You are on page 1of 4

Histori 60 pyetje/pergjigje

Trevat shqiptare pas vdekjes se Skenderbeut


1. Pas vdekjes se Skenderbeut kush e vazhdoi rezistencen kunder osmaneve ?
 Rezistencen e vazhdoi Leke Dukagjini.
2. Ne cilin vit osmanet iu drejtuan Shqiperise se Veriut per te marre Shkodren, dhe sa muaj e
bombarduan qytetin ?
 Ne vitin 1474 nje ushtri osmane e udhehequr nga Sulejman Pasha iu drejtua Shqiperise
se Veriut per te marre Shkodren, ku e bombarduan qytetin nje muaj rresht mirpo
Shkodra rezistoi.
3. Çfare bene osmanet per te kompensuar humbjen ?
 U pregatiten per nje sulm tjeter, kete rradhe drejt Keshtjelles se Krujes.
4. Kur u rrethua Kruja dhe cili ishte qellimi I ketij rrethimi ?
 Ne vitin 1476 nje ushtri nen komanden e Ahmet bej Evrenozit rrethoi Krujen per here te
katert. Qellimi ishte qe te mbahej e bllokuar derisa te rrethuarit te dorezoheshin nga
uria.
5. Kush u erdhi ne ndihme te rrethuarve ?
 U erdhen ne ndihme forcat shqiptaro-venedikase te udhehequra nga Leke Dukagjini.
6. Ne cilin vit u nis sulltan Mehmeti II per ta shtypur perfundimisht rezistencen shqiptare dhe
qfare bene mbrojtesit e Keshtjelles ?
 Ne vitin 1478 u nis sulltan Mehmeti II me nje trupe ushtarake ku kesaj here e kishte me
lehte qe t’ia arrinte qellimit, meqe gjendja e te rrethuarve ishte e rende. Mbrojtesit e
keshtjelles e pranuan propozimin e sulltanit per ta dorezuar keshtjellen, ku ne kembim
te kesaj do te liheshin te lire. Por sulltani theu premtimin.
7. Ne cilin vit filluan sulmet ne drejtim te Shkodres ?
 Sulmet filluan me 22 qershor 1478.
8. Pasi dha urdher sulltani qe keshtjella te sulmohej, sa kohe zgjati ky sulm ?
 Ky sulm zgjati gjithe diten dhe u kushtoi osmaneve shume te vrare, por keshtjella nuk
ra.
9. Çfare beri Republika e Venedikut me 25 janar 1479 ?
 Nenshkroi nje paqe me Perandorine osmane, sipas se ciles Lezha, Drishti dhe Shkodra u
dorezoheshin osmaneve.
10. Kush vazhdoi rezistencen antiosmane ?
 I biri i Skenderbeut Gjon Kastrioti ku ne gusht te vitit 1480 zbarkoi ne Durres me qindra
bashkatdhetare dhe u shpall prijes i Shqiperise. Perpjekje te tille beri edhe nipi i
Skenderbeut Gjergj Kastrioti i ri, I cili erdhi ne Shqiperi ne vitin 1501 per te marre pjese
ne luften mes Venedikut dhe Perandorise Osmane

~
11. Ne cilat vite trupat e sulltan Orhanit zbarkuan per here te pare ne Gadishullin Ballkanik?
 Ne vitet 1347, 1349 dhe 1352.
12. Per te luftuar kunder kujt ?
 Kunder serbeve, bullgareve dhe kundershtareve te brendshem politike te Johanit VI.
13. Ne vitin 1362 ke pushtoi Sulltan Murati I?
 Pushtoi Adrianopojen.
14. Kur filluan pushtimet e para osmane ne trevat arberore?
 Pushtimet e para osmane ne trevat arberore filluan pas Betejes se Maricës (1371).
15. Cilat vende arriten te pushtonin osmanet ne vitin 1380?
 Ne vitin 1380 osmanet arriten te pushtonin Kosturin, Manastirin, Përlepin etj.
16. Si e moren formen trevat arberore te cilat u pushtuan nga osmanet?
 Moren formen e nje njesie administrative e njohur si Sanxhaku Arvanit (Arberor) me
qender ne Gjirokaster.
17. Si u nda sanxhaku?
 Sanxhaku u nda ne njesi me te vogla administrative, ne vilajete dhe kaza.
18. Kush ishte timari ?
 Timari ishte nje feud i cili siguronte te ardhura deri ne 20 000 akçe.
19. Si ishte sistemi administrativ osman per fshataresine e krishtere?
 Sistemi administrativ osman ishte i veshtire per fshataresine e krishtere, e cila quhej
raja.
20. Ku u zhvillua beteja mes forcave te Karl Topise dhe osmaneve kunder Balshes II ?
 Beteja u zhvillua ne fushen e Savres (1385)

