You are on page 1of 4

Lënda:E drejta kontraktore e avancuar

Punoi:Anila Meshi

Gr 3,MSC

Pranoi: Prof. Asoc. Dr. Anjeza Liçenji


Analizë e vendimit unifikues te Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së lartë nr
1/2009 ne lidhje me nenet 79,83,192,659,663 të Kodit Civil.

Neni 83 i Kodit Civil thote “Veprimi juridik për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme
dhe të të drejtave reale mbi to, duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe nuk
është i vlefshëm. Eshtë i pavlefshëm veprimi juridik që nuk është bërë në formën e kërkuar
shprehimisht nga ligji. Në rastet e tjera veprimi juridik është i vlefshëm, por nuk mund të
provohet me dëshmitarë”.

Gjykata në këtë vendim ka vendosur se “Regjistrimi ose transkriptimi i nje veprimi


juridik nuk eshte nje element i vlefshmerise se tij (kontrates). Mosregjistrimi i kontrates ne
regjistrat e pasurive te paluajtshme nuk e ben kontraten e tjetersimit te pasurive te
paluajtshme te pavlefshme, por nuk i jep mundesine bleresit qe ta tjetersoje ate tek te tretet.
Kontrata e cila nuk eshte e regjistruar eshte e perfeksionuar dhe e vlefshme dhe ka efektet
thelbesore. Me nenshkrimin e kontrates se tjetersimit te pasurise se paluajtshme, perfituesi i
te drejtave behet pronar i pasurise se paluajtshme dhe ky legjitimohet te ushtroje te drejtat e
tij perkundrejt te treteve, pervec tjetersimit te pasurise se paluajtshme ne favor te te
treteve”.
Ky vendim ka pasur 2 mendime pakice.
Ky vendim prek kontraten e shitjes,te dhurimit dhe te shkermbimit.

Une jam kunder këtij vendimi për disa arsye:


1.Neni 83 I kodit civil është I qartë në përmbajtje të saj dhe nuk ka vend per interpretim.
Në baze të ketij neni 2 janë kushtet kumulative që duhet të plotësoj nje veprim juridik për
kalimin e pronësisë të sendeve të paluajtshme që të jetë I vlefshem:
1.Të bëhet me akt noterial
2.Të regjistrohet

Gjykata e Lartë në këtë vendim ka marre poziten e ligjvenesit duke hequr një fjalë nga dispozita
e kodit civil.
Sepse gjykata në këtë vendim praktikisht ka hequr një fjalë nga nenet 83,e kodit civil dhe 763 te
kodit civil,duke marre ne këtë mënyre poziten e ligjvenësit.

Në të drejten italiane regjistrimi ka efekt deklarativ por në dallim nga në kjo është e parashikuar
në ligj1.

2.Arsyetimi I gjykates se me lidhjen e kontrates ne forme noteriale fitohet e drejta e pronesise me


perjashtim te se drejtes per te disponuar sendin pra per ta tjetersuar pasurine se paluajtshme ne
favor te te treteve është në kundershtim dhe me nenin 149 të kodit civil.
Neni 149 I kodit civil thotë se pronësia është e drejta për të gëzuar dhe disponuar lirisht
sendet,Brenda kufijve të caktuar nga ligji.
1
F. Galgano, E Drejta Private, botimi i tretë në shqip nga Shtëpia botuese “Luarasi”, fq. 300
Pra referuar kësaj dispozite dhe teorisë të se drejtës civile disponimi është tagra kryesore qe ka
pronari.
Argumentimi I gjykates se me lidhjen e kontrates ne forme noteriale kalon e drejta e pronesise
me perjashtim te se drejtes per te tjetersuar sendin bie ne kundershtim me te drejten e pronesisë.

Për këtë arsye unë jam kunder këtij vendimi.


Analiz

You might also like