You are on page 1of 6

Ajri

Cilësia e ajrit
Ideja kryesore Cilësia e ajrit është e rëndësishme për shëndetin e njeriut
Koha 2–3 orë mësimi
Periudha Në çdo periudhë të vitit (periudha të vlerësohet nga mësuesi)
Vendi Klasa
Materialet Postera dhe koleksioni i filmave i paketës së gjelbër
Lënda Kimi, biologji, fizikë, mbrojtja e mjedisit
Qëllimi Të jepet informacion për metodat praktike
për përmirësimin e cilësisë së ajrit
Metodat Leksion, diskutim, mbledhje idesh, prezantim videoklipesh

Hyrje
Ajri është një përzierje gazesh të azotit (78%), oksigjenit (21%), dioksidit të karbonit
(CO2) dhe 1% të disa gazeve inerte. Ai, gjithashtu, përmban avuj uji në sasi të ndryshme,
si dhe një numër substancash të dëmshme. Substancat e dëmshme përfshijnë ndotësit
natyralë, si pluhuri dhe hiri vullkanik, dhe ndotësit tjerë si rezultat i veprimtarisë së njeriut.
Të gjithëve u është e njohur që ajri i pastër është kusht themelor për të gëzuar një shëndet
të mirë. Por ne e përqendrojmë vëmendjen tonë më tepër në cilësinë e ajrit jashtë mjediseve
të mbyllura (ajri i jashtëm), duke harruar, apo mos përfillur cilësinë e ajrit brenda mjediseve
të mbyllura (ajri i brendshëm).
Shkencëtarët sot vlerësojnë që ajri i mjediseve të brendshme shpesh mund të jetë më i ndotur
sesa ajri i jashtëm, madje, sidomos në qytetet e mëdha industriale. Duke ditur që kohën
më të madhe njerëzit e kalojnë në mjedise të mbyllura, ky fakt merr rëndësi të veçantë.
Ajri i pastër ka një rëndësi të madhe veçanërisht për fëmijët, pasi ata thithin një vëllim
më të madh ajri, në krahasim me përmasat e trupit, sesa të rriturit. Kjo tregon
se ata rrezikohen më shumë se të rriturit nga rritja e përqendrimit të ndotësve në ajër.

Cilësia e ajrit 13
1 Ajri

1
Veprimtaritë
Filloni duke i pyetur nxënësit: sa gjatë mund të jetojë njeriu pa marrë frymë?
Kërkojuni disa nxënësve që dëshirojnë të dalin vullnetarë, të mbajnë frymën
për 30 sekonda. Pastaj i lini ata t’i shpjegojnë nxënësve se si ndihen më pas.

Tregojuni nxënësve për gazet, prej të cilëve përbëhet ajri. Kujtojuni atyre se përbërja
2 e ajrit ndryshon gjatë procesit të frymëmarrjes, pasi niveli i oksigjenit zvogëlohet,
kurse ai i dioksidit të karbonit rritet. Përbërjen e ajrit nuk e ndryshon vetëm frymëmarrja,
por edhe shumë veprimtari të tjera. Aktivitetet njerëzore, për shembull, mund të çojnë
në shkarkimin e substancave të ndryshme kimike në atmosferë.

Do të gjeni më shumë informacion në kreun “Ajri” në kompakt disk (CD).

Ndotja e ajrit të jashtëm


Shpjegojini nxënësve që kur dielli ndriçon, gazet që
1 nxjerrin makinat, si oksidet e azotit (NOx) dhe përbërësit
organikë të avullueshëm, bashkohen dhe formojnë
ozonin në shtresat e ulta të atmosferës. Oksigjeni
nascent (O) kur bashkohet me oksigjenin molekular (O2)
krijojnë ozonin (O3) në pjesën e poshtme të stratosferës
si pjesë e atmosferës.

