You are on page 1of 9

ALI PASHTE TEPELENA

DHE PASHALLEKU I JANINES


Alban Bakalli I-A
ALI PASHE TEPELENA
• Ali Pasha i njohur edhe si Ali pashë Janina ose
Ali pashë Tepelenjoti (1740- 24 janar 1822) qe
një sundimtar i fuqishëm feudal i Perandorisë
Osmane me tendenca autonomiste që shndërroi
Ejaletin e Janinës në pashallëk. Ai ishte nje nga
udheheqesit me te shquar e karismatik shqiptare,
qe arrit fame nderkombrare nepermjet qeverisjes
se tij. Ne majen e fuqise, Ali Pasha ishte rrezik
per dhe vet sulltanin, i cili per kete arsye detyroj
dhe ta vrisnin.
JETA E HERET
• Aliu lindi ne vitin 1740 ne Tepelene. Ai vinte nga
nje familje feudale-ushtarake te njohur. Qe ne
femijeri ai tregoj aftesi ne dinakeri, trimeri si
dhe ambicie te medha. Babai i tij vdiq kur Aliu
ishte vetem 10 vjec, keshtu qe ai u rrit me te
emen. Nepermjet lidhjeve, tradhetise dhe
vrasjeve, ai arriti te mar pushtet te pashallekut te
Janines dhe ta zgjeroe ate.
SUNDIMI I ALI PASHES
• Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore,
si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur
interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të
cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare,
Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror
osman si shkaktarë të anarkisë feudale në vend.
• Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij
në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga
viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe
zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të
rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të
Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore,
qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër
arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej
përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja.
• Duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë
Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit,
Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte
pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i
Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i
Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në
kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në
Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre
ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje
direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën.
• Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar
faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të
mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin
qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t'u
shkëputur prej këtij.
LUFTRAT KUNDER SUNDIMIT OSMAN
• Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për
mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë
Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë
së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta
nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim
edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos
kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të
madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të
parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me
kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnanisë nuk mundi të
zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje.
• Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto
kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive
osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të
Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit
për një vit e gjysmë.
• I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe
sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë
Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri
sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u
vra më në fund me të pabesë.
• Ali Pasha zgjeroi pashallekun e tij nga
Shkumbini e deri ne gjirin e Prevezes dhe ne
tokat e Artes.
• Politika e Ali Pashë Tepelenës që synonte
autonominë dhe bashkimin e krahinave
shqiptare nën sundimin e pashallëkut të Janinës,
më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër
sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis
shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe
ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë
të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane
të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.

You might also like