You are on page 1of 5

ANESIT E SIPERME

DORA

Dy janë projeksionet rutinë më të perdorshëm: Postero-anterior dhe Anterior oblik (PA oblik).

1.PROJEKSIONI: (PA) POSTEROANTERIOR (DORSI-PALMAR)

Pozicioni i pacientit dhe kasetës : • Pacienti i ulur përkrah tryezës me anën që do të ekzaminojmë.

• Parakrahu në pronacion, vendoset mbi tryezë me sipërfaqen palmare të dorës në kontakt me kasetën.
• Gishtat janë të ndarë dhe të zgjatur • Kyçi i dores eshtë rregulluar në mënyrë që proceset e stiloidit
radial dhe ulnar të jenë të baraslarguar nga kaseta. Drejtimi dhe përqendrimi i rrezeve X (Rrezja
qëndrore) : • Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar (në qëndër të kasetës) mbi kokën e
metakarpit të tretë. Karakteristikat thelbësore të imazhit: • Imazhi duhet të demonstrojë të gjitha
falanget, duke përfshirë majat e gishtave të indeve të buta, kockat karpale dhe metakarpale, dhe fundin
distal të radiusit dhe ulnës. • Nuk duhet të ketë rotacion të dorës

2.PROJEKSIONI: ANTERIOR OBLIK OSE NDRYSHE POSTERO-ANTERIOR OBLIK/ PA OBLIK (DORSI-PALMAR


OBLIK)

o Nga pozicioni fillestar PA, pacienti e rrotullon dorën 45° nga ana e jashteme, me gishtërinjtë e
zgjatur. • Gishtat duhet të ndahen paksa nga njëri tjetri dhe në disa raste dora mund të
mbështetet në një jastëk (support jo-radioopak) 45 gradë. • Vendoset një çantë rërë mbi skajin
e poshtëm të parakrahut për imobilizim.
o Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar (në qendër të kasetës) si fillim mbi kokën e
metakarpit të pestë dhe më pas i japim kënd tubit në mënyr që të përqëndrohet rrezja qëndrore
në metakarpin e tretë
o . • Imazhi duhet të demonstrojë të gjitha falangjet, përfshirë këtu indet e buta të gishtërinjve,
kockave karpale dhe metakarpale, dhe fundin distal të radiusit dhe ulnës.

3.POSTERO-ANTERIOR (PA)-TË DY DUARVE

o Pacienti ulet në krah të tryezës. • Të dy parakrahët vendosen në pronacion dhe vendosen në


tryezë me sipërfaqe palmare të duarve në kontakt me kasetën. • Gishtat janë të ndarë dhe të
zgjatur, por të relaksuar për tu siguruar që ata të mbeten në kontakt me kasetën. • Kyçet janë
rregulluar në mënyrë që proceset e stiloidit radial dhe ulnar të jenë të baraslarguar nga kaseta. •
Një qese me rërë vendoset ndonjëherë mbi pjesën e poshtme (distale) të radiusit per ta
imobilizuar atë.
o Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar (në qendër të kasetës), mbi një pikë mesatare
midis artikulacionit interfalangeal të të dy gishtërinjve të pare.
o Imazhi duhet të demonstrojë të gjitha falanget, duke përfshirë majat e gishtave të indeve të
buta, kockat karpale dhe metakarpale, dhe fundin distal të radiusit dhe ulnës.
GISHTERINJTE

Në praktikën e përditëshme përdoren dy projeksione: postero-anterior (PA) dhe lateral (LL).

POSTERO ANTERIOR

Pacienti pozicionohet ulur përkrah tryezës, i njëjtë me atë të dores. • Parakrahu vendoset në pronacion
me aspektin anterior (palmar) të gishtit në kontakt me kasetën. • Gishti(at) zgjaten dhe ndahen. •
Vendoset një çantë rëre në të gjithë sipërfaqen dorsale të kyçit të dorës për imobilizim.

• Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar në art. interfalangeal proksimal të gishtit që do të


ekzaminojmë. • Imazhi duhet të përfshijë majën e gishtit dhe një të tretën distale të kockës
metakarpale.

