You are on page 1of 15

TEORIA ELEMENTARE E GRAFEVE

Përkufizimi: Graf i thjeshtë (apo shkurt graf) përbëhet nga bashkësia e fundme
joboshe V(G) elementet e së cilës quhen kulme dhe bashkësia e fundme E(G) e
dysheve të ndryshme të parenditura të elementeve të V(G) që quhen brinjë.
V(G) – quhet bashkësia e kulmeve,
E(G) – quhet bashkësia e brinjëve.
Le t’i referohemi figurës 1.

A B

D
E
C
Fig. 1.

Grafi G përbëhet nga bashkësia V(G) = {A, B, C, D, E} dhe nga bashkësia


E(G) = {AC, AE, CD, BE}.

Shembulli 1. Për grafin e dhënë të caktohet bashkësia e kulmeve dhe bashkësia e


brinjëve:

A
a) D b) 1
U
0
B C
V
E †

α
c) A d)
y B 1y y
y
y
y
γ β

Shënim: Brinja e formës (Ai, Ai) quhet lak (angl. loop).


Zgjidhja.

1
a) V(G) = {A, B, C, D, E}; E(G) = {AB, AE, BC, CD, DE}.
b) V(G) = {1, 0, U, …, V}; E(G) = {10, 1…, 1U, 0V, …U}.
c) V(G) = {A, B}; E(G) = {AA}.
d) V(G) = {1, α, β, γ}; E(G) = {11, αα, ββ, γγ, 1β, αγ}.

Shembulli 2. Në rastet vijuese janë dhënë bashkësitë V(G) dhe E(G). Të paraqiten
grafet përkatëse:
a) V(G) = {1, 2, 3, 4, 5, 6}; E(G) = {11, 14, 25, 35, 66}.
b) V(G) = {A, B, C, D, E, F}; E(G) = {AA, DE, DF, FF}.
c) V(G) = {1, A, 2, B, 3, C}; E(G) = {12, 13, 23, AB, AC, BC}.
Zgjidhja.

a) b) c)

B
1 2 y 1 B
A y A
y 3 yC

5 D 3 2
y
F
6 y 4 E C

Përkufizim. Dy grafe G1 dhe G2 janë izomorfe nëse ekziston pasqyrimi f, 1- 1 në


mes të kulmeve të grafit G1 dhe atij G2, ashtu që ekziston brinja mes f(v) dhe f(w)
në G2 kur ekziston brinja mes v dhe w në G1.

Shembulli 3. Tregoni se grafet vijuese janë izomorfe:

G1 G2
1 2 3
a b

f c

e d
4 5 6

Zgjidhja. Le të jetë f pasqyrim prej G1 në G2 i dhënë me:


f (1) = a; f (2) = c; f (3) = e; f (4) = b; f (5) = d; f (6) = f.
Pasqyrimi f është 1 – 1 dhe paraqet izomorfizmin e kërkuar.

2
Shembulli 4. Tregoni se grafet G1, G2 janë izomorfe.
G1 G2
1 2
A1 A4

5 6
A2 A5

4 3 A3 A6

Zgjidhja. Pasqyrimi f : G1 → G2 i dhënë me:


⎛1 2 3 4 5 6⎞
f = ⎜⎜ ⎟
⎝ A1 A2 A3 A4 A5 A6 ⎟⎠
është izomorfizmi i kërkuar.

Në shumë probleme, emërtimi i kulmeve nuk është i rëndësishëm. Në raste të


tilla emërtimin e heqim në tërësi. Grafi i tillë quhet graf i paemërtuar (angl.
unlabelled graph).
Atëherë shtrohet pyetja:
Kur dy grafe të paemërtuara janë izomorfe?
Përgjigje:
Dy grafe të paemërtuara janë izomorfe, nëse mund të bëjmë emërtimin e
kulmeve ashtu që grafet rezultuese të emërtuara të jenë izomorfe.
Kështu p.sh. grafet vijuese të paemërtuara janë izomorfe.

