You are on page 1of 15

PUNIM SEMINARIK NGA LENDA E KIMISË

TEMA:Sistemet disperse

Profesori: Nxënësi:
Xhevrije Abdija Arbnore Qaili
SISTEMET DISPERSE, KUPTIMI DHE NDARJA

Nëse në një ambient të dhënë (substancë) shpërndahen (dispregohen)


thërrmijat e një substance tjetër , përfitohet i ashtuquajturi SISTEM
DISPERS (dispergere-shpërndaj, derdhi).

Ambienti në të cilën janë shpërndarë thërrmijat e substancës quhet ambient


(mjedis) dispers, kurse substance e shpërndarë faza disperse. Sipas
gjendjes agregate të mjedisit dispers dhe fazës disperse dallojmë 9 tipe te
sistemeve disperse. Sistemet disperse kanë rëndësi të madhe ne kimi dhe në
praktikë, sepse mjedisi është lëng, zakonisht në ujë, kurse faza disperse është
në 3 gjendje agregate.

Vetitë, vecanërisht qëndrueshmëria e këtyre sistemeve disperse, varen prej


madhësisë së thërrmijave të fazës disperse. Sipas madhësisë së thërrmijave të
fazës disperse, sistemet disperse ndahen në 3 grupe:
1.Sistemet disperse të trasha- suspensionet dhe emulzionet
2.Sistemet koloide
3.Tretësirat e vërteta ose molekulare.

SISTEMET DISPERSE TË TRASHA-SUSPENSIONET DHE


EMULZIONET

Suspensionet dhe emulzionet janë sisteme të tilla disperse, ku madhësia e


thërrmijave të substancës të shpërndarë (fazë disperse) janë mbi 10-6m (mbi
1000nm-nanometra).

Suspensionet dhe emulzionet nuk janë të qëndrueshme dhe substance e


shpërndarë fundërron shpejt, ose nëse është më e lehte se mjedisi dispers,
ngrihet lartë. Kur thërrmijat e dubstancës së shpërndarë janë në gjendje
agregate të ngurtë dhe janë të shpërndara ne mjedisin dispres të lëngët,
atëherë bëhët fjalë për suspension (pezullinë).p.sh. uji i turbullt është
suspension. Por nëse thërrmijat e substancës së shpërndarë janë në gjendje
agregate të lëngët , po ashtu edhe mjedisi dispers në gjendje të lëngët dhe me
të nuk përzihen, atëherë është emulzion. P.sh yndyra në ujë.

SISTEMET KOLOIDE

Sistemet koloide janë sisteme të tilla në mjedis dispers janë shpërndarë


thërrmija të fazës disperse që kane diameter prej 10deri 10-7m (prej 10 deri
100nm).

Në sistemet koloide faza disperse dhe mjedisi dispers mund të jenë në tri
gjendje agregate. Këto janë lloje të ndryshme të sistemeve koloide.

Shembulli Faza disperse Mjedisi dispers Emir I sitemit koloid

Mjegulla Lëng Gaz Aerosol


Tymi Sub.e ngurtë Gaz Aerosol
Sapuni Gaz Lëng Shkuma
Qumështi Lëng Lëng Amulzion
Xhelatina Ngurtë Ngurtë Sol-gel
Notuesi Gaz Ngurtë Shkumë e ngurtë
Gjalpë Lëng Ngurtë Emulsion I ngurtë
Qelqi I ngjyer Ngurtë Ngurtë Sol. Gel I ngurtë
Shumë sisteme koloide gjenden në natyrë. Këto janë shumë të rëndësishm,
ngase kanë lidhje të ngushtë me të gjitha gjallesat dhe jetën e përditshme.
Kështu ushqimi është system koloid si: qumështi, corba, pudingu e tj.
Kolide janë poashtu edhe gjaku dhe plazma. Shumë produkte si:ngjyrat,
vernikët, leshi, mëndafshi, najloni, kaucuku, viskoza, shumë ilace (barna),
mjetet kozmike, sprejet etj jane sisteme koloide.
Që të përgaditet një sistem koloid, faza disperse në të duhet të ketë diametër
10 deti 100nm. Fazë disperse me këtë madhësi mund të përgatiten në dy
mënyra:
1.Me dispersion, përkatësisht nag zvogëlimi ithërrmijave të sistemeve
disperse të trasha (thërrmijat e të cilave kanë madhësi më të madhe se
100nm).
2.Me kondenzim, përkatësisht me zmadhimin e thërrmijave të tretësirave të
vërteta ose molekulare.

