You are on page 1of 11

E DREJTA E

GRAVE PËR
PËRFAQËSIM
DHE PRONË

NERITAN RAMADANI 9/2


ARSIMTARE : ARTA DEMOLLI
GRATË NË VENDIMMARRJE

• Veprimet e para ligjore për përfshirjen e grave në vendim- marrje u


morën që pas luftës 1999 në Kosovë. Duke qenë një shoqëri
konservatore dhe me prirje patriarkale, administrata ndërkombëtare
e UNMIK-ut ndërhyri përmes mekanizmit të kuotës përfaqësuese,
ku gratë do të përfaqësoheshin në institucionet që do të
themeloheshin pas luftës qoftë në nivel lokal, ashtu dhe në nivel
qendror. Në rregulloret e UNMIK-ut mbi zgjedhjet u paraqit kuota
prej 30% e vendeve për përfaqësimin e grave në listat zgjedhore.
Partitë politike në Kosovë ndërtuan listat e tyre zgjedhore, duke
përfshirë gratë me kuotë prej 30% dhe kjo e rriti numrin e grave
nëpër asamble komunale dhe në Kuvendin e Kosovës.
• Numri i grave deputete ka shënuar rritje nga 34 në vitin
2001, në 36 në vitin 2004, 37 në vitin 2007, 40 në vitin
2010, 39 në vitin 2014, 38 në vitin 2017, 39 në vitin
2019. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 për
Kuvendin e Kosovës janë zgjedhur 44 gra deputete, nga
120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës, duke shënuar
numrin më të madh të grave deputete që ka pasur
Kosova që nga paslufta.
• Kritika kryesore sa u përket listave zgjedhore mbetet
kjo: partitë politike ende nuk ndërtojnë lista zgjedhore
të përbëra nga 50% burra dhe 50% gra, ashtu siç kërkon
Ligji për Barazi Gjinore, që gratë dhe burrat të jenë të
përfaqësuar në mënyrë të barabartë në institucione
publike dhe vendimmarrje. Në anën tjetër, ky ligji (i cili
kërkon përfaqësim 50% të grave në institucione dhe
vendimmarrje) bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e
Përgjithshme në Kosovë (neni 27), sipas të cilit "në
listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku
30% janë meshkuj dhe së paku 30% janë femra".
Organizatat e grave kanë kërkuar që të zbatohet
përfaqësimi prej 50%, ashtu siç parashihet në Ligjin për
Barazi Gjinore, mirëpo partitë politike në Kosovë nuk e
zbatojnë këtë përqindje të përfaqësimit të grave.
• Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj në vitin
2017, e përbërë nga 22 ministra dhe 5
zëvendëskryeministra, kishte zgjedhur vetëm dy
ministre gra. Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të
vitit 2021, kandidatja më e votuar nga të gjitha
kandidatët e të gjitha partive politike ishte Vjosa
Osmani, duke shënuar rekord me 300 788 vota të
fituara. Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, e dalë nga
zgjedhjet e vitit 2021, përbëhet nga 12 ministri dhe 6
nga 12 ministri udhëhiqen nga gra.
2021
E DREJTA E GRAVE NË
TRASHËGIMI PRONËSORE
• Një prej problemeve kryesore për gratë mbetet
trashëgimia pronësore. Shoqëria kosovare mbetet
konservatore dhe me prirje patriarkale, ku baballarët më
shumë mbështetin djemtë se vajzat. Ligji për Familje dhe
Ligji për Trashëgimi i trajton gratë dhe burrat në mënyrë
të barabartë në aspektin e pronës dhe të trashëgimisë, por
normat e pashkruara të shoqërisë, që bazohen në zakone
patriarkale, e bëjnë të pamundur që këto ligje të zbatohen
në praktikë. Sipas një studimi, aktualisht gratë kanë pronë
vetëm 13,8 %.
• E drejta zakonore shqiptare ka qenë diskriminuese sa i
përket të drejtës së trashëgimisë së gruas dhe për shkak të
kulturës patriarkale, shpeshherë gratë heqin dorë nga e
drejta e trashëgimisë. Sipas studimit, "në shumë familje
shqiptare anembanë Kosovës (veçanërisht ato që janë të
varfra ose nga zonat rurale), gratë nuk trashëgojnë pronë
kur u vdesin baballarët ose burrat.
• Në shumicën e rasteve, në mungesë të vëllait ose të djalit,
prona i jepet mashkullit më të afërt të personit të ndjerë".
Mosndarja e barabartë e pronës në familje është
diskriminuese për gratë. Mungesa e zbatimit të
legjislacionit në fuqi, i cili garanton barazinë gjinore,
pamundëson emancipimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë
kosovare.

You might also like