Arsyetim: Ato mund t’i emërtojmë si në shembullin paraprak.


Atëherë ku qëndron dallimi në mes të grafeve të emërtuara dhe të paemërtuara?
Kur vie në shprehje ky dallim?
Dallimi në mes të grafeve të emërtuara dhe të paemërtuara bëhet i theksueshëm
nëse provojmë t’i numërojmë ato.
Për shembull, le t’i numërojmë grafet e emërtuara dhe të paemërtuara që
përbëhen nga tre kulme:

3
Grafet e emërtuara

1 1 1 1
y y

3y y2 3y 2 3 y 2 3 2

1 1 1 1

3 2 3 2 3 2 3 2

Grafet e paemërtuara

y y

y y

Nga figurat e mësipërme kuptojmë se ekzistojnë, deri në izomorfizëm 8 grafe të


emërtuara, por vetëm 4 grafe të paemërtuara.

Detyrë për ushtrime:


Sa grafe të emërtuara dhe të paemërtuara, që përbëhen prej 4 kulmeve,
ekzistojnë?

Lidhshmëria (angl. Connectedness)


Është e mundur që të kombinohen dy grafe për të formuar një graf më të madh.
Nëse janë dhënë grafet G1 = (V(G1), E(G1)) dhe G2 = (V(G2), E(G2)), ku V(G1) dhe
V(G2) janë disjunkte (pra V(G1) ∩ V(G2) = Ø), atëherë unioni i tyre G1 U G2 është
grafi me bashkësinë e kulmeve V(G1) U V (G2) dhe bashkësinë e brinjëve E(G1) U
E(G2).
P.sh. Le të jetë V(G1) = {a, b}, E(G1) = {ab}, V(G2) = {x, y, z}, E(G2) = {xy, xz, yz}.
Pra,

4
G1 G2
a x

b y z
Atëherë G1 U G2 jep: V(G1 U G2) = {a, b, x, y, z}; E(G1 U G2) = {ab, xy, xz, yz}.
D.m.th.
G1 U G2
a x

b y z

Shumica e grafeve që diskutuam deri më tani ishin “një pjesësh”. Japim në vijim
këtë përkufizim.
Grafi është i lidhur (angl. connected) nëse nuk mund të shprehet si union i dy
grafeve. Në të kundërtën themi se është i palidhur. Është e qartë se çdo graf i
palidhur G, mund të shprehet si union i grafeve të lidhur dhe secili graf në këtë
rast është komponentë e G-së.
Në vijim kemi paraqitur grafin me tri komponentë:

Në vijim është dhënë tabela e të gjithë grafeve të lidhura të paemërtuara deri me


5 kulme.

5
Fqinjësia (angl. Adjacency)
Themi se kulmet v dhe w të një grafi G janë fqinje nëse ekziston brinja vw që i
bashkon ato kulme. Në këtë rast kulmet v dhe w themi se janë incidente me atë
brinjë (i takojnë asaj brinje).
Ngjashëm, dy brinjë të ndryshme e dhe f janë fqinjë, nëse e kanë një kulm të
përbashkët.

6
f
e
v w
kulme fqinjë brinjë fqinjë

Shkalla (angl. degree) e kulmit v të grafit G është numri i brinjëve incidente me v.


Simbolikisht shënojmë deg v. Me përkufizim, laku (angl. loop) në v kontribuon 2
herë (e jo 1) në shkallën e v.
Kulmi me shkallë 0 është kulmi i izoluar (angl. isolated vertex) dhe kulmi me
shkallë 1 është kulmi i skajit (angl. end-vertex).
Le t’i referohemi figurave vijuese:

u
z

w
v

Në figurën e parë kemi dy grafe me nga dy kulme të skajshme (me shkallë 1) si


dhe dy grafe me nga tri kulme me shkallë 2, gjersa grafi në figurën e dytë. ka një
kulm të skajshëm (deg z = 1), një kulm të shkallës 3 (deg u = 3), një kulm të
shkallës 6 (deg w = 6) dhe një kulm të shkallës 8 (deg v = 8).

