You are on page 1of 15

ZHVILLIMI HISTORIK I SHKENCËS SË MENAXHIMIT :

ZHVILLIMI HISTORIK I SHKENCËS SË MENAXHIMIT MENAXHMENT

Lindja e shkollave të menaxhimit :


Lindja e shkollave të menaxhimit

Menaxhimi si disciplinë shkencore – ekzistencë 100 vjecare Shkembuj praktikë të ekzistimit të menaxhimit kanë një
histori mijëvjecare. Ekzistenca e bizneseve të mëdha, në fillim të shekullit XX, shtroi problemin e rritjes së eficiencës
dhe rritjen e fitimeve në këto firma, dhe si rrjedhojë rriti nevojën për menaxherë të suksesshëm, të cilit nuk kishin
lidhje pronësore me biznesin.

Lindja e shkollave të menaxhimit :


Lindja e shkollave të menaxhimit
Shkenctarë të ndryshëm dhanë ide të ndryshme të fenomeneve menaxheriale, ide këto të cilat cuan në krijimin e tre
shkollave të menaxhimit: Shkolla klasike Shkolla e sjelljes Shkolla kuantitative ( sasiore ) Kohëve të fundit kemi daljes
edhe të disa teorive moderne të menaxhimit

Lindja e shkollave të menaxhimit :


Lindja e shkollave të menaxhimit
Historia e zhivllimit të menaxhimit Menaxhimi nëantikitet Shkolla klasike Shkolla e sjelljes Shkolla sasiore Teoritë
moderne Menaxhimishkencor Menaxhimi administrativ Menaxhimi i si. Inf. (M.I.S) Shkenca emenaxhimit Teoria e
sistemeve Menaxhimi ioperacioneve Teoria situacionale

Shkolla klasike :
Shkolla klasike
Shkolla klasike e menaxhimit u shfaq në fillim të shekullit XX dhe u përqëndrua në dy drejtime kryesore: Menaxhimin
shkencor – i cili përqëndrohet në punën e individit Menaxhimin administrativ – i cili përqëndrohet në organizatën si
tërsi

Shkolla klasike – Menaxhimi shkencor :


Shkolla klasike – Menaxhimi shkencor
Përfaqësuesi i rrymës së menaxhimit shkencor ishte F.Taylor, synim i së cilës rrymë ishte gjetja e metodës më
eficente për kryerjen e punëve, me qëllim të rritet prodhimi dhe pastaj të trajnohen punëtorët sipas kësaj metode.
Sipas F. Taylor, për të kryer punën me suskes cdo punëtor duhet të ketë të qarta detyrat e tij ditore , dhe sistemi i
pagës të jetë në atë mënyre ku punëtorëve më të mirë t’u jepet paga më e lartë.

Shkolla klasike – Menaxhimi administrativ :


Shkolla klasike – Menaxhimi administrativ
Përfaqësuesit e rrymës së menaxhimit administrativ jane H. Fayol dhe M.weber, të cilat kryesisht janë përqëndruar
në organizatën si tërsi – si duhet të strukturohet organizata. Fayoli- i klasifikoi organizatat në 6 grupe
funksionale:1.Teknike ( prodhimi, përpunimi) 2. Komerciale ( blerja, shitja, shkembimi ) 3. Financimi ( gjetja dhe
përdorimi sa më i mirë i kapitalit) 4. Të sigurimit ( mbrojta e pronës dhe individit) 5. Kontabiliste ( bilanci, kosto,
statistikat etj.) 6. Menaxhimeriale

Shkolla klasike – Menaxhimi administrativ :


Shkolla klasike – Menaxhimi administrativ Ndër kontributet më të mëdha të Fayolit janë 14 parimet e menaxhimit të
përgjithshëm, parime këto të cilat janë shumë fleksibile dhe të aplikueshme jo vetëm në biznes por edhe ne politikë,
besim fetar, ushtri etj.. Parimet e Fayolit:
1. Ndarja e punës – Rritja e eficiences nuk mund të arrihet pa bërë ndarjen e punës
2. Autoriteti dhe përgjegjësia – Varësisht nga niveli i menaxherit në hierarhinë menaxheriale, dallojnë edhe
përgjegjësitë e tij
3. Disiplina – është njëri nga elementet më të rëndësishëm që nxit punëtorin të respektojë rregullat e vendosura

