You are on page 1of 3

Sulova

Projekt: Gjeografia 9
Ku gjendet Sulova?
• Zonë kodrinore midis Devollit në veri dhe malit të Tomorit në jug. Bën pjesë në rrethin e
Gramshit (Sulova e Sipërme) dhe rrethin e Elbasanit (Sulova e Poshtme). Është e ndërtuar
pjesërisht nga shkëmbinj gëlqerorë. Relievi është tepër i copëtuar nga rrjeti i dendur i
përrenjve, vende-vende ka terrene të degraduara e vatra gërryerjesh. Lartësitë më të mëdha
shkojnë nga 980 m (Kaiaja e Irmajt, pika më e lartë), në 946 m (Kalaja e Tunjës) dhe 736 m
(Mali i Sulovës, i ndërtuar nga gëlqerorë). Sasia e reshjeve është 1253 mm, rrjeti hidrografik
është i dendur, përrenjtë kryesorëjanë Kashova (degë e Tomorricës) dhe Shebica (degë e
Devollit). Bimësia përfaqësohet nga makie mesdhetare të degraduara (mare, shkozë, mrete).
Ndër kulturat bujqësore rritet mirë duhani. Qendrat kryesore të banuara janë Mollasi,
Përrenjasi, Tunja, Kushova.
• Sulova është një kodër (klasa T - Hypsografike) që ndodhet 721 metra mbi nivelin e detit.
• Koordinatat gjeografike janë 40°49'60" N dhe 20°4'60" L në gradë, minuta, sekonda ose
40,8333 dhe 20,0833 (në gradë dhjetore).
Demografia e Zonës

You might also like