You are on page 1of 4

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Arnisa SOKOLI

Hyrje në Octave
Octave është një sistem softuerik interaktiv open-source që përdoret për llogaritjet numerike dhe
grafike. Octave është projektuar veçanërisht për përpunimin e matricave: zgjidhja e ekuacioneve,
llogaritja e vlerave dhe vektorëve vetjakë etj. Në shumë probleme inxhinierike të botës reale, të
dhënat mund të shprehen si matrica dhe vektorë. Përveç kësaj, Octave mund të shfaqë të dhëna në
mënyra të ndryshme, dhe ka gjithashtu gjuhën e vet programuese e cila lejon sistemin të zgjerohet.
Mund të mendohet si një makinë llogaritëse shumë e fuqishme dhe e programueshme. Octave bën
të lehtë zgjidhjen e një game të gjerë problemesh numerike, duke ju lejuar të kaloni më shumë
kohë duke eksperimentuar dhe menduar për problemin më të gjerë. Dobia e Octavës është
përmirësuar duke u bërë e pajtueshme në mënyrë sintaksore me MATLAB që përdoret zakonisht
në industri dhe akademi.

Octave është dizenjuar për të zgjidhur numerikisht problemet matematike, që do të thotë të


llogarisë vlera në memorien e kompjuterit. Kjo do të thotë që jo gjithmonë Octave jep një zgjidhje
të saktë të një problemi dhe nuk duhet të konfuzohet me programe si Mathematica ose Maple, të
cilët japin një zgjidhje simbolike duke bërë shndërrime algjebrike.
 Nga kush përdoret Octave?

OCTAVE dhe MATLAB përdoren gjerësisht nga inxhinierët dhe shkencëtarët në industri dhe
akademi për të përformuar llogaritje numerike dhe për të zhvilluar dhe testuar algoritme
matematike. Prsh, në Jaguar Racing përdoret Octave për të shfaqur dhe analizuar të dhënat e
transmetuara nga makinat e tyre Formula 1; Universiteti Sheffield e përdor atë për të zhvilluar
softuerin për të njohur qelizat kancerogjene. Me anë të OCTAVE është shumë e lehtë për të shkruar
shpejt programe matematikore dhe për të shfaqur të dhëna në një gamë të gjerë mënyrash të
ndryshme.

 Instalimi i Octave
Download-imi i Octave është falas dhe mund të bëhet nga linku i mëposhtëm:
https://www.gnu.org/software/octave/index

1
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

Në faqen e Octave, lart, djathtas gjeni Donwload.

Në varësi të sistemit të operimit të kompjuterit, zgjidhni linkun përkatës për të shkarkuar Octave.

2
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

Nëse keni Microsoft Windows shkarkoni file-n octave-7.1.0-w64-installer.exe dhe më pas hapeni
atë.

Në figurën e mëposhtme zgjidhni një nga opsionet dhe pastaj Next. Në dritaren e fundit që ju hapet
shtypni Install.

Pas instalimit në desktop do ju shfaqen GNU Octave (CLI) - Command Line Interface dhe GNU
Octave (GUI) - Graphical User Interface.

3
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

Mjedisi i punës në Octave ka pamje si në figurën më lart. Në Command Window mund të kryhen
veprimet e nevojshme llogaritëse. Editor shërben për të krijuar scripte që më pas mund të
ekzekutohen në dritaren e komandave.

You might also like