You are on page 1of 1

Ese: Te ardhurat rritese

Lenda: E drejte Financiare

Prodhimi eshte nje proces me anen e te cilit burimet (faktoret e prodhimit) kthehen
ne te mira dhe sherbime te ndryshme duke perdorur kombinime te caktuara te
inputeve. Faktikisht pervec pjeses se prodhimit ekzistojne dhe kostot apo te
ardhurat qe shpenzohen apo fitohen nga aktivitete te ndryshme si ne prodhim,
shitje, ore te punuara, kilometra te pershkruara apo dhe sherbime te ndryshme si
pacientet e vizituar, studentet e rregjistruar etj. Zakonisht buxheti i shtetit bën
shpenzime në sektorë të ndryshëm. Kjo kërkon edhe kombinimin e burimeve
njerëzore, financiare dhe teknologjike. Arsyeja kryesore e studimit të kostove
dhe përfitimeve është se për sot dhe për të ardhmen duhet që të mirëmbahen
burimet vlefshme dhe veprimtaritë e nevojshme dhe të domosdoshme përballë
ndryshime demografike që po ndodhin në shumë vende të botës. Nese do te flisnim
per pjesen e kostove dhe te ardhurave rritese dhe marxhinale, ato jane nje diference
e madhe midis kostove dhe te ardhurave per zerat korrespondues te cdo alternative
te marre ne konsiderate. Psh: kostoja e rritese e prodhimit te rritur nga 1000 njesi
ne 1100 njesi ne jave eshte kostoja shtese e prodhimit te 100 njesive me teper ne
jave. Ato munden ose jo te perfshijne dhe kosto fikse. Nqs kostot fikse ndryshojne
si rezultat I nje vendimi, rritja ne kosto perfaqeson nje kosto rritese, ne te kundert
nese nuk ndryshojne do te jete zero. Pra koston rritese ose te ardhurat rritese
ngjasojne dhe me konceptin e ekonomisteve per te adhurat marzhinale dhe kosto
marzhinale. Nese kostoja marzhinale perfaqeson kosto shtes, kostoja rritese
perfaqeson koston shtese si rezultat I nje grupi njesish shtes te produktit. Kjo per sa
I perket te ardhurave dhe kostove rritese ne teorite dhe praktiken ku tregohen.

Punoi: Desara Cela

You might also like