Toka ka nevojë për ozonin, por në shtresat e sipërme të


atmosferës së saj, ndërsa, në lartësi të ulëta ndikimi i tij
është jashtëzakonisht i dëmshëm. Ky ndikim është
quajtur smogu i verës (pasi në verë dielli ndriçon më shumë).
Vetëm në Europë, nga ky ndikim janë prekur më shumë se 100 milion njerëz.

Smogu i dimrit krijohet, kur ndotësit e ajrit siç janë dioksidi i squfurit (SO2), oskidet e
azotit (NOx), si dhe kur grimcat vijnë në kontakt me masat e ftohta të ajrit që qëndrojnë
pezull mbi qytete. Ndotjet më të mëdha shkaktohen në mjediset urbane, në të cilat
jetojnë sot dy të tretat e europianëve. Smoget e mëdha të dimrit shkaktojnë vazhdimisht
dëmtime të shëndetit në disa zona të Europës Qendrore dhe Lindore, si në zona
me dendësi të lartë të popullsisë: në Republikën Çeke, në Gjermani dhe në Poloni.
Burimet kryesore të kësaj ndotjeje janë proceset e djegies, të cilat kanë të bëjnë
me ngrohjen, industrinë dhe me prodhimin e energjisë.

Paraqitni përpara nxënësve filmin me titull: “Ajri”.


2
Organizoni një diskutim për shkaktarët e smogut: (procesi i djegies së karburanteve,
3 transporti, ngrohësit e shtëpive, industria, prodhimi i energjisë). Përdorni informacionin
shtesë, që gjendet në tekst, me titull “Burimet e Ndotjes së Ajrit” në faqen 16.

Shfaqni përpara nxënësve videoklipin me titull “Si të mbajmë ajrin e pastër”,


4 i cili tregon vetëm një mundësi për të mbajtur ajrin e pastër.
Kërkojuni atyre të sjellin më shumë shembuj.

Shpjegoni që ndotja e ajrit në vendin tonë është, kryesisht,


5 rezultat i djegies së karburanteve fosile (qymyri, nafta,
gazi natyror) nga mjetet e transportit dhe nga stabilimentet
e prodhimit të energjisë. Për të zvogëluar këtë ndotje,
edhe qeveria e Kosovës ka miratuar akte ligjore strikte
dhe kufizime të rrepta për ndotësit e ajrit. Gjithashtu
parashikohen masa për informimin e rregullt dhe
të vazhdueshëm të popullatës për standardet strikte dhe
për kushtet që duhet të plotësojnë ndërmarrjet e sektorit
të industrisë dhe ato të energjetikës në përdorimin
e teknologjive të reja dhe ekologjikisht të pastra.

14 Cilësia e ajrit
Ndotja e ajrit të brendshëm

1
2
Shpjegojuni nxënësve që shumë materiale lirojnë gaze dhe grimca të dëmshme. Tymi
i duhanit është, ndoshta, shkaktari më i njohur i ndotjes së ajrit në mjediset e brendshme.

Temë për diskutim: “Cilat materiale dhe veprimtari mund të shkaktojnë ndotjen e ajrit
në një dhomë të mbyllur?” (produkte të ndryshme, që përdoren për pastrim, materiale
Ajri

1
ndërtimi, bojëra, tretësa dhe hollues, parfume dhe artikuj kozmetikë, kimikate
që përdoren në pajisje për printime dhe kopjime, materiale të ndryshme sintetike,
pajisjet laboratorike, reagentë kimikë, materiale për vizatim, pikturim, skicime,
projektime etj). Shkruani përgjigjet në tabelë.

Temë për diskutim: “Cilat janë ndikimet e mundshme, nëse ne ekspozohemi


3 vazhdimisht ndaj ndikimit këtyre kimikateve?” (probleme në sistemin e frymëmarrjes,
ndjeshmëri e lartë ose reaksione alergjike, reaksione neuro-toksike, dobësim i sistemit
imunitar). Shkruani përgjigjet në tabelë.

