You are on page 1of 1

Shkruaj fjalën këtu

Fjalorthi sjell Zgjedhuesin e foljeve!

Kuptimi i fjalës intuitë

intuít/ë,-a emër i gjinisë femërore; aftësi


e njeriut për të kuptuar e për të njohur
realitetin nëpërmjet arsyetimit,
përvojës dhe dijeve të grumbulluara
që më parë; aftësia për të parandier
diçka me përvojën e fituar: intuitë e
hollë (e mprehtë); e kapi me intuitë.

Në Literaturë

"Panteoni i rralluar"
nga Rexhep Qosja...reja të njerëzve. Me
ndryshimin e formave të marrëdhënjeve
ndër mjet njerëzve, kanë ndryshuar edhe
format e jashtme të demagogjisë dhe
strategjia e demagogëve. Njeriut të
ndershëm sot i duhet një kujdes i veçantë
vrojtimi, një njohje e mirë e situatës aktuale
shoqërore, sociale dhe politike, një intuitë e
njohjes së tipeve dhe karaktereve të
njerëzve që të dallojë llafazanin e
pafajshëm prej demagogut të shkathët,
idealistin naiv prej egoistit të pangopshëm,
sharlatanin qesharak prej sadistit të
vetëdijshëm, injorantin prej mendtarit,
strategun prej oportunistit, njeriun e
vendosur, të ndershëm...

"Panteoni i rralluar"
nga Rexhep Qosja...vullnetare e ndjejnë
veten fare mirë në pozitën e mediokritetit:
ashtu kanë më tepër gjasa të përparojnë,
duke u përbiruar nëpër rrjeshtin e kokave
origjinale. Njeriu mund të krijojë karierë
politike në dy mënyra: ose me aftësi dhe
vendosmëri të rrallë — kur ka prirje të
posaçme organizative, kur ka intuitë
politike dhe e ndjen pulsin e masës, kur ka
vesh të hollë që të dëgjojë zërin shpesh të
heshtur të historisë, kur, pra, me talent
politik shquhet në mjedisin e vet; ose me
pol-tronizëm dhe gjysmaki — kur nuk i ka
prirjet e të parit, por ka gatshmërinë që të
flasë me gojën e tij. Mediokritetet
vullnetare...

Shih edhe

intrigë
intríg/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri
shumës; -a(t)
1. veprim i fshehtë për të ngatërruar të
tjerët, për t’i futur në kurth e për t’i dënuar;
punë e pabesë dhe tinëzake për qëllime të
pandershme: merret me intriga; thur intriga.
2. term në letërsi; veprime e ngjarje të
ndërlikuara, që zbulojnë qëllimet e
personazheve.

intuitiv
intuitív,-e mbiemër; i ligjërimit libror; që
lidhet me intuitën, i intuitës; që kapet me
intuitë.

Fjala e Ditës

katalizë
katalíz/ë,-a emër i gjinisë femërore numri
shumës -a(t) term në kimi rritja e
shpejtësisë së reaksionit kimik nga një
lëndë, e cila vetë nuk ndryshon.

Email-i Juaj
Do të pranoni fjalën e ditës në email-in tuaj

ABONOHU

Fjalor i Gjuhës Shqipe


©2022 www.fjalorthi.com - Të gjitha të
drejtat e rezervuara Kontakti

You might also like