4. Uniteti i komandës – Secili punëtor duhët marrë urdhëra dhe të raportojë vetëm te një menaxher
5. Uniteti i drejtimit – të gjitha aktivitetet që kanë një objektiv të përbashkët duhet të kenë një menaxher
6. Vartësia e interesit induvidual ndaj interesit të përgjithshëm – Secili në organizatë duhet të ketë të qartë se interesi
i përgjithshëm i organizatës është më i rëndësishëm se interesi i cdo punonjësi ose grupi punonjësish.
7. Shpërblimi – Te shpërblimi duhet të ndiqet parimi i drejtësisë dhe paanshmërisë
8. Centralizimi – Cdo menaxher, duhet të dijë cilat punë duhet t’i kryej vetë dhe cilat ti delegojë te menaxherët e
niveleve tjera.

9.Zinxhiri skalar ( z. i komandës) – është zinxhiri përgjatë të cilit lëvizë gjithë fluksi i urdhërave,kërkesave dhe
direktivave
10. Rregulli –
11. Barazia – menaxherët duhet të trajtojnë punëtorët me dashamirësi
12. Stabiliteti i personelit – Menaxherët duhet të kujdesen të kenë një personel stabil, zëvendësimet e shpeshta janë
me rrezik në arritjen e objektivave të organizatës.
13. Iniciativa – Menaxherët duhet të nxisin stafin për të shfaqur iniciativ.
14. “Esprit de corps” – Uniteti dhe harmonia janë një forcë e madhe për organizatën.

Shkolla klasike :
Shkolla klasike
Weber – ndryshe nga Fayol-i dhe Taylor – i, zhvillojë një teori të re, teorinë e burakracisë. Teoria e Weber-it
theksonte se organizatat e mëdha kanë nevojë për formë burokratike të organizimit, dhe e quante këtë formë si forma
më eficiente e organizimit. Parimet e Weber-it ishin të ngjashme me parimet e Fayol-it, ndërsa parimet e Fayolit-it
ishin më fleksibile, Weber theksonte se cdo shmangje nga modeli i tij çon në joefiçience

Shkolla e sjelljes :
Ndryshimet e mëdha në ekonomi në vitet e Depresionit të madh, u reflektuan edhe në teoritë e menaxhimit, dhe për
pasojë edhe lindjen e disa shkollave tjera të menaxhimit. Njëra prej tyre ishte shkolla e sjelljes, e cila lindi pas disa
studimeve shkencore në fabrikën e Hawthorn-it të Western Electric Company të njohura me emrin Studimet e
Hawthorn-it. Qëllimi i këtyre studimeve ishte që të vëzhgonin lidhjen midis kushteve të punës dhe faktorëve të tjerë
dhe produktivitetit.Udhëheqësi i ekipit të këtyre studimeve ishte E.Mayo.

Shkolla e sjelljes :
Nga eksperimente të ndryshme të bëra nga studiuesit e Hawthorn-it zbuluan se në rritjen e produktivitetit në punë
ndikojnë edhe disa faktorë të tjerë të karakterit social, të cilët ishin pak të njohur nga menaxherët deri atë kohë. Këta
faktorë ishin ; morali, marrëdhëniet midis anëtarëve të grupit, menaxhimi efektiv i cili menaxhim kupton sjelljen
njerëzore.

Shkolla sasiore :
Duke parë se shumë probleme nuk mund të zgjidheshin me përdorimin e metodave të zbuluara deri tani , lindi nevoja
e përdorimit të një metode tjetër që është metoda sasiore ( kuantitative ). Teknikat më të rëndësishme sasiore janë:
programi linear, teoria e rradhës, simulimi, etj.P.sh. Sa rezerva materiale duhet të ketë fabrika që të vazhdojë
normalisht prodhimin.. Kjo metodë e menaxhimit u avancua edhe më tepër me zhvillimin e kompjuterit.
Shkolla sasiore ndahet në tre degëzime:
1. Shkenca e menazhimit
2. Menaxhimi i operacioneve
3. Sistemet e informacionit të menaxhimit (MIS)

Teoritë moderne të menaxhimit :


Kohëve të fundit menaxhimi po dominohet nga dy teori:
teoria e sistemeve
dhe teoria e situacioneve.

