You are on page 1of 7

Sëmundjet e sistemit dhe

preventivat
SIMPTOMAT
Simptomat më të zakonshme që paralajmërojnë praninë e problemeve në veshka janë:
· Ndryshime të sasinë dhe ngjyrën e urinës
· Të vjella
· Marramendje
· Probleme me frymëmarrjen
· Anemi
· Ethe në shumicën e kohës
· Ndjesi kruarje në lëkurë
· Dhimbje e pashpjegueshme në zona të ndryshme të trupit
Shkaqet kryesore të shfaqjes së këtyre problemeve janë:
· Mbajta e Urinës
· Konsumi i pamjaftueshëm i ujit
· Konsumi i kripës në sasi të larta
· Përdorimi i rregullt i analgjezikëve
· Konsumi i ushqimeve me përmbajtje të larta proteinash
· Konsumi i alkolit
· Duhanpirja
· Neglizhenca ndaj infeksioneve të zakonshme
· Konsumi i tepërt i kafeinës
· Mungesa e gjumi t
Sëmundjet e veshkave mund të jenë acute dhe kronike.
Glomerulonefritisi:sëmundje e shpeshtë eveshkave,te fëmijët lajmrohet pas
infektimit sreptokok te fytit,te pacientet e rritur semundja kalon në kronike.
Pielonefritisi:ndezje e legenit veshkor dhe vetë indit veshkor(akut dhe kronik).
Ndezja akute dhe kronike e veshkave është sëmundje serioze e cila con deri në
crregullimin e funksionit të veshkave, për shkak të dëmtimit të nefroneve.
Në këtë rast është penguar largimi I disa materieve nga gjaku edhe atë sidomos të
bashkëdyzimeve azotike.Gjatë kësaj, sasia e tyre në gjak rritet, me cka paraqitet
uremia, gjendje e cila shpesh herë është vdekjeprurëse për organizmin.
Disa simptome karakteristike të kësaj sëmundjeje:
Dehidratimi.Humbja e tepërt e lëngut trupor mund të vërehet në fazat
fillestare të funksionit të zvogëluar të veshkave, kur urina nuk mund të
koncentrohet dhe largohen sasi të mëdha të ujit.
Enjtja (edemi).Grumbullimi I lëngut në hapësirat e indit, mund të lajmërohet
në stadet e
vonshme të sëmundjes kronike të veshkave, kur veshkat nuk mund ta
largojnë ujin në sasinë e duhur.
Hipertensioni mund të jetë pasojë e lëngut që ndalet në organizëm, për
shkak të krijimit të tepërt të urinës.
Anemia paraqitet si sëmundje shoqëruese, kur veshkat nuk mund të krijojnë
hormonin eritropoetin, I cili aktivizon proceset për krijimin e eritrociteve në
palcën eshtrore.
Uremia. Nëse niveli I produkteve të dëmshme azotike në gjak është I lartë,
urea mund të kalojë në amoniak I cili në lukth dhe në zorrë shkakton
gjakderdhje dhe paraqitjen e ulcerit, dërsa, gjithashtu është shumë I
dëmshëm edhe për indin truror.
Sëmundje tjera të veshkave janë edhe tumoret të cilat
shkaktojnë paraqitjen e gjakut në urinë ,veshka
policistike(krijohen ciste te mbushura me leng ku
pamundësojnë funksionimin e asaj pjese të veshkës.
Gurët në veshkaose kalkulat.
.
Gurët në veshka janë kristalie të forta, me forma dhe
përmasa të ndryshme të cilat formohen brenda veshkave
Ato zakonisht janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi
urik dhe përmasat e tyre vijojnë nga 2 mm deri në 12 mm.
Dializa është një procedurë e cila kryhet tek pacientët veshka e të cilëve ka dalë
përkohësisht ose përgjithmonë jashtë funksioni..
•. Dializa, që nënkupton filtrimin, pastrimin e gjakut nga toksinat dhe eleminimin e
ujit të tepërt nëpërmjet një aparati që luan rolin e një veshke artificiale.

Transplanti renal (Tx) është një procedurë kirurgjikale me anën e së cilës


zhvendoset veshka funksionale nga dhuruesi tek marrësi, (tek pacienti me
semundje renale kronike në stad të përparuar).
Përbërsit e urinës gjatë sëmundjeve:
Hulumtimi dhe analiza e urinës është faktor I rëndësishëm për
përcaktimin e gjendjes fiziologjike dhe funksionale të veshkave.
Ndryshimet në përbërjen e urinës manifestohen me: Paraqitje të
proteinave(glomerulonefritis),
Qelizave të gjakut-leukocitet(ose qelbi)jane tregues I infeksioneve
Gjaku në urinë(hematuri)tregus I rëndësishëm për dëmtime të sistemit
ekskretor përfshir edhe sëmundjen e nefritisit
Glukoza:tregues I rendesishem I semundjes së sheqerit (diabetes
mellitus),gjatë së cilës sheqeri I gjakut nuk shfrytzohet nga
qelizat,prandaj në gjak mbetet tepricë e glukozës e cila nuk mund të
reabsorbohet në veshkë dhe largohet përmes urinës.
Si bëhet parandalimi i sëmundjeve të veshkave?
Ka disa mënyra të cilat ndihmojnë në reduktimin e riskut për të
zhvilluar sëmundjen renale kronike:
-Ruajtja e peshës dhe jeta aktive
-Kontrolli i rregullt i glicemisë
-Monitorimi i presionit arterial
-Mënyra e shëndetshme e ushqyerjes dhe kontrolli i peshës
-Pirja e ujit 1.5-2 litra në ditë për të ruajtur ekuilibrat hidrues të
organizmit
-Kufizimi i marrjes së medikamenteve kur nuk është e domosdoshme
si barnat antiinflamatore, qetësues të ndryshëm.
-Kontrolle të rregullta periodike tek mjeku kur individi ka një apo më
shumë faktorë risku
• Diabet
• Hypertension
• Obezitet:
• Kur një nga prindërit apo të afërm vuajnë me sëmundje renale

You might also like