You are on page 1of 21

Leksion 10

KOMUNIKIMI NË
SHOQËRI
Dr. Holta HEBA
Leksion 10: Komunikimi alfabetik dhe
figurativ

• Shoqëria tradicionale që qenë e mbështetur më shumë


në tekstin e shkruar.
• Shoqëria tradicionale ka qenë një shoqëri e alfabetizuar
• Shoqëria e sotme bazohet më shumë tek mediat
audiovizive.
• Megjithatë një pjesë e kulturës shprehet edhe nëpërmjet
teksteve të shkruara, pra alfabetike.
• Krahas kulturës alfabetike, kultura visive dhe kultura që
vjen nëpërmjet veshit, nga radio, cel, internet po bëhet
gjithnjë e më e madhe.
Nëse bëjmë llogarinë:
Sa lexues mund të ketë një shkrim I mirë dhe sa të madhe
mund ta ketë audiencën një emission I mirë?

Më e favorizuar do të ishte media audiovizive


Analfabet
• Shoqëria e dikurshme ka qenë kryesisht e alfabetizuar
• Gjithcka përbënte kryesisht tekst të shkruar
• Kurse njerëzit e sotëm, janë gjithnjë e më ANALFABETë

KUJDES! Analfabet në kuptimin e mirë të fjalës, jo sharje dhe


fyerje.
• “ju jeni analfabet”= jo se nuk dini shkrim e këndim; jo se nuk
keni kulturën e shkruar.
• Të jesh analfabet nuk do të thotë që sdi shkrim e këndim
Analfabet=
• dikush që zotëron një kulturë që nuk mbështetet vetëm te fjala
e shkruar
• Dikush që mbështetet tek figura dhe zëri I ardhur nga mediat
bashkëkohore ;
• Të gjitha shoqëritë kanë bërë kalimin nga kultura e shkruar dhe e
alfabetizuar në një kulturë të komunikuar me informacion analfabet,
dmth me informacion të konceptura dhe transmetuar nga mediat
audiovizive.

• PROBLEMI
• Në shumë shoqëri ky kalim është bërë shumë gradualisht;
• është shtrirë në një hark kohor më të gjerë
• Kurse tek ne si të gjitha proceset ka ardhur shpejt dhe me vrull
• Njësoj si ata përrenjtë e vrullshëm që marrin përpara cfarë gjejnë
Të rinjtë sot
• E fitojnë kulturën nëpërmjet tekstit të shkruar, por sidomos edhe nga
media audiovizive
• Figura dhe zëri po bëhen ALFABETI I tyre
• Të rinjtë sot informacionin e kanë me lehtësisht të aksesueshëm nga
internet
• Të rinjtë sot janë më dembel në të lexuar
• Tradicionalisht ne si shoqëri na ka munguar dis figura
• Kemi qenë për një kohë të gjatë një shoqëri ruralo-agrare
• Kemi qenë më shumë të mbështetur tek folklori gojor
Folklori gojor
❖ nuk ka qenë I mbështetur tek I shkruari si mjet komunikimi.
❖ Por ka qenë I mbështetur tek FJALA.
❖ Nuk I linte ndonjë vend figurës si mjet komunikimi

