You are on page 1of 11

Pyetje nga SIM

1. Pyetje : Koncepti I SIM paraqet principet teorike dhe praktike te menaxhmentit, informatave
dhe sistemeve. Nga ju kerkohet te definoni SIM, te tregoni cilat jane karakteristikat e SIM dhe ti
shpjegoni ato.

Pergjigje:

Definimi I SIM

SIM– vegel analitike e cila lehteson dhe mundeson marrjen e vendimeve me te mira nga marresit
e vendimeve.; - ofron perkrahje per marrjen e vendimeve ne nje organizate; - ofron informata te
nevojshme per perkrahje te operacioneve dhe te funksioneve te menaxhmentit gjate procesit te
marrjes se vendimeve.

Karakteristikat e SIM

 Informata si resurs – Informata eshte resurs i rendesishem dhe i vlefshem sidomos ne


fushen e kontrollit,planifikimit dhe te procesit te marrjes se vendimeve.

 Orientimi kah menaxhmenti – eshte karakteristik domethenese e SIM.Sistemi dizajnohet


nga larte poshte, kjo dmth se zhvillimi i SIM fillon nga nevojat e menaxhmentit dhe
objektivat e tij.Per shkak te orienttimit kah menaxhmenti SIM duhet te percaktoj se cilat
informata jane te nevojshme per te permirsuar proceset kontrolluese gjate marrjes se
vendimeve.

 Integrimi – per shkak te aftesis se ketij sistemi per te procesuar informata kuptimplote per
menaxhmentin sigurimi i nje pamje te pergjithshme te nensistemeve informatike dhe
integrimi I tyre ne kuader te nje sistemi ka rendesi te veçante.

 Rrjedha e zakonshme e te dhenave – nenkupton konceptin integrues te SIM i cili eliminon


dyfishimi dhe redundancen ne mbledhjen,deponimin dhe shperndarjen e te dhenave.

 Baza e te dhenave – pa BDH nuk mund te arrihen objektivat e SIM . Sidomos ne qoftese
kemi parasysh se cdo sistem duhet te siguroje qasje ne datoteken e te dhenave te
personelit,bleresve,konsumatoreve,furnizuesve etj.

 Procesimi i shperndar i te dhenave – Element i rendesishem i SIM procesimi i shperndar i


te dhenave kuptohet si sistem shperndares I cili vendos informatat ne duar te atyre qe kane
nevoje per to,ne kohen kur ato jane te nevojshme.

 Elementi planifikues – SIM ne nje organizat nuk zhvillohet brenda nates,por kerkon 3 deri
ne 5 vite te zhvillimit. Prandaj elementi planifikues duhet te jete prezent gjate zhvillimit te
SIM.

1
 Fleksibiliteti dhe perdorimi i lehte – nenkupton nje karakteristik te SIM e cila mundeson
permirsimin dhe fleksibilitetin e qasjes dhe te perdorimit te BDH.

 Koncepti i nensistemeve – ndarja e SIM ne nesisteme krijon mundesin e dhenjes se


prioriteteve ne implementimin,kurse analiza e nensistemeve eshte esenciale per venjen e
kufijeve te problemit.

2. Pyetje: Marrja e vendimeve nuk paraqet nje situate te izoluar, por ne rastet me te shpeshta
marrja e vendimeve eshte nje process. Tregoni se si behet marrja e vendimeve dhe paraqitni
trungun e vendosjes dhe shpjegoni ate?

Pergjigje:

Marrja e vendimeve perfshin nje varg aktivitetesh. Ajo fillon me perkufizimin e problemit dhe
mbaron me zgjedhjen e alternatives me te pershtatshme.

Nevoja per marrjen e vendimit lind psh: kur nje sasi produktesh rezulton me defekt. Ne kete rast
menaxheri: 1) percakton 3 shkaqet per produktet me defekt; 2) konkludon se rruga me e mire per
te zgjidhur problemin eshte emerimi i nje kontrollori te cilesise dhe 3) zgjedh nje punonjes te ri
per kete proces.