Teoria e sistemeve të menaxhimit Ideator i kësaj teorie është Ch.Barnard.


Sistemi – tërësi elementesh të cilat veprojnë si një e tërë për arritjen e qëllimit të përbashkët.
Sjellja e organizatës parashikohet duke studjuar njëkohësisht njerëzit, strukturën, teknologjinë dhe mjedisin.
Sistemet klasifikohen - të hapura dhe të mbyllura:
Sistemet e mbyllura – sistemet që nuk veprojnë në mjedisin e jashtëm

Sistemet e hapura – sistemet që bashkëveprojnë me mjedisin e jashtëm, tek të cilët marrin intputet dhe shpërndajnë
outputet. INPUTET PROCESETTRANSFORMUESE OUTPUTET Feedback - u

Teoria e sistemeve :
Teoria e sistemeve Inputet në një organizatë – burimet njerëzore, fizike, financiare dhe informative Outputet –
produktet dhe shërbimet e ndryshme Feedback-u – ka të bëjë me kalimin e informacionit nga një pikë e sistemit në
një pikë tjetër të mëparshme

Teoria situacionale :
Teoria situacionale Është perspektivë moderne e menaxhimit, e cila përpiqet të largohet nga konceptet universale të
menaxhimit. - Deri sa teoritë tjera të menaxhimit kerkojnë përgjigje universale për problemet në organizatë, teoria
situacionale thekson se cdo problem në organizata të ndryshme është i vecant dhe duhet të trajtohet si i tillë.

2.1 Zhvillimi I teorise se Menaxhmentit

Fjala menaxhment ka perdorim shume te madhe ne jeten e perditshme. Shiquar


historikisht zhvillimin e menaxhmentit shofim se menaxhmenti si praktike ka
perdorim te hershem qe ne kohet e lashta ndersa si shkence apo discipline shkencore
perdorim shume te vonshme. Si praktike ndoshta ne menyre te pavetedijshme mund
ta hasim qe ne kohet e hershme shume shekuj Para Krishit (PK). Vlene te ceken
Egjiptasit e ku verehen format e tyre ne organizimin e shoqerise se tyre si dhe
prodhimatarise se tyre qe ndryshe njihet sistemi Nga Dhjete. Ne kohen e Egjiptasve
njihet edhe planifikimi, parashikimi i prodhimtarise bujqesore si segment shume i
rendesishme ne ekzistencen e popullsise. Ne te gjitha keto aktivitete verehen edhe
shume elemente te menaxhmentit ku sipas prof. Ramosaj 1 mund ti permbledhim
parashikimin, planifikimin , ndarjen e punes midis njerzve etj. Pastaj mbreteria e
Babilonise e sidomos mbreti Hamurabi ku njihet kodeksi sipas tij kodeksi i Hamurabit
prej 282 ligjeve ku me ane te ketyre ligjeve rregullohej norma e punes sjelljet e
individeve te ndryshem mardheniet midis njerzve etj.

Menaxhmenti si pervoje apo praktike kishte elemete te tij edhe ne sferen


ushtarake dhe vlene te ceket Gjenerali i njohur kinez Sun Tzu i cili kishte jetuar rreth
viteve 600 PK dhe ky gjeneral njihet me ndarjen e detyrave dhe rangjeve/ gradave
ushtarake si dhe ndarjen e formave te ndryshme te komunikimit ndermjete njesive te

1
Berim Ramosaj “ Bazat e Menaxhmentit “ fq 15
cileve ju nevojitej per komandim apo komunikim. Qellimi i tij ishte krijimi i nje oficieri
Shtabi.

