.Korrupsioni dhe Shpërdorimi i Fondeve:Problemet e korrupsionit mund të kenë ndikim
në zbatimin dhe mbikëqyrjen e legjislacionit. Shpërdorimi i fondeve për projektet mjedisore
mund të sjellë rezultate të kufizuara.
3.Presioni i Zhvillimit Ekonomik:Rritja ekonomike dhe zhvillimi urban mund të sjellë ndotje
të lartë, duke e vënë në sfidë zbatimin e legjislacionit.
4.Mungesa e Ndërgjegjësimit të Biznesit dhe Individëve:Ndonjëherë, mungesa e
ndërgjegjësimit të biznesit dhe individëve për ndikimin e tyre në mjedis ka ndikim në
nivelin e ndotjes.
-Ndërsa ka pasur përmirësime në legjislacionin mjedisor në Shqipëri, sfidat vazhdojnë të
jenë të pranishme. Nevoja për një zbatim dhe mbikëqyrje më të fortë, përfshirjen e
komunitetit në proceset vendimmarrëse, dhe një përqasje më e rreptë ndaj shkelësve mund
të jenë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar gjendjen e mjedisit në Shqipëri.
Monitorimi dhe minimizimi i ndotjes së ajrit, sfida e qeverisë shqiptare që s’u bë asnjëherë realitet
15 nëntor 2021/ Marinela Dushi/ Porta Vendore
Pushteti vendor nuk ka asnjë të dhënë për nivelin e ndotjes në territorin përkatës që mbulon, duke
u mjaftuar vetëm me të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, nëpërmjet raporteve të vjetëruara
tanimë, ndonëse monitorimi dhe minimizimi i ndotjes së ajrit ka qenë një sfidë e Shqipërisë që nuk u vu
në zbatim asnjëherë. Ekspertët shprehin me shqetësim se mungon vullneti i bashkive për të vendosur
matës dhe nё ato pak bashki që i kanë vendosur, matësit nuk janë të rregullt që të kontrollojnë
vazhdimisht cilësinë e ajrit.
Shqipëria vijon të ketë nivelin e ndotjes mbi vlerat e Bashkimit Evropian, sipas raportit vjetor 2020
nga Agjencia Kombëtare për Mjedisin. Kjo do të thotë se niveli i ndotjes në vend është i lartë. Ndër
vite ky problem ka shqetësuar qytetarët shqiptarë, sidomos në qytetet e mbipopulluara. Për të
përmirësuar cilësinë e ajrit, qeveria shqiptare gjatë fushatës elektorale të vitit
2017 premtoi vendosjen e matësve të ndotjes së ajrit në 12 qytete kryesore të vendit. “Përmirësimi i
cilësisë së ajrit përbën një tjetër prioritet mjedisor të Qeverisë. Gjatë këtij mandati do të instalojmë
pajisje monitorimi të ndotësve të ajrit në 12 qytetet kryesore në vend.”, thuhet në programin qeverisës
2017-2021 prej 28 faqesh.

Edhe sipas ligjit Nr. 162/2014 “Për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit në Mjedis”, neni 8 thekson se bashkitë
përgatitin raport dhe zbatojnë një plan veprimi afatshkurtër për një zonë kur ka rrezik dhe kapërcehet
pragu i alarmit për ozonin. Por duke mos pasur të dhëna për cilësinë ajrit dhe njihen vetëm përmes
raportit vjetor të AKM, ky plan veprim duket se realizohet më vonesë ose fare. Mbrojtja e ajrit
përfshin masat për mbrojtjen e përbërësve dhe cilësisë së tij, me synim shmangien apo reduktimin e
efekteve të dëmshme mbi shëndetin e njeriut, cilësinë e jetës dhe mjedisin në tërësi, si dhe
parandalimin e pakësimin e ndotjes që shkakton dëmtimin e shtresës së ozonit dhe ndryshimet
klimatike globale.

Pikëpyetje të shumta ngrenë edhe ekspertët për mbrojtjen e mjedisit për masat e ndërmarra nga
bashkitë dhe qeveria. Edhe pse Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka deklaruar se ka disa stacione
monitorimi për ajrin dhe paraqiten të dhëna për periudha të ndryshme kohore, ekspertët e mjedisit
shprehen skeptikë për funksionimin e këtyre matësve të ajrit dhe besueshmërisë e të dhënave
zyrtare.

Sot për sot të vetmin informacion shterues se si paraqitet ndotja e ajrit në 4 prej 61 bashkive të
vendit, gjendet vetëm në portalin e projektit “Mushkëri te Gjelbra”
“Efektet shëndetësore të ndotjes së ajrit janë serioze. Një e treta e vdekjeve nga goditja në tru,
kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës, janë pasojë e ndotjes së ajrit. Ndotja e ajrit është e
lidhur ngushtë me ndryshimet klimatike. Nxitësi kryesor i ndryshimit të klimës është djegia e lëndëve
djegëse fosile. Për këtë arsye, parandalimi dhe reduktimi i ndotjes së ajrit do të kishte impakt pozitiv
në shëndetin e qytetarëve”, thuhet në raport.