Sistemi koloid në të cilin faza disperse është në gjendje agregate të ngurtë,


kurse mjeti dispers lëng, quhet tretësirë koloide ose sol. Në rast se mjeti
dispers është ujë, atëherë quhet hidrosol. P.sh I tillë është acidi I silicit në
ujë.

Thërrmijat e kolideve janë më të mëdha se atomet, molekulat dhe jonet, por


më të vogla se thërrmijat e suspensioneve dhe emulzioneve.

Thërrmijat e koloideve janë agregate të përbërë prej një numri të madh


atomesh, molekulash ose jonesh të substancës së shpërndarë.

Kështu p.sh:cdo therrmijë koloide e arit është agregat, grup që ka më së paku


një million atome ari. Për shkak të madhësisë së thërrmijave, tretësirat
koloide kanë veti që ndryshojnë prej atyre të tretësirave molekulare dhe
sistemeve disperse të trasha. Kështu, një prej vetive më të njohura të
sistemeve koloide është efekti i Tindalit. Thërrmijat koloide i shpërndajnë
rrezet e dritës ku këto kalojnë nëpër tretësirën koloide, kështu që rruga e
rrezeve vërehet si një konus i ndricuar. Ky është efekti i Tindalit. Dukuria e
njëjtë vërehet kur rrezet e dritës kalojnë nëpër vrimat e roletave në dhomën
e errët. Rrezet e dritës së tillë bëjnë të dukshme edhe thërrmijat e pluhurit që
gjenden në ajër.

Tretësirat e vërteta, të rëndomta, nuk e shfaqin efekti e Tindalit, prandaj


quhen edhe optikisht të zbrazëta. Në sajë të efektit të Tindalit është
ndërtuar ultramikrskopi.

KOLOIDET LIOFILE DHE LIOFOBE

Thërrmijat e koloideve, varësisht nga sjellja e tyre, afiniteteve ndaj lengjeve


ku janë të shpërndarë, koloidet ndahen në dy grupe:
a)liofile
b)liofobe

Koloidet liofile janë ato thërrmijat e të cilave kanë aftësi që në sipërfaqen e


tyre të lidhin, absorbojnë molekulat e lëngut ku janë shpërndarë. Kur lëngu
është ujë, atëherë keto koloide quhen hidrofile.

Koloidet liofobe janë koloide që nuk kanë aftësi të absorbojnë në sipëefaqen


e tyre molekulat e lëngut ku janë të shpërndarë, por i lagojnë këto. Kur lëngu
është ujë, atëherë këto koloide quhen hidrofobe.

Thërrmijat e koloideve mund te absorbojnë ne siperfaqen e tyre jone te


tretësit, ose jone tjera dhe të krijojnë një mbështjellës jonik. Rreth një
bërthame të tillë,në afërsi të ngushtë absorbohet shtresa e joneve me
elekrizime te kundërta që me bërthamen formojnë të ashtuquajturat granula.
Për shkak të shtresës jonike të granulës, thërrmijat koloide marrin elektrizim
negative ose pozitiv, varësisht prej asaj se cka kanë absorbuar, kation ose
anion. Këto koloide janë stabile dhe të qëndrueshme.
Rreth granulës së një koloidi, në një largësi dicka më të madhe prej shtresës
së absorbimit gjenden jone të cilat bashkërisht krijojnë të ashtuquajturën
shtesën e difuzionit. Granula bashkë me shtresën e difuzionit krijojnë një
thërrmi koloide e disperguar që quhet micela.

KOAGULIMI (NGJIZJA) I KOLOIDEVE

Kur prej thërrmijave koloidale, përkatesisht micelave hiqet elektrizimi I


mbështjellësit, kurse te koloidet liofile mbështjellësi molecular i fazës së
lëngët, krijohet mundësia që thërrmijat të bashkohen në agregate më të
mëdha.

Procesi i bashkimit te thërrmijave koloidale, micelave, njëri me tjetrin në


agregate më të mëdha, quhet koagulim (ngjizje).
Kur këto aggregate të përbëra krijojnë një madhësi të caktuar, atëherë
ndahen prej tretësirës, fundërrojnë, përkatësisht fillon sendimentimi i tyre.
Më shpesh ne termin koagulim nënkuptohen të dy dukurutë, përkatesisht
krijimi i agregateve të përbëra, por edhe përfundimi i tyre.
Koagulimi i thërrmijave mund të bëhet duke shtuar edhe ndonjë elektrolit në
tretësirën koloidale. Me këtë mbështjëllësi jonik i thërmijave koloidale i
absorbon jonet me elektrizim të kundërt të elektronit , neutralizohen dhe me
këtë mundësohet koaguilimi i tyre. Koagulimi i koloideve liofobe,
përkatësisht hidrofobe, zakonisht bëhet lehtë dhe për këtë duhet vetëm sasi e
vogël e një elektroliti. Shembull të këtillë ka në industrinë e sapunit, ku
tretësira koloidale e sapunit në ujë koagulon me dhënien e një sasie të klorur
natriumit Na+Cl-.