Vargu i shkallëve (angl. degree sequence) të grafit përbëhet nga shkallët e


kulmeve të shënuara në renditjen “rritëse”, duke i paraqitur edhe shkallët që
përsëriten.
Për shembull, vargu i shkallëve të grafeve në fig. 1. dhe 2. janë (1, 1, 2, 2, 2) si dhe
(1, 3, 6, 8) përkatësisht.
Vërejmë se në çdo graf shuma e të gjitha shkallëve të kulmeve është numër çift,
dhe madje dy herë më i madh se numri i brinjëve, meqë secila brinjë kontribuon
për numrin në shumë.
Ky rezultat është dhënë nga Euleri në vitin 1736, dhe njihet si “lema e
dorështrëngimit” (angl. handshaking lemma). Kjo lemë implikon që nëse disa

7
persona shtrëngojnë duart, numri total i shtrëngimeve të duarve duhet të jetë çift
– sepse në çdo shtrëngim marrin pjesë dy duar.
Një rrjedhim i menjëhershëm i kësaj leme është se në çdo graf numri i kulmeve të
shkallës tek është çift.
Nëngrafet
Nëngrafi i grafit G është grafi, çdo kulm i të cilit i takon V(G) dhe çdo brinjë e të
cilit i takon E(G).
Kështu grafi në figurën a) është nëngraf i atij në figurën b), por grafi në figurën a)
nuk është nëngraf i atij në figurën c) (meqë ky i fundit nuk përmban asnjë
“trekëndësh”).

Fig. a Fig. b Fig. c

Paraqitja Matricore e grafeve

Përkufizim. Nëse G paraqet graf me kulmet {1, 2, 3, ..., n}, matrica e fqinjësisë A
(angl. adjacency matrix), është matrica e rendit n x n, ashtu që pozita ij paraqet
numrin e brinjëve që bashkojnë i dhe j.
Matrica e incidencës M (angl. incidence matrix), është matrica n x m (ku brinjët
janë {1, 2, 3, ..., m}) ashtu që ij – pozita është 1 nëse kulmi i i takon brinjës j.

Shembulli 5. Të caktohet matrica A dhe matrica M për grafin e paraqitur në


figurë.
1
1 2
6
5
4 2
7

4 3 3

⎡0 1 0 2⎤ ⎡1 0 0 1 1 0 0⎤
⎢1 0 1 ⎥
2⎥ ⎢1 1 0 0 0 1 1⎥⎥
Zgjidhja. A = ⎢ , M =⎢
⎢0 1 0 1⎥ ⎢0 1 1 0 0 0 0⎥
⎢ ⎥ ⎢ ⎥
⎣2 2 1 0⎦ ⎣0 0 1 1 1 1 1⎦

8
Shembulli 6. Është dhënë matrica e fqinjësisë A për grafin G.
⎡1 0 1 0⎤
⎢0 1 0 2⎥⎥
A=⎢
⎢1 0 1 1⎥
⎢ ⎥
⎣0 2 1 1⎦
a) Të caktohet grafi G.
b) Të caktohet matrica e incidencës M.
Zgjidhja.
G:
1
1 5 2
2
a) 6

7
4 3 3
8
4

⎡1 0 0 0 1 0 0 0⎤
⎢0 1 0 0 0 1 1 0⎥⎥
b) M =⎢
⎢0 0 1 0 1 0 0 1⎥
⎢ ⎥
⎣0 0 0 1 0 1 1 1⎦

Shembulli 7. Është dhënë matrica M për grafin G.

⎡1 0 0 1 0 0⎤
⎢1 1 0 0 1 1⎥⎥
M =⎢
⎢0 1 1 0 0 0⎥
⎢ ⎥
⎣0 0 1 1 1 1⎦
a) Të caktohet grafi G.
b) Të caktohet matrica e fqinjësisë A.

