You are on page 1of 15

Leksion Pergatiti: A.

Meta
MASAT E PARANDALIMIT TË TRAUMAVE NË MËSIMET E GJIMNASTKËS

Çeshtjet:
- Shkaqet e traumatizimit ne gjimnastike
- Kuptimi mbi ndihmen, mbrojtjen e vetmbrojtjen si dhe menyrat e perdorimit te
tyre;
- Vecorite e traumatizimit ne llojet e shumegarshit dhe masat parandaluese ndaj
tyre;
- Roli I mesuesit, ekspertit metodist ne menjanimin e traumave;

Literatura:
- A.Meta; -Cikel leksionesh te tematikave te lendes se Gjimnastikes Artistike,
2009-2010, fq. 1-15.
- Grup autoresh:- “Gjimnastika”, 1980, fq. 60-66;
- Grup autoresh: - “Gjimnastika”, Pjesa praktike, 1981, fq. 96-145.
- A.Meta: -“Metodika e pergatitjes levizore e gjimnasteve te rinj”, 2001, fq. 116-
121.
- Grup autoresh:-“Gjimnastika”, 1979 (Perkthim- rus), fq. 53-58.
- Carrasco,R. –“L’activite du deputant” 1982, fq 21-46.
• MASAT E PARANDALIMIT TË TRAUMAVE NË MËSIMET E
GJIMNASTKËS
• Në mësimet e gjimnastikës përdoren ushtrime të
shumëllojshme, të cilat takohen rrallë në jetën e përditshme.
Ato përbëhen nga veprime lëvizore të ndërlikuara, ndërsa
ekzekutimi i tyre varet nga disa kushte specifike, që janë:
• 1. Sasia e madhe e ushtrimeve, si në formë dhe në
përmbajtje, të cilat kryhen në vegla gjimnastikore me
konstruksione të ndryshme.
• 2. Mbizotërimi i lëvizjeve me karakter rrotullues dhe
kthyes, që e ndryshojnë vazhdimisht pozicionin e trupit të
ushtruesit në hapësirë.
• 3. Aftësia e drejtimit të lëvizjeve të trupit nga ana e
gjimnastit, në hapësirë dhe në kohë, gjatë fluturimeve (në
shkëputjet nga veglat e rikapjes në to, si dhe në daljet prej
tyre për të rënë në tokë).
• Lidhur me këto veçori, del e nevojshme që, në
mësimet e gjimnastikës të merren të gjitha masat
paraprake, që kanë të bëjnë me respektimin e
teknikës së sigurimit për parandalimin e
traumave.
• Por para së gjithash, duhet të njihen shkaqet
kryesore të traumatizmit në gjimnastikë si:
1. Mosrespektimi i rregullave të organizimit dhe të
metodikës së zhvillimit të orës së mësimit.
2. Kontrolli i pajisjeve dhe inventarit sportiv të
nevojshëm për zhvillimin e mësimit.
3. Moszbatimi i kushteve sanitaro-higjienike .
4. Zhvillimi jo sistematik i kontrollit mjekësor.
5. Puna e pamjaftueshme edukative me ushtruesit.
MASAT PËR PARANDALIMIN E TRAUMAVE