~
21. Çfare origjine kishte familja e Kastrioteve?
 Familja e Kastrioteve ishte me origjine nga Dibra e sotme.
22. Gjon Kastrioti çfare kishte qene i deryrueshem te bente pasi ishte nen presionin osman?
 Kishte qene i detyrueshem te dorezonte peng nje djale te sulltani osman.
23. Konfliktin mes kujt e shfrytezoi Gjon Kastrioti qe te fillonte nje kryengritje ne vitin 1429?
 Ai shfrytezoi konfliktin e Perandorise Osmane me Venedikun dhe filloi nje kryengritje ne
vitin 1429 per te çliruar trevat e tij nga sundimi osman.
24. Kush ishte i pari i Kastrioteve?
 I pari i Kastrioteve ishte Pal Kastrioti.
25. Kur filloi kryengritja shqiptare antiosmane dhe kush e udhehoqi?
 Kjo kryengritje filloi ne vitin 1432, dhe e udhehoqi Gjergj Arianiti ne marreveshje me
kreret e tjere feudale arberore.
26. Si filloi kryengritja e Gjergj Arianitit ?
 Filloi me vrasjen e spahinjve, te cilet ishin vendosur aty si timarlij.
27. Perpos kryengritjes se Sinan Pashes dhe Gjergj Arianitit, ne vitin 1437- 38 cila kryengritje
shpertheu?
28. Shpertheu kryengritja ne rrethinat e Beratit te cilen e udhehoqi Teodor Korona Muzaka.

~
29. Kur ka lindur Skenderbeu?
 Skenderbeu lindi rreth vitit 1405.
30. Nga kush u mor peng Skenderbeu ?
 Ne moshe te re ai u mor peng nga Sulltan Murati II.
31. Ne cilen shkolle u edukua Skenderbeu ?
 Ai u edukua ne shkollen e içogllanëve, ku u dallua per shkathtesi dhe trimeri.
32. Pse ne vitin 1438 Skenderbeun e gjejme si subash i qytetit te krujes?
 Pasi qe gjate kohes sa ishte ne shkolle ai kthehej edhe ne Shqiperi here pas here.
33. Ne çfare feje u konvertua Gjergj Kastrioti?
 Nga krishtere ortodoks ai u konvertua ne mysliman.
34. Me ke bashkpunoi Huniadi per nje luft me te suksesshme kunder osmaneve?
 Ai bashkpunoi me vendet ballkanike.
35. Cili ishte plani i fshehte mes Skenderbeut dhe Huniadit ?
 Kur ushtrite hungareze filluan marshimin e tyre per t’u ndeshur me ushtrite osmane,
sulltani dergoi Skenderbeun si gjeneralin e tij me te mire per t’u perballuar me sukses
kunder ushtrive hungareze. Me 3 nentor 1443, kur ushtrite hungareze filluan perleshjet
me ushtrite osmane, Skenderbeu u terhoq nga kampi osman, duke u lene rruge te lire
hungarezeve per te triumfuar mbi osmanet.
36. Kur u mbajt Kuvendi i Lezhës?
 U mbajt me 2 mars 1444.
37. Çfare vendime u moren ne Kuvendin e Lezhes?
 Vendimet ishin:
- Krijimi i nje Besëlidhje Arbërore ne krye me Skenderbeun.
- Formimi i nje ushtrie te perbashket te komanduar nga Skenderbeu si kapiten i
pergjithshem.
- Krijimi i nje arke te perbashket per te perballuar shpenzimet e luftes.
38. Kur ndodhi Rrethimi i Pare i Krujes?
 Rrethimi i pare i Krujes ka ndodhur ne vitin 1450, kur nje ushtri osmane prej rreth
100.000 trupash jane caktuar qe te rrethojne Krujen ne Shqiperi.
~