Me vone me zhvillimin historik te shoqerise njerzore vlene te ceket edhe filozofia


Konfuqiane ku kjo filozofi mbeshtetej forte ne sistemin e vlerave dhe eshte
karakterisitke ne menaxhentin aziatik posaqerisht ne ate Japonez. Ku permes tij
mendohej qe edhe ne zgjedhjen e administratoreve shteterore te bazoheshin ne vlerat
personale te individit sepse vetem duke rrespektuar keto vlera edhe shoqeria mund te
konsiderohej e paster. Ne kuader te aplikimit te kesaj filozofie vlen te potencohet
dinastia Han ( 206-220 PK )

Ndersa edhe ne Greqine e vjeter filozofet e asaj kohe sikur Sokrati mendonte dhe
perkrahet idene qe menaxhmenti nga sherbimet publike dhe shteterore te barten edhe
ne punet afariste sepse Sokrati dallimin ne mes te ketyre puneve e shifte vetem ne
vellimin e saj, dhe gjithashtu mbeshteste teorine e tij qe ai i cili eshte i afte te kryej
punet private eshte i afte/ zoti ti kryej edhe punet shteterore.

Poasht ne Greqine e vjeter njihet edhe Aristoteli sidomos per sistemin e


vleresimit i cili me vone do te mbeshtetet menaxhmenti industrial.

Edhe ne perandorine Romake kemi shume elemente te menaxhmentit sidomos


ne fushen ushtarake. Me qarte sistemi ushtarak shfrytezon shume elemete te
menaxhmentit sepse ne koherat e hershme prioritet ishte pushtimi i teritoreve te reja.
Vete plani i pushtimit ku duhej fillimisht te parashikohej, pastaj te planifikohej
gjithashtu te caktohej/ funksionalizohej qe ne termin ushtarak quhet Logjistike ku ky
term ka perdorim shume te madh edhe ne jeten private, jeten civile. Bile ne keto
struktura mendohet qe oficieri te jete i talentar patjeter duhet patjeter te kaloje nje
kohe te caktuar neper sektorin e logjistikes. Ky sektor ka ne dore fatin e sukseseve te
planifikuara. Edhe logjistika ne koherat e lashta ka lajtur rol te rendesishem ku ne
krahasim me kohen tone ndryshon vetem teknika e cila tani eshte me e sofistikuar.
Elemente bukur te rendesishme mund te hasim edhe ne Kishen katolike si nje
organizem me nje strukture te mirefillte organizimi.

Jane keta disa shembuj te cilet duke i pare secilin ne menyren e vete te
paraqitjes shofim specifikat e seciles periudhe e cila secila ne menyren e vete
shfrytezonte apo ngerthente elemente te menaxhmentit te sotem ku ne secilen
periudhe specifike keto elemente perdoreshin/shfytezoheshin si pervoja apo praktika
funksionale te cilat me perdorimin e tyre lehtesonin apo siguronin arritjen e suksesit si
qellim primar i cdo aktiviteti individual apo kolektiv. Duke u munduar te permblidhen
pervojat e marrura me shekuj ne sfera/veprimatri te ndryshme tentohej qe edhe kjo
pervoje te kanalizohet ne rruget shkencore dhe kjo sjell si shkas qe ne shek. 18 e tutje
te punohet qe kjo pervoje te shenderrohet si nje discipline shkencore ku njihen edhe
pishtaret e saj fillimit te futjes se menaxhmentit si shkence e ata jane Fayoli dhe
Teylori. Ndersa ne ditet tona asnje segment jetesore nuk mund te paramendohet pa
aplikimn e menaxhmentit si shkence si dhe aplikimin e formave dhe metodave dhe
principeve te saj. Ne ditet tona keta njerez te specializuar me njohuri bashkekohore
shkencore ne fushen e menaxhmentit apo te pajisur me pervojen shume vjeqare te
tyre njihen si MENAXHER.