PROJEKSIONI: LATERAL (LL) I GISHTIT TREGUES DHE TË MESIT

Pacienti është ulur përkrah tryezës me krah të abduktuar dhe të kthyer medialisht në mënyr që gishti
tregues dhe ai i mesit të vendosen në pozicionin lateral në kontakt me kasetën.

• Gishti tregues është plotësisht i shtrirë dhe gishti i mesëm pak I fleksuar për të shmangur
mbivendosjen. Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar në art. interfalangeal proksimal të gishtit
që do të ekzaminojmë. Imazhi duhet të përfshijë majën e gishtit dhe një të tretën distale të kockave
metakarpale.

PROJEKSIONI LATERAL I GISHTIT TE TRETE DHE TE VOGEL

Gishti i trete dhe i vogel vendosen ne pozicionin lateral në kontakt dhe ne qender te kasetës. • Gishti që
do të ekzaminohet është i zgjatur dhe gishtat e mbetur janë të përkulur plotësisht në pëllëmbën e dorës.

Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar në vijen bashkimit te art. interfalangeal proksimal të
gishtit të tretë dhe të vogël. Imazhi duhet të përfshijë majën e gishtit dhe një të tretën distale të kockave
metakarpale.

ROJEKSIONI LATERAL I GISHTIT TE MADH

Pacienti është ulur përkrah tryezës me krahun e abduktuar, bërryli fleksohet dhe pjesa anteriore e
parakrahut mbeshtetet mbi tavoline. • Gishti i madh përkulet pak dhe vendoset pëllëmba e dorës në
kasetë.• Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar mbi artikulacionin metakarpo-falengeal të parë.

SKAFOIDI POSTERO-ANTERIOR-DEVIJIM ULNAR

Pacienti është ulur përkrah tryezës. Krahu është shtrirë përmes tryezës me bërryl të përkulur dhe
parakrahu ne pronacion. • Kyç i krahut pozicionohet qender te kasetës dhe dora vendoset ne aduksion,
Siguroni që proceset stiloide radiale dhe ulnare të jenë të baraslarguar nga kaseta. Rrezja qendrore
vertikale është e përqendruar në mes të linjes qe lidh proceset stiloide radiale dhe ulnare. Hapësira e
artikulare e skafoidit duhet të tregohet në mënyrë të qartë.
ANTERIOR OBLIK-DEVIJIM ULNAR

Nga pozicioni postero-anterior, dora dhe kyçet rrotullohen 45 gradë nga jashtë. • Dora zhvendoset ne
drejtim te ulnes (aduksion) si ne projeksionin e meparshem. Rrezja qendrore vertikale është e
përqendruar në mes të linjes qe lidh proceset stiloide radiale dhe ulnare. Hapësira e artikulare e
skafoidit duhet të tregohet në mënyrë të qartë.

PROJEKSIONI LATERAL

Dora dhe kyci vedosen ne pozicionin lateral (90 grade me kaseten). • Dora është e rregulluar për të
siguruar që proceset e stiloidit radial dhe ulnar te mbivendosen. Rrezja qendrore vertikale është e
përqendruar mbi procesin stiloid te radiusit. Imazhi duhet të perfshije fundin distal te radiusit dhe ulnës,
dhe fundin proksimal te metakarpeve

PROJEKSIONET RADIOGRAFIKE TE KYCIT TE DORES (RADIO-KARPAL)

Dy projeksione merren në mënyrë rutine, një postero-anterior dhe nje lateral

PA

Pacienti është ulur përkrah tryezës. • Artikulacioni i bërrylit është i fleksuar në 90 gradë dhe krahu I
abduktuar, i tillë që aspekti anterior i parakrahut dhe pëllëmbës se dorës te mbështetet në kasetë. Kyçi
rregullohet për të siguruar që proceset stiloide te radiusit dhe ulnes te jenë te baraslarguara nga kaseta.
Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar në një pikë në mes te proceseve stiloide radiale dhe
ulnare. Nuk duhet të ketë rotacion të artikualcionit të kycit te dores.

Lateral

Nga pozicioni postero-anterior, kyçi i dorës rrotullohet nga jashte ne 90 gradë, për të sjellë pëllëmbën e
dorës pingul me kaseten. • Kyçi pozicionohet mbi kasetë duke të përfshirë pjesën e poshtme të radiusit
dhe ulnës. Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar në procesin stiloid te radiusit. Proceset stiloide
radiale dhe ulnare duhet të jenë te mbivendosura.

