You are on page 1of 8

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE E QARKUT TIRANË

OLIMPIADA E BIOLOGJISË KLASA X

( Viti shkollor 2014-2015 )

1. Shkruani në hapësirat boshe termat që u përgjigjen përkufizimeve, duke I radhitur si duhet


shkronjat e vëna, në dukje do të lexoni emrin e një baze azoti.
a. Karboni
b. Disaharide
c. Proteinat
d. Polisaharid
e. Fosfolipide
f. Nukleotid
g. Adeninë
h. Uracil

a. Element themelor në ndërtimin e qelizave organike.


b. Përbërje të krijuara nga dy monosaharide.
c. Makromolekula të përbëra nga C, H, O , N
d. Bashkësi monomerësh të lidhura mes tyre
e. Yndyra që përbëjnë membranën qelizore.
f. Formohet nga një grup fosfati, nga një sheqer dhe një bazë azoti.
g. Bazë azoti plotësuese e tininës
h. Zëvendëson tininën tek ARN-ja
8p

2. Kombino shkronjat dhe do të formohet emri I një pjese kryesore të bimës.


T J A H J E G  GJETHJA
a. Skematizo ndërtimin e kësaj pjese. 2p

Figura

b. Emërto pjesët përbërëse të saj.


2p
Epiderma e sipërme, Epiderma e poshtme, Kutikula, Mezofili që përbëhet nga Parenkima
gardhore dhe Parenkima sfungjerore, Gojëzat, Qelizat Roje, Floema, Ksilema.
c. Shpjego funksionet e tyre.
4p
 Epiderma vesh sipërfaqen e sipërme dhe të poshtme të sipërfaqes së gjethes.
 Kutikula pengon humbjen e ujit.
 Mezofili përbëhet nga dy shtresa:
a. Parenkima gardhore me qeliza të gjata, me ngjyrë të gjelbër, kanë kloroplaste dhe
kryhet procesi I fotosintezës.
b. Parenkima sfungjerore e përbërë me qeliza rrumbullake të vendosura në mënyrë të
c’rregullt. Ato kanë hapësira boshe ku ka avuj uji dhe ajër.
 Në faqen e poshtme të Epidermës ka hapësira që formojnë gojëzat. Ato formohen midis
dy qelizave si formë fasuleje të cilat quhen qeliza roje. Gojëzat shërbejnë për
shkëmbimin e gazeve. kur qelizat roje mbushen me ujë, gojëzat hapen dhe anasjelltas.

3. Më poshtë janë listuar mekanizmat e transportit brënda dhe jashtë qelizor.

a. Difuzion d. Transport aktiv


b. Osmozë e. Fagocitozë
c. Shpërhapje e lehtësuar f. Pinocitozë
Cila nga gërmat e mësipërme I përgjigjet pyetjeve të mëposhtme?

a) Cilët forma të transportit përdorin proteinën? C dhe D 2p


b) Cilët mekanizma nuk duan harxhim energjie? A dhe B 2p
c) Cili process është shembull I endocitozës? E dhe F 2p

4. Qeliza bimore ka disa organela. Skiconi dhe emërtoni: Mitokondrit

Kloroplasti

a. Kloroplastet 2p
b. Thoni funksionin e tyre 2p
 Mitokondrite janë organela që shndërrojnë energjinë e glukozës në energji për të vënë
në lëvizje veprimtarinë qelizore. Themi që mitokondritë janë centrale të energjisë.
 Kloroplastet janë organela që përmbajnë klorofil të domosdoshëm për procesin e
fotosintëzës duke u nisur nga energjia e diellit, uji dhe dioksidi I karbonit.

5. Jepet vargu:

GCA CGA AAC AAT GAA ATG CCG TCC ACC

Gjeni:
a. Vargun përplotësues 2p
GCA CGA AAC AAT GAA ATG CCG TCC ACC
CGT GCT TTG TTA CTT TAC GGC AGG TGG
b. Numrin e lidhjeve hidrogjenore që vendosen ndërmjet dy fijeve përplotësuese 2p
Vargu I AND-së: GCA CGA AAC AAT GAA ATG CCG TCC ACC
Vargu I ARN-së: CGU GCU UUG UUA GUU UAC GGC AGG UGG
A dhe T kanë dy lidhje hidrogjenore. Në varg kemi 13 cifte A dhe T.
13 x 2 = 26 lidhje hidrogjenore kanë A dhe T
G dhe C kanë tre lidhje hidrogjenore. Në varg kemi 14 cifte G dhe C.
14 x 3 = 42 lidhje hidrogjenore kanë G dhe C
26 + 42 = 68 lidhje hidrogjenore ka gjithsej vargu.
6. Në një varg të ADN-së raporti A+T / G+C është 0.6. Sa është raporti G+C / A+T në vargun
tjetër?
Përballë A-së vendoset T. Përballë G-së vendoset C.
𝐴+𝑇 𝐴+𝑇 6
Raporti = 0.6 ose =
𝐺+𝐶 𝐺+𝐶 10
𝐺+𝐶
Po =?
𝐴+𝑇
𝐺+𝐶 𝐴+𝑇 𝐺+𝐶 10
𝐴+𝑇
është e kundërta e . Pra: 𝐴+𝑇 = 6
= 1.67 2p
𝐺+𝐶