• Edhe ne disa tradita fetare, figura nuk ka qenë e vlerësuar si në


kuptimin që I japim sot (psh, feja islame)
• Në periudhën socialiste, trupi, elementi figurative ka qenë I mbuluar.
• Në periudhën socialiste, teatri kinemaja, televizioni kanë qenë nën
urdhërin e fjalës ideologjike
• Televizioni në Shqipëri nisi të futet tamam , diku nga vitet 70
(I kufizuar dhe I kontrolluar)
• Brenda 30 vjetësh, Shqipëria bën një hop jo vetëm mediatic,
por edhe kulturor.
• Figura mori një vend të parë si një lloj alfabeti I ri
• Shkronja prej tunxhi po zëvendësohet
• Humbi terren shkronja dhe u ndryshua qyteterimi
• Marshall Macluhan: shkronja të jep ndërgjegjien mbarëkombëtare,
e cila nuk mund të kuptohet pa abetaret dhe gazetat, apo veprat
letrate të cdo kombi. Zhvlerësimi I shkronjës solli mandej
NDRYSHIME Të TJERA KOLOSALE Në KULTURë DHE GJITHANDEJ
• Megjithatë kjo teori solli dhe një carje mes brezash
• Brezi I rritur është formuar si alfabetizuar. Shtrëngon fort librin, e
ruan e përkëdhel dhe e fsheh,
• Brezi I ri, krahas tekstit formohet edhe nëpërmjet zërit, figurës. Infon
e merr nëpërmjet filmit reklamës, ekranit të kompjuterit, emisionit
televiziv
Shkolla jonë
• Teksti I shkruar është I privilegjuar
• Zeri dhe figura vetëm në kohë të lirë
• Kodi I shkruar I informacionit shkollor ka hyrë në konflikt me kodin
figurative zanor të kulturës jashtëshkollore
• Shkolla jonë ende rri vetëm me tekstin
• Dogma tekstuale qëndron në kulturën tonë akademike
• Teksti është si kod ligjor I padiskutueshëm
• Teksti është si material për t’u riprodhuar
• I jemi përulur tekstit, a thua se e kundërta të con në burg
• Po ta kuptojmë Umberto Econ: Cdo tekst është një keqkuptim që
krijohet midis atij që e shkruan dhe atij që e lexon. Cdo tekst
asnjëherë nuk mund të lexohet besnikërisht. Na duket cudi po të
kërkojmë besnikëri ndaj tekstit,kur ai mund të interpretohet
SUBJEKTIVISHT
Shoqëria jonë= shoqëria e fjalës
• Ne jemi të dhënë pas fjalës së dhënë
• Ne jemi të besës. Për fjalën therim djalën
• Por cili është kuptimi I fjalës?
• Fjala ka më shumë se një kuptim.
• Për cilin kuptim bëhet fjalë? Duhet ta dimë, para se të therrim
djalën
Fjala e shkruar dhe figura
• Transmeton një informacion që qarkullon me ritëm të
ngadaltë
• Ka disa karakteristika që e transmeton kulturën nëpërmjet
leximit
• Një roman I bukur 400 faqe, nuk është I njëjtë me një film
• Romanin e lexon brenda 1 apo më shumë javësh, filmin për dy
orë.
• Fjala zgjatet, sepse ka nevojë të tregojë detajet
• Figura kapet shpejt.
• Figura edukon shpejtësinë e mendimit, pa përjashtuar
rrezikun e të qenurit I sipërfaqshëm
• Fjala e shkruar nuk lejon shumë mundësi interpretimi
Fjala dhe figura
• Figura ndërtohet në formën e një tërësie që kapet njëherësh.
Pema është pemë.
• Fjala ndërton pjesë pas pjese informacionin, trungu, gjethet,
ngjyrat rrënjët e kështu me radhë
• Informacioni kalon nga figura në figurë, pa u merakosur për
rregullat drejtshkrimore dhe strtukturore që kërkon fjala.
• Figura ndërtohet në formën e një mozaiku
• Fjala ndërtohet në formën e një sipërfaqe të lëmuar
• FJALA FORMON SIXHADE
TENSIONI MIDIS BREZAVE
• Secili prej tyre është formuar nga kode komunikimi të
ndryshëm.
• Prindërt të alfabetizuar me kulturë klasike komunikimi
• Fëmijë analfavetë me kulturë modern komunikimit
• Fëmijët I gjykojnë prindërit si të mërzitshëm dhe të ngathët.
• Prindërit I gjykojnë fëmijët si të lëvizsshëm, aspak seriozë.
• Keqkuptimi mes tyre mbetet tragjik dhe komik
• Kemi të bëjmë me dy mënyrë të ndryshme të marrjes së
komunikimit kulturor
• Asnjëra nuk është më e mirë se tjetra.
• Konservatorizmi I prindërve po pengon modernitetin e
fëmijëve.
• Moderiniteti I fëmijëve mund ta lërë pranë oxhakut
konservatorizmin e prindërve.
Publiku mes fjalës dhe figurës
• Publiku I gjerë nuk e ka problem
• Para 15 vjetësh e merrte infon nga gërmat e zeza në gazetë
• Publiku nuk e vret mendjen shumë
• Ai shijon modën më të fundit
• Televizioni është horizontal
• Shtypi I shkruar ende shumë vertical
• Cdo formë komunikimi ka të mirat dhe të këqijat e veta
• Shkronja promovon të tjerë
• Figura krijon të tjerë heronj
• Gazeta nuk bëhet dot ekran se do mbushej me llafe
• Po dhe ekrani nuk I shpëton dot fjalës se figura ka nevojë për
shpjegim
• Ekrani është ekran, gazeta gazete= nuk duhen ngatërruar
mjeshtëritë profesionale
Fjala në ekran
• Ka programe që ndërtohen si në gazetari
• Nuk kanë në dispozicion figurën, por vetëm fjalën e folur të
artikuluar si mos më keq
• Unë flas ti dëgjon
• Nuk kanë ndërprerjen dhe gjallërinë e bisedasve
• Tekste lajmesh super të gjata
• Lajme të trefishtja, një herë folësja, pastaj autori I reportazhit,
pastaj qytetari.
• Lexime pafund deklaratash në formë tekstesh të shkruara në
television
• Shpesh tekstet lexohen sikur spektatori e ka figurën para
• Pozicione të ngrira të folësve. Kur në fakt nuk janë thjesht
shkrues lajmi
• Gazetari televiziv qëndron para publikut, kurse gazetari I
shkrimit mund të jetë në shtëpi
• Shumë folës nuk kanë asnjë grimacë
• Vetëm lexojnë tekstin e shkruar
• Pozicioni drejt, sikur po mitralojnë spektatorin
• Gregory Bateson= Komunikimi ka nevojë për dialog për t’u
vetëkorrigjuar. Teksti I shkruar mund të ketë thellësi, por prap
mund të krijojë keqkuptime. Dialogu korrigjon përmbajtjen
semantike të komunikimit
Dialogu në media
• Ekrani televizin e ka bërë vendin e tij në media me SHUMë
VëSHTIRëSI
• Ai ka epërsinë e dialogut (midis atyre që janë në studio dhe
spektatorit)
• Kujdes!!! Dialogu ndërtohet:
❑ me kujdes,
❑ lodhje dhe mjeshtri profesionale;
❑ me ndihmën e gërmës së shkruar;
❑ dhe jo me kulturën analfabete të televizionit

