You are on page 1of 1

Natyra e menaxhimit.

Rast studimi Nr.1.4-Fillimi i një biznesi të ri.


Punoi: Xhoni Pajo.
Gr 2, Financë, Viti 1
1.A mendoni se Ermali ishte i përgatitur për të filluar një biznes privat?Pse?

Mendoj se Ermali ishte i përgatitur për të filluar një biznes privat pasi,nga eksperienca e fituar
për tre vite në punën part-time dhe vlerësimi dhe rëndësia që i kushtoi pronari i biznesit ku ai
bënte pjesë në fillim. Gjithashtu dhe rezultatet e larta dhe të kënaqshme për tre vite,dhe iniciativa
dhe dëshira për të nisur një biznes privat,duke marë dhe riskun,realisht e bën Ermalin një person
të pregatitur dhe me potencial për të hapur një biznes.

2.Cilat janë vështirësitë me të cilat do të ndeshet ai në këtë sipërmarrje?

Vështirësitë për të do të ishin nga më të ndryshmet si ligjore,ekonomike dhe sociale. Në aspektin


ekonomik duke mos patur burime financiare të mjaftueshme mund të përballej me vështirësi të
mëdha. Marrja e një kredie për të do të ishte e vështirë pasi ishte vetëm një sipërmarrës i ri. Të
njihte dhe studionte fushën ku do të vepronte. Konkurrentët dhe reziqet por dhe anën politico-
ligjore.

3.Cila është forma e biznesit që do të rekomandonit ju: person fizik apo juridik?

Të dyja format e biznesit si person fizik dhe juridik,kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre,
Personi fizik  pa kufizim ,përgjegjës për çdo detyrim të rrjedhur nga marrëdhëniet e tij të biznesit.
Fitim do ta kishte të gjithin për vete,dhe organizimin do e realizonte vetë. Por do të rekumandoja
nje biznes juridik,pasi duke qënë vetë dhe pa të ardhura të mjaftueshme do të kishte dhe
`përkrahjen’ e të tjerëve. Gjithashtu në mënyrën e organizimit më shumë njohuri më shumë lehtësi
dhe më shumë cilësi. Dhe punët mund të ndahen. Mendoj se org me shumë ortakë do të ishte më e
dobishme për të.

4.Cilat aftësi manaxheriale i duhen të përvetësojë?Pse?

Të jetë një udhëheqës më i zoti dhe më ideal për sipërmarrjen e tij pasi më parë ka qënë vetëm
mbikqyrës i punëve të një kompanie ku ka qënë vetëm punëtor.Të ketë aftësi për të qënë i
pregatitur për ҫdo situatë që do të përballet,qoftë me stafin apo dhe vijueshmërinë e tij,me
konkurrentët.  Duhet të jetë i afrueshëm, i mëshirshëm, diplomatik dhe të ketë aftësi të mira
komunikimi në mënyrë që të dëgjojnë stafin e tyre.

You might also like