7. Numri I lidhjeve hidrogjenore që lidhin dy zinxhirë të një nekluotidi është 2100. Numri I
Tininë nekleotidit është 300. Sa nukleotide ka gjithsej kjo molekulë?
A = T kemi 300 Tininë
A + T = 300 + 300 = 600
A dhe T kanë dy idhje hidrogjenore
300 x 2 = 600 lidhje hidrogjenore
2100 – 600 = 1500 lidhje hidrogjenore
Totali I lidhjeve hidrogjenore është 2100. Pra A+T+G+C kanë 2100 lidhje. G dhe C kanë tre
lidhje hidrogjenore.
1500 : 3 = 500 Guaninë nukleotid. G = C = 500
Gjejme numrin e nukleotideve:
A+T+G+C = 300 + 300 + 500 + 500 = 1600 nukleotide 4p

8. Mendeli kryqëzoi lulen e purpurt me lulen e bardhë. Në brezninë F1 pasardhësit ishin me


ngjyrë të purpurt. Nëse lulet e breznisë F1 I lëmë të pjalmohen cilët do të jenë rezultatet në
F2?

a. Përcaktoni gametët prindëror. 1p


Gametë mashkullorë Aa
Gametë femërorë Aa
b. Me anë të rrjetës Punet shpjegoni kombinimin e gjeneve që vijnë nga gametët? 2p

Gametë A a
A AA Aa
a Aa aa

c. Cili ligj I Mendelit zbatohet ? Shpjegojeni thjesht atë. 2p


Nga rezultate e kryqëzimit del që zbatohet ligji I dytë I Mendelit. Ky ligj shprehet: Në
pasardhësit e breznisë së dytë formohen dy klasa fenotipike në raportin 3/1. Tipari I
fshehur në F1 zbërthehet në F2. Ky quhet ligji I zbërthimit të tipareve.

9. Qeliza ndahet në mejozë dhe në mitozë.

a. Cili është ndryshimi mitozë mejozë? 1p


Mitoza ndodh në qelizat trupore. Mejoza ndodh në qelizat riprodhuese.
b. Sa qeliza formohen në fund te mitozës dhe sa qeliza formohen në fund të
mejozës?1p
Në fund të mitozës formohen dy qeliza bija. Në fund të mejozës formohen katër
gametë.
c. Pse themi që zigota nuk ka material gjenetik të njëjtë me secilin nga prindërit? 1p
Zigota nuk ka material të njëjtë me secilin prind sepse ajo merr gjysmën e materialit
gjenetik nga nëna dhe gjysmën e materialit gjenetik nga babai.
d. Pse qelizat bija që formohen nga mitoza janë identik me qelizën nënë? 1p
Qelizat e fazës së mitozës marrin material gjenetik vetëm nga qeliza nënë ndaj janë
identike me qelizën nënë.

10. Sistemoni fjalët e mëposhtme dhe formoni fjalitë e sakta.

a. Si, ashtu, daltonizmi, dhe, recesiv, ne, që, kromozom, hemofilia, X, shkaktohet, gjen,
lokalizohet, nga, një. 1p
Daltonizmi ashtu si edhe hemofilia, shkaktohen nga një gjen recesiv që lokalizohet
në kromozomin X.
b. Është, vetë gjallesave, ndaj kushteve, përgjigjja, përshtatshmëri, të mjedisit,
komunikimi, e kafshëve, ndërmjet, sjellje ndaj ngacmuesve. 1p
Sjellja e kafshëve është përgjiigjja ndaj ngacmuesve, përshtashmërinë ndaj kushteve
të mjedisit, komunikim ndërmjet vetë gjallesave.
c. Mbrojtjen, tregojnë, aq, sistemin, e, edhe, dëmton, I, imunitar, sëmundjeshkaktues,
nga, studimet, organizmin, fundit, të, kohëve, për, se, stresi, rëndësishëm, e,
agjentët.