Marrja e vendimeve behet ne nivele te ndryshme ne organizate: Sipas nivelit te marrjes se


vendimeve, ato ndahen ne: vendimet strategjike, taktike dhe operative

Vendimet Strategjike

Merren ne nivelin strategjik dhe nga top menaxhmenti. Menaxhmenti merr vendime me rreziqe
te medha; te orientuara kah ardhmeria; te rendesishme per politiken afariste te organizates.
Nevojat e menaxhereve per informata te pergjithshme eshte 80%, kurse per informatat detale
20%. Ketij niveli me te larte ne trungun e vendosjes i pergjigjet sistemi informatik i cili siguron
koncentrim me te madh te njohurive lidhur me menyren e udheheqjes se afarizmit. Ky nivel
quhet sistem per mbeshtetje te vendimeve=DSS Decision Support System. Vendimet janë jo
të strukturuara.

Vendimet Taktike

Sigurojne realizimin e vendimeve strategjike. Aprovohen nga niveli i mesëm udhëheqës-qendrat


administrative. Ne kete nivel funksionojne Sistemet informatike ekzekutive EIS Executive
Information Systems. Nevojat e menaxhereve per informata te pergjithshme eshte 50%, kurse
per informatat detale 50%. Vendimet janë gjysmë të strukturuara.

2
Vendimet Operative

Menaxhmenti I koncentruar në implementimin dhe në kontrollin e aktiviteteve ditore ne


organizate. Vendimet janë të strukturuara dhe mund të inkorporohen në SIM.
sigurojnë realizimin e vendimeve taktike (niveli i ulët i menaxhmentit). Nevojat e menaxhereve
per informata te pergjithshme eshte 20%, kurse per informatat detale 80%. Ne nivelin me te ulet i
pergjigjen Sistemet e transaksioneve TS Transactional Systems.

3. Pyetje: SIM nenkupton sistemin informative i cili proceson te dhenat ne informata te cilat
pastaj perdoren per marrjee te vendimeve. Trego cilat jane elementet e SIM dhe shpjegoni ato?

Pergjigje:

Elementet e SIM jane:

Hardware- konsiston ne pajisje kompjuterike qe perdoret per te kryer veprimin e hyrjes se


informacionit, perpunimit te informacionit dhe daljes se informacionit te perpunuar. Pajisja
fizike e kompjuterit

Software-ka te beje me instruksionet te cilat e drejtojne funksionimin e hardverit.

Baza e te dhenave - është një grumbullim i të dhënave kompjuterike të paraqitura në mënyrë të


organizuar. Permban te dhenat te cilat shfrytezohen nga softwari aplikativ
Procedurat – jane komponenta fizike ne trajte te broshurave manuele. Procedurat mund te jene ne
forme te instruksioneve per shfrytezuesin dhe ne forme te instruksioneve per pergatitjen e inputit
nga personeli ,

Personeli organizativ-Lifeware e perbejne te gjithe njerezit te cilet ne qfaredo funksioni ose me


qfaredo qellimi marrin pjese ne punen e sistemit dhe i shfrytezojne rezultatet e perpunimit te te
dhenave, respektivisht informatave.

4. Pyetje: Ne pajtim me perdorimin e SIM ne nivel strategjik, taktik dhe operativ dhe tri nivelet
e marrjes se vendimeve te strukturuara, gjysme te strukturuara dhe jo te strukturuara defino
shkurt dhe spjego dallimin ndermjet TPS, SIM, DSS dhe GDSS?

Pergjigje:

TPS – sistem i cili proceson informata lidhur me transakcionet afariste ne nje organizate
*transaction processing system

DSS – Decision Support System eshte nje bashkesi e sistemeve te cilat e perkrahin procesin e
marrjes se vendimeve dhe perdoren per zgjidhjen e probleme gjysme te struktutuara dhe jo te
strukturuara.

3
GDSS – Group Decision Support System Jane sisteme informatike te bazuara ne perdorimin e
teknologjise kompjuterike. Perkrahin pjesemarresit e grupit gjate procesit te zgjidhjes se
probleme jo te strukturuara.

Dallimi midis DSS dhe GDSS

DSS perkrahin individed kurse GDSS perkrahin grupin.

