You are on page 1of 1

Të menduarit në mënyrë kritike , nga disa mund të konsiderohet nje cilësi e shtuar dhe dicka për tu

vlerësuar por unë e konsideroj si dicka të nevojshme, sidomos në ditët e sotme. Të mendosh në
mënyrë kritike do të thotë të jesh me I përgatitur dhe me fleksibël me ndryshimet që ndodhin me
avancimin e mjeteve apo mënyrave me të cilat shoqëria funksionon.

Si dikush qe lexon rreth filozofise skeptike ,qe beson te shkenca dhe që më pëlqen të jem e
informuar dhe njohur me fusha të ndryshme , mund të them se te menduarit kritik është një parim
për mua. Jam nje person së cilit nuk i pëlqen të shkojë me rrymën, dua të jap më të mirën time por
në një mënyre unike dhe të ndryshme nga të tjerët, më pëlqen të përvetësoj aftësi të shumta dhe
nuk më pëlqen ta kufizoj dhe izoloj veten në një fushë të caktuar. E vlerësoj teknologjinë dhe
shkencën, por gjithashtu e admiroj letërsinë, artin dhe kreativitetin. I mirëpres ndryshimet dhe
adaptohem shpejt me to. Ndonse jam kokëfotë dhe e bindur në atë cka mendoj dhe besoj, më
interesojne dhe i vlerësoj mendimet dhe perspektivat e te tjerëve sepse shkëmbimi I ideve dhe
debatet të zgjerojnë horizontin dhe të zhvillojnë mënyrën e të menduarit.

Arsyeja përse dua të bëhem pjesë e këtij trajnimi është të zhvillloj ende më tepër mënyrën time të të
menduarit dhe të përfitoj nga kjo eksperiencë në mënyrë që ta ve ne zbatim ne të ardhmen për një
përmisim të cilësisë së jetës profesionale por jo vetëm.

Edhe pse aftësitë dhe interesat e mia janë të gjera dhe jo vetëm në një fushë të caktuar, të ardhmen
time profesionale e shoh më teper te shkencat kompjuterike, vecanërisht ne inxninierinë software-
ike. Duke qenë se ky profesion ka të bëjë me krijimin, dizanjimin e sistemeve, zhvillimin dhe dhenien
e zgjidhjeve problemeve të shumta të sistemeve kompjuterike, të menduarit kritik është i
doemosdoshëm , prandaj dhe ky trajnim është i nevojshëm dhe fitimprurës për mua.

Gjithashtu fitimet që do të marr nga ky trajnim kanë të bëjnë edhe me cilësinë dhe aftësinë për të
filtruar më mirë informacionet e pafundme që marrim dhe përthithim cdo dite, duke konsideruar
faktin që jemi një shoqëri dhe brez së cilit jeta rrotullohet rreth mediave. Ky trajnim do te më bëj më
përzgjedhese dhe koshiente për lajmet, fotot apo videot që marr cdo ditë.

Një përfitim tjetër është edhe në fushën e shkollës dhe detyrave e projekteve të shumta kërkuese
që na kërkohen. Cilësia dhe mënyra e paraqitjes së tyre do të jetë më e kompletur dhe e sakte,
prandaj mund të them me plot gojë se ky trajnim do te ndikojë ndjeshëm në cilindo që bëhet pjesë e
tij.

Mediat janë rruga me e përdorur dhe më e shpejtë e përcjelles së informacionit. Ndonse ky


informacion është i shumtë dhe i gjerë kjo nuk konfirmon plotësisht vërtëtësine tij dhe nëse hedhim
vështrimin në retrospektivë vërehet se nga momenti i pare i përciellies së informacionit dhe
shqyrtimit të tij duke hetuar faktet dhe të dhenat më në thellësi vihet re zbehje ose transformim i
përmbajtjes së tij.

You might also like