Studimet e kohëve të fundit tregojnë se stresi dëmton edhe sistemin imunitar, aq I


rëndësishëm për mbrojtjen e organizmit nga agjentët sëmundjeshkaktues. 1p
CELËSI I PËRGJIGJEVE TE OLIMPIADËS BIOLOGJI XI 2014-2015
1-Për aparatin e tretjes tek njeriu përcakto enzimat dhe substratin mbi të cilat
veprojnë dhe produktet në tabelën e mëposhtëme:

Vendi Enzima Substrati Produkti


Tretja në gojë Amilaza e amidoni shpërbën amidonin në
pështymës zinxhrë të shkurtër
(ptialina) dhe maltozë
Tretja në stomak Pepsina Proteinat Shpërbën proteinat ne
peptide
Tretja në zorrë -Amilaza zinxhirët e shkurtër glukoza
pankreatike të karbohidrateve
-Tripsina Peptidet Aminoacide
-Lipaza Yndyrnat Acide yndyrore dhe
glycerol.

2- Përshkruani karakteristikat :
a-Muskulit të lëmuar; 2 pikë
b-muskulit të vijëzuar; 2 pikë
c-muskulit të zemrës 2 pikë

Zgjidhje

a-Kanë qeliza me një bërthamë, nuk janë të vullnetshëm, nuk janë objekt i lodhjes , ndertolne
organet e brendshme, etj.

b-Kanë qeliza me shumë bërthama, janë të vullnetshëm, janë objekt i lodhjes, ndertojne
muskujt e skeletit, etj.

c-Muskujt e zemrës janë si muskujt e vijëzuar në ndërtim por janë muskuj të pavullnetshëm.

3-Në një kuti biskotash tregohen informacione mbi lëndët ushqyese në një tabelë.Cdo
biskotë peshon 8.5g dhe ka 0.5g proteinë,karbohidrate 5.1g,yndyrë 2.3g ,fibra0.3g,
natrium 0.009g. Duke ditur se 1g sheqer cliron 4k/kal, 1g proteinë ka 4 k/kal kurse 1g
yndyrë ka 9k/kal.
a-Llogaritni sa kalori ka një biskotë?
b-Nëse një person ka një nevojë për 2500k/kal në ditë dhe të ushqehet vetëm me
biskota.Sa të tilla duhet të hajë?

3 pikë

Zgjidhje:
a-Për proteinat 0.5 g x 4 k/kal =2 k/kal;
Për yndyrnat 2.3 x 9 k/kal =20,7 k/kal;
Për karbohidratet 5,1 x 4 k/kal =20,4k/kal Gjithsej: 43,1 k/kal
2500 𝑘/𝑘𝑎𝑙
b- = 58 biskota.
43,1 𝑘/𝑘𝑎𝑙

4-Biosinteza e proteinave në ribozome kalon në tri etapa . Çfarë ndodh në secilën etapë:
a-Fillimi i translatimit ; 2 pikë
b-Zgjatja e vargut polipeptidik; 2pikë
c-Mbarimi 3 pikë
Zgjidhje

a-Ribozomi kapet te molekula e ARN-i me anë të metilguaninës dhe njeh tripletin e


fillimit(AUG). Në ribozom vjen ARN-t me antikodonin specifik për tripletin AUG. Qendra A
"lexon " kodonin e ARN-i . Antikodoni I ARN-t clirohet nga ARN-I që mbartmesazhin e
fillimit.

b-Sinteza e vargut polipedidik.Procesi vazhdon me rrëshqitjen e ribozomit përgjatë ARN-i


duke lejuar që një triplet cdo herë të jetë I disponueshëm për tu lidhur me ARN -t
specifike.Aminoacidet e ndryshme afrohen me radhë njeri pas tjetrit dhe sa herë që ribozomi
zhvendoset formohet një lidhje peptidike në qendrën Pmidis aminoacidit të fundit dhe atij të
saposjellë nga një ARN-t.

c-Mbarimi Ribozomi arrin në fund të fijes së ARN-I dhe ndesh një nga kodonet UAA, UGA
, UAG, të cilat mbartin mesazhin STOP.Një protein lidhet dhe translatimi I vargut përfundon.
Në këtë moment ndodhin tri dukuri:
1-Molekula e vargut polipeptidik lirohet.
2- ARN-t e parafundit lirohet.
3-Dy nënnjesitë e ribozomit ndahen.

5) Një burrë me sy kafe martohet me një grua me sy blu. Cifti lind 9 fëmijë me sy kafe.
a) Cili është gjenotipi i mundshëm i fëmijëve dhe i babait të tyre. 3 pikë
b- Cili është propabiliteti që 9 fëmijët e një babai heterozigotë të kenë të gjithë sy kafe
2 pikë

Zgjidhje:
a- Aleli B ngjyrë e syve kaf; Aleli b ngjyrë e syve blu; Gjenotipet e mundhsme të babai BB
ose Bb ndërsa për fëmijët Bb pasi nëna është homozigot recesiv bb.

