You are on page 1of 2

Rogert Murataj Data

Lenda:Biologji Pune dosjeje


Tema:Semundje vaskulare
Edema pulmonare dhe sindroma e distresit respirator akut (ARDS)
1.Shenjat dhe simptomet: dispne, takipne, hipoksi,infiltrate alveolare.
2.Diagnoza diferenciale e edemës pulmonare:
a. Nëse PCWP (presioni pykë - pulmonary capillary wedge pressure) është më pak se 12 mm
Hg atëherë kemi ARDS.
b. Nëse PCWP > 15 mm Hg atëherë kemi të bëjmë me edemë kardiake (astmë kardiake).
3.Trajtimi: Oksigjen, ajrosje mushkërore me presion pozitiv: PEEP (Positive end-expiratory
pressure).
4.Qëllimi i PEEP:
a. Ndihmon mbajtjen hapur të rrugëve të ajrit.
c. Mban hapur alveolat.
b. Ruan kapacitetin rezidual funksional dhe pakëson shuntet.
Embolizmi pulmonar
95% e emboleve e ka zanafillën në venat e thella të gjymtyrëve të poshtme.
1.Shenjat dhe simptomat: këmbë të enjtura, të dhembshme, dispne dhe takipne akute,
takikardi, hemoptizi; megjithatë shumica e emboleve janë asimptomatikë.
2.Faktorët rrezikues: triada e Virchow-it (dëmtim i endotelit, stazë, gjak që mpikset lehtë);
praktikisht faktorë rrezikues janë: qëndrimi pa lëvizur në shtrat, sindroma nefrotike, koagulimi
intravaskular i diseminuar, tumoret, lëngu amniotik, mungesa e antitrombinës III, mungesat e
proteinave C dhe S, mungesa e faktorit V Leiden, kontraceptivët oralë, duhani.
3.Embolizmi pulmonar mund të shkaktojë infarkt të mushkërisë:
a. 75% e infarkteve ndodhin në lobet e poshtme.
b. Në grafi të gjoksit shihet zona opake e infarktit që është në formë trekëndëshi, në periferi të
mushkërisë (Hampton's hump).
4.Në EKG shihet:
a. Jo gjithmonë: S në lidhjen I, Q dhe valë T e përmbysur në III.
b. Takikardia sinusale është gjëja që vihet re më shpesh.
5.Diagnoza: EKO e këmbëve për të parë nëse ka trombozë të venave të thella; CT spirale e
gjoksit; studim i ajrosjes dhe i furnizimit me gjak të mushkërive (V/Q scan); angiografia
pulmonare është mënyra më e saktë për të vendoosur diagnozën.
6.Trajtimi: heparinë; kumadinë; tPA për embolizmin masiv ose kur prishet stabiliteti
hemodinamik.
7.Parandalimi: heparinë, çizme me presion për këmbët (SCD - sequential compression device);
në embolizëm kronik mund të vendoset filtër në venën kava.

Hipertensioni pulmonar
1.Përkufizim: presion pulmonar më shumë se çereku i presionit sistemik; normalisht presioni
pulmonar është sa 1/8 e presionit sistemik.
2.Mund të jetë aktiv (sëmundje primare e mushkërisë) ose pasiv (dytësor, shkaktuar nga
sëmundjet e zemrës).
a. Sëmundja parësore përfshin sëmundjet obstruktive, sëmundjet restriktive intersticiale, dhe
hipertensionin pulmonar idiopatik që është një sëmundje e rrallë e grave të reja.
b. Hipertensioni dytësor shkaktohet nga pamjaftueshmëria kronike e anës të majtë të zemrës;
shihet shpesh edhe në infeksionin me virusin e SIDAs (HIV).
3.Shenjat e simptomat: S2 i fortë, regurgitim trikuspidal, rale në mushkëri, pakësim i tingujve
mushkërorë, pulsim i mëlçisë, në EKG shihet zmadhim i atriumit të djathtë, në grafi shihet
zmadhim i hijes të hilumit.
4.Diagnoza: klinike, konfirmohet me kateterizim të zemrës.
5.Trajtimi: oksigjen; mund të provohen edhe diltiazemi dhe nifedipina, por rezultatet nuk janë
gjithmonë të mira; prostaciklina (PGI2, epoprostenol) shpesh jep rezultate të mira.

You might also like