Kur koagulojnë koloidet liofile, përkatësiht hidrofile, funderrina qe krijohet


gjithmonë tërheq një sasi më shumë ose më pak edhe të tretësit, përkatësiht
ujit. Prandaj e fundërrina e kolidave të tilla duket si kos. Fundërrina e tillë,
që në përbërjen e vet ka edhe fazën e lëngët, quhet gel. Geli koloideve
hidrofile quhet hidrogel. I tillë është p.sh:gel i acidit të silicit , kosit, tutkallit
etj. Ky gel me ujin përsëri mund të kalojë në sol, tretësirë koloidale.
Domethënë, koloidet liofile janë të kthyeshme, reversibile.
Koloidet liofobe kur koagulojnë me vete nuk tërheqin edhe ujin ,
përkatësisht fazën e lëngët, për këtë shkak fundërrina e tyre (koagulati) është
në formë të pluhurit ose floqesh. Këto janë koloide të pakthyeshme,
ireversibile.
Këto nuk mund të shndërrohen përsëri në koloid pasi të marrin një sasi të
tretësit.

Elektroforeza.Koloidet liofile kanë atë veti që të gjitha thërmijat e tyre kanë


elektrizim të njëjtë. Kur nëpër tretësirë të tillë do të lëshohen rryma elektrike,
atëherë thërrmijat me elektrizim të njëjtë lëvizin nëpër tretësirë dhe shkojnë
kah elektroda me elektrizim të kundërt.

Dukuria e lëvizjes së thërrmijave koloidale të elektrizuara nëpër tretësirën


nën veprimin e fushës elektrike, quhet elektroforezë.
Elektroforeza shfrytëzohet për ndarjen e komponimeve të cilat midis tyre
janë shumë të ngjajshme. Kështu bëhet ndarja midis disa aminoacideve,
proteinave, kaucukut nga lateksi, pëe pastrimin e xhelatinës etj.
Po ashtu kjo metodë ka përdorim të gjerë në përcaktimin e pjesëve përbërëse
të plazmës së gjakut, që ësgtë më rëndësi në diagnozën e disa sëmundjeve.

Dializa. Në gatitjen e tretjes koloidale, në të mbetët një sasi e elektrolitit që


merr pjesë në përgaditjen e tretësirës. Pastrami i tretësirave koloidale nga
elektrolitet arrihet me dializë. Dializa mbështetet ne vetinë ethërrmijave të
koloideve që nuk mund të kalojnë në mëmbranën gjysmëpërshkuese, kurse
jonet e elektrolitit munden. Një aparat i thjeshtë për dializë përbëhet prej
membranës gjysmëpërcuese (p.sh:mëshikzës së kafshës) që e mbyll njërën
anë të enës ku vihet tretësira koloidale për dializë. Tërë ena vihet në enë të
mbushur me ujë, ku kalojnë jonet e elektrolitit prej tretjes koloidale, kurse
thërrmijat e koloidit ngelin dhe në këtë mënyrë lirohen pastrohen.

Dializa është veprim shumë i rëndësishëm për pastrimin e gjakut te njerëzit


që i kanë veshkët e sëmura dhe nuk e kryejnë funksionin e tyre. Te të
sëmurët e tillë gjaku lëshohet të kalojë nëpër aparatin për dializë, ku nëpër
membranën gjysmëpërshuese kalojnë substancat e dëmshme, të cilat te
njerëzit e shëndoshë hidhen me urinën.

Për shkak të dimensioneve shumë të mëdha të thërmijave koloidale, në


krahasim me molekulat ose jonet, këto nuk mund të kalojnë nëpër
membranën gjysmepërshkuese. Por , gjatë filtrimit të tretësirave koloidale,
thërrmijat e tyre kalojnë lehtë nëpër letrën filtruese, sepse poret e letrës janë
më të mëdha dhe i lëshojnë ato.
TRETËSIRAT

TRETJET DHE LLOJET E TRETËSVE

Tretësirat e vërteta janë sisteme të atilla disperse te të cilat diametric i


fazës disperse është nën 10-8m përkatësisht nën 10nm (1nm=10-9m).

