You are on page 1of 10

REPUBLIKA E SHQIPERISË

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU”

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE

DEPARTAMENTI I DREJTËSISË

DETYRË KURSI

LËNDA:E DREJTË FINANCIARE .

TEMA: HUAJA PUBLIKE DHE LLOJET E SAJË

PUNOI: MARSIDA LILA PRANOI: DR.SHKËLQIM XEKA

1
 Cështjet që do të trajtohen:

 Hyrje.

 Kuptimi dhe karakteristikat e huasë publike.

 Dallimi midis borxhit publik dhe huas publike.

 Shkaqet e krijimit të huas publike.

 Ndarja e huave publike.

 Konversioni i huas publike.

 Llojet e koversionit të huas publike.

 Bibliografia.

 Përfundime.

2
Hyrje

 Në këtë detyrë kursi do të trajtohet tema e huasë publike,informacione të marra nga


burimet e shkruara më poshtë dhe të zgjedhura e përpunuara.Si fillim do të paraqesim se
cfarë ne kuptojmë me hua publike duke paraqitur më pas karakteristikat e sajë.Me huanë
publike ne kuptojmë se ne baze te kontratës huadhënësi ia dorëzon huamarrësit sasisë e
caktuar te parave ose te sendeve, dhe në këtë rast huamarrësit i krijohet një obligim qe ta
kthej shumen e njëjtë te parave, përkatësisht sasinë e njëjte te sendeve të llojit të njëjtë.

 Më pas do të trajtohen shkaqet e krijimit të huasë publike duke i paraqitur në mënyrë të


shkurtuar, dallimi midis borxhit publik dhe huasë publike ku ndër to mund të përmendim
se huaja publike regjistrohet prej mjeteve te subjekteve ekonomike, kurse borxhi publik
zakonisht regjistrohet te banka qendrore ose ne boten e jashtme.

 Huaja publike lind zakonisht në kushte të veçanta kur shtetit shpejt i janë të nevojshme
mjetet për mbulimin e shpenzimeve të jashtëzakonshme të cilat nuk mund ti mbuloje prej
te hyrave te rregullta.Ndarja e huave publike duke paraqitur format më kryesorë të
ndarjes se sajë.Ne fund duke shpjeguar se cfarë kuptojmë me konversion të huas publike.

 Ky i fundit paraqet një operacion financiar që shfrytëzohet nga shteti ne situata te


caktuara për shndërrimin e një huaje me kushte te pavolitshme ne një hua te re me kushte
te volitshme.Në këtë mënyrë ne kuptojmë ndryshimin e kushteve te huas në kontratën për
huan me ç’rast do te arrihet përmirësimi i pozitës financiare te shtetit.Më pas duke
paraqitur burimet e marrjes së informacionit dhe përfundimet që arritëm nga kjo detyrë.

3
Kuptimi dhe karakteristikat e huas publike

Huaja publike është një prej instrumenteve financiare te të hyrave publike me karakter jofiskal jo
te detyrueshëm. Me hua publike kemi te bëjmë atëherë kur ne baze te kontratës huadhënësi ia
dorëzon huamarrësit sasisë e caktuar te parave ose te sendeve, me ç’rast huamarrësit i krijohet
një obligim qe ta kthej shumen e njëjtë te parave, përkatësisht sasinë e njëjte te sendeve të llojit
të njëjtë.

Dallimi midis borxhit publik dhe huas publike.

Huaja publike është marrëveshje me te cilën huadhënësi ia dorëzon huamarrësit sasisë e caktuar
te parave ose sendeve, por me obligim qe huamarrësi pas një kohe te caktuar, ose kur huamarrësi
kërkon, t’ia ktheje shumën e njëjte te parave ose llojin e njëjtë te sendeve.

Borxhi publik përfshin jo vetëm obligimet e shtetit qe rrjedhin nga kontrata për huan shtetërore,
por edhe te gjitha obligimet e tjera te shtetit. Huaja shtetërore ne fillim behet e hyrë shtetërore
kurse shpenzim shtetëror bëhet kur kthehet, kurse borxhi shtetërore paraqitet vetëm ne forme te
shpenzimeve.

Ndryshim tjetër është se huaja publike regjistrohet prej mjeteve te subjekteve ekonomike, kurse
borxhi publik zakonisht regjistrohet te banka qendrore ose ne boten e jashtme. Huaja publike lind
zakonisht në kushte të veçanta kur shtetit shpejt i janë të nevojshme mjetet për mbulimin e
shpenzimeve të jashtëzakonshme të cilat nuk mund ti mbuloje prej te hyrave te rregullta.