PROJEKSIONET THEMELORE RADIOGRAFIKE TE RADIUSIT DHE ULNES (PARAKRAHU). Dy jane


projeksionet kryesore (anteroposteriore dhe laterale). PROJEKSIONI: ANTERO-POSTERIOR Pacienti është
ulur përkrah tryezës. • Krahu abduktohet dhe art. i bërrylit është shtrirë plotësisht, me parakrahun e
mbështetur në tryezë. Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar në vijën e mesit të parakrahut në
një pikë në mes të linjes qe bashkon art.e kycit te dores dhe art. e bërrylit. Berryli dhe kyçi I dores duhet
të perfshihen ne kasete.

PROJEKSIONI LATERAL Nga pozicioni antero-posterior, bërryli fleksohet me 90 gradë. • Humerusi është i
rrotulluar nga brenda në 90 gradë për ta sjellë anen mediale te krahut të sipërm, bërrylin, parakrahun,
doren dhe kycin e dorës, në kontakt me tryezën. Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar në vijën
e mesit të parakrahut në një pikë në mes të linjes qe bashkon art.e kycit te dores dhe art. e bërrylit.
Berryli dhe kyçi I dores duhet të perfshihen ne kasete.

PROJEKSIONET THEMELORE RADIOGRAFIKE TE ARTIKULACIONIT TE BERRYLIT(CUBITIS)

PROJEKSIONI LATERAL Pacienti i ulur përkrah tryezës. • Bërryli fleksohet me 90 gradë dhe pëllëmba e
dorës rrotullahet në mënyrë që të jetë në 90 gradë me tryezen. Kaseta vendoset nën berrylin e pacientit,
me qendër në art. e bërrylit. Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar në epikondilin lateral të
humerusit. Imazhi duhet të tregojë nje të tretën distale të humerusit dhe nje te treten proksimale te
radiusit dhe ulnes.

PROJEKSIONI ANTERO-POSTERIOR Nga pozicioni lateral, krahu i pacientit rrotullohet nga jashtë. • Krahu
pastaj shtrihet plotësisht, i tillë që aspekti posterior I te gjith gjymtyres te jete ne kontakt me kaseten me
doren ne supinacion. • Kaseta vendoset nën berrylin e pacientit, me qendër në art. e bërrylit. Rrezja
qendrore vertikale përqendrohet përmes hapësirës së nyjes artikulare, 2.5 cm distalisht pikes se mesit
ndërmjet epikondilit lateral dhe atij medial te humerusit..

PROJESKIONET RADIOGRAFIKE THEMELORE TE HUMERUSIT LATERAL Pacienti ulet ose qëndron përballë
tubit me rreze X. • Mbështet një kasetë midis trupit dhe bërrylit të pacientit, me aspektin medial të
bërrylit në kontakt me kasetën. • Vendoset një veshje plumbi ose pajisje tjetër për mbrojtje nga
rrezatimi për të mbrojtur trupin e pacientit nga rrezja kryesore. rrezja qendrore të drejtohet pingul me
boshtin e humerusit dhe në qendër të epikondil lateral.

Metoda 2 • Një kasetë mbështetet vertikalisht në një mbajtëse kasetash. • Pacienti qëndron anash, me
bërryl të përkulur dhe aspekti lateral i bërrylit të dëmtuar në kontakt me kasetën. • Rrezja qendrore
horizontale drejtohet në epikondilin medial. • Imazhi duhet të përfshijë fundin e poshtëm të humerusit
dhe nje te treten e sipërme te radiusit dhe ulnes.

TRUPI I HUMERUSIT ANTERO-POSTERIOR - SUPINE Pacienti shtrihet në supinacion në shtratin e grafis. •


Kaseta është e pozicionuar nën gjymtyrën e demtuar dhe rregulluhet për të përfshirë art. e shpatulles
dhe bërrylit. Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar në mes te diafizes se humerusit.

ANTERO-POSTERIORE – EREKT (NE KEMBE) • Kaseta vendoset në një mbajtës kasetë.(Ne stativ) •
Pacienti qëndron ulur ose ne kembe me shpinë në kontakt me kasetë. • Pacienti rrotullohet drejt anës
së demtuar duke vendosur anen posteriore te shpatullës, krahut të sipërm dhe bërrylit në kontakt me
kasetën. Rrezja qendrore vertikale është e përqendruar në mes te diafizes se humerusit.