Shembulli 8. (Problemi i 8 rrathëve). Në rrathët në figurë, të vendosen shkronjat


A, B, C, D, E, F, G, H ashtu që asnjë shkronjë të mos jetë fqinje me shkronjën
fqinje në alfabet.

9
Zgjidhja. Vërejmë se nuk është praktike që të provojmë të gjitha mundësitë,
sepse të tilla ka 8! = 40320 (mundësi).
Po ashtu vërejmë se:
ƒ shkronjat që më së lehti mund të vendosen janë A dhe H, sepse ato janë
fqinje me vetëm një shkronjë tjetër (me të cilat nuk mund të jenë fqinje në
graf), respektivisht B dhe G.
ƒ në anën tjetër rrathët që më së vështiri plotësohen janë ata në mes, sepse
secili prej tyre është fqinjë me 6 rrathë të tjerë.
Kjo na sygjeron që në rrathët e mesëm të vendosim A dhe H, prej nga pastaj
vendosim B dhe G.

G A H B

Tani C duhet të vendoset në anën e majtë, gjersa F në të djathtën. Në fund i


vendosim D dhe E.

10
C E

G A H B

D F

Shembulli 9. Provoni të gjeni edhe ndonjë zgjidhje tjetër të shembullit 8.

Shembulli 10. (Problemi i rrugës më të shkurtër) Le të themi se grafi vijues


paraqet “hartën” ku shkronjat A – L paraqesin qytetet që lidhen mes veti. Nëse
gjatësitë e këtyre rrugëve janë siç tregojnë vlerat, të caktohet rruga më e shkurtë
prej A deti te L.

B 2 D 3 G 5 J

3 4 1 5
5
9 2 9
A L
E H
6 1 6 3
2

C 9 F 2 I 2 K
Zgjidhja:
A-së i japim vlerën 0 ( l(A) = 0). Kulmeve fqinje B, E, C u japim përkohësisht
vlerat l(A) + 3 = 3; l(A) + 9 = 9; l(A) + 2 = 2.
E zgjedhim vlerën më të vogël. Pra l(C) = 2.
Tani C shënjohet me 2.
Në vazhdim shohim kulmet fqinje të C-së (E dhe F). E-së i japim vlerën l(C) + 6 =
8, kurse F-it, l(C) + 9 = 11.
Nga l(B) = 3; l(E) = 8; l(F) = 11 zgjedhim më të voglën l(B) = 3. B do të shënjohet
me 3.
Shohim kulmet fqinje të B-së. Kulmit D i japim përkohësisht vlerën l(B) + 2 = 5;
dhe vlera në E zvogëlohet në l(B) + 4 = 7.

11
Tani D shënjohet me 5.
Duke vazhduar merret: l(E) = 7; l(G) = 8; l(H) = 9; l(F) = 10; l(I) = 12; l(J) = 13;
l(K) = 14; l(L) = 17.
D.m.th. rruga më e shkurtë prej A në L ka gjatësinë 17.

2 5 3 8
3 B G 5 J 13
D
3 4 1 5
7 9 5
9 2 9 L
A
E H 17
0 6 1 6 3
2
C
9 F 2 I 2 K
2
10 12 14

Shembulli 11. Të caktohet rruga më e shkurtër prej A në G në grafin me peshë.

B 40 E

30 6 35 8

A 19 11 G
D
12 23
50 20

C 10 F
Rezultati 77.

Detyra për ushtrime

Detyra 1. Për figurat vijuese të paraqiten V(G) dhe E(G).


u v w
l p

r m

n q
x y z
Zgjidhja.

12
V(G) = {u, v, w, x, y, z}; E(G) = {ux, uy, uz, vx, vy, vz, wx, wy, wz}.
V(G) = {l, m, n, p, q, r}; E(G) = {lp, lq, lr, mp, mq, mr, np, nq, nr}.

Detyra 2. Duke emërtuar kulmet, tregoni se grafet në figurat vijuese janë


izomorf.