Roli i huas publike ne financimin e nevojave të caktuara të shtetit është rritur vazhdimisht, kjo
rritje është bere për këto arsye:

- Mospërputhja kohore në mes të rrjedhë së të hyrave dhe obligimeve të shtetit për plotësimin e
shpenzimeve shtetërore

- shteti nuk mundet, me rritjen e ngarkesës tatimore, t’i mbledhë mjetet e nevojshme,

- nevojat e jashtëzakonshme mbulohen me mjete plotësuese,

- me rritjen e funksioneve të shtetit rriten edhe kërkesat për mjete monetare.

4
Karakteristikat kryesore te huas publike

Dy karakteristikat kryesore te huas publike janë:

1) Se janë vullnetare.

2) Se kthehen se bashku me kamatë ne forme te anuiteteve.Huaja publike ndryshon dukshëm prej


tatimeve sepse te tatimet karakteristike është detyrimi. Kushtet e huas publike i cakton shteti siç
janë:afati i kthimit, lartësia e kamatës, mënyra e kthimit.

Shkaqet e krijimit te huas publike

Shkaqet kryesore qe ndikojnë ne krijimin e huas publike janë:

1) Shpenzimet publike te mëdha, e sidomos shpenzimet e jashtëzakonshme,

2) Mospërputhja kohore e krijimit te shpenzimeve publike me rrjedhjen e te hyrave publike,

3) Deficiti i përhershëm buxhetor i cili nuk mund te mbulohen me te hyrat publike te rregullta.

Duhet parë se shkaku kryesor i krijimit te huas publike janë shpenzimet publike të
jashtëzakonshme, krijimi i shpenzimeve publike te mëdha për armatim, ndërtim, zhvillim dhe
hulumtime, për infrastrukture, energjetikë te cilat nuk mund te mbulohen vetëm me te hyra te
rregullta. Për këto shpenzime te mëdha janë te nevojshme mjete plotësuese te cilat mund te
mblidhen me hua publike te kontraktuara ne vend ose ne boten e jashtme ose me ane te tatimeve
te jashtëzakonshme. Huat publike zakonisht sot jepen ne para. Mjetet e mbledhura me hua duhet
te angazhohen për qëllime produktive sepse kështu ndikohet ne rritjen e te ardhurave dhe
mundësohet kthimi i huas, pra duhet te realizohet principi i rentabilitetit.

5
Përveç përparësive te lartpërmendura huaja publike ka edhe te meta te cilat janë:

1) Huat publike jo vetëm qe duhet te kthehen, por duhet paguar edhe kamatën dhe shpenzimet
administrative ne lidhje me regjistrimin dhe kthimin e huas.

2) Huat publike ndikojnë ne krijimin e grupit te rentierëve ne shoqëri, te cilët jetojnë prej
kamatave te huave shtetërore.

3) Huat e jashtme mund te sjellin deri te varësia ekonomike dhe politike e shtetit ndaj shtetit
huadhënës, kjo zakonisht ndodh te huat shtetërore qe i marrin vendet ne zhvillim.

Ndarja e huave publike

Kryesisht dallojmë këto hua publike:

1) Huat e brendshme dhe te Jashtme


Ne baze te kriterit territorial huaja publike ndahet ne te brendshme dhe te jashtme. Nëse
huaja lidhet ne tregun e vendit dhe me huadhënës te vendit ne valutën kombëtare kemi te
bëjmë me hua te brendshme. Kur huaja lidhet ne tregun e jashtëm ku huadhënës janë
subjektet e jashtme si dhe ne valute te huaj, ato janë hua te jashtme.

 Përparësitë e huas se brendshme janë:

a) Pagimi i kamatës dhe i kryegjësë ngelin ne vend dhe ne ketë mënyre nuk behet nxjerrja e
vendeve ne boten e jashtme,
b) Aktivizohen mjete monetare të lira që ndikojnë pozitivisht te huadhënësi dhe huamarrësi
c) Interesimi i huadhënësve është më i madh.

6
 Te metat e huas se brendshme janë:

a) Me huat e brendshme rritet kërkesa për mjete monetare qe ndikon ne rritjen e normës se
kamatës ne vend, me ç’rast paraqiten ecuritë negative ne ekonomi,
b) Huaja e brendshme e nxit procesin e inflacionit, varësisht se ne ç’mënyre formohet huaja
Përparësitë e huas se jashtme janë:
c) Financimi i deficitit buxhetor, i cili është krijuar për shkaqe te ndryshme qe ndikojnë ne
stabilitetin ekonomik ne vend,

Te metat e huas se jashtme janë:

a) Kthimi i huas si dhe pagimi i kamatës duhet bere ne valute te huaj, pra pagimi i anuiteteve te
huas duhet te behet ne mjete devizore, fakt qe ndikon ne keqësimin e bilancit te pagesave ne
vend.

b) Pagesat e mëdha ne dobi te botes se jashtme ne valute te huaj e dobësojnë kursin intervalutor
te valutës se vendit dhe kjo ndikon ne pozitën tregtare ndërkombëtare te vendit, etj.