Dallimi midis DSS dhe TPS

TPS perdoret ne nivelin operativ te marrjes se vendimeve, kurse DSS perdoret ne nivelin
strategjik te marrjes se vendimeve.

Per ndryshim nga DSS, ESS kryesisht eshte i oriuentuar ne te tanishmen e me pak ne te ardhmen.
DSS- nensistem i SIM-it.

5. Pyetje: Aftesite analitike te DSS bazohen ne njohurite e mira teorike dhe ne modelet e
kombinuara me pjesemarrjen e shfrytezuesve. Trego per cilat modele behet fjale dhe shpjego
ato?

Pergjigje:

Modeli te cilin me se shpeshti e perdore sistemi per mbeshtetje te vendimeve eshte modeli i
analizes se njeshmerise i cili bene pyetje “What if” me qellim qe te percaktoje ndikimin e
ndryshimeve te nje ose me shume variablave hyrese ne rezultatet e arritura. Kjo analize i lejon
shfrytezuesit qe disa nga vlerat e dhena t’i ndryshoje, dhe te testoje rezultatet qe mund te arrihen.
Qka ndodhe nese i rritim qmimet per 50% ose e zvoglojme tatimin per 20%, etj.

Veglat specifike te analizes What if jane:

Goal seeking-e gjene nje zgjidhje apo rezultat per nje problem

Solver-vegel e veshtire por shume efikase nese duam zgjidhje optimale te ndonje problemi te
nderlikuar

Scenario Manager.

6. Pyetje:EIS eshte definuar si sistem kompjuterik i cili eshte nen kontrollin direkt te
ekzekutivit, te cilit ky sistem i siguron informata nga burimet interne dhe ekterne. Shpjego
karakteristikat e EIS dhe identifikoni pse keto karakteristika e dallojne ate nga sistemet tjera
informatike?

4
Pergjigje:

Vetite e EIS jane:

 Baza e diturisë
 Rrethina komunikuese
 Njohuri minimale të punës me kompjuter
 Minimum të kohës për aftësim
 Paraqitja e shpeshtë e të dhënave
 Për punë përdoret miu ose touchpad

Sistemet per mbeshtetje te ekzekutivit synojne te eliminojne problemet e mbingarkeses aq te


pranishme ne raportet e shkruara sepse te dhenat mund te filtrohen dhe te shikohen ne forma te
grafikut.

7. Pyetje: ES paraqet nje shkalle te avansuar te DSS. Shpjego qka eshte ES, pse shpeshhere
quhet sistem i bazuar ne dituri dhe si e perkrahe marresin e vendimeve gjate procesit te marrjes
se vendimeve?

Pergjigje:

ES – Expert System – Sistemi i eksperteve quhet sistemi informatik i cili njohurite e eksperteve
nga disa lemi shkencore i strukturon ne kompjuter dhe pastaj permes pergjithesimit te problemit
ndihmon marrjen e vvendimeve ne form te vendimeve te propozuara. Kompjuteret e ketij sistemi
dine te pergjigjen ne pytjet e caktuara, ashtu qe sipas rregullave te percaktuara me pare per
marrje te vendimeve i lidhin veprimet individuale, i japin forme vendimit dhe e sygjerojne
marresin e vendimit gjate procesit te marrjes se vendimit.

8. Pyetje: Qasja sistemore – mu spjegu dhe me tregu ndikimin e saj ne SI ?

Pergjigje:

Qasja sistemore si metode u afirmua sidomos ne vitin 1930,dhe sot paraqet metode kryesore te
hulumtimeve ne shkencat fundamentale dhe aplikative.Si rezultat i qasjes sistemore jane arritur
zbulime te medha shkencore si : komunikimi satelitor,arritja ne hene,intelegjenca artificiale etj.
Kjo qasje eshte baze per krijimin e nje numri te madh te disiplinave shkencore,ne mesin e te
cilave edhe te informatikes.

Sipa qasjes sistemore organizata studjohet ne kuader te teresis dhe jo permes shpjegimit te vetive
te pjeseve veq e veq,pra ketu kemi te bejm me efektin sinergjik qe nenkupton se pjeset ne te
njejten kohe funksionojn si shkak dhe si pasoje me ndikim te dyanshem.

