You are on page 1of 3

Bashkimi i Gjermanisë

Bismarku dhe bashkimi i Gjermanisë

 Kongresi i Vjenës njohu konfederatën Gjermane, e cila përbëhej nga 38


shtete
 Shtetet më të fuqshme ishin Perandoria Austriake dhe ajo Prusiane
 Në gjysmën e dyët të shek. XIX u shtrua nevoja e bashkimit kombëtar
 Arkitekti i bashkimit të Gjermanisë ishte Oto fon Bismarku
 Në v. 1862, mbreti i Prusisë Vilhelmi I, emëroi në postin e kancelarit
(kryeministrit) Bismarkun
 Ai vinte nga shtresa e pronarëve të mëdhenj të tokave (junkerët)
 Ai ishte konservator dhe shumë shpejt forcoi pushtetin e tij duke
qeverisur me dorë të fortë
 Ai ishte për bashkimin e shteteve gjermane dhe si rrugë të vetme për ta
realizuar këtë ai shikonte luftrat
 Ai punoi për të kthyer Prusinë në një shtet të fuqishëm ushtarak
 Tri ishin betejat kryesore që sollën bashkimin e Gjermanisë:
- lufta me Danimarkën (1864) që solli shkëputjen e dy provincave veriore
gjermane
- lufta me Austrinë (1866) fundi i së cilës solli bashkimin e 4 provincave
të tjera gjermane me Prusinë
- Lufta me Francën (1870) solli bashkimin e 4 provincave ne jug së
bashku me 2 krahinat e pasura, që iu morën Francës, të Alsas dhe
Lorenës
 Fundi i luftës me Francës i dha fund procesit të bashkimit të Gjermanisë
 Në 18 janar 1871, në pallatin e Versajës, mbreti i Prusisë Vilhelmi I u
shpall Perandor i Gjermanisë, ndërsa Bismarku kancelar i saj

Organizimi shtetëror dhe reformat

 Në 14 prill 1871, Rajshtagu (parlamenti) miratoi një kushtetutë të re për


Gjermaninë sipas së cilës:
 Perandoria Gjermane ishte një shtet federativ që përfshinte disa shtete
(lande)
 Çdo shtet kishte kushtetutën dhe parlamentin e vet njëkohësisht
ekzistonte edhe parlamenti qëndror (rajshtagu) dhe Perandori
 Perandori ishte shumë i fuqishëm, ai thërriste e shpërndante
parlamentin, anulonte ligje, emëronte kryeministrin i cili nuk përgjigjej
para parlamentit, por para mbretit dhe nuk mund të shkarkohej pa
vullnetin e tij.
 Bismarku punoi shumë për fuqizimin e Gjermanisë ekonomikisht,
ushtarakisht dhe për ta kthyer atë në një shtet me autoritet në Europë
 Për këtë ai kreu disa reforma:
 Në ekonomi:
- mbështeti interesat e borgjezisë industriale e tregtare
- krijoi tregun kombëtar ku mallrat lëviznin lirisht pa pengesa
- vendosi masa e pesha të njëjta kudo dhe unifikoi monedhën me markën
- u zhvillua industria e minierave dhe e makinave me teknika moderne
- u vendos në të gjithë Gjermaninë sistemi i postave dhe telegrafit
 Në ushtri:
- e ktheu Gjermaninë në një Fuqi të madhe botërore
- ushtria u rrit dhe u modernizua
- u krijua një flotë e madhe duke konkuruar edhe atë britanike
 Në politikën e jashtëme:
- u rrit autoriteti i Gjermanisë
- si diplomat me përvojë Bismarku krijoi Aleancën Tripalëshe në Europë
- luajti rolin e arbitrit në politikën europiane
 Në planin social:
- zgjeroi legjislacionin social në ndihëm të punonjësve
- u miratua ligji i sigurimeve shoqërore për të sëmurët
- ligji për sigurimin e pensioneve dhe të invaliditetit
- hapi shkolla profesionale për punëtorët
- u bë shteti me legjislacionin social më të përparuar në Europë duke
hedhur bazat e Shtetit të Mirëqënies Sociale

Lëvizja punëtore në Gjermani


 Organizimi i lëvizjes punëtore kaloi nga sindikatat drejt themelimit
të partive politike që do të mbronin interesat e tyre në parlament
 Partia më e rëndësishme e punëtorëve në Gjermani ishte Partia
Socialdemokrate e Gjermanisë
 Programi i saj mbështetej në parime revolucionare (ideologjia
marksiste) që synonte kalimin e mjeteve të prodhimit nga pronësia
private në pronësi kolektive
 Ligjet sociale, në mbështetje të punëtorëve, që zbatoi Bismarku e
vështirësuan aktivitetin politik të Socialdemokratëve, por
pavarësisht kësaj kjo parti pati rritje dhe në zgjedhjet e v. 1890
mori 20% të votave
 Ajo krijoi një fraksion të fuqishëm parlamentar
 Ajo kërkonte të transformonte shoqërinë me reformat të thella
ligjore
 Mbështeste veprimatrinë e sindikatave të punëtorëve
 Falë përpjekjeve të saj u arrit vendosja e 8-orëshit në punë, ligje
për mbrojtjen në punë, njohjen zyrtare të sindikatave etj.

You might also like