You are on page 1of 16

I- HYRJE NË FINANCAT

-Kuptimi i financave
-Zhvillimi historik i financave
-Financat si disciplinë shkencore
-Financat dhe E Drejta financiare në
Kosovë
1. Kuptimi i financave
• Me financat kuptojmë çdo gjë që ka të bëj me paranë
dhe operacionet të cilat zhvillohen apo kryhen me të.
Përdorimi i parave është shumë i gjërë dhe me shumë
rëndësi për zhvillimin e aktivitetit ekonomik.
Fjala financa rrjedh nga fjala ,,finis” që do të thotë kufi,
apo fund , mbarim. Prej kësaj fjale janë zhvilluar të tjera
shprehje si ato latine, ,,finatio” ,,financiar” ,,finanancia
pecuinaria”, të cilat janë përdorur në kuptimin e pagimit
në para
Gjithashtu fjala financa është përdorur dhe përdoret
edhe në gjuhë tjera, bie fjala në gjuhët latine mesjetare,
sëpari në Francë në formë të ,,la finance” e që do të thot
punët monetare të individit, e në shumës ,, les financess”
që ka saktësuar dhe cilësuar të hyrat dhe shpenzimet
publike si edhe afarizmin monetar shtetëror.
• Pra fillimisht kjo shprehje rrjedh nga gjuha frënge, më
vonë përdoret në të njëjtin kuptim edhe në gjuhët tjera
bashkëkohore. Sot fjala financa përfshinë tërë
afarizmin me anë të parave.
• Financat fillojnë me paraqitjen e prodhimit të mallit
dhe marrëdhënieve mall-para, prandaj ajo është
ngushtë e lidhur me paratë, sepse pa para nuk ka
financa.
Vet nocioni financa në kuptimin e gjërë përfshin të
gjitha raportet dhe marrëdhëniet monetare, aktet dhe
veprimet me të cilat krijohen ose shuhen
marrëdhëniet
• P.sh. të marrim një marrëdhënie debitoro-
kreditore në një raport juridiko-detyrimor.
Në rastin kur debitori, blenë një send të
luajtshëm, apo të paluajtshëm, marrëdhënia
fillon me marrëveshjen në mes palëve shitëse
dhe blerëse, e nëse ato pajtohen për të gjitha
kushtet, atëherë palët sajojnë ,,Kontratën
shitblerëse” dhe rëndom ajo nënshkruhet pasi
që të paguhet shuma, e cila është përcaktuar
sipas marrëveshjes, dhe këtu përfundon
marrëveshja dhe transakcioni fnanciar.
• Këtu dhamë një shembull ku krijohen dhe shuhen
marrëdhëniet pronësoro juridike. Njërës palë i hiqet e
drejta e posedimit të sendit, pasi ka marrë paratë
ndërsa pala tjetër vjen në pronësi të sendit, pasi që ka
paguar paratë. Kështu pra, financa do të thotë ana
monetare e secilës punë ekonomike si dhe ana
monetare e të gjitha rrjedhave të ekonomisë
nacionale.
Financa është shkenca e menaxhimit të parave ,
aftësia e udhëheqjes , administrimit dhe e drejtimit të
tyre. Paratë i përdorin në mes tyre edhe indivitët,
bizneset(personat fizik dhe juridik) si edhe
institucionet tjera financiare, qeveria etj.
• Personat fizik (individët) për çdo ditë fitojnë para ose
të ardhura nga puna e tyre; prona, transakcionet
tregtare, dividenda, pensionet dhe të ardhurat tjera.
Nga ana tjetër familja ato i shpenzon për; ushqim,
veshmbathje, të mira materiale tjera, pastaj për
banim blerje të sendeve të konsumit të gjërë, si psh.
Televizor, frigorifer, automobil, shtëpi banesë tokë, etj
2.Zhvillimi historik i financave
• Zhvillimin historik të financave, do e paraqesim
shkurtimisht gjer në atë masë sa është e nevojshme
të kuptohet rruga e zhvillimit të sajë prej fillimit e
gjer më sot.
Me zhvillimin e prodhimit të mallrave dhe të
këmbimit janë të lidhura ngusht edhe rritja e fuqisë
prodhuese dhe paraqitja e tepricës së produkteve e
cila i dedikohet tregut.
• Në fillim bëhet këmbimi mall me mall, e që në kohën
e re quhet ,,kliring” ose më parë ,,tramp”. Jep mall,
dhe poashtu merr mall.
• Gjithësesi kjo formë nuk është e preferueshme,
sepse kushtëzimi të merret vetëm mall i ofruar nuk
kënaqë nevojat, andaj fillojnë të paraqiten format e
para të monedhave në forma dhe nga materiale të
ndryshme varësisht nga vendet e ndryshme të botës.
Fillimisht janë përdorur copa metalesh të ndryshme.

• Faktet historike tregojnë se qysh në kohën e


shteteve me kulturë të vjetër, si Egjipti, Babilonia, si
dhe shtetet e vogla antike të Greqisë, e të Romës ka
ekzistuar këmbimi mall-para prandaj edhe fillet e
financave dhe të punëve financiare. Me zhvillimin e
zejtarisë zhvillohet edhe ekonomia monetare. Nën
ndikimin e qytetit dhe të ekonomisë monetare janë
rritur edhe nevojat e popullsisë e bashkë me to edhe
(nevojat shoqërore dhe kolektive),të cilat është
detyruar shteti të i plotësojë.
• Andaj këto nevoja kanë krijuar probleme të reja dhe
i kanë vënë financat në plan të parë të shtetit.
Prandaj shteti për të i krijuar të hyrat, aplikon tatimet
dhe format tjera të mekanizmave dhe instrumenteve
për të i siguruar mjetet financiare për plotësimin e
nevojave kolektive.
3.Financat si disciplinë shkencore

