You are on page 1of 4

Islami ne Gadishullin Malajzian

Nga Haxhi. Ahmad Kamar

Parathenie

Njohja e islamit ne kete pjese te globit ka qene fakt qe me 674 e.r. ( 42 vjet mbas vdekjes
se profetit Muhammad, pqmt) kur ligjvenesi umajad Muavijah ishte ne fuqi ne Damask.
Dyqind vjet me vone me 878 e.r. islami u pranua nga shume njerez pergjate brigjeve te
Gadishullit Malajzian perfshi ketu dhe portin e Kelangut qe ishte nje qender tregtare e
mirenjohur.

Para ardhjes se islamit, indigjenet malaj perqafuan nje besim te vjeter fetar ne forma te
ndryshme dhe nje pjese e mire e popullsise i perkiste besimeve hindu dhe budiste. Jeta
ishte e ndertuar ne menyre te tille qe linte te dukej qarte influenca e me teper se nje feje.
Kjo mund te shihet jo vetem ne karakteristikat kulturore te malajve por eshte gjithashtu
nje pjese e struktures se ndarjes se fuqise ndermjet perfaqesuesve te shtetit dhe princave.

Ne nivelin politik, udheheqesi mbreteror ne shume shtete ne boten malaje ka pase pranuar
islamin. Njerezit u terhoqen nga mesimet e kuranit dhe hadithit se njerezimi duhet te
ndahet ne rende ne baze te cilesive nderpersonale. Ata te cilet prej kohesh ishin
konsideruar kaste e ulet e pane se sa mundesi te ndryshme shtroheshin para tyre ne
shoqerine islame. Ata nuk ishin me te burgosur brenda nje sistemi fetar te bazuar ne kaste
dhe ne nocionin e jetes neper 'klasa'. Ne islam nuk kishte diskriminim, apo ndarje ne baze
te ngjyres, nacionalitetit, races, vendlindjes etj, gjera keto qe prej kohesh paten sjelle
shume probleme. Te drejtat e barabarta ishin zgjidhja me e drejte njerezore, e cila ne
praktike do te thoshte pranimin e te drejtave dhe detyrimeve si nje anetar i komunitetit
musliman. Njeriu i devotshem arrinte sukses dhe afrim te Zoti.

Popullata vendase e pa se islami mund ti clironte ata nga kjo zgjedhe dhe u ofronte mjetet
per sherimin dhe eliminimin e plageve sociale. Besimi i ri i jepte njeriut te zakonshem nje
sens te vleres se tij individuale - dinjiteti i njeriut - si nje anetar i komunitetit islam.

Perpjekjet e ulemave per zbatimin e mesimeve islame gradualisht ndikuan ne te gjithe


nivelet e shoqerise. Perpjekjet e tyre lane gjurme ne vende te tilla si Banten, Java
Lindore, Macassar, Kalimantan, Filipina e Jugut, Tailanda e Jugut, Malaka, Trenganu etj.
Ulemate gjithashtu luajten nje rol kryesor edhe ne administrimin e ketyre vendeve, dhe
disa nga sulltanet e fuqishem u mbeshteten thellesisht ne mesimet e islamit.

Perhapja e Islamit

Mbas hyrjes se islamit, besimi filloi te perhapej nga shkollaret vendas muslimane apo
ulemate nga nje zone ne tjetren. Praktika e tyre normale ishte te hapnin nje qender te
edukimit fetar te quajtur "pondok". Ata jo vetem qe jepnin mesime neper shtepi, vende
faljeje dhe xhami por gjithashtu benin dhe shume pune te tjera sic ishin bujqesia,
kopshtaria, artizanati si dhe te tjera secili sipas mundesive dhe aftesive te tij. Roli i ketyre
ulemave nuk ishte vetem ai i nje mesuesi por edhe ai i nje keshilltari per familjet fshatare
dhe komunitetet. Roli qe ata luajten ishte shume i gjere per shkak se ata kishin ekspertize
dhe aftesi ne me teper se nje fushe te aktivitetit njerezor. Mbasi diplomoheshin, nxenesit
shkonin mbrapa neper shtepite e tyre, te cilat shpesh mund te ishin edhe neper periferite e
vendit, dhe keshtu formonin nje hallke ne zinxhirin ndermjet ulemave.

Islami ne Arkipelagun Malajzian ne pergjithesi dhe ne Malajzi ne vecanti ndjek medhebin


Shafi. Sidoqofte ka shume muslimane ne Malajzi te cilet nuk ndjekin ndonje shkolle te
vecante. Ne Perlis per shembull, kushtetuta e shtetit specifikon qe Perlisi ndjek kuranin
dhe sunetin dhe jo ndonje medheb te vecante. Shume muslimane ne Perlis nuk ndjekin
ndonje medheb ashtu sic eshte rasti me anetaret e Organizates Muhammadijah ne
Indonezi.

