You are on page 1of 2

Fusha: ShkencaNatyrore LëndaBiologji Shkalla IV Klasa e nëntë

Tema mësimore: Situata e tënxënit:


2.6 V.P. “A ndikon përqendrimi i sheqerit  Ovula nuk është gameti femëror, por një
në mënyrën se si rriten gypat pjalmorë?” strukturë mbrojtëse që përmban gametin
femëror.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyçe:
Nxёnёsi/ja:  gyp pjalmor
 kryen një hetim mbi ndikimet e përqendrimit të sheqerit në rritjen e gypit
pjalmor, shpjegon rezultatet dhe nxjerr përfundime.
Burime: Libri i nxënësit. Libri i mësuesit. Detyrat e shtëpisë: Hetimi i gypit Lidhja me fushat
pjalmor 2 Shënime praktike të mësuesit. e tjera ose me
Fletore pune praktike (a / b): A ndikon përqendrimi i sheqerit në mënyrë se si temat
rritet gypi pjalmor? ndërkurrikulare:
Materiale praktike: bimë me lule (p.sh. mëllaga, trëndafili egër, zymbyli, Edukim mjedisor,
tulipani etj.), tretësirë saharoze (5%, 10%, 20% dhe 30%), tretësira të Edukim
kripërave minerale, ujë i distiluar, pipetë / pikatore, preparate mikroskopike, shëndetësor, Kimi,
lama, lamela, mikroskopë me dritë dhe (ose) me llambë. Artipamor
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit
Fazat Metoda/Teknika Veprimtaritë Organizimi Koha
e strukturës mësimore e nxënësve i nxënësve
Hapi I Dhënia e udhëzimeve Hulumtim E gjithë klasa 10’
Hapi II Mbajtja estrukturuar Nxitja për të përsosur Punë në dyshe 20’
e shënimeve të shkruarin
Hapi III Paraqitje grafike Nxitja për të përsosur Punë individuale 15’
e të dhënave të shkruarin
Hapi I
1 Për të përgatitur tretësirën e sheqerit, sheqeri duhet të përziehet me një tretësirë mesatare
kripërash minerale. Fillohet me një tretësirë me sheqer 1,2 mol / dm 3 që është rreth 40%. Pastaj
hollohet për në gjysmën e përqendrimit duke e përzierë me tretësirë kripërash minerale (për
udhëzime se si të përgatitësh tretësirën e kulturës mesatare të kriprave mineraleve, shih Shënimin 2
të veprimtarisë praktike të mëparshme).
2 Nxënësit do të përdorin ujin e distiluar si tretësirë të pestë (0% sheqer).
3 Për këtë eksperiment duhen gjetur lulet më të mira. Bimë të suksesshme janë, p.sh. bimët
zambakore, narcisi, lakra, rrepa etj., gypat pjalmorë të të cilave fillojnë të mbijnë për rreth 15
minuta etj. Lulet e pjekura japin rezultate më të besueshme.
4 Nëse nxënësit nuk e kanë kryer veprimtarinë praktike: Rritja e gypave pjalmorë, u kërkoj atyre të
lexojnë metodën në faqen 40 të librit të nxënësit ose e demonstroj atë.

Hapi II
5 Nxënësit pastaj planifikojnë hetimin e tyre duke përdorur Fletë pune praktike (a / b). Atyre u
duhet të planifikojnë një mënyrë për të matur rritjen e gypave. Një mënyrë është thjesht të
numërojnë numrin e gypave pjalmorë në një zonë të preparatit. Nëse nxënësit duan të matin rritjen
e gypave, ata mund të përdorin lama të shkallëzuara (këto mund të bëhen thjesht duke fotokopjuar
letër milimetrike mbi acetat të trashë). Gjithashtu matja e ritmit të rritjes është e mundur duke
matur gypat pjalmorë një herë në 5 minuta.

Hapi III
6 U kërkoj nxënësve të shfaqin të dhënat e tyre në trajtë të një grafiku. Ky mund të jetë një grafik
me shtylla ose grafik linear në varësi të të dhënave të mbledhura dhe aftësisë së nxënësit.

Punë e pavarur: U kërkoj nxënësve të plotësojnë Fletë pune Mbështetje: Pllenimi në bimët me
lule; ajo përmban skemën e një luleje që pllenohet që duhet ta etiketojnë si dhe një veprimtari
plotësuese (plotëso hapësirat). Fletë pune praktike (a)
Vlerësimi i nxënësit sipas niveleve të arritjes për temën mësimore:

Kryen një hetim mbi ndikimet e përqendrimit të sheqerit në rritjen e gypit pjalmor, shpjegon
rezultatet dhe nxjerr përfundime.
N2: Përshkrua rritjen e një gypi pjalmor nëpër shtyllëz, që çon në pllenim;
N3: Planifikon një hetim mbi ndikimet e përqendrimit të sheqerit në rritjen e gypit pjalmor, vendos
cilat matje do të bëjë dhe si do të paraqesë rezultatet;
N4:Kryen një hetim mbi ndikimet e përqendrimit të sheqerit në rritjen e gypit pjalmor, shpjegon
rezultatet dhe nxjerr përfundime.
Detyrë shtëpie: Detyrë shtëpie: Hetimi i gypit pjalmor 2. Nxënësit analizojnë rezultatet nga një
hetim i gypit pjalmor dhe hartojnë grafikë për të shfaqur rezultatet.

You might also like