Zgjidhja.

a a e

f d f
e b
g b i j
j
i h g
d c c h

Detyra 3. Sqaroni pse grafet vijues nuk janë izomorf:

Zgjidhja: Në grafin e parë, asnjë nga kulmet me shkallë 2 nuk është fqinje; në të
dytin ato janë fqinje në cifte. Meqë izomorfizmi e ruan fqinjësinë e kulmeve,
grafet nuk janë izomorfe.

Detyra 4. Janë dhënë grafet vijuese:

13
Duke iu referuar figurës faqe 6, tregoni se për cilat grafe është fjala.
Zgjidhja. a) gr. 12; b) gr. 27; c) gr. 30

Detyra 5. Të paraqitet vargu i shkallëve për secilin graf me nga 4 kulme në


figurën faqe 6. dhe të verifikohet Lema e dorështrëngimeve në secilin rast.

Zgjidhja.
grafi 5 (1, 1, 1, 3); Σ=6; |E(G)| = 3
grafi 6 (1, 1, 2, 2); Σ=6; |E(G)| = 3
grafi 7 (1, 2, 2, 3); Σ=8; |E(G)| = 4
grafi 8 (2, 2, 2, 2); Σ=8; |E(G)| = 4
grafi 9 (2, 2, 3, 3); Σ = 10 ; |E(G)| = 5
grafi 10 (1, 1, 1, 3); Σ=6; |E(G)| = 3

Detyra 6. a) Të vizatohet grafi me 6 kulme vargu i shkallëve të të cilit është (3, 3,


5, 5, 5, 5). A ekziston grafi i thjeshtë me këto shkallë? (Kujtojmë se grafi i thjeshtë
nuk lejon cikle.)
b) Çka nëse vargu është (2, 3, 3, 4, 5, 5)?

Detyra 7. Cilët grafe të mëposhtëm janë nëngrafe të grafeve në detyrën 2?

Zgjidhja. I treti dhe i katërti.

Detyra 8. Lë të jetë G graf me n kulme dhe m brinjë dhe le të jetë v kulmi i grafit
G i fuqisë k, kurse e le të jetë një brinjë e G-së. Sa kulme dhe brinjë i kanë G – e,
G – v?

Detyra 9. Për grafin e dhënë të caktohet matrica e fqinjësisë dhe e incidencës.


1
1 2
3
5 2
4 6 5

4 3
7

Zgjidhja.

14
⎡0 1 0 0 1⎤ ⎡1 1 0 0 0 0 0⎤
⎢1 0 1 0 1⎥⎥ ⎢0 1 1 0 1 0 0⎥⎥
⎢ ⎢
A = ⎢0 1 0 2 0 ⎥ , M = ⎢0 0 0 0 1 1 1⎥
⎢ ⎥ ⎢ ⎥
⎢0 0 2 0 1⎥ ⎢0 0 0 1 0 1 1⎥
⎢⎣1 1 0 1 0⎥⎦ ⎢⎣1 0 1 1 0 0 0⎥⎦

Detyra 10. Është dhënë matrica A


⎡0 1 1 2 0⎤
⎢1 0 0 0 1⎥⎥

A = ⎢1 0 0 1 1⎥.
⎢ ⎥
⎢2 0 1 0 0⎥
⎢⎣0 1 1 0 0⎥⎦
a) Të paraqitet grafi G.
b) Të caktohet matrica M .

Detyra 11. Është dhënë matrica M


⎡0 0 1 1 1 1 1 0⎤
⎢0 1 0 1 0 0 0 0⎥⎥

M = ⎢0 0 0 0 0 0 0 1⎥
⎢ ⎥
⎢1 0 1 0 1 0 1 0⎥
⎢⎣1 1 0 0 0 1 0 0⎥⎦

a) Të caktohet grafi nëse dihet:


b) Të caktohet A.

Detyra 12. Nëse G është graf pa cikle (loops), çka mund të thuhet për shumën në:
a) ndonjë rresht apo kolonë të matricës A të grafit G?
b) ndonjë rresht të matricës M të grafit G?
c) ndonjë kolonë të matricës M të grafit G?

15

You might also like