You are on page 1of 15

Si të ndertojme Pemën e Problemeve

Ndërtimi i Pemës së Problemeve duhet bërë në grup dhe mund te kërkojë përdorimin e copave letrash ose karta ku të shkruhet një problem individual dhe pastaj të arsyetohet në marrëdhënie shkak-pasojë në një paraqitje vizive.

Hapi 1:
‡ Qëllimi i hapit të parë është rrahja e hapur e problemeve që grupet e interesit i konsiderojnë më të ndjeshme. Hapi i parë mund të jetë komplet i hapur (pa nocione të paracaktuara se çfarë mund të jenë problemet/shqetësimet e prioriteteve të grupeve të interesit), ose më i orientuar, përmes specifikimit të një problemi të madh ³të njohur´ ose objektiv (p.sh. përmirësimi i ujërave lumorë) bazuar në një analizë paraprake të informacionit ekzistues dhe konsultimeve të mëparshme me grupin e interesit.

Hapi 2:
‡ Nga problemet e identifikuara nga ushtrimi i rrahjes së mendimeve (brainstorming), përzgjidhni një problem individual si fillim.

Hapi 3:
‡ Kërkoni nëse ka probleme që lidhen me problemin fillestar.

Hapi 4:
‡ Filloni të ngrini një hierarki shkak-pasojë: ‡ Problemet që shkaktojnë drejtpërdrejt problemin fillestar, vendosen poshtë ‡ Problemet që janë pasoja të drejtpërdrejta të problemit fillestar, vendosen lart

Hapi 5:
‡ Të gjitha problemet e tjera pastaj klasifikohen në të njëjtën mënyrë ± pyetja bazë të jetë ³Çfarë e shkakton atë/këtë?´. Nëse janë dy apo më tepër shkaqe që në ndërthurje shkaktojnë një pasojë, vendosini në të njëjtin nivel në diagramë.

Hapi 6:
‡ Lidhini problemet me shigjeta shkakpasojë ± ku demonstrohen qartë lidhjet kryesore

Hapi 7:
‡ Rishikoni diagramin dhe verifikoni vlefshmërinë dhe plotësinë. Pyesni veten/grupin ± ³a ka probleme të rëndësishme që nuk janë përmendur akoma?´ - Nëse po, specifikoni problemet dhe përfshijini në një vend të përshtatshëm në diagram.

Hapi 8:
‡ Kopjoni diagramin në një copë letër për ta mbajtur si rekord (të dhënë), dhe shpërndajeni për komente/informacione të mëtejshme.

Pema e Objektivave

Hapi 1:
‡ Të gjitha situatat negative të analizës së problemeve, ri-formulojini si situata pozitive që janë: ‡ rë dëshirueshme ‡ realisht të arritshme

Hapi 2:
‡ Shikoni marrëdhënien mjet-qëllim për të siguruar vlefshmërinë dhe plotësinë e hierarkisë (marrëdhëniet shkak-pasojë shndërrohen në lidhje mjet-qëllim)

Hapi 3:
‡ Nëse është e nevojshme: ‡ rishikoni deklaratat/pohimet ‡ shtoni objektiva të rinj nëse janë relevante dhe të nevojshme për arritjen e objektivit të nivelit pasardhës më lart ‡ fshini objektivat që ju duken të papërshtatshëm apo të panevojshëm

www.erletshaqe.com

You might also like