You are on page 1of 3

HEKURUDHAT NE SHQIPERI

Linjat e para hekurudhore në Shqipëri ishin linja minerare dhe ushtarake


me skartament të ngushtë, të ndërtuara ndërmjet viteve 1917 dhe 1930,
nga austro – hungarezet dhe italianet.  Ndërtimi i një sistemi hekurudhor
me skartament standard, filloi në vitin 1947 dhe vazhdoi me shpejtësi për të
arritur në përmasat e tij aktuale prej 677 km, në vitin 1987.  Rrjeti
hekurudhor shtrihet nga Porti i Durresit, në Detin Adriatik, dhe shkon në tre
drejtime: në veri drejt kufirit Shqiptaro – Malazez në Han të Hotit, në jug
drejt Ballshit dhe Portit të Vlorës dhe në lindje drejt Pogradecit, pranë kufirit
me Maqedoninë. Hekurudha mbulon zonat më të populluara industriale dhe
të banimit.  Hekurudhat Shqiptare u ndërtuan gjatë periudhës së
ekonomisë me planifikim të centralizuar, ku Qeveria vendoste kufizime
shumë të forta mbi llojet e tjera të transportit. Pronësia e autoveturave ishte
e ndaluar dhe, në rrugët që kalonin paralel me hekurudhën, ishin të
ndaluara trafiku i autobusëve dhe lëvizjet e mallrave në një gjatësi mbi 11
km.

Me ndryshimet politike dhe ekonomike të viteve 1990, kërkesat për


transport kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Ka pasur një rritje të
shpejtë të shërbimeve private të kamionëve dhe autobusëve dhe sidomos
të autoveturave private që e kanë devijuar trafikun nga hekurudha. Shumë
miniera dhe fabrika shtetërore jane mbyllur duke e ulur në mënyrë serioze
trafikun hekurudhor.
Me ndryshimet politike dhe ekonomike të viteve 1990, kërkesat për transport kanë
ndryshuar në mënyrë dramatike. Ka pasur një rritje të shpejtë të shërbimeve private të
kamionëve dhe autobusëve dhe sidomos të autoveturave private që e kanë devijuar
trafikun nga hekurudha. Shumë miniera dhe fabrika shtetërore jane mbyllur duke e ulur
në mënyrë serioze trafikun hekurudhor

You might also like