You are on page 1of 5

SHFMU”BAFTI

HAXHIU”-VITI
Ndotja e ajrit
Çfarë është ndotja e ajrit?
■ Ndotja e ajrit (apo ndotja atmosferike) është një lloj i ndotjes i karakterizuar nga një ndryshim i nivelit të cilësisë së
pastërtisë së ajrit
■ Ndotje e ajrit janë substancat në atmosferë që janë të dëmshme për njerëzit, kafshët e egra
apo bimët dhe dëmton klimën, materialet dhe ndërtesat.

Ndotja e ajrit përbëhet nga kimikatet apo grimcat: gazet,


grimcat e ngurta, apo spërklat e lëngshme.
Çfarë shkakton ndotjen e ajrit?

■ Burimet kryesore të ndotjes së ajrit në Kosovë janë ngrohja shtëpiake, transporti rrugor,
prodhimi i energjisë, proceset industriale dhe mbetjet komunale dhe bujqësore.
■ Burimet natyrore të ndotjes së ajrit përfshijnë zjarrët në pyje , shpërthimet vullkanike ,
dheu dhe pluhuri i fryrë nga era.
■ Po ashtu edhe makinat e shkaktojnë ndotjen e ajrit , fabrikat , zjarri etj.
Si mund të ndikojë ndotja e ajrit në
shëndetin tuaj
■ Ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur mund të shkaktojë efekte serioze dhe të përhershme
shëndetësore si:
■ plakja e përshpejtuar e mushkërive;
■ humbja e kapacitetit të mushkërive dhe rënia e funksionit të mushkërive;
■ zhvillimi i sëmundjeve të tilla si astma, bronkiti, emfizema, dhe ndoshta kanceri i
mushkërive;
■ dëmtimi i trurit;
■ sëmundja ishemike e zemrës;
■ goditje në tru.
Ajri

■ Ajri i thatë është një përzierje gazrash e atmosferës së tokës që mbahet nga rëndesa e
saj dhe përbëhet kryesisht nga dy gaze: azoti(78%) dhe oksigjeni (21%), 1% argoni,
dhe dioksidi i karbonit (0,03%) dhe përbërës të tjerë në sasi më të vogla. Në gjendje
natyrore ajri është pa erë dhe pa shije.
■ Ajri është i domosdoshëm për jetesë . Ne pa të mund të ndejm vetëm 5 minuat e më pak
. Ne mund të jetojmë pa ushqim 2 javë por pa ajër vetëm minuta.
■ Ajri është kudo. Ajri në mënyrë të padukshme mbush çdo hapësirë. Ne nuk e ndiejmë
ajrin.

You might also like