You are on page 1of 3

Periudha e tretë Prill – Qershor

Plani analitik i lëndës Teatër


Nr Tematika Temat mësimore Situata e parashikuar e të Burime
Orë nxënit
1 Gjuha dhe Marredhenia shkak-pasoje Situatë të nxëni: U kërkohet Materiale nga tekste
komunikimi nxënësve të lexojnë një shkollore Mjete audio-
fragment teatral ose përrallë
teatror në zinxhir duke respektuar vizuale (Magnetofon,
shenjat e pikësimit dhe internet)
rregullat e komunikimit...
2 Gjuha dhe Interpretimi dramaturgjik Situatë të nxëni: U kërkohet Materiale nga tekste
komunikimi dhe interpretimi ne
teatror ansambel. nxënësve të interpretojnë shkollore Mjete
një fragment teatral ose audio- vizuale
3 Gjuha dhe Ndihma reciproke ne përrallë (Magnetofon,
komunikimi krijimin artistiki internet)
teatror
4 Gjuha dhe
komunikimi Mesazhet qe percjell teatri Situatë të nxëni: U kërkohet
teatror nxënësve të lexojnë një
5 Gjuha dhe Zhvillimi i regjizures fragment teatral ose përrallë
komunikimi
teatror
6 Teknika dhe Disa rregulla te Situatë të nxëni: Iu Poezi ose prozë
procese interpretimit(luajtja si per
here te pare),shqiptimi paraqitet nxënësve një poetike nga tekste
teatrore
fletë me poezi të thjeshtë shkollore dhe botime
ose prozë poetike, ku ata për fëmijë
fillojnë të lexojnë

Teknika dhe Venia ne skene e nje pjese Situatë të nxëni: U Fabula të


7 nga teatri i femijeve
procese kërkohet nxënësve të ndryshme
teatrore
interpretojnë një kafshë.
8 Teknika dhe Detyre permbledhese Situatë të nxëni: Ndahen Përralla marrë nga
procese nxënësit në grupe dhe u tekste
teatrore vendoset një detyre. të ndryshme
9 shkollore dhe
Teknika dhe Projekt Situatë të nxëni:Ndahen botime për fëmijë
procese nxënësit në grupe dhe ndajne
teatrore detyrat

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Merr pjesë aktive në veprimtaritë artistike.
Kupton mesazhet që i drejtohen.
Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve, kodeve
dhe formave artistike.
Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit.

Kompetenca e të menduarit
Mendon në mënyrë krijuese.
Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.

Kompetenca e të mësuarit për të nxënë


Përzgjedh mjetet për të realizuar një krijim skenik.
Përdor burime të ndryshme për të realizuar një krijim skenik.
Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


Ndërmerr nisma për të zhvilluar aktivitete skenike brenda dhe jashtë klasës, duke
kontribuar në mënyrë krijuese.

Kompetenca personale
Zhvillon besimin tek vetja gjatë krijimit skenik.
Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda dhe jashtë
shkollës për një qëllim të përbashkët.
Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme, duke hyrë
më “këpucët e tjetrit”.
Zhvillon shije artistike e kritike.

Kompetenca qytetare
Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
Zbaton rregullat e teknikave të interpretimit, konvencionit, të krijimit.
Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë mesazhe
shoqërore.

Kompetenca digjitale
Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të lëndës
Krijimi i veprave teatrore: Kupton logjikën e një materiali dhe interpreton sipas kësaj
logjike, kupton theksat logjikë, shprehjen sipas një karakteri, lojën sipas tij, krijimin e një pune të
thjeshtë “regjisoriale”, demonstron respektim të disiplinës skenike dhe punën në ansambël.
Kupton se si funksionon etydi dhe materiali dramaturgjik dhe interpreton sipas kërkesave të tyre,
kupton konvencionin dhe “sikurin”, lojën teatrale sipas një karakteri, krijimin e një pune më të
plotë në konceptin “regjisorial”, demonstron respektim të disiplinës skenike dhe punën në
ansambël.
Performimi/interpretimi i veprave teatrore: interpreton me elementet të gjuhës skenike,
interpreton me theksa logjikë, krijon figurë brenda tipareve të karakterit, ndërsa tregon një histori
nëpërmjet tij, zbaton logjikën në interpretim. Interpreton me elementet të gjuhës skenike,
interpreton sipas kërkesave të dramaturgjisë e të simbolikës teatrore, krijon figurën brenda
tipareve të karakterit, zbaton logjikën në interpretim, dëgjon dhe reagon sipas parimit shkak-
pasojë.
Vlerësimi i veprave teatrore: flet qartë duke përdorur elementet teatrore gjatë shpjegimit
të interpretimit; fillon të përdorë një fjalor të thjeshtë teknik për t’u shprehur në mënyrë artistike;
shpjegon me fjalë të thjeshta përjetimet e interpretimit dhe të elementeve skenike.

You might also like