39. Gjate rrugetimit te tij, nga kush u tradhetua Skenderbeu?


• Fillimisht u tradhetua nga gjenerali Moisi Golemi, ku si pasoje e atij akti humbi keshtjellen
e Beratit ne vitin 1455. Ai u tregoi osmaneve nje shteg te fshehte per te depertuar ne
keshtjelle.
Akti i dyte i tradhetise u be nga nipi i tij Hamza Kastrioti. Ai u caktua nga sulltan Mehmeti II si
shoqerues i gjeneralit osman Evrenozit, per te luftuar kunder Skenderbeut. Ndeshja e tyre ndodhi ne
vitin 1457, e njohir si Beteja e Albulenës, ne te cilen Skenderbeu mundi ushtrine osmane. Ne kete
beteje Hamza Kastrioti u kap rob.
40. Cilat ishin pasojat ne Betejen e Fushes se Vajkalit?
 Ne betejen e Fushes se Vajkalit ushtrite osmane u thyen, mirpo kjo fitore u kushtoi
shume shqiptareve, sepse ne kete beteje u zune rober 8 komandante te Skenderbeut, ne
mesin e te cileve edhe Moisi Golemi, i cili u dergua ne Stamboll dhe u masakrua.
41. Pershkruaj Rrethimin e Dyte te Krujes.
 Rrethimi i Dyte i Krujes ndodhi ne vitin 1466, sulltan Mehmeti II u vu vete ne krye te 150
mije ushtareve dhe erdhi ne Shqiperi. Luftumet ishin te ashpra por shqiptaret perseri
rezistuan.
42. Ne kete gjendje te rende per shqiptaret, Skenderbeu kujt i kerkoi ndihme?
 Skenderbeu kerkoi ndihma edhe nje here Venedikut, Raguzës dhe Hungarise, ndersa
vete personalisht u nis per ne Rome per te kerkuar ndihme nga Papa Pali II, mirpo kjo
vizite nuk pati efektin e deshiruar, pra nuk mori ndihmat qe i nevojiteshin dhe keshtu ai
u kthye perseri ne Kruje, i vetem per ta perballuar sulmin e eger osman.
~
43. Per sa vite arriti t’iu bente balle sulmeve osmane Skenderbeu?
 Per 25 vite arriti t’iu bente balle sulmeve osmane.
44. Si hyri Skenderbeu ne skenen e historise ?
 Skenderbeu hydi ne skenen e historise ne nje moment kritik jo vetem per fatin e
Shqiperise, po edhe per jeten e Evropes.
~
45. Çfare roli kishte subashi ne territoret e sapovendosura nen sundim?
 Subashi kishte rolin per ruajtjen e rendit.
46. Çka ishte çifligu?
 Çifligu (ngastër toke) ishte njesia me e vogel taksapaguese.
47. Kush ishte sanxhakbeu?
 Sanxhakbeu ne kohe paqeje ishte autoriteti me i larte lokal osman ne ruajtje te rendit
dhe qetesise publike.
48. Ne sa grupe sociale u nda shoqeria shqiptare?
 Ne dy grupe: - ushtaret, kaste sociale e cila nuk prodhonte dhe per pasoje nuk paguante
as taksa.
- Fshataret, shtresa e mirefillte prodhuese dhe taksapaguese.
49. Çka mbronte Ligji Agrar ?
• Ligji Agrar mbronte pronen e bujqve dhe te blegtoreve te lire nga arbitrariteti i te pasurve,
si dhe permiresonte kushtet e jetes se fshatareve.
50. Nder kuvendet shqiptare me te njohura, cilat ishin?
• Kuvendi i Shën Mërisë ne Mat, në Zadrimë dhe ne Dukagjin.
51. Flisni per kuvendin e pare nderballkanik Kuvendi i Kuçit.
• Kuvendi i pare nderballkanik u mbajt ne Kuç te Malësisë se Madhe, me 14 korrik 1614. Ne
kete kuvend moren pjese 44 perfaqesues nga vende te ndryshme te Ballkanit. Shqiptaret qe
moren pjese ishin Gjergj Bardhi i Mirushës dhe Lala Drekali nga Kuçi. Ne kete kuvend u
diskutua çeshtja e organizimit te luftes kunder osmaneve, si dhe mundesia e sigurimit te
perkrahjes nga vendet ndryshme evropiane.
52. Kur filluan te dukeshin shenjat e para te dobesimit te Perandorise osmane?
• Menjehere pas vdekjes se Sulejmanit te Madherishem, P. Osmane pesoi humbjen e pare
detare ne Betejen e Lepantos kunder forcave austriake dhe veneciane. Gjithashtu edhe
pergjate shek. XVII P. Osmane perseri humbi ne Betejen e Shën Gothardit.
53. Cili shtet e mori persiper parandalimin e Osmaneve drejt Evropes Qendrore?
• Austria
54. Suksesi i ushtrive austriake dhe polake çka e nxiti Papa Inoçentin XI qe te krijonte?
• E nxiti qe te krijonte ne vitin 1684 Aleancen e Shenjte, qe te luftonte kunder osmaneve, ne
perberje te se ciles ishin Perandoria Austriake, Venediku dhe Polonia.
55. Si perfundoi lufta austro-osmane?
• Lufta austro- osmane perfundoi me nenshkrimin e Paqes se Karlovcit ne vitin 1699, ku per
here te pare kemi nje ngushtim territorial te osmaneve ne pjeset veriore te Ballkanit.
56. Feja islame kryesisht fe e kujt ishte?
• Ishte kryesisht fe e qyteteve.
57. Meshkujt e konvertuar ne mysliman çka ndryshonin?
• Meshkujt e konvertuar ndryshonin mbiemrat per t’iu shmangur pageses se xhizjes dhe
gjate dite beheshin myslimane, kurse naten, ne shtepine e tyre vazhdonin jeten prej te
krishteri.
58. Kush arriti qe te rivendoste rendin e qetesise ne qytetin e Shkodres dhe mes kujt zgjidhi
mosmarreveshjen tregtare?
• Mehmet Pashe Bushatlliu ishte i pari qe ne gjysmen e dyte te shek. XVII arriti te rivendoste
rendin e qetesine ne qytetin e Shkodres. Ai zgjidhi mosmarreveshjet tregtare mes ulqinakëve
dhe Venedikut.
59. Cilat ishin produktet qe prodhonin tregtaret shkodrane dhe ku i grumbullonin ato?
• Produktet qe prodhonin ishin lesh, lëkurë te perpunuar, drithë) dhe i grumbullonin ne
Tirane, Elbasan, Gjakove, Prizren.
60. Nga kush u shfrytezua, boshllëku politik i krijuar nga eliminimini i Bushatllinjve?
• U shfrytezua nga serbet per t’u zgjeruar ne tokat shqiptare.

You might also like