You are on page 1of 3

Furnizimi i njesive tregtare

Blerja ose furnizimi ka te beje me procesin e sigurimit te produkteve gjysme te


gatshme dhe te gjitha sherbimeve ge i duhen njesive tregtare. Ne te perfshihen
vendimet per zgjedhjen e furnitoreve, lidhjen e kontratave, mënyrën e blerjes etj.
Furnizimi, thenë ndryshe, eshte nje kontrate me te cilën njera pale detyrohet kundrejt
pageses se nje mimi te kryeje ne dobi te pales tjeter furnizime periodike ose te
vazhdueshme te sendeve. Furnizimi i njesive i tregtare ishte moment i rendesishem i
funksionimit te tyre. Gate gjithe veprimtarise se tyre njesite tregtare te cfare do lloj
kapaciteti qe te jene, duhet te llogarisin sakte nevojën per furnizime te reja, te cilen
duhet ta bazojne ne planin e shitjeve. Ne baze te shitjeve te realizuara llogaritet
madhesia e rezervave minimale ne magazinat e njesive tregtare ne funksion te shitjeve.
Kjo rezerve eshte e domosdoshme te llogaritet ne menyre qe ngesia te mos kete
mungesë produktesh. Per njesite e medha tregtare, departamenti i blerjes lidhet me
furnitoret duke kerkuar vazhdimisht blerje me te mira. Procesi fillon me zgjedhjen e
furnitoreve te cilët veresohen nepermjet disa kritereve si cmimi, cilesia dhe levrimi.
Ne baze te ketyre kritereve zgjidhet oferta me e mire. Nje firme tregtare lidhet me nje
furnitor ne menyre konkurruese ose bashkëpunuese. Karakteristike e mënyres
konkurruese eshte se nga njera ane blerësi perpiqet te ule cmimet e furnitorit ne nivelet
me te ulëta te mundshme ose te rrite kerkesen ne nivele te larta vetem ne periudhen e
suksesshme nga ana, tjeter furnitori per cmime me te larta ushtron trysni. Nese ka
shume furnitore qe ofrojne te njejtin produkt, athere ata jane ne konkurrence me njëri-
tjetrin dhe do ta kene te veshtire te jene ne pozita te favorshme per te na vendosur nje
cmim te larte. Nese furnitori eshte i vetem, apo ka edhe nje tjeter perve tij, atehere ne
do te jemi te detyruar te pranojme cmimin e ofruar prej tij. Situata jone perkeqësohet
ndjeshem kur produkti me te cilin furnizohemi eshte jetesor per kompanine tone dhe
nuk mund te zëvendesohet. Këto jane situatat që duhen menaxhuar me kujdes kur
behet fjalë per marredhenien me furnitoret. Shpesh duket se ata jane bashkepunues,
por nje menaxher i mire e analizon gjithmone situaten e tregut.
Karakteristike e orientimit bashkepunues shte angazhimi afatgjate i nje pune te
perbashket per cilesine, pra bleresi dhe shitesi shihen si partnere ku secili e ndihmon
tjetrin sa te mundet. Per njesite tregtare me kapacitete te medha, hartimi i planit te
furnizimit duhet bazuar mbi gendjen faktike te magazines e cila lexohet ne dokumentet
perkatese te magazines. Ne kufijte minimale te ketyre dokumenteve, njesia eshte e
detyuar te beje furnizime te reja per produktet. Krahas nevojave per furnizime te reja,
njesia tregtare duhet te permbushe kushtet per ruajtjen, mirembajjen dhe magazinimin
e produkteve te ndryshme qofshin keto me karakter ushqimor apo industrial. Firmat e
mëdha tregtare bejne furnizimin me produkte te ndryshme nga prodhues dhe furnitore
te ndryshem dhe me pas sipas kerkesave te njesive te vogla te shitjes ose sic e quajme
ndryshe shitje me pakice miksojne produktet per te plotesuar kerkesat e tyre dhe per te
shmangur veshtiresite e vazhdueshme qe ndeshin gate furnizimit. Keshtu, tregtari me
shumice rregullon furnizimin duke siguruar fonde te rendesishme produktesh, siguron
te dhena teknike dhe cilësore per produktet, paraqet verejtjet e tyre furnizuesve dhe
ben te mundur sinkronizimin midis periudhes se prodhimit dhe konsumit.
Aktoret, etapat ne procesin e furnizimit
Duke u nisur nga ajo cka thame ne lidhje me procesin e furnizimit, nga perkufizimet e
dhena ne lidhje me logjistiken dhe sic do ta shohim ne zinxhirin e furnizimit dallojme
nje seri aktoresh pjesemarres ne kete proces. Pavaresisht numrit te madh te tyre
rendesia e gjithsecilit eshte e njejte.
Furnitoret mund te jene individe apo biznese qe e furnizojne njesine tone me burime
perdorimi si lendet e para, materiale ndihese apo dhe produkte te gatshme, te cilat jane
te nevojshme per ecurine e veprimtarise tone. Ne shkembim to ketyre burimeve,
furnitoret sigurisht ee marrin shperblime monetare te paguara nga biznesi te cilin
furnizoine.
Nje aspekt i rendesishem i punes se nje menaxheri eshte pikerisht te gjeje dhe te
perdore burime furnizimi te besueshme dhe te beje marreveshjen mè fitimprurese te