BB x bb sjell 100% e fëmijëve do të jenë sy kaf

Bb x bb 50% e fëmijëv Bb sy kaf dhe 50% e fëmijëve bb sy blu.

b- Nëse babai heterozigot 1/2 Bb propabiliteti për të 9 fëmijët sy kaf kemi (1/2 x 1/2 ….) =
(1/2)9 = 1/ 512
6) Kryqëzohet një gjallesë heterozigotë me një gjallesë homozigotë të fshehtë për dy
tipare. Nga kryqëzimi formohen 4 klasa fenotipike. 422 individ zotërues për dy tipare,
418 individ homozigot të fshehtë për dy tipare, 78 individ zotërues për tiparin e parë i
fshehtë për tiparin e dytë, 82 individ zotërues për tiparin e dytë i fshehtë për tiparin e
parë.

a- shkruani gjenotipin e prindërve 2 pikë


b- Shkruani gjenotipin e pasardhësve 4 pikë
c-Gjeni përqindjen e klasave rekombinante 2 pikë
d-gjeni largësinë midis dy gjeneve. 1 pikë

Zgjidhje

a -Aa Bb ; aabb.

b- AaBb ; Aa bb; aa Bb ;aabb.

c-422 + 418 + 82 + 78 = 1000

422/ 1000 = 42.2% 418/1000=41.8 % 82/ 1000= 8.2% 78/ 1000= 7.8%

d- 8.2 + 7.8 = 16 njesi


7 -Mutacionet shkaktohen nga ndryshimet strukturore të kromozomeve.
a-Si i klasifikojmë mutacionet kromozomike strukturore 1 pikë
b- Nga se ndryshojnë ato nga njera tjetra 2 pikë

Zgjidhje: a- 1)Mutacione brendakromozomike ( Këputjet; Inversioni; dyfishimi)

2)Mutacionet ndërkromozomike . Translokacionet.(Translokacion i ndërsjelltë dhe


tranlokacion i Robertsonit
b-Mutacionet brendakromozomike ndodhin brenda të njëjtit cift të kromozomeve homologe,
duke ndryshuar renditjen e gjeneve në kromozom

Mutacionet ndërmolekulare kanë të bëjnë me lëvizjen e segmentit kromozomik ndërmjet


kromozomeve që u përkasin cifteve të ndryshme homologe.

8- Tek gjedhët ngjyra e kuqe( B) dhe e bardhë (b) e gëzofit janë kodominante .
Kryqëzohet një dem larush me një lopë larushe.Përcaktoni :
a-raporti gjenotipik i pasardhësve 1 pikë
b-Raportin fenotipik të pasardhësve 1 pikë

Zgjidhje : a- 1/4 BB; 1/2 Bb; 1/4 bb

b- 1/4 të kuq; 1/2 larush; 1/4 të bardhë.

9- Intronet e një gjeni janë 180 nukleotide dhe zënë 30 % të tij. Duke marrë
masën e një aminoacidi 110g/mol , llogarisni peshën molekulare të proteinës do të
jetë: 4 pikë
Zgjidhje

-Duke ditur që introni ka 180 nukleotide dhe përbën 30 % të gjenit , mund të gjejmë
sa nukleotike ka 100% pra numrin e nukleotideve të gjenit:

Numri i nukletideve=180 x 100/30 = 600 nukleotide.

Nga këto janë të afta të kodojnë aminoacidet 600- 180= 420 nukleotide.

Tre nukleotide të njëpasnjëshme Kodojnë një aminoacid pra :

420/3 = 140 aminoacide do të ketë proteina.

Mp =140 ami x 110 g/mol=15400 g/mol.

10 . Shkruaj dallimet midis:


a-Frymëmarrjes qelizore dhe fermentimit 3 pikë

Zgjidhja

a-Frymëmarrja qelizore , fermentimi

Frymëmarrja Fermentimi
Kryhet në qeliza eukariote kryhet në qeliza eukarite dhe prokariote
Prodhohen 36 ATP Prodhohen 2 ATP
Ndodh njëlloj në të gjitha qelizat bimore Ka ndryshime në produkte midis qelizave
e shtazore bimore dhe shtazore
Kryhet ne prani të oksigjenit Kryhet në mungesëtë oksigjenit
Rrugë e ngadaltë e prodhimit të ATP Rrugë e shpejtë e prodhimit të ATP.

b-Indit kockor dhe indit kartilagjenor. 3 pikë

Indi kockor Indi kartilagjenor


Qeliza ndërtuese Osteociti Osteoblasti
Përshkohet nga enët e gjakut Nuk përshkohet nga enët e gjakut
Kur dëmtohet riparohet shpejt Kërkon kohë që të riparohet
Indi kockor 20% ujë Indi kërcor ka rreth 80 % ujë
Osteocitet vendosen në rrathë ne qendër të të Osteoblastet janë të shpërndara në crregullt
cilit kalojnë enë gjaku e nerva duke formuar
gypat e Haversit

You might also like