Shtetet e pazhvilluara ne mungese te mjeteve vetjake drejtohen kah shtetet e zhvilluara te cilat
kane kapitale te mëdha. Madje shtetet ne zhvillim ne baze te mjeteve nga bota e jashtme i kane
realizuar shume programe te zhvillimit ekonomik te cilat pa ndihmën e jashtme nuk do te
realizoheshin dot. Pra huat e jashtme janë forma me e rëndësishme e mbledhjes se mjeteve
plotësuese ne shtetet ne zhvillim, dhe anasjelltas te shtetet e zhvilluara janë huat e brendshme.

2)Huat vullnetare, te detyrueshme dhe patriotike

Huat vullnetare bazohen ne marrëveshjen e lirë ne mes te shtetit dhe te personave fizik dhe
juridik. Kjo hua bazohet ne vullnetin dhe interesin e te dy palëve.

Huat e detyrueshme bazohen ne forcën dhe ne presionin qe bën shteti ne regjistruesit e huas. Dhe
huaja e detyrueshme i ka disa karakteristika te tatimeve siç janë presioni dhe dhuna, ndërsa
ndryshon nga tatimet sepse shteti pas një kohe i kthen mjetet bashkë me kamatë. Huat e
detyrueshme shpallen vetëm ne raste te jashtëzakonshme, te vështira, te luftës, etj.

7
Huat patriotike i karakterizon norma e ulet e kamatës, afatet e gjata, e ne disa raste mund te
merret ne forme te dhuratës, pra te huas pa kthim, dhe këto hua regjistrohen vetëm ne raste te
jashtëzakonshme si tërmeti, vërshimet, epidemia, luftëra, etj.

3)Huat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata

Huat afatshkurtra janë me afat kthimit prej 1 deri ne 3 vite. Ne huat afatmesme numërohen huat
me afat kthimi prej 3 deri 10 vite, ndërsa huat afatgjata kane ato me afat kthimi prej 10 deri 15
vite ose deri 20 vite.

Konversioni i huas publike.

Konversioni i huas publike paraqet një operacion financiar te cilin shteti e shfrytëzon ne situata
te caktuara për shndërrimin e një huaje me kushte te pavolitshme ne një hua te re me kushte te
volitshme. Pra konversioni i huas do te thotë ndryshimi i kushteve te huas në kontratën për huan
me ç’rast do te arrihet përmirësimi i pozitës financiare te shtetit

Konsolidimi i huas publike behet për dy arsye:

1) Te thjeshtësohet procedura e kthimit te huas.

2) Shteti i realizon disa lehtësi te volitshme.

Llojet e konversionit te huas.

Dallojmë këto lloje te konversionit, duke u bazuar ne dëshirën e huadhënësve:

1) Konversioni vullnetar bazohet ne pëlqimin e te dy palëve kontraktuese për huan.

2) Konversioni i detyrueshëm i cili ka te bej me ndërrimin e njëanshëm te cilitdo element te huas


publike nga ana e shtetit.

3) Konversioni i periudhës me te re përmban elemente edhe te konversionit vullnetar edhe te


konversionit te detyrueshëm, por me tepër përmban elemente te konversionit te detyrueshëm.

8
Bibliografia.

 Leksionet e zhvilluara.

 E Drejtë Financiare, Genta Bungo.

 http://llogaria.ëeebly.com/uploads/2/2/1/0/2210506/09_huaja_publike.pdf

 https://shkolla-s.blogspot.com/2015/05/huaja-publike-shteterore_18.html

 Wikipedia.

9
Përfundime:

 Në fund të kësaj detyre kursi arrim se kemi të bëjmë me hua publike atëherë kur ne baze
te kontratës huadhënësi ia dorëzon huamarrësit sasisë e caktuar te parave ose te sendeve,
ku huamarrësit i krijohet një obligim qe ta kthej shumen e njëjtë te parave, përkatësisht
sasinë e njëjte te sendeve të llojit të njëjtë.

 Huaja publike ka një rëndësi të madhe sepse ajo është një nga instrumentet financiare te
të hyrave publike me karakter jofiskal jo te detyrueshëm.Në momentin që ne marrim një
hua me anën e nënshkrimit të një kontrate ne duhet t ia garantojmë huadhënësit që do ia
kthejmë shumën e parave për të cilën kishim rënë dakord më parë.

 Gjithashtu shkaku kryesor i krijimit te huas publike janë shpenzimet publike të


jashtëzakonshme, krijimi i shpenzimeve publik e te mëdha për armatim, ndërtim, zhvillim
dhe hulumtime, për infrastrukture, energjetikë te cilat nuk mund te mbulohen vetëm me
te hyra te rregullta. Huat publike zakonisht sot jepen ne para.

 Mjetet e mbledhura me hua duhet te angazhohen për qëllime produktive sepse kështu
ndikohet ne rritjen e te ardhurave dhe mundësohet kthimi i huas, pra duhet te realizohet
principi i rentabilitetit.

10

You might also like