mundshme per kompanine e tij. Procesi i blerjes ose i furnizimit per njesite tregtare
zakonisht perbehet nga keto etapa:
1. Marrja e kerkeses per te bere nje porosi
2. Zgjedhja e furnitorit
3. Berja e porosise
4. Ndjekja e porosise.
5. Marrja e porosise.
Per te siguruar procesin e furnizimit ne menyre efeciente nje rol te rendesishem luan
drejtimi i logjistikes ose ndryshe drejtimi i zinxhirit te furnizimit. Ky drejtim
perfshin: planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e nje zinxhiri te marredhenieve
organizative. Termi drejtimi i zinxhirit i furnizimit eshte i gjere ne qellimin e tij, sepse
ai e tejkalon planifikimin dhe koordinimin e shperndarjes fizike te produkteve te
perfunduara dhe menaxhon edhe levizjen dhe ruajtjen e lendeve te para dhe furnizimin
e pjesëve te nevojshme gjate procesit te prodhimit. N.q.s. themi se shperndarja fizike
perfshin rangun e veprimtarive qe kane te bejneme levizjen eficiente te produkteve te
perfunduara nga prodhimi te konsumatori, drejtimi i zinxhirit te furnizimit ka te beje
me nje "panorame me te gjere" te procesit te shperdarjes duke bere koordinimin e te
gjithe veprimtarive.
Ekzistone gjashte elemente kryesore te shperndarjes fizike te produkteve:
transportimi, ruajtja, kontrolli i rezervave mbajja e materialeve, perpunimi i
porosise dhe paketimi.
Edhe pse ato trajtohen te ndara nga njera-tjetra, duhen mbajtur parasysh marredheniet
e tyre te ndersjella si dhe kontributin e tyre ne te gjithe sistemin e shperdarjes fizike.
Zinxhiri ideal i furnizimit eshte ai ku te gjitha ndermarrjet, ose e thene ndryshe te
gjithe aktoret pjesemarres, e shikojne veten e tyre si partnere qe punojne se bashku per
te rritur eficencen e logjistikes.
Gjeni termat dhe koncepte ekonomike, te cilat jane trajtuar deri tani, per cdo shkronje
te alfabetit.
A ___________________________________________________________________
B ___________________________________________________________________
C ___________________________________________________________________
Ç ___________________________________________________________________
D ___________________________________________________________________
DH__________________________________________________________________
E ___________________________________________________________________
Ë ___________________________________________________________________
F ___________________________________________________________________
G ___________________________________________________________________
GJ ___________________________________________________________________
H ___________________________________________________________________
I ___________________________________________________________________
J ___________________________________________________________________
K ___________________________________________________________________
L ___________________________________________________________________
LL___________________________________________________________________
M ___________________________________________________________________
N ___________________________________________________________________
NJ ___________________________________________________________________
O ___________________________________________________________________
P ___________________________________________________________________
Q ___________________________________________________________________
R ___________________________________________________________________
RR___________________________________________________________________
S ___________________________________________________________________
SH___________________________________________________________________
T ___________________________________________________________________
TH___________________________________________________________________
U ___________________________________________________________________
V ___________________________________________________________________
X ___________________________________________________________________
XH__________________________________________________________________
Y ___________________________________________________________________
Z ___________________________________________________________________
ZH___________________________________________________________________

You might also like