You are on page 1of 3

RRETHANORI

-Rrethanori është gjymtyrë e dyte e fjalisë që tregon rrethanën e kryerjes së një veprimi. P.sh:

1.Vendin

2.Kohën

3.Shkakun

4.Qëllimin

5.Sasinë

Etj.

*Rrethanori I vendit

-Shpreh marrëdhënie hapsinore, pra tregon vendin e kryerjes së veprimit ose ku zhvillohet ngjarja, Këtë
rrethanor e gjejmë me pyetjet: Ku? Nga ku? Prej ku? Deri ku? Etj. Rrethanori I vendit shprehet me:

*Ndajfolje:

-Këtu bën shumë vapë (këtu)


*Emër me parafjalë:

Në Kosovë mbahen lojëra të ndryshme (Në Kosovë)

*Me grup emëror:

Shtëpia ishte ndërtuar majë malit (Majë malit)

*Me emër:

Rrugës kishte shumë njerëz(Rrugës)

/*Shkruaje ka 1 shembull me secilen menyrë të shprehjes*/

*Rrethanori I Kohës
-Shpreh marrëdhënie kohore dhe tregon kohën se kur kryhet veprimi apo zhvillohet ngjarja. Disa pyetje
me të cilat e gjejmë janë: Kur? Që kur? Etj.Rrethanori I kohës shprehet me:

*Emër:

Ndeshja do të zhvillohet të hënën (të hënën)

*Emër me parafjalë:

Gjatë mesditës ra shumë shi (Gjatë mesditës)

*Grup emëror

Atë moment mbeta e habitur(Atë moment

*Ndajfolje:
Alba erdhi vonë në shtëpi(vonë)

/*Shkruaje ka 1 shembull me secilen menyrë të shprehjes*/

Fjali me I analizu nklas:

Vajza erdhi vonë në shtëpi.


Këtu bënte shumë vapë sot.

Gjatë muajit Mars unë shkova në Shqipëri.

Kam harruar çantën në klasë.

*Rrethanori I shkakut

-Shpreh marrëdhënie shkakore. Ai tregon shkakun e kryerjes së një veprimi. Kryesisht e gjejmë me
pyetjen: Pse?. Ky rrethanor shprehet me:

*Ndajfolje shkaku:

Pse u vonove?(pse)

*Me grup emëror:

Ndeshja nuk u zhvillua për shkak të parregullsive.(Për shkak të parregullsive)

*Emër me parafjalë:

Nuk e zinte gjumi nga mërzia.(Nga mërzia)

*Me formë të pashtjelluar të foljes:

Nxënësit ishin mbledhur për të festuar.(Për të festuar)

/*Shkruaje ka 1 shembull me secilen menyrë të shprehjes*/

Analizoje fjalin:

Nxënësit ishin mbledhur për të festuar.

*Rrethanori I qëllimit

-Shpreh marrëdhënie qëllimore. Ai tregon qëllimin e kryerjes së një veprimi. Kryesisht e gjejmë me
pyetjet: Përse? Për ç’qëllim? Etj. Ky lloj I rrethanorit shprehet me:

*Ndajfolje:

Përse të kërkuan leje fëmijët? (Përse)

*Grup emëror:

Bëri gjithëçka për zhvillimin e asaj zone. (Për zhvillimin e asaj zone)

*Emër me parafjalë:
Këto libra më duhen për test.(Për test)

*Me formë të pashtjelluar të foljes:

Njeriu bën gjthëçka për të mbijetuar. (Për të mbijetuar

D.SH: 4 fjali, secila tu e perdor njanën prej llojeve të rrethanorit qe e msum (të ndryshme normal) me I
analizu+4 shembuj për rrethanorin e qëllimit.

You might also like