PROJEKSIONET RADIOGRAFIKE TE ARTIKULACIONIT SKAPULO-HUMERAL PROJEKSIONI ANTERO-


POSTERIOR Pacienti vendoset ne pozicion ne kembe AP ose supine. Mbeshtetet shpatulla ne kasete,
vendoset procesi korakoid ne qender te kasetes

AP (ROTACION INTERN, I BRENDSHËM) Pacienti vendoset ne pozicion ne kembe, supine. Mbeshtetet
shpatulla ne kasete,vendoset procesi korakoid ne qender te kasetes. Abduktohet krahu i pacientit,
rrotullohet nga brenda parakrahu
AP (ROTACION I JASHTEM, EKSTERN) Pacienti vendoset ne pozicion AP ne kembe ose supine.
Mbeshtetet shpatulla ne kasete,vendoset procesi korakoid ne qender te kasetes. Abduktohet krahu i
pacientit, rrotullohet nga jashte parakrahu duke vendosur parakrahun ne supinacion.

(ARTIKULACIONI GLENO-HUMERAL ) AP • Pacienti qëndron me shpatullën e prekur kundër kasetës dhe


rrotullohet afërsisht 30 gradë për të sjellë planin i fosës glenoide pingul me kasetën. Rrezja qendrore
horizontale është e përqendruar në procesin koracoid te skapules.

AP OBLIK Pacienti vendoset ne pozicion AP ne kembe ose supine Rrotullohet trupi I pacientit 35°-45º.
Vendoset artikulacioni skapulohumeral ne qender te kasetes, dora ne pronacion mbeshtetet mbi
abdomen. Rrezja qendrore horizontale është e përqendruar 2.5 cm poshte procesit korakoid.

LATERAL “Y” VIEW Erekt ose ulur, përballë detektorit Rrotullohet në një pozicion oblik anterior në
mënyrë që pjesa e përparme e shpatullës të prekë detektorin. Dora vendoset në barkun e pacientit me
krahun të përkulur Rrezja qendrore: niveli i artikulacionit glenohumeral në aspektin posterior të
pacientit

PROJEKSIONET RADIOGRAFIKE TE SKAPULES Është e preferueshme që pacienti të shqyrtohet në


pozicionin e ngritur, kur dyshohet per frakture, Parakrahu abduktohet me kend 90° Rrezja qendrore :
pingul 5 cm poshte procesit korakoid.

LATERAL Pacienti qendron ne kembe ,ne pozicion PA oblik. Rrotullohet pacienti ne anen e kasetes
ne menyre qe plani midsagital te formoje nje kend 60° me kaseten. Rrezja qendrore : pingul me qendren
e kufijve lateral te skapules

KLAVIKULA POSTERO-ANTERIOR – EREKT Pacienti ulet ose qëndron përballë kasetes. • Pozicioni i
pacientit është rregulluar në mënyrë që mesi I klavikules të jete në qendër të kasetës. • Rrezja qendrore
horizontale drejtohet në qendër të klavikulës dhe qendra e figurës, me rreze te kolimuar ne klavikul.

ANTERO-POSTERIOR-SUPINE • Pacienti vendoset I shtrire në supinacion në shtratin e radiografise. •


Krahu i anës që po ekzaminohet është në një pozicion të relaksuar anash toraksit. • Rrezja qendrore
vertikale drejtohet në mes të klavikulës.

ARTIKULACIONI STERNOKLAVIKULAR POSTERO-ANTERIOR Pacienti qëndron përballë stativit. • Pacienti


rrotullohet më pas 45 gradë në mënyrë që plani median sagittal i trupit te jet 45 gradë me kaseten
Rrezja qendrore horizontale përqendrohet në nivel te vertebres se 4 torakale.

LATERAL • Pacienti ulet ose qëndron anash me anën e prekur ngjitur në kasetë Pacienti shtrëngon duart
pas dhe tërheq shpatullat mirë prapa për të shmangur çdo errësim të artikulacioneve Rrezja qendrore
horizontale është e përqendruar ne art. sternoklavikular.

You might also like