Tregojuni nxënësve disa prej ndotësve të ajrit, që janë më pak të njohur, si formaldehidi,
4 radoni, asbesti dhe fushat elektromagnetike. Referojuni tekstit për substancat
e rrezikshme në faqen 17.

Si mund ta kapërcejmë problemin?


Organizoni një diskutim, për të shprehur lirshëm mendimet se si mund të zvogëlohen
1 rreziqet ndaj shëndetit nga ndotja e ajrit (duke përdorur materiale sa më natyrore në
shtëpi, duke forcuar kontrollin ndaj ndotjes së ajrit, duke informuar rregullisht qytetarët,
duke ajrosur vazhdimisht mjediset e mbyllura). Shkruani përgjigjet në tabelë. Regjistro
në shtëpi shembuj të ndotjes së ajrit të brendshëm.

Diskuto me nxënësit në klasë për format e zvogëlimit ose të shmangies së ndotjes


2
Ajri i klasës. Si ndotet dhe si duhet të shmangim ndotjen e tij.
3
Ecuria
• Nxitni nxënësit për të diskutuar në familjet e tyre se çka kanë mësuar për cilësinë e ajrit
në mjediset e brendshme. Kërkojuni atyre të përgatisin një listë të mënyrave dhe
të mjeteve që shërbejnë për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe zvogëlimin e rrezikimit
të shëndetit të tyre. Cilat prej këtyre veprimeve mund të kryhen dhe të zbatohen edhe
në klasë? Shkruani propozimet më të mira në dërrasën e zezë. Zgjidhni propozimin
më të mirë, shkruajeni në një letër të madhe, vendosini një shenjë të caktuar, që ka lidhje
me ajrin, dhe vareni në murin e klasës.

Cilësia e ajrit 15
1 Ajri

Burimet e ndotjes së ajrit

Ndotja e ajrit në zonat urbane


Zonat urbane janë duke u rritur në mbarë botën, e bashkë me to, edhe nivelet
e ndotjes së ajrit të tyre. Për shembull, Europa është kontinenti më i urbanizuar –
më shumë se 70 për qind e banorëve të saj jetojnë në zona urbane, në Kosovë
afro 50% e qytetarëve jetojnë nëpër qytete. Për shkak të migrimit të migrimit
të pakontrolluar të banorëve fshat-qytet, janë krijuar para lagje të egra dhe pa
infrastrukturë të nevojshme. Kjo ka ndikuar shumë në shtimin e problemeve mjedisore
në përgjithësi dhe ndotjes së ajrit në veçanti. Rrugët e paasfaltuara, shfrytëzimi
i lëndëve të ngurta për ngrohje etj., kanë shtuar dukshëm problemet mjedisore.

Ndotja e ajrit nga qarkullimi i makinave


Dukuritë që lidhen me smogun me përqëndrime mesatare të elementeve të dëmshme
si plumbi, benzeni, benzopireni si dhe grimcat e imta janë rezultat i shkarkimeve
të transportit rrugor . Transporti rrugor shkakton, gjithashtu, më shumë se gjysmën
e shkarkimeve të NOx dhe 35 për qind të shkarkimeve organike të avullueshme.
Në Kosovë, numri më i madh i makinave si karburant përdorin naftën. Gjithashtu shumica
prej tyre janë më të vjetra se dhjetë vjet. Ato lirojnë sasi të madhe të CO2 i njohur si gaz
serë. Automjetet me motor nafte prodhojnë grimca shumë të imta, të cilat janë shumë
të dëmshme për shëndetin e njeriut. Po ashtu problem i madh i ndotjes së ajrit në vendet
nordike është rezultat i përdorimit të gomave me thumba gjatë stinës së dimrit. Këto goma
gërryejnë sipërfaqet e rrugëve dhe formojnë pluhur, i cili pastaj qëndron pezull në ajër.