Masat paraprake për parandalimin e traumave në gjimnastikë,


ndahen në dy grupe:
Grupi I. Ky grup përfshin masat që merren para fillimit të vitit
mësimor në shkollë ose para fillimit të një cikli stërvitor të
gjimnastëve. Ato janë:
1. Përgatitja e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm mësimor e
stërvitor (planet etj.).
2. Kontrolli i vendit ku do të zhvillohet mësimi, në përputhje më
kërkesat sanitaro-higjienike dhe të sigurimit teknik. Lidhur më këtë,
rëndësi ka mirëmbajtja e pajisjeve dhe inventarit (veglave), siç janë
riparimet e grasatimet e herëpashershme, si dhe interesimi për
veshjen e përshtatshme të ushtruesve.
3. Kontrolli i lejës së mjekut për të marrë pjesë në mësim edhe në
garë, pas një pushimi të nevojshëm që ka bërë nxënësi a gjimnasti (i
sëmurë ose pas ndonjë traume të mundshme).
Grupi II. Në këtë grup futen masat që merren gjatë
zhvillimit të mësimit ose stërvitjes sportive, siç janë:
1. Të respektohen të gjitha rregullat e organizimit të
mësimit.
2. Të kontrollohen të gjitha veglat, para fillimit të
mësimit, në drejtim të qëndrueshmërisë së tyre (të
shtrëngohen tërheqësat e kavove dhe dadot e
ndryshme). Të shtrohen dysheqet gjimnastikorë të
nevojshëm, pranë çdo vegle (pa hapësira ndërmjet
tyre). Të sigurohet me kohë magnezi, çamçakizi për të
mos rëshqitur këmbët, letër zmerile, lecka etj.
3. Të shfrytëzohen metodat e sotme të të mësuarit, që
kanë të bëjnë me ndihmën e mbrojtjen.
• Siç kemi theksuar, tashmë, një nga shkaqet më të përhapura të
traumatizmit, është organizimi i keq i orës mësimore-stërvitore. Për këtë,
pedagogut ose trajnerit i duhet që:

1. Të respektojë me rreptësi orarin (kohëzgjatjen) e çdo mësimi a


stërvitjeje. Jo vetëm të mos shkojë asnjëherë i papërgatitur (pa plan
konspekt), por duhet ta zbatojë atë me përpikëri.
2. Të edukojë tek ushtruesit disiplinën e ndërgjegjshme, për
pjesëmarrjen aktive të tyre në mësim.
3. Të mbajë nën kontroll të vazhdueshëm lëvizjet e ushtruesve gjatë
zhvillimit të mësimit. T’i ndalojë ata për të kaluar pa lejen e tij, nga një lloj
i shumëgarëshit tek tjetri. Aq më keq, të kryejnë ndonjë ushtrim të
panjohur prej tyre.
4. T’i vendosë në rregull ushtruesit pranë veglës. Në atë mënyrë
(pozicion), që të sigurohet pamja e mirë e veglave, e vendit të shtytjes më
këmbë e me duar psh.: në kërcimin e kalit, si dhe të rënies në tokë, pas
daljeve nga veglat.
5. T’i vendosë veglat në vende të përshtatshme (larg murit etj.) dhe në
një largësi të tillë nga njëra tjetra, sa të evitojë përplasjet e
ushtruesve gjatë ndërrimit të grupeve mësimore në orën e mësimit,
nëpër veglat përkatëse.
6. T’i mësojë dhe t’i kontrollojë nxënësit, që të ulin e të ngrehin
lartësinë e veglave (paraleleve, unazave, hekurit, kalit), të lirojnë e
të shtrëngojnë dadot dhe tirantet (tërheqësat) e ndryshme.
7. T’i vendosë ushtruesit, si në fillim dhe gjatë orës së mësimit,
me fytyrë kundër ndriçimit të fortë (brenda, në sallën e
gjimnastikës) ose kundër diellit (jashtë), dhe jo me pamje ndaj
objekteve dhe mjediseve, që tërheqin vëmendjen e tyre.
8. Të bëjë një nxehje të përgjithshme e speciale të ushtruesve,
veçanërisht para se të kryejnë lëvizje, që kanë lidhje me rrotullimin
e shpatullave (në unaza, në hekur, në paralele të shkallëzuara etj.).
9. Të frenojë krijimin e një gjendje emocionale të gëzuar jashtë
mase tek ushtrues të veçantë, e cila mund të bëhet shkak për
trauma, kryesisht në kërcimet e kalit dhe në daljet nga lartësi të
mëdha, në vegla
Ndihma dhe mbrojtja në mësimet e gjimnastikës, kanë për qëllim të
zgjidhin jo vetëm detyrat e përvetësimit të teknikës së ushtrimeve
gjimnastikore, por edhe të parandalimit të traumave.
Ato përbëjnë në vetvete një nga metodat më kryesore të të
mësuarit të ushtrimeve. Janë bashkëudhëtare, deri në përsosje të
tyre.
• Sipas përdorimit, llojet e ndihmës dhe të mbrojtjes paraqiten në dy
forma kryesore:
a. të drejtpërdrejta ose të gjalla.
b. të tërthorta ose me pajisje të ndryshme.
Të drejtpërdrejta ose të gjalla, i kemi atëherë kur ato zbatohen me
duar ose me pjesë të tjera të trupit, nga ana e mësuesit ose
trajnerit.
Ndërsa forma e dytë, ka të bëjë me përdorimin e pajisjeve të
ndryshme mbrojtëse, si rripa (llonxha) të dorës ose të varura,
dysheqet e mëdhenj prej sfyngjeri, gropat e sfyngjerit etj.
Por ç’kuptojmë me termat ndihmë dhe mbrojtje?
* N d i h m a është veprimi që bën mësuesi për ta
ndihmuar nxënësin gjatë gjithë metodikës së të
mësuarit të ushtrimit, deri në përvetësimin e tij.
* M b r o j t j a është të vëzhguarit e vëmendshëm të
ushtruesit gjatë kryrjes së ushtrimit, nga ana e
mësuesit ose trajnerit dhe ndërhyrja e menjëhershme
për ta mbrojtur atë, në rast se ushtrimi del pa sukses.
Nga këto përkufizime dhe siç do ta shohim më tej, del
se edhe ndihma në vetvete është mbrojtje. Ato janë të
lidhura pazgjidhshmërisht njëra me tjetrën.
Ndihma dhe mbrojtja kanë një rëndësi jo të vogël
psikologjike, gjatë ekzekutimit të ushtrimeve të
vështira dhe që paraqesin rrezikshmëri.
Ll o j e t e n d i h m ë s dh e t ë m b r o j t j e s
Llojet kryesore të ndihmës dhe të mbrojtjes janë:
1. Shoqërimi. Eshtë të shoqëruarit me duar i ushtruesit gjatë gjithë
trajektores (rrugës) së lëvizjes së një ushtrimi të caktuar, por pa e
prekur atë.
2. Ndihmë e shkurtër. Eshtë ajo lloj ndihme, që jepet për një çast në
pjesët më të vështira të lëvizjes, duke e shtyrë ushtruesin në
drejtimin e duhur.
3. Mbajtja. Eshtë të mbajturit e ushtruesit në pozicionet statike,
gjatë lëvizjes.
4. Mbrojtja. Eshtë të vëzhguarit me kujdes të lëvizjeve të gjimnastit
dhe në rast nevoje ndërhyet menjëherë, për të evituar ndonjë
traumë të rastit.
5. Vetëmbrojtja është aftësia e vet ushtruesit, për shmangien e
traumave gjatë humbjes së baraspeshës (ekuilibrit) ose rrëzimeve
nga veglat gjimnastikore.
ROLI I MESUESIT DHE TRAJNERIT NE
DHENIEN E NDIHMES DHE TE MBROJTJES
1.Kur i njeh mirë nxënësit, cilësitë lëvizore dhe
mundësitë e tyre për të kryer ushtrimin, që do
të mësohet.
2.Kur e njeh mirë teknikën e ushtrimit, që kryhet.
3.Kur ndjek më rreptësi metodikën e të mësuarit
të ushtrimit
4.Kur disiplina në orën e mësimit është e mirë.
• TE MESUARIT E LLOJEVE TE NDIHMËS DHE TE
MBROJTJES