Qasja sistemore aplikohet te dizajnimi i SIM duke u fokusuar parasegjithash ne nevojat


informatike te menaxhmentit dhe ne objektivat e pergjithshme te sistemit afarist. Kjo qasje
kerkon qe SIM te dizajnohet ne pajtim me vendimete te cilat duhet te merren ne organizate ne
5
menyre qe ajo te arrije objektivat e saj dhe duhet te theksoje detyrat e involvuara ne
implementimin e atyre vendimeve.

Koncepti i qasjes sistemore ne SIM :

 Ka te beje me nderlidhjen e pjeseve ose te nensistemeve te menaxhmentit


 Me krijimin e efektit sinergjik
 Pjeset ose nensistemet e SIM funksionojne si shkak-pasoje me ndikim te dyanshem.

9. Pyetje:Qka eshte DSS e qka eshte GDSS – si dhe ku qendron dallimi ne mes ketyre
dyjave ?

Pergjigje:

DSS ( Decision Support Systems ) Sistemi per mbeshtetje te vendimeve – Synon te lidhe
shfrytezuesit me rrjedhen e informatave dhe thekson nevojen e perdorimit te modeleve, ad-hoc
pyetsoreve dhe paraqitjen grafike. DSS eshte nensistem i SIM dhe eshte bashkesi e veglave
kompjuterike te integruara,te cilat kombinojne te dhenat me modelet e marrjes se vendimeve
dhe perdoren per zgjidhjen e problemeve gjysme te strukturuara dhe jo te strukturuara.DSS
karakterizohet nga keto veti :

 permireson aftesite analitike te marresit te vendimeve


 krijon model interaktiv
 bene pyetje dhe mundeson vleresimin e alternativave ne dispozicion

DSS e ndihmon menaxherin te zgjedhe menyren e vendosjes dhe te shfrytezoj qasje te ndryshme
ne situata te ndryshme gjate procesit te marrjes se vendimeve.Modeli te cilin me se shpeshti e
predor DSS eshte modeli i anlizes se ndjeshmerise i cili bene pyetjen ``What – If `,me qellim qe
te percaktoj ndikimin e ndryshimeve te nje ose me shume variablave hyrese ne rezultatin e
arritur.

GDSS –Sistemi per mbeshtetje te vendimeve ne grup –eshte sistem softverik i cili perkrah
marrjen e vendimeve ne grup dhe perdore teknologjin informatike,deh metodat e sofistikuara
gjate marrjes se vendimeve ,komunikimit dhe zgjedhjes se problemeve (Groupware Software).
GDSS lehteson levizjen e lire dhe kembimin e ideve dhe te informatave ndermjet antareve te
grupit te cilet punojne se bashku gjate procesit te marrjes se ndonje vendimi.

Dallimi mdis DSS dhe GDSS :

DSS…. perkrah individin

GDSS… perkrahin grupin

6
Pra sistemet per mbeshtetje te vendimeve (DSS) ishin te fokusuara ne dhenjen e perkrahjes
individit gjate procesit te marrjes se vendimeve,sistemet per mbeshtetje te vendimeve ne grup
(GDSS) jane te drejtuara kah perkrahja e grupit te cilet punojne se bashku ne zgjedhjen e
problemeve jot e strukturuara.

10. Pyetje: Qka eshte TPS – mu sjegu ?

Pergjigje:

TPS ( Trasaction Processing Systems ) – Sistemi per procesimin e transaksioneve –eshte system
I cili proceson informata lidhur me transaksionet afariste ne nje organizate,qe do te thote
proceson te gjitha ato informata qe kane te bejne me te hyrat,kostot,shitjen,blerjen etj,e qe
procesohen perms pasqyrave financiare ku nga keto pasqyra menaxhmenti bazohet shum per
marrjen e vendimeve per te tashmen dhe te ardhmen,mirpo edhe per marrjen e hapave korrigjues
nese eshte e nevojshme. Poashtu nga keto pasqyra mund te nxjerren edhe treguesit financiar si :

 Likuiditeti -qe tregon sa ndermarrja eshte likuide


 Rentabiliteti – (pika kritike e rentabiliteti) qe tregon piken se sa produkte duhet te shet
organizata per te mbuluar shpenzimet