Dimensione të tilla kanë molekulat dhe jonet. Tretësira të tilla janë p.sh:
tretësira e sheqerit ne ujë, tertësirat e kripës në ujë etj. Thërmijat e fazës
disperse nuk mund të shihen m e asnjë mikroskop.
Tretësirat e vërteta janë gjithmonë homogjene, të njëtrajtshme.
Në tretësirat e vërteta, mjeti(ambienti)dispers quhet tretës, kurse
faza disperse substancë e tretur. P.sh:tretësira e sheqerit në ujë, tretësi
është uji, kurse substance e tretur është sheqeri. Te tretësirat e vërteta,
tretësi është zakonisht në sasi më të madhe se sa substance e tretur. Në
praktikë, tretësirat e lëngëta janëmë të rëndësishme, krijohen urn ë
tretësin, kryesisht ujin, tretet ndonjë sbstancë. Substance e tretur mund të
jetë në gjendje të ngurtë, të lëngët ose të gaztë.
Që të përfitohet tretësirë e një substance, substance duhet të vijë në
kontakt me tretësin. Gjatë tretjes së substancave të ngurta në lëngje,
substanca e ngurtë për syrin tonë humbet. Kështu, p.sh: gjatë tretjes së
sheqerit në ujë ndosh veprimi ndeërmolekular midis molekulave të ujit
dhe molekulave të rrjetit kristalorë të sheqerit. Shumë molekula të ujit
kanë mjaft energjhi kinetike, që nga përplasja me molekulat e sheqerit I
shkëpusin këta të fundit nga kristlai dhe I marrin në ujë. Kshtu
shkatërrohet rrjeti kristalor I sheqerit dhe sheqeri tretet.
Gjatë tretjes së substancave të ngurta në lëngje , varësisht nga sasia
e substancës së tretur, mund të krijohet tretësirë e pangirë, e ngirë dhe e
tejngirë.
Tretësirë e ngirë është ajo tretësirë që në temperaturë të dhënë nuk
mund të tretë doza të reja të substancës që tretet.
Tretësira e tillë gjithmonë përbën edhe një sasi të fundërrinës, të
substancës që tretet, ngase përvec principit të tretjes zhvillohet edhe
principi I kundërt – kristalizimi.

Tretësirë e pangirë është ajo që në temperaturë të dhënë ka tretur më


pak substancë se tretësira e ngirë.

Në tretësirë të këtillë mund të treten ende substance.

Tretësirë etejngirë është ajo që në temperaturë të dhënë ka të tretur sasi


më të madhe të substancës që tretet se sa që ka tretësira e ngirë.

Tretësirat e tejngira nuk janë të qëndrueshme dhe në kushte të qëlluara,


teprica e substancës kristalizon dhe tretësira kalon në tretës të ngrirë.
Tretja e substancave të ngurta në trets të lëngët mund të shpejtohet nëse
substanca që tretet thërrmohet, nëse tretja përzihet dhe nëse nxehet.
VETITË E TRETËSIRAVE

TEMPERATURA E VLIMIT DHE E NGRIRJES SË


TRETËSURAVE

Tretësirat në krahasim me tretësin kanë veti fizike që ndryshojnë. Disa


prej vetive fizike të tretësirave varren në mënyrë direkte prej numrit të
thërrmijave në tretësirë, por jo prej natyrës kimike të tyre.
Vetitë e tretësirave që në mënyrë direkte varen prej numrit të
thërrmijave të substancës së tretur, quhen veti koligative.
Vetive të tilla u takojnë temperature e shkrirjes, e vlimit dhe e
ngrirjes në raport me tretësin e pastërt. P.sh:tretësira e kripës në ujë do të
vlojë në temperaturë më të lartë se 100 C, sa është temperature e vlimit
të ujit të pastërt.
Kështu edhe temperatura e ngrirjes së tretësirës së kripës dhetë
substancave tjera të ngurta e të paavullueshme do të jetë gjithmonë më e
ulët se temperature e ngrirjes së tretësit, përkatësisht ujit.
Tretësirat e substancave të ngurta temperaturën e vlimit gjithmonë e
kanë më të lartë , kurse temperaturën e ngrirjes, përkatësisht të shkrirjës,
më të ulët se tretësi I pastërt.
Për sa shkallë do të zmadhohet temperature e vlimit, përkatësisht sa
do të zvogëlohet temperature e ngrirjes, në krahasim me tretësin e
pastërt, mvarret prej numrit të thërrmijave të substancës së tretur dhe
prej natyrës së tretësit.

TRETSHMËRIA DHE VARËSIA E TRETSHMËRISË SË


SUBSTANCAVE NGA TEMPERATURA
Substanca të ndryshme në temperaturë të njëjtë në sasira të ndryshme
treten në tretës të njëjtë.
Aftësia e substancës së tretur që të trete në ndonjë tretës, quhet
tretshmëri.
Tretshmëria zakonisht tregohet me numrin e grameve të substancës së
tretur në 100 gram tretës, përkatësisht ujë. Kështu p.sh: në 100 gram ujë
në 20 C mund të treten:
201,10g – sheqer
134,5g – jodur kaliumi
0,17g – hidroksid natriumi
0,00023g – sulfat bariumi
0.00016g – klorur argjendi

Substancat sheqeri dhe joduri I kaliumit kanë tretshmëri të mirë në ujë.


Komponimet hidroksid I kalciumit ka tretshmëri të dobët në ujë, kurse
sulfati I bariumit dhe kloruri I argjendit janë praktikisht të patretshëm në
ujë.
Tretshmëria e substancave të ngurta në tretësit e lëngët varet prej
temperaturës. Pëe shumicen e substancave të ngurta me rritjen e
temperaturës rritet edhe tretshmëria. Kjo rritje e tretshmërisë me rritjen e
temperaturës te disa substance është shumë e lartë, te disa më pak ose në
sasi të pandjeshme. Por te një numër I vogël I substancave të ngurta me
rritjen e temperaturës tretshmëria zvogëlohet.

Formula e substancës Grame të substancës së tretur në 100 g ujë


0C 20 C 60 C 100 C
KNO3 13,1 31,8 110,0 246,0
NaNO3 73,0 88,0 124,7 281,7
NaCl 35,5 35,9 37,2 39,3
Ca(CH3COO)2 35,0 34,7 32,7 29,7
Varshmëria e tretshmërisë së substancave nga temperature në mënyrë të
qartë tregohet më lakoren e tretshmërisë. Me këtë rast në boshtin e
abshisës shënohet temperature, kurse në boshtin e ordinatës shenohen
gramet e substancës së tretur në 100 g tretës, zakonisht në ujë.

Nga lakorja e tretshmërisë mund të përcaktohet tretshmëria e substancës


për cilëndo qoftë temperaturë që është në kuadrin e lakores.
Tretshmëria e lengjeve në lëngje është e ndryshme. Shumica e
lengjeve në sasi të kufizuara përzihen nme tjetrin, por ka edhe të tilla që
praktikisht janë të patretshme njëri në tjetrin. Tretshmëria e lëngjeve me
rritjen e temperaturës ndryshon. Te disa tretshmëria rritet, te disa të tjera
ndryshon fare pak.
Tretshmëria e gazeve në lëngje është e ndryshueshme dhevaret prej
temperaturës, presionit dhe natyrës së gazit. Me rritjen e temperaturës
tretshmëria e gazeve zvogëlohet.

Varshmëria midis presionit dhe tretshmërisë së gazeve nëlëngje është


përkufizuar me ligjin e Henrit, i cili thotë:
Tretshmëria e një gazi nënjë vëllim të caktuar të tretësit është
proporcionale me presionin në temperaturë të dhënë.
Ky ligj vlen nëse plotësohen disa kushte, si p.sh: gazi që tretet mos të
hyjë në reaksion kimik me tretësin.

PËRQËNDRIMI I TRETËSIRAVE

Përqëndrimi i tretësirave më së shumti paraqitet si përqëndrim sasior


ose përqëndrim molar, si përqëndrimi masës dhe molalitet.
Përqëndrimi molar (sasior)
Përqëndrimi molar nënkupton raportin midis sasisësë substancës së
tretur X dhe vëllimit të tretësirës V.
c(x)=n(X)/V

Përqëndrimi molar tregon numrin e moleve të substancës së tretur në një


dm3 tretësirë.

Përqëndrimi i masës
Përqendrimi I masës së substancës së tretur Xnë tretësirë tregohet me
raportin e masës së substancës së =tretur ndaj vëllimit të tretësirës. Kjo
shënohët me gama dhe paraqitet me shprehjen:
(x)=m(x)/V

Molaliteti
Molalitetii substancës së tretur Xparaqet raportin midis sasisë së
substancës së tretur dhe masës së tretësit A (uji).
Shenja e molalitetit është b (be) dhe kemi:
b(x)=n(x)/m(x)

You might also like