2.1.1. Definimi i Menaxhmetit


Definicioni e pare mbi menaxhmentin dhe i cili ka perdorim mund te themi me i
kompletuar eshte definicioni i Fayolit2 “Te menaxhosh ka kuptimin e parashikimit,
planifikimit, komandimit, kordinimit dhe kontrollit”

Ndersa per definimin eshte munduar te jape definicionin e tij edhe Brech

“ Menaxhmenti eshte proces social/shoqeror i cili proces konsiston ne planifikim,


kontrolle,koordinim dhe motivim” 3. Pastaj vlene te thaksohet definicioni i tjeter
“Menaxhimi eshte proces operacional fillimisht si mase per vleresimin e funksioneve
menaxheriale. Pese funksionet melore menaxheriale jane : planifikimi, organizimi,
stafi/personeli, drejtimi dhe udheheqja dhe kontrolla” 4

Ne menyre me komplekse e shpjegon e definon menaxhmentin Peters ku ai i


permbledhe ne Pese fushat e menaxhmentit te cilat perbejne esencen e interpretimit
proaktiv ne kete bote :

a) ankthi per pergjegjesite ndaj konsumatoreve

b) inovacionet konstante(ndryshimet e vazhdueshme) ne te gjitha sferat/fushat e


firmes

c) partnerizmi – participimi ne mase i njerzve te cilet jane te lidhur me organizaten

d) udheheqja e cila deshiron ndryshime ( ne vend qe ti luftoj ato) dhe ngulite dhe
shperndane vizionin per te ardhmen.

2
Fayol, H. 1949, General and Industrial Management, Pitman
3
Brech, E.F.L. (1957), The Principles and Practice of Management , Longman
4
Kontz,H & O’Donnell, C ( 1984), Management ( 8 th edition), McGraw-Hill
e) kontrolla, si perkrahje e sistemit te duhur per matjen e “ gjese se duhur” ne
mejdisin e tanishem (control by means of simple support systems aimed at measuring
the “right stuff ” for todays environment) )5

Vlene te theksohet edhe definicioni i Wren & Woich ku sipas tyre thuhet qe

“ Menaxhmenti paraqet procesin e kordinimit, sigurimit, shperndarjes/renditjes dhe


shfrytzimit te potencialeve te kuadrove dhe potencialeve te tjera ne organizate me
qellim te arritjes se qellimeve te caktuara” 6

Ndersa sipas autoreve tane gjegjesisht sipas profesor Ramosaj “Menaxhmenti paraqet
procesin e orientimit te vetedijshem te aktiviteteve njerzore kah realizimi i qellimit-
qellimeve te caktuara, perkatesishte teresine e nderlidhur te pese funksioneve :
planifikimit, organizimit, personelit, udheheqjes dhe kontrollit”. 7

2.1.2. Teorite klasike te Menaxhmentit

Me zbulimet te cilet bene revolucionin industrial lindi nevoja edhe per


ndryshimin e formave oragnizative dhe te udheheqjes. Si nevoje dhe domosdoshmeri
per ate kohe ishte nevoja e krijimi i nje qasje me te re si dhe shkolle te re qe ndryshe
njihet Shkolla Klasike apo ndryshe “Menaxhmenti Shkencor”. Nder teoriket e kesaj

5
Peters,T. (1988), Thriving on Chaos- Handbook for a Management Revolution, Macmillan
6
Wren, D & Woich D, ( 1984), Management,
7
Ramosaj, B. (1991), Ndermarrja dhe Menaxhmenti Ndermarres, Rilindja, Prishtine
shkolle jane dy emra nga dy kontinente ku njeri eshte nga Evropa kryesisht Franca (
Henri Fayol) dhe tjetri nga SHBA (Frederik Teylor)

FAYOL-i e kishte filluar karrieren e tij si inxhinier ne miniera qysh ne moshen 19


vjeqare, ndersa ne moshen 47 vjeqare arrine ne poziten me te larte ne po te njejten
kompani dmth ne detyren e drejtorit te pergjithshem. Gjate punes se tij arrine te te
shkruaje librin me titull “ Menaxhmenti i Pergjithshem dhe Industrial” ne vitin 1916
ne gjuhen franceze ndersa ne Aglishte perkthehet tek ne vitin 1949 nga Constance
Storrs dhe e publikuar nga shtepia e njohur PITMAN.