TPS e furnizon SIM me informata te nevojshme ne situatat kur mund te vie deri te problemet.
Gjithashtu TPS proceson transaksionet ditore ; Ndihmon operacionet kontrolluese; Perfshin nje
numer te madh te te dhenave

Kurse qellimet e TPS jane :

 Te mbledh dhe procesoj te dhena lidhur me ngjarjet afariste


 Te siguroje informata te nevojshme lidhur me aktivitetet ditore afariste
 Sherben si BDH per SI ne nivelet e larta te cilat i perdorin menaxheret ne nje organizate.

11. Pyetje: Si ndihmohet menaxheri ne tri nivelet (ketu duhet me cek secilin koncept te
nensistemit qe ndikon ne ate nivel te menaxhmentit ) ?

Pergjigje :

Ne biznes sistemi informatik duhet te jete ne funksion te menaxhmentit e qellim te arritjes se


efekteve optimale afariste si dhe pershtatjes se struktures te sistemit informatik te biznesit me
strukturen e menaxhmentit.

Kemi keto tri nivele te menaxhmentit te cillat korrespondojn edhe me nivelet e marrjes se
vendimeve perkatese :

Nivelet e menaxhmentit Nivelet e marrjes se vendimeve

• Menaxhmenti strategjike • Vendimet strategjike

7
• Menaxhmenti taktike • Vendimet taktike

• Menaxhmenti operativ • Vendimet operative

SIM në nivelin operativ

Menaxhmenti

-I koncentruar në implementimin dhe në kontrollin e aktiviteteve ditore ne organizate.

-Aktivitetet e tyre mvaren nga SIM i cili meret kryesisht me informatat interne.

-Procesimi efektiv dhe eficient i informatave është esencial sepse:

-kontrolli i madhe,

-monitorimi konstant,

-vëllimii të dhënave i lartë dhe

-përgjigja e shpejtë dhe në kohë reale.

Vendimet janë të strukturuara dhe mund të inkorporohen në SIM.

SIM në nivelin operativ poashtu eshte sistem i procesimit te fajllave kurse Inputete tij perbehen
nga transakcionet operative, ndersa Outputet e tij jane raportet. (psh. analizat, porosit per
materjal etj.)

SIM në nivelin taktik

Menaxhmenti

-meren me probleme komplekse,

-marrja e vendimeve eshte me e pasigurt dhe

-kerkohen aftesi personale dhe gjykime per te kryer detyrat

.-kerkohen informata formale dhe joformale, dhe

-rrjedhja e informatave eshte esenciale.

Sistemet e kompjuterizuara perdoren me pak, edhe pse SIM , e sidomos DSS mund te ofroje
perkrahje te cmuar. Vendimet janë gjysmë të strukturuara.

*Modelet dhe teknikat e optimizimit: programimi linear kane perdorim të kufizuar


*Gjykimet e menaxhereve kane role te veqant ne marrjen e vendimeve taktike

8
*Sistemet kontrolluese dhe LSP jane esenciale per realizimin e detyrave ne kete nivel (p.sh.
kontrolli i buxhetit, kontrolli i prodhimit etj.
Llojet e SIM nënivelin taktik

1 Sistemet kontrolluese 2 Sistemi i bazes se te dhenave .


3 Sistemi i pyetesve 4 DSS

•SIM në nivelin strategjik

ka role te kufizuar ne procesimin e informatave.

Menaxhmenti:

-te siguroje informata te mbrendshme


-informata lidhur me rrethinen afariste dhe identifikone mundesit dhe rrezikun poetencial
Vendimet janë jo të strukturuara.
Karakteristika e informatave per marrje te vendimeve ne nivelin strategjik:
-Nevoja per informatat eksterne rriten,
-Informatat kane te bejne me te ardhmen
Parashikimet dhe vlerësimet jane esenciale.
Dallimi ndermjet SIM ne nivelin strategjik & SIM ne nivelet tjera

*Planifikimi strategjik dhe marrja e vendimeve jane esenciale per te kuptuar rrethinen, dhe
*Per te parashikuar ndryshimet, trendetdhe influencen e tyre ne organizate ne te ardhmen
Procesi sipas se cilit mblidhen informatat lidhur me rrethinen ne menyre formale ose joformale,
njihet si skanim.