Ndotja e ajrit nga industria


Ndotja e ajrit shkaktohet edhe nga industria. Niveli i ndikimit të shkarkimeve varet
nga lartësia e oxhakëve, si dhe nga drejtimi i erës. Në ndotësit kryesorë me kohë
më të gjatë qëndrimi në ajër përfshihen komponimet acidike (si, për shembull,
dioksidi i squfurit, oksidet e azotit dhe amoniaku) dhe ndotësit që lidhen në pjesëza
të vogla lëngu apo pluhuri pezull në atmosferë (siç janë pluhuri, metalet e rënda dhe
ndotësit e qëndrueshëm organikë).

“Pikat e nxehta”
“Pika të nxehta” është një term i përdorur për të përshkruar një zonë me nivel
të lartë të ndotjes, për një periudhë kohe të shkurtër. Popullsia që banon afër burimeve
të ndotjes, është në rrezik të madh nga ekspozimi në këto nivele të larta ndotjeje.
Një pikë e nxehtë mjedisore janë rrugët urbane me trafik të madh, si dhe qytetet
ku është e përqendruar industria.

16 Cilësia e ajrit
Substancat e rrezikshme

Formaldehidi është një gaz i tretshëm në ujë, pa ngjyrë dhe helmues, me një erë
të veçantë. Ai përdoret si dezinfektues, si kimikat në bujqësi, si ngjitës për panelet
e ndërtimit dhe si agjent zjarrdurues në përbërjen e disa materialeve komplekse.
Ajri

1
Gjurmë të formaldehideve janë gjetur dhe në dyllin që përdoret në pajisjet shtëpiake,
vajrat, shampot, pasta e dhëmbëve, birra dhe vera, letrat e mureve, bojërat, duhani
dhe në pjesët e brendshme të makinave. Meqenëse formaldehidi nuk formon kurrë lidhje
kimike të plotë, ai mund të dalë si gaz pas disa vitesh, duke mos pasur erë të dallueshme.
Vetia e tij e avullimit ndikon në sistemin e frymëmarrjes, në lëkurë dhe në zemër.
Një mënyrë për të mënjanuar ndikimin e formaldehidit në shëndetin e njerëzve është
përdorimi i zeoliteve, të cilat janë minerale që kanë një kapacitet të madh thithës.
Ato thithin avujt e këtij gazi, si dhe pluhurat, tymin e duhanit dhe ndotësit e tjerë të ajrit.

Asbesti është një përbërje mineralesh, që gjendet në natyrë, në disa lloje formacionesh
shkëmbore. Ai është një material rezistent ndaj zjarrit dhe gërryerjes dhe shpesh shërben
si një izolues i mirë i nxehtësisë. Për rrjedhojë, asbesti konsiderohej si një material
i mrekullueshëm, me përdorim të gjerë. Mirëpo, me kalimin e kohës, u zbulua
që shëndeti i njerëzve vihej në rrezik nga thithja e grimcave të asbestit. Deri sa marrim
frymë, grimcat e asbestit futen dhe mbeten përgjithmonë në muret e mushkërive dhe
në ato të sistemit të tretjes, duke çuar në dëmtime serioze të shëndetit, siç mund të jetë
shfaqja e sëmundjes së kancerit. Ka raste që ndikimet
e asbestit të mos vihen re, edhe pas shumë vitesh
nga ekspozimi. Pavarësisht nga këto ndikime,
materialet me përmbajtje asbesti përbëjnë një rrezik
më të vogël për shëndetin, nëse ato përdoren
dhe ruhen mirë, sipas rregullave të përcaktuara.