Fayoli kishte definuar edhe menaxhmentin ku si definicion ende ka shprehje ne


literaturen bashkekohore ku thote qe “ menaxhimi eshte parashikimi, planifikimi,
komandimi, koordinimi dhe kontrolla”.

Ne librin e tij Fayoli sidomos kishte potencuar aktivitetet kyqe te cdo ndermmarrje te
cilat i kishte permbledhurmesa vijon8 :

a. aktivitetet teknike ( prodhimi)


b. aktivitetet komerciale ( blerja dhe shitja)
c. aktivitetet financiare ( sigurimi i kapitalit)
d. aktivitetet e sigurise ( ruajtja e pasurise)
e. aktivitetet llogaritare ( mbledhja e informacioneve financiare)
f. aktivitetet menaxheriale ( planifikimi dhe organizimi)

Gjithashtu Fayoli gjate punesse tij shkencore ne kete liber kishte permbledhur te
ashtuquajtur “principet e menaxhmentit” te cilat gjithsej ishin 14 principe.

8
Cole G A 1996, Management theory and practice, fq 12
Principet e Fayolit jane me sa vijon te cilat principe me vone adoptohen edhe nga
teoricien te menaxhmentit shkencor apo shkolles klasike si Urwick, Brech etj.9

1. ndarja e punes
2. autoriteti
3. disciplina
4. komanda e unifikuar
5. unifikimi i udheheqjes
6. subordinimi i interesave personale ne interesa te pergjithshme
7. pagat
8. centralizimi
9. zinxhiri i shkallezuar
10. urdherat
11. te drejtat
12. stabilizimi i kohembajtjes se personelit
13. iniciativa
14. espirit de corps ( shpirti kooperativ)

TAYLOR-i gjithmone ishte munduar rreth asaj te gjej menyra efikase te efektivitetit
te punetoreve. Teylori fillimisht ishte punetor reparti deri ne pozitat menaxhuese.Ne
fillim punoi ne kompanine Midvale Steel ndersa me vone kaloi ne kompanine tjeter
dhe ate ne Bethlehem Steel, ku ne kete kompani i zhvilloi te gjitha hulumtimet e tij
mbi rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit te punetoreve.

Taylori, sikurse edhe kolegu i tij francez Fayoli eshte themelues i “menaxhmentit
shkencor”, i cili njohurite e tij i arriti edhe fale pervojes si punetor dhe menaxher ne
metalurgjine e qelikut ne Filadelfi

9
Cole G A 1996, Management theory and practice fq 13
Qysh ne hapat e pare te punes se tij ai i verente dobesite e niveleve te ndryshme te
meaxhmentit dhe ndoshta ajo ishte edhe shtytje qe te mirret profesionalisht me keto
defekte. Defektet vereheshin hapatas nga mos motivi i punetoreve, relacionet
ndermjet punetoreve dhe menaxhmentit.

Teylori ishte marre drejteperdrejte me procesin e prodhimit dhe i tere interesimi i tij
ishte ne studimin hulumtimin dhe evitimin e levizjeve te teperta dhe permes kesaj te
rrise efektin real te punetorit brenda dites se punes, qe ndryshe quhet edhe “efekti real
ditor”. Me keto aktivitete Teylori mendonte te arrinte qe te gjeje dhe stimuloje dhe
motivoje punetorin i cili i plotesonte kushtet psiko-fizike per kryerjen/arritjen e
rezultateve te deshiruara ne suaza te mundshmes. Duke kerkuar kete mendohej te
krijohej punetori i klasit te pare. Me te gjitha keto aktivitete te rendesishme ne kete
fushe Teylori bazohej ne tri parime baze te tij e ato ishin :

1. normimi i efekteve ditore

2. puna mendore duhet te bartet ne ofiqine

3. kontrolli permanent i puneve

Perveq ketyre parimeve Teylori mundohej qe Menaxhmentin shkencor ta zbatonte ne


praktike dhe ate permes