Nje karakteristike e vlefshme per tu permendur, ne edukimin fetar eshte lidhja e ngushte
ndermjet pondokeve, mesuesve dhe madje edhe nxenesve megjithese distanca ndermjet
tyre mund te jete shume e madhe. Faktori bashkues qe forcon lidhjet mes tyre eshte
uniformiteti i ideve, sepse jo vetem libri i shenjte dhe gjuha qe perdoren jane te njejta, por
edhe problemet shoqerore dhe politike kane te njejtat tipare, megjithese ne Indonezi
kolonizatoret ishin hollandezet ndersa ne Malajzi ishin britaniket. Keta kolonizatore,
qofshin portugeze, hollandeze apo britanike u perpoqen per kristianizimin e ketyre
zonave me mjete te ndryshme, vecanerisht duke perdorur sistemin e tyre edukativ.

Nje numer i konsiderueshem muslimanesh mendonin se shkollat pondok nuk mund te


konkuronin me institutet koloniale te edukimit. Per te zgjidhur kete problem, Madrasatul
Mashur al-Islamijah u formua ne Pulau Pinang ne vitin 1916 e cila perdorte gjuhen arabe
ne mesimdhenie. Medresete mesonin Fik si dhe lende te tjera. Ky institut i mesimdhenies
nuk kishte per qellim vetem rritjen e pozicionit te muslimaneve ne Penang dhe Malajzine
Veriore, por ne te gjithe Azine Juglindore. Kjo shkolle zgjodhi si frymezim te saj emrin e
Sejid Ahmad Al-Mashurit, i njohur ndryshe dhe si Ajid Mashur, nje udheheqes me
origjine arabe ne ate ishull.

Mbasi Malaja fitoi pavaresine ne 31 Gusht, 1957, rritja e edukimit fetar ne shkollat e
varura nga qeveria ishte rezultat i perpjekjeve te shumta nga komuniteti malaj. Kjo mund
te shihet qarte ne Kolegjin Islam dhe ne Universitetin Kombetar te Malajzise.

Pondoku me i njohur dhe me reputacion ne Malajzi eshte ai i Tok Guru Haji Muhammad
Yusof apo Tok Kenaliut, i cili e ndertoi ate vete ne Kota Baru, Kelantan. Ai u edukua ne
Kelantan dhe si shume mesues te tjere pondoku ndoqi studimet e larta ne Masxhid al-
Haram ( Xhamia e Madhe e Mekes). Pondoku i Tok Kenaliut u be nje qender e famshme
mesimdhenie, gje e cila coi ne rritjen e numrit te studenteve qe vinin per te studiuar ne
kete pondok. Po ashtu shume pondok te tjere u hapen nga ish nxenesit e kesaj shkolle te
cilet me kohen u bene madje dhe udheheqes te komuniteteve te tyre. Ky zinxhir mesues-
nxenes-mesues u perhap po ashtu edhe ne Tailanden Jugore dhe Indonezi.
Disa ulema malajziane u bene mesues ne Masxhid al-Haram. Ne kohen e ketij shkrimi
nje ulema nga Kedahu, Muhammad bin Abdul Kadir, dhe dy nga Petani ishin mesues aty.
Babai i Muhammadid ishte gjithashtu nje mesues ne xhamine al-Haram.

Efektet e Kolonizimit

Me te vertete qe mund te konsiderohet nje fatkeqesi ardhja e kolonizatoreve nga


Perendimi ndersa procesi i islamizimit ishte ne progres ne Azine Juglindore. Te paret qe
erdhen ishin portugezet te cilet u ndoqen me vone nga spanjollet, hollandezet dhe
britaniket te cilet zune toka ne keto vende dhe ndryshuan te gjitha ligjet dhe menyren e
jeteses me te gjitha mjetet e mundshme. Kjo u bazua ne politiken 'perca e sundo' qe eshte
shume e njohur per boten e trete. Ardhja e Perendimit mund te konsiderohet normalisht
ne tre kategori: tregti, pushtim dhe kristianizim te subjekteve koloniale.

Misionaret jane pa dyshim njesoj si revolucionaret komuniste, sepse te predikosh


kristianizmin do te thote te besh nje sulm frontal ne besimet, zakonet, paragjykimet per
jeten dhe boten, dhe gjithashtu te imponohesh ne strukturen shoqerore te shoqerise.
Pervec misionareve, administratoret koloniale, tregtaret, penetrimi perendimor, etj.,
shkaktuan nje dem akoma dhe me te madh.

