You are on page 1of 3

Rregulla për realizimin e detyres

Për të punuar dhe pastaj dorëzuar detyrën nevojiten të përdoren rregullat e Shkrimit Akademik.
Këto rregulla janë pothuajse standarte në të gjithë universitetet në botë, në ditët e sotme. Po i
rendisim si me poshte:

1) Lloji i shkrimit që përdoret: Gjithnjë shkrimi që duhet të përdornin në punimin e projektit në


word është Time New Roman 12. me distance 1.5

2) Formati i detyrës: Relacioni duhet të bëhet në formatin A4

3) Numri minimal i faqeve

Për ta cilësuar një punim të sukseshëm, detyra duhet të ketë një numër minimal faqesh. Numri
minimal i faqeve duhet të jetë totalisht jo me pak se 10 (dmth me faqe të parë, përmbajtje,
referenca/biblografi, material i shkruar, pyetesore, foto etj. Kujdes: secila nga këto pjesë duhet të
fillojnë në një faqe më vete dhe jo brenda së njëjtës faqe)

4) Numri i studentëve që mund të bëjnë detyrën. Punimi është një punë individuale. që do të
duhet ta realizojë një student i vetëm

5. Detyra duhet t’i përmbahet strukturës së mëposhtme:

a. Faqja e pare me titullin dhe emrin (at) e studentit (eve)


b. Abstract
c. Përmbatja
d. Hyrje ku do të sqarohet qëllimi i relacionit dhe struktura e saj
e. Paraqitja e fenomenit apo dukurise te cilat kerkohen te evidentohen ne lidhje me
rajonet dhe resurset e tyre ekonomike
f. Analiza e konkrete përmes analizimit të të dhënave. Ju mund ta lidhni me një rajon ku
shtrihet dukuria e marrë ne vleresim prej jush.
g. Paraqitja e sugjerimeve dhe përfundimeve.
h. Literatura

Me poshte paraqiten orientimet rreth struktures se detyres dhe rregullave te mesiperme


UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU”
FAKULTETI I BIZNESIT
DEPARTAMENTI I .....................................

Lënda: Rajonizimi Ekonomik

DETYRË KURSI

TEMA
Shembuj:
Tema
RAJONI VERILINDOR DHE RËNDËSIA E INDUSTRISË NXJERRËSE DHE PËPUNUESE TË
KROMIT.

DURRESI, SI NYJË RAJONALE E TRANSPORTIT Nߵ SHQIPËRI

ose

ROLI I TURIZMIT NË ZHVILLIMIN SOCIAL EKONOMIK TË RAJONIT JUGOR


(JU MUND TE SHENONI NJE RAJON TJETER)

Ose

BUJQËSIA DHE NDIKIMI I SAJ NË ZHVILLIMET E RAJONEE DHE TË SHQIPËRISË

(Shenim: Temat me ngjyre te kuqe me siper jane dhene vetem si shembuj


orientimi. Ju mund te zgjidhni nje teme tjeter ne perputhje objektin e lendes dhe
leksionet e marra)

Pergatiti Pranoi
( emri i studentit, viti, dega e studimit) Doc.Dr. Gentian Ruspi

Durrës, më: ________________2023


Abstrakti i referencës: (permbledhje e shkurtuar deri ne 200 fjale ) . Kjo nuk është gjë tjetër
veçsë një përmbledhje me fjalët e vet studentit se çfarë do trajtohet në këtë referencë.

Hyrje (Ne hyrje do te behet nje pershkrim i per llojin e turizmit tematik që do të trajtoni në
relacion. Hyrja tregon qëllimet e punimit, metodologjinë e përdorur Zakonisht, hyrja përmban
rreth 250-350 fjalë deri ne 1 faqe)

Analizimi ( kjo duhet te shkoj jo me pak se 5 faqe. Analiza duhet te jete e ndarë në minimumi
2 Kapitull ose Kreu. Fjala Kapitull ose Kreu duhet të jetë e me gërma kapitale Time New
Roman, ku madhësia të jetë 16 dhe me Bold. Secili kapitull ose kreu duhet të ketë një titull, i cili
duhet të jetë me shkrim Time New Roman me madhësi 14)

Konkluzionet (deri 1 faqe. Çdo student duhet të nxjerr disa pika përfudimi/konkluzioni nga
referenca e tij. Konkluzioni/përfundimi është në dorë të autorit për të treguar çfarë ka arritur
ai/ajo të provoj nga ky relacion. Pikat e konkluzionit/përfundimit janë përfundimet e relecionit të
tij.)

Literatura (Relacioni i kursit të dorëzuar nga studenti bazohet nga vëzhgimet në terren si
dhe nga shfrytezim i literatures se gjere, si: libra, web site interneti, artikuj shkencorë, publikime
online nga institucione ne formen e studimeve, botime të studjueseve te fushes, etj. Për mos rënë
pre e plagjiaturës, materialeve u duhet të citohen burimi dhe autorët perkates.

Lidhur me pikezimin e detyres se kursit pedagogu do të kryej vlerësimin si më poshtë:

40 % te totalit te pikeve te vleresohet analiza e problemit

30% te totalit te pikeve te vleresohet struktura e temes

20 % te totalit te pikeve te vleresohet rregullat e shkrimit

10% te totalit te pikeve te vleresohet bibliografia ( literatura qe ka perdorur)

You might also like