12. Pyetje: Koncepti i SIM ?

Pergjigje :

SIM koncept i dy dekadave të fundit dhe i referohet zhvillimit dhe përdorimit të sistemeve
informatike (SI). SIM perben principete teorike dhe praktike te :
*Sistemeve
*Informatave
*Menaxhmentit
Sistemi - paraqet nje bashkesi elementesh dhe atributesh te tyre te lidhura per sendertimin e e nje
qellimi te caktuar.
Informata – eshte e dhene e perpunuar dhe eshte funksion I marrjes se vendimeve
Menaxhmenti - paraqet procesin e orientimit te vetedijshem te aktiviteteve
njerezore,perkatesisht teresine e nderlidhur te pese funksioneve:
planifikimit,organizimit,personelit,udheheqjes dhe kontrollit.

9
SIM - paraqet nje rrjet te procedurave te procesimit te te dhenave te bazuara ne kompjuter, qe
jane zhvilluar ne nje orgaanizat dhe jane te integruara me proceduarat manuele dhe procedurat
tjera me qellim te sigurimit te informative te nevojshme me kohe,dhe ne menyre efektive per te
mbeshtetur menaxhmentin gjate procesit te marrjes se vendimeve.

Roli I SIM eshte qe te vlersoje nevojat informatike te menaxhmentit gjate procesit te marrjes se
vendimeve me qellim te siguroje informata ne kohen e duhur,ti shperndaj ato , ti lehtessoje
menaxhmentit zgjedhjen e alternatives me te mire ne dispozicion.

13. Pyetje: Tri nivelet e menaxhmentit dhe tri nivelet e vendosjes,si dhe nevojat e menaxhmentit
per njohuri ne tri nivelet ?

Pergjigje :

Kemi keto tri nivele te menaxhmentit te cillat korrespondojn edhe me nivelet e marrjes se
vendimeve perkatese :

Nivelet e menaxhmentit Nivelet e marrjes se vendimeve

• Menaxhmenti strategjike • Vendimet strategjike

• Menaxhmenti taktike • Vendimet taktike

• Menaxhmenti operativ • Vendimet operative

Marrja e vendimeve paraqet :

 situatë komplekse
 në rastet më të shpeshta vendimet meren me zgjedhjen e njerës nga alternativat në
dispozicion.

Vendimet strategjike:

 Meren ne nivelin strategjik & nga top menaxhmenti.

Menaxhmenti :

 merr vendime me rreziqe të mëdha


 të orientuara kah ardhmëria
 të rëndësishme për politikën afariste të organizatës

Njohuri të përgjithshme (80%) për aktivitetet e organizatës e më pak njohuri detale (20%).

10
Vendimet taktike:

Implementohen vendimet e marura në nivelin strategjik të cilat duhet të jenë në pajtim me


politikën strategjike të kompanise.

Menaxhmenti :

Alokimin e resurseve të nevojshme për të arritur objektivat e organizatës

Njohuri të përgjithshme (50%) për aktivitetet e organizatës dhe njohuri detale (50%).

Vendimet operative:

Implementohen vendimet e marura ne nivelin strategjik & taktik.

Menaxhmenti:

 Planin e punës
 Sigurimin e lëndës së parë
 Sigurimin e fuqisë punëtore etj.

Nevoje per informata detale (80%) lidhur me pershkrimin dhe kontrollimin e puneve specifike
dhe kryerjen e aktiviteteve te perditeshme, sepse rezultatet e pritura mund te kontrollohen cdo
dite dhe mund te meren akcione korigjuese nese ka nevoje. Nevojat e menaxhereve per informata
te pergjithshme eshte me e vogel (20%).

14. Pyetje : Koncepti I SIM paraqet principet teorike dhe praktike te menaxhmentit,
informatave dhe sistemeve. Nga ju kerkohet te definoni SIM, te tregoni cilat jane karakteristikat
e SIM dhe ti shpjegoni ato.

Pergjigje: E njejta me pyetjen e pare.

11

You might also like