• Financat janë kategori historike, sepse kanë lindur në


një shkallë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë
njerëzore dhe si të tilla do të zhduken me zhdukjen e
shkaqeve të cilat e kushtëzojnë ekzistimin e tyre.
Si që e kemi thënë edhe më parë, me çfaqjen e
prodhimit të mallrave dhe me fillimin e ndikimit të
ligjit të vlerës, kanë lindur edhe financat.
Me zhvillimin e forcave prodhuese është prodhuar
një tepricë e caktuar e mallrave, si kategori
ekonomike , e cila ka mundur të këmbehet. Këmbimi
është bërë me shfaqjen e mallit –(para)si ekuivalent i
përgjithshëm.
• Prandaj mund të thuhet se atje ku ekziston prodhimi
dhe ndikimi i ligjit të vlerës i shprehur në formën
monetare, ekzistojnë edhe financat. Andaj si
ekuivalent i vlerës si edhe financat si kategori
ekonomike, do të ekzistojnë derisa të ekzisojë
prodhimi i mallit dhe marrëdhëniet mall-para.
Financat si disciplinë shkencore i takojnë shkencës
ekonomike, për arësye se të gjitha proceset dhe
marrëdhëniet të cilat studiohen në të e kanë
karakterin ekonomik. Financat në rend të parë
mbështeten në ekonomin politike, pastaj edhe në
disciplinat tjera ekonomike, mu për shkak të dukurive
dhe të marrëdhënieve që studjon.
• Prandaj ekonomia politike i zbulon edhe kategoritë
ekonomike , siç janë paratë dhe financat. Financat si
disciplinë e pavarur ekonomike lindën në gjirin e
ekonomisë politike, e cila kishte për detyrë që të
studiojë ndikimin e ligjeve ekonomike në sferën e
financave si dhe rolin e financave në realizimin e
këtyre ligjeve.
Përveç lidhjes së ngushtë në mes të financave dhe të
ekonomisë politike, ekziston lidhje e ngushtë në mes
të financave dhe të politikës ekonomike. Politika
bashkëkohore financiare është pjesë përbërëse e
politikës ekonomike në çdo vend, me qenë se ajo
duhet të ndihmojë arritjen e qëllimeve të
përgjithëshme ekonomike dhe politike.
Ekonomia financiare si drejtim i ri në zhvillimin e
shkencës mbi financate studjon vetëm aspektin
ekonomik të fenomeneve financiare, duke i lënë
anash aspektet tjera. Financat pra gjithashtu si
shkencë janë drejtpërdrejt të lidhura ngusht me të
drejtën financare, ndonëse ekzistojnë tendenca që të
drejtën financiare ta ndajnë si disciplinë të veçantë
shkencore.
Financat dhe politika fiskale në
Kosovë
• Para luftës, Kosova nuk ka patur ndonjë zhvillim të theksuar
ekonomik. Por edhe ai potencial i cili ishte, i tëri thuaja se ka
qenë në funkcion të prodhimtarisë të gjysëm produkteve, ose
lëndës së parë për industrinë tjetër të komplekseve
industriale të ish-Jugosllavisë, ku produktet e atyre uzinave
dhe kombinateve shkonin në tregun e brëndshëm, e çë
kapaciteteve prodhuese nuk u sillte mundësi që me eksportin
e drejtëpërdrejtë të mund të krijonte vlerë të re, e cila pastaj
do të rezultonte me investime në kapacitete të reja të cilat
mund të krijonin vlerën e re. Edhe ashtu ish-Jugosllavia nuk
kishte ndonjë eksport të theksuar në tregun ,,konvertibil”, por
më tepër ajo ishte e shprehur në atë ,,kliring”
• Por si do çë të jetë Kosova nuk kishte asnjëherë pavarësi të
plotë ekonomike e financiare, por dihet aq më pak pavarësi
politike.
Por kishte bankën qëndrore, e cila e kishte të drejtën për
paraqitje të kërkesës për emisionin e parasë. Kishte, e poashtu
edhe vepronin banka afariste, komerciale,banka e
degëve,,Energobanka” , ku afarizmin e tyre e përcillte
regjistronte dhe e kontrollonte ,,SHKSH” Prandaj si rrjedhojë e
tërë asaj në Kosovë nuk kishte raporte të drejta dhe sistemi
financiar nuk ka qenë në mënyrë të mirëfilltë i ndërtuar. Por
vlenë të theksohet se pavarësisht të gjitha atyre që i
theksuam, me gjithatë Kosova kishte çasje në sistemin finaciar
bile edhe kishte të drejtën e kërkesës për emision të parasë në
raste të caktuara. Asokohe gjer me suprimimin e autonomisë
të Kosovës kishte edhe bankën qëndrore, por i tërë aktiviteti
financiar zhvillohej nëpërmes të ish SHKSH- shërbimit të
kontabilitetit shoqërorë.
Ky institucion i atëhershëm financiar kishte rolin e
pagesave, transakcioneve financiare, të mbikqyrjes
financiare,kontrollit, të mbajtjes së evidencave ditore,
vjetore dhe atyre të bilanceve të subjekteve, si edhe
trezorin e parave të gatëshme. Kishte edhe banka
afriste, depozitare apo komerciale, banka të degëve,
si çë ishte ,,Energobanka” etj. Pra mund të thuhej se
Kosova kishte një sistem Bankarë, por edhe një sistem
fiskal, i cili atëherë në vend të emërtimit ministri,
emërtoheshin me emërtimin Sekretarijate!.
» F u n d > Vazhdimi në orën tjetër.....

You might also like