Bojrat e vajit përdoren për të lyer dritaret,


dyert, mobiljet, muret, etj. Ato përmbajnë kimikate
të ndryshme duke përfshirë këtu edhe holluesit.
Pothuaja se të gjitha këto bojra janë të dëmshme
për shëndetin e njeriut dhe ambientin jetësor.
Nëse ato thithen për një kohë më të gjatë, mund të
shkaktojnë tharjen e lëkurës, kokëdhembje, vjellje,
lodhje dhe marramendje. Qëndrimi afatgjatë pranë avujve të këtyre bojrave mund
të sjell deri te problemet shëndetësore të veshkave, mëlçisë dhe gjakut. Gjithmonë para
përdorimit lexoni udhëzimet. Ruajini larg burimeve të ngrohjes dhe lagështisë dhe larg
fëmijëve pasi ata nuk dijnë t’i lexojnë apo kuptojnë udhëzimet.

Fushat elektromagnetike janë fusha të padukshme energjie të prodhuara kudo


ku kalon një rrymë elektrike. Fushat elektromagnetike gjenden në të gjitha qeniet
e gjalla, si dhe kudo në natyrë. Do të kemi ndotje nga fusha elektromagnetike atëherë
kur kjo fushë është më e fuqishme sesa ajo që konsiderohet e padëmshme.
Duke kaluar një kohë të madhe brenda mjediseve të shtëpisë, duke punuar
në kompjuter, duke u ulur shumë afër televizorit.
Sot ka shumë prova që tregojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj ndotjes
elektromagnetike mund të shkaktojë sëmundjet e kancerit, leuçemisë, çrregullime
të imunitetit, abortime, si dhe probleme të tjera shëndetësore. Shkencëtarët mendojnë
se rrezatimi elektromagnetik ndikon në mekanizmat e trupit të njeriut që rregullojnë
rritjen e qelizave, prandaj themi që nga kjo ndotje janë më shumë të rrezikuar fëmijët.
Marrja e masave paraprake kundër ndotjes elektromagnetike ka rëndësi të madhe.
Ka disa masa të ndryshme e të thjeshta, të cilat minimizojnë rrezikimin e shëndetit prej saj:
• Mbani në distancë, të paktën 1 metër larg nga trupi, pajisje të tilla si televizori,
furrat elektrike të gatimit dhe kompjuterat;
• Shikoni televizor nga një largësi të paktën prej 2 metrash;
• Uluni të paktën 60 centimetra larg nga monitori i kompjuterit;
• Përdorni ekrane ose syze mbrojtëse kur punoni me kompjuter;
• Alternoni rregullisht kohën e punës me atë të pushimit.

Cilësia e ajrit 17
Ajri

Atmosfera
Fletë pune për nxënësin

Atmosfera përbëhet nga katër shtresa ajri,


që mbulojnë Tokën.
Shtresa më e ulët e atmosferës quhet
troposferë. Edhe pse lartësia e troposferës
ndodhet në kufi prej 9–17 kilometra mbi
Tokë, ajo përmban 95% të të gjitha gazrave
dhe të tërë sasinë e avullit të ujit. Pikërisht
këtu ndotësit e ajrit përzihen dhe
reagojnë me përbërësit e atmosferës.
Troposfera luan një rol të rëndësishëm
për ekzistencën e jetës në Tokë.

Shtresa tjetër quhet stratosferë dhe ndodhet


rreth 30 – 50 kilometra lart mbi Tokë.
Në pjesën e poshtme ne mes të troposferës
dhe stratosferës është e vendosur shtresa
e ozonit, e cila luan një rol shumë
të rëndësishëm për filtrimin e rrezatimit
që vjen nga Dielli. Pa këtë shtresë, jeta në
Tokë nuk do të ekzistonte. Disa gaze ndotëse
ngjiten lart nga troposfera në stratosferë dhe
shkatërrojnë shtresën e ozonit.

Dy shtresat e tjera të jashtme quhen


mezosfera dhe termosfera. Megjithëse
proceset atmosferike natyrore janë
vetërregulluese, substancat dhe kimikatet
që lirohen nga aktiviteti njerëzor mund
të shkaktojnë transformime të pakthyeshme
në atmosferë dhe mund të çojnë
në ndryshime klimatike.

18

You might also like