You are on page 1of 3

Tekste kengesh polifonike

Vashëza në breg të lumit

Vashëza në breg të lumit

Vashëzo e mjerë oh!

Ik moj vashë se del lumi

Vashëzo e mjerë oh!

Opo le të dali të marri

Vashëzo e mjerë oh!

Se kam një burrë të çalë

Vashëzo e mjerë oh!

Sos i çalë a sos i marrë

Vashëzo e mjerë oh!

Kur del Bajamja në ara

Kur del Bajamja në ara, Bajame

zogjtë i bëjnë udhë përpara, Bajame

Kur del Bajamja si nuri, Bajame

çelet ujët, skuqet gruri, Bajame

Nga djersa që zbret në faqe, Bajame

mbijnë rrugës manushaqe, Bajame

Kaq lezet ty nga të leu, Bajame?

Bajamja ul sytë nga dheu, Bajame…


Hyri prilli ç’u shkri bora majave

Erdhi prilli

ç’u shkri bora

majave bie këmbora

O pranvera,

vera, vera sa gëzim

këndojnë zogjtë

nëpër pemë papushim

Gjith’ natyra ç’u ndryshua

dhe ndriçon

gjithë bota lulëzuar

lulëzon

Zogjtë dy nga dy

jetojnë në fole

çajnë qiellin

edhe shkojnë si rrufe

Seç pashë një bilbil

mënjanë, pa një shok

pse s’këndon po rri e qan,

qan me lot

Eshtë vajzë,

vajzë e malit, si një yll

si një lule,

lule mali trëndafil


Dallendyshe e Vogelo

Dallendyshe e vogel o
Dale dale
Me moj me nga dale

Do veshe ne dhen apo jo


Dale dale
Me moj me nga dale

Do te vete, pa te shoh
Dale dale
Me moj me ngadale

Pritme sa te rritem o
Dale dale
Me moj me ngadale

Te benem sa shoqet o
Dale dale
Me moj me nga dale

Sa Gjirokastritet o
Dale dale
Me moj me ngadale

Te zez'te çobanet o
Dale dale
Me moj me ngadale

Ku jane dire me to
Dale dale
Me moj me nga dale

Tek gorrica ne shullo


Dale dale
Me moj me nga dale

You might also like