You are on page 1of 2

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla 1 Klasa 1 Data

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


Takim i paharruar (ora II) Instrumentet dhe veshjet popullore.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore Fjalë kyçe: çifteli, tupan – daulle, fyell,
Nxënësi: veshje.
 Zbulon zgjidhjen e asociacionit; Teknika dhe strategji:

 Diskuton për qytetet, veshjet dhe instrumentet popullore;  Asociacioni


 Përshtat fjalët me tekstin e dhënë;  Diskutim

 Ngjyros instrumentet dhe veshjet popullore.  Gushëkuqi rrethor


 Punë individuale
Burimet e informacionit dhe mjete: Teksti i Abetares, njohuritë paraprake të Lidhja me fushat e tjera:
nxënësve, foto të instrumenteve pupullore.
Shkencat e natyrës, Artet, Shoqëria dhe
mjedisi.

Lidhja me temat ndërkurrikulare


Bashkëjetesa paqësore
Organizimi i orës së mësimit
Veprimtari paraprake. Punë në grupe.
Me ndihmën e videoprojektorit, para nxënësve paraqesim asociacionin dhe kërkojmë zgjedhjen e tij. Së pari bëjmë hapjen e kolonave
dhe në fund zbulojmë zgjedhjen përfundimtare. Fitues do të jetë grupi, i cili zgjidh më shumë kolona dhe gjithashtu gjen përgjigjen
përfundimtare. Asociacioni ka të përfshirë brenda vetes instrumente popullore.
Ja një shembull:

Veprimet në situatë
Hapi 1. Kërkohet nga nxënësit të lexohet teksti i tregimit në heshtje.
Nxënësve u kërkohet të nënvizojnë qytetet e përmendura në tekst dhe të tregojnë nëse kanë ndonjë informacion.
Dikutohet për veshjet e paraqitura në foton e librit dhe cilat nga veshjet do të dëshironin të vishnin.
Hapi 2. Gushëkuqi rrethor
Me ndihmën e videoprojektorit, nxënësit i dëgjojnë me vëmendje dhe bëjnë dallimin e instrumentit, duke e përcaktuar saktësisht
ritmin e tupanit, fyellit, lahutës dhe çiftelisë. Gjithashtu, mësimdhënësi paraqet edhe disa veshje popullore.
- Kërkoj nga nxënësit, që të flasin rreth instrumenteve të mësipërme.
 Shpjegon me fjalë të thjeshta se si janë ndërtuar instrumente dhe veshjet popullore.
 A ka nxënësi në shtëpi instrumente apo veshje popullore.
 Sa janë të përdorshme këto instrumente dhe veshje popullore nëpër dasmat shqiptare.
 Përshkruan njërin nga instrumentet apo veshjet popullore që i pëlqen.
Të gjitha kë tema, nxënësit bashkë me mësuesen, i diskutojnë në rrethi.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Hapi 3. Plotësohet rubrika “Shkruaj dhe ngjyros”. Pasi të kenë vendosur fjalët e duhura në vend të vizave, ngjyrosen instrumentet
dhe veshjet popullore.
Vlerësohen nxënësit për:
 N2 ; Gjetjen e zgjidhjeve për kolonat dhe përgjigjen përfundimtare;
 N3 ; Diskutimet në rreth përreth pyetjeve të dhëna;
 N4 ; Shkrimin e fjalëve për të plotësuar tekstin;
 N5 ; Ngjyrosjen e vizatimeve.
Detyrë shtëpie: Nxënësve u sugjerohet detyra e mëposhtme:
Të punojnë një album me veshje dhe instrumente popullore.

You might also like