Paralelisht me përvetësimin e teknikës së ushtrimeve gjimnastikore, ushtruesit


duhet t’i mësojnë edhe vetë, mënyrat e ndihmës dhe të mbrojtjes nën drejtimin e
mësuesit, sipas një rradhe pune që ndjek ai. Si rregull, ua demonstron ato, gjatë
procesit të të mësuarit të elementit të ri gjimnastikor dhe jep shpjegimet e
nevojshme. Pastaj, çdo ushtrues ftohet për t’ia dhënë vetë ndihmën e mbrojtjen
shokut të tij, në të njëjtën kohë mësuesi qëndron në anën tjetër dhe i ndjek me
vëmendje lëvizjet që bën ai, duke u kujdesur njëherësh për atë që, nxënësi
mbrojtës, herë pas here, të pyetet për detyrën që ka.. Megjithatë, vetë mësuesi
qëndron në gadishmëri për çdo rast të papritur.
Vetëm pas përvetësimit të mirë të shprehive të ndihmës e mbrojtjes nga ana e
nxënësve, ai mund t’u besojë atyre mbrojtjen e pavarur shoku-shokut. Por para se
t’i japë lejë nxënësit të rradhës, për të bërë mbrojtjen, ai duhet t’a pyesë atë se, si
do ta japë. Kërkesat ndaj mbrojtësit nga ana e mësuesit, duhet të jenë ndofta,
ende më të rrepta se sa ndaj ekzekutuesit, sepse gabimi më i vogël i tij, mund të
shkaktojë traumë.
Nuk duhet lejuar ta japë ndihmën nxënësi që është i lodhur ose i sëmurë (që nuk
e ndien veten mirë).
Duhet t’u mësojmë ushtruesve të gjitha llojet e ndihmës dhe mbrojtjes. Për këtë,
nuk duhet të harrojmë asnjëherë se, çdo ushtrim gjimnastikor në vetvete, ka
veçoritë e tij specifike të ndihmës, të mbrojtjes, si dhe të vetëmbrojtjes.
• KONTROLLI DHE VETËKONTROLLI MJEKËSOR, SI MASA
PARANDALUESE TË TRAUMATIZMIT

Nga gjendja e shëndetit të ushtruesve, varen dhe sukseset e të


mësuarit. Nxënësit dhe veçanërisht gjimnastët, janë të detyruar
jo më pak se një herë në vit të bëjnë kontrollin mjekësor.
Rëndësi të veçantë ka vetëkontrolli. Të dhënat e tij, e lejojnë
kryesisht trajnerin, të kujdeset për gjëndjen shëndetësore të
gjimnastëve të tij.
Gjithnjë, pas çdo mësim-stërvitje duhet të shënohen në një ditar
special vetjak, nga ana e gjimnastit, gjëndja shëndetësore dhe ajo
shpirtërore, shkalla e lodhjes së tij, gjendja e gjumit, pesha trupore,
të rrahurrat e pulsit, oreksi etj.
Para se të fillojë mësimi ose stërvitja, nëpërmjet pyetjeve që iu bën
mësuesi, por më tepër trajneri gjimnastëve, zbulon gjëndjen
shpirtërore dhe shëndetësore të tyre, dëshirën për stërvitje etj. Në
rast se ka ankesa për lodhje ose të sëmurë, trajneri është i detyruar
të marrë masat e duhura: të ulë ngarkesën, të ndërpresë të
mësuarit e ushtrimeve të vështira etj. Në raste të veçanta, duhet t’i
çojë ushtruesit te mjeku.
Lodhja shumë e madhe (stërmundimi), mund të shfaqet te ndonjë
ushtrues i veçantë, gjatë procesit mësimor-stërvitor. Prandaj duhet të
njihen shenjat kryesore të stërmundimit që janë:
1. ulje e vëmendjes, plogështia dhe apatia.
2. keqësimi i cilësisë së ekzekutimit të ushtrimit.
3. bashkërendimi i keq i lëvizjeve.
4. zverdhja, kryesisht në fytyrë, dridhja e gjymtyrëve etj.
Për të parandaluar shfaqjen e këtyre shënjave të stërmundimit është e
domosdoshme:
Të rregullohet mirë ngarkesa mësimore, qoftë dhe brenda një ore mësimi.
Të shmangen ato ushtrime që paraqesin rrezikshmëri të madhe si dhe
kërcimet apo daljet nga veglat me rënie në tokë në mbulesë të fortë etj.
Të shfrytëzohen kushtet, të cilat e lehtësojnë përvetësimin gradual të
ushtrimit për një kohë të shkurtër dhe pa trauma. Këtu, mund të
përmendim kryesisht, përdorimin me efektivitet të llojeve të ndihmës dhe
mbrojtjes, të pajisjeve teknike dhe lidhur me to edhe të ushtrimeve
përgatitore të studiuara mirë, që zbatohen në metodikën e të mësuarit
etj.
Përsosja sistematike e cilësivë fizike, duke shfrytëzuar në mënyrë të
studiuar për këtë qëllim, ushtrimet më të zgjedhura për përgatitjen e
gjithanshme fizike dhe speciale.
FALEMINDERIT PER VEMENDJEN

You might also like