Detyre: A e kemi te mbrojtur ne mjedisin ?-Kerkoni ne internet ose nxirrni te dhena nga mediet e
shkruara dhe elektronike per demtimin e mjedisit .Evidentoni ndotesit kryesore dhe shprehni
mendimin tuaj nese ka vepruar si duhet legjislacioni per parandalimin e tyre.Argumentoni pse ndodh
keshtu.-Pasi te keni dhene mendimin tuaj,diskutoni ne klase me shoqet dhe shoket.

 Ndotja është futja e ndotësve në mjedis, që shkakton dëmtim dhe çrregullim të sistemeve dhe
ekosistemeve të mjedisit.Format kryesore të ndotjes të shkaktuar nga njeriu janë:

 Ndotja e ajrit;
 Ndotja e ujit;
 Ndotja e tokës;
 Ndotja nga zhurmat, dhe;
 Ndotja radioaktive.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, gjendja e mjedisit nuk ishte prioritet kombëtar, pasi regjimi u
përpoq ta drejtonte Shqipërinë drejt industrisë së rëndë, të mbështetur kryesisht në teknologji
sovjetike dhe kineze. Kjo lloj teknologjie nuk përmbushte standardet e mbrotjes së mjedisit, që
rezultoi në ndotje të ajrit, uji, tokës dhe shkatërrim të florës e faunës në zonat përreth fabrikave.
Gjithashtu, kjo ndikoi drejpërdrejt edhe në shëndetin e popullatave që jetonin në këto zona, ku u
shfaqën sëmundje të frymëmarrjes dhe difekte që në lindje.

Rënia e regjimit komunist solli mbylljen e uzinave e fabrikave të vjetra, duke lënë pas ndërtesa të
braktisura e shumë tonë me lëndë helmuese nëpër magazinat e këtyre objekteve.

Gjatë periudhës pas rëniës së komunizmit, u bëmë dëshmitarë të rritjes së ndotjes së ajrit, ujit dhe
tokës, këtë rradhë të shkaktuar më së shumti nga makinat e vjetra (shtimi i makinave erdhi pas heqjes
së ndalimit të pronësisë së makinave). Gjithashtu konsumi u shtua shumë, duke sjellë më shumë
mbeturina, më shumë persona e biznese të papërgjegjshëm që hodhën mbeturinat nëpër fusha, pyje,
lumenj, liqene e dete të Shqipërisë. Ndotja nga zhurmat u rrit në mënyrë të konsiderueshme po
ashtu.

Zbatimi i dobët i ligjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe mungesa e kontrollit, solli ndotje të vazhdueshme
të ujit, ajrit e tokës. Hedhja e mbeturinave në mjedis mbetet si një nga problemet më serioze të
dukshme edhe në ditët e sotme. Parqet dhe pyjet janë të prekura rëndë nga kjo dukuri. Nëpër fshatra
ekziston një traditë që në të kaluarën, që mbeturinat të hidhen në brigjet e lumenjve ose drejt e në
lumë. Kjo ka sjellë ndotjen e lumenjve, liqeneve dhe deteve. Kjo ndotje nuk është thjesht shqetësuese
nga ana estetike, por shkakton rritjen në nivele tepër të larta të baktereve e algave të dëmshme.
Dekompozimi i mbeturinave prodhon metan, gaz tepër i dëmshëm për peshqit e gjallesat e tjera
ujore, si një gaz 20 herë më i dëmshëm për klimën sesa CO2.
Figura 1. Shkodër, Shqipëri. Mbeturinat dhe ujra të zeza që derdhen në Liqenin e Shkodrës.

Liqeni më i madh i Ballkanit po ndotet rëndë. Pasojat janë shkatërrimtare për florën e faunën e
liqenit, si dhe për cilësinë e ujit.

Figura 2. Tiranë, Shqipëri

Ndërgjegjësimi i ulët mjedisor ka sjellë hedhjen e mbeturinave pothuajse kudo. Pasojat janë mjaft të
dukshme: qese plastike që fluturojnë në ajër, qenë e minj që kërkojnë ushqim nëpër mbeturina, era
kutërbuese nga kazanët si pasojë e metanit dhe të mos përmendim aspektet estetike.

Figura 3. Porti i Shëngjinit, Shqipëri,

I ndarë nga gjiri vetëm nga një pritë me gurë, porti i Shëngjinit është një zonë e mbushur me
mbeturina dhe ujëra të zeza që ndosin ekosistemin e pasur të këtij gjiri.
Figura 4. Shëngjin, Shqipëri Kanale të hapura të ujërave të zeza në Portin e Shëngjinit që rrjedhin mes
ndërtesave.

Figura 5. Shëngjin, Shqipëri

Qese plastike, thasë, shishe plastike dhe lloj-lloj gjërash të tjera të hedhura nga njerëzit po
shkatërrojnë funksionet e ekosistemeve të deteve tona. Qeset plastike janë shkaku numër një për
vdekjet e shkaktuara nga njeriu te breshkat e detit, pasi breshkat i marrin për kandilë deti dhe i
gëlltisin, duke bllokuar stomakun e si pasojë duke gjetur vdekjen. Plastika po shkatërron ekosisteme
të tëra detare.

Figura 7. Tiranë, Shqipëri Nuk ka pamje më të mirë për të treguar ndotjen e ajrit në Tiranë sesa kjo
makinë e mbuluar nga pluhuri.IPM është e vendosur për të luftuar ndotjen në Shqipëri si një nga
qëllimet kryesore të projekteve të organizatës.

You might also like