❑ Telespektator ka nevojë të shohë realitete të papërkryera por


që ndërtohen me përkryeshmëri të NJë SHKALLE Të LARTë
Telespektatori
• Telespektatori ka nevojë të plotësojë figurën e ekranit me
fantazinë e tij.
• Televizoni ka për detyrë të jetë I sinqertë, si dialog I të
barabartëve. Kështu mund të vazhdohet virtualisht nga
spektatori
• Me të përkryerën nuk mund të komunikohet
• E përkryra mund të venerohet, ose të urrehet, ose të dyja
bashkë
• Komunikimi vendoset midis aktorësh që duan të korrigjojnë
njëri-tjetrin
• Personazhet kanë nevojë të jenë me të meta
• Nëse nuk kanë, le ti shpikim me një pyetje me humor, me
ngacmime të shëndetshme
• Telespektatori ka nevojë të shohë veten në ekran
• Ka nevojë që imazhi I atij që sheh të ketë lehtësisht një sjellje
deviante
• Ky imazh mund të krijohet nëpërmjet të qeshurës,
ngacmimeve, teksteve, etj
• Imazhi duhet të bëhet I vërtete:
❑ Me vese,
❑ Me tike,
❑ Me subjektivitet,
❑ Pak qesharak, etj.
Ashtu si jemi ne njerëzit në të vërtetë dhe jo autori I një romani
Gazetari i medias visive
• Gazetari I medias visive është AKTOR
• Gazetari I medias së shkruar S’KA NEVOJë Të JETë
• Të jesh actor= 1001 mënyra, shkelja e syrit, grimaca etj
• Këto grimaca dhe mimika shkatërrojnë të përkryerën
• Destabilizojnë situatën për të kapur telespektatorin
• Këto grimaca cojnë mesazhe tek telespektatori (po
bashkëbisedojmë)
• Duhet shkatërruar miti I personalitetit më të lartë dhe
MBINJERIUT.
• Mbinjeriun e krijon shtypi I shkruar, por s’duhet ta përhapë
emisioni televiziv.
• Kështu do të krijohet vetëm një PESHë FALLCO që nuk
ekziston.

You might also like