Arkipelagu Malajzian i cili u be nje zone tregtie dhe nje zone e famshme per 'erezat' dhe
shume lloj produktesh te tjera bujqesore si dhe detare, u be nje rajon i rivalitetit te madh
midis fuqive kolonizatore. Etja per fitime me te medha nga tregtaret perendimore beri qe
fuqia politike te ndryshonte ne keto zona. Nje nga nje zonat tregtare perfshi ketu edhe ato
te ndikuara thellesisht nga islami rane ne duart e kolonizatoreve, te cilet sollen
administrate te re dhe forca ushtarake per ta mbrojtur ate.

Per te fuqizuar ekonomine e tyre, fuqite koloniale (vecanerisht britaniket) ne Malajzi dhe
Singapor sollen shume puntore krahu nga Kina dhe India si per te shkaktuar nje problem
politik i cili dhe sot mbetet shume shqetesues. Problemet e emigrimit, shtetesise, te drejtat
speciale (per indigjenet malaj), gjuha, kultura dhe ekonomia u bene ceshtje politike te
cilat cuan ne nje rritje te nacionalizmit.

Renia e sulltanatit te Malakes ndaj portugezve me 1511 ishte fillimi i kolonizimit ne


gadishull, cka do te thote, rrezimi i autoritetit politik malajzian ne kete pjese te botes dhe
nje kthim mbrapa ne perhapjen e islamit. Nga Malaka kolonizatoret zune te gjitha
funksionet administrative te cilat ishin tipike islame. Popullit iu desh te kalonte nje sere
shqetesimesh, dhe te behej deshmimtar se si disa prej tyre bashkepunonin me
kolonizatoret per te miren personale.

Roli i ulemave ndryshoi me kalimin e kohes, ky rol u dobesua shume me krijimin e


keshillave fetar me pretekstin e mbrojtjes se zakoneve malaje dhe besimit islam.
Sidoqofte neqofte se konsiderojme aktet mbi te cilat u mbeshteten keta keshilla, funksioni
i tyre kryesor ishte te kufizonte rolin e islamit vetem ne aspektin personal. Ne anen e tyre
britaniket premtuan se nuk do te nderhynin ne ceshtjet qe kishin lidhje me islamin apo
zakonet malaje. Megjithate, ndarja e besimit nga punet e qeverise dhe ligjit, ishte ne
vetvete nje nderhyrje ne ceshtjet e lidhura me islamin. Ulemate, roli i te cileve kishte
qene me perpara te keshillonin dhe merrnin pjese ne ceshtjet shteterore, tani u
zevendesuan nga nje keshilltar britanik dhe roli i ulemait kufizua vetem ne ceshtjet
personale.

Nje tjeter efekt ishte dhe mundesia per fene kristiane te vendosej ne nje numer zonash
dhe te kristianizonte popullsine vendase. Shkolla dhe kisha u hapen pasi ishte marre
pelqimi nga zyrtaret koloniale. Kinezet dhe Indianet qe u sollen ne gadishull - Malajzi,
Singapor dhe Brunei - u bene njerez te mesem dhe iu sigurua mbrojtja. Shume nga ata u
futen ne shkollat e organizatave kristiane dhe u bene kristiane. Por per malajet mund te
thuhej se ata nuk konsideroheshin te denje per tu bere kristiane sepse konsideroheshin si
te prapambetur dhe jo te afte per jeten.

Politika e kolonizatoreve ishte nje loje e cila kishte per qellim zvogelimin e rritjes
natyrale te popullsise indigjene keshtu qe ata nuk do te kishin ze ne shume ceshtje.
Sidoqofte ndjekja e islamit nuk ishte aq forte ne te gjithe pjeset e Gadishullit Malajzian,
vecanerisht kur edukimi favorizonte ata te cilet kishin mbaruar studimet ne shkollat
koloniale. Ne kete menyre lindi nje gjenerete e burokrateve muslimane te cilet ishin me
teper 'perendimore' dhe 'sekulare'.
* * *
Allah: Allah eshte emri arab per Zotin e Madh, Krijues dhe Perkujdeses i universit.
Perdoret gjithashtu edhe nga kristianet arab dhe hebrejte per Zotin (Eloh-im ne
Hebrejshe: 'Allaha' ne aramisht, gjuha e nenes e Jezusit, pbuh). Fjala Allah nuk ka as
shumes dhe as gjini. Zoti nuk ka ndonje ndihmes apo partner, dhe nuk lind ose te linde.
SWT eshte nje shkurtim i fjaleve arabe te cilat kane kuptimin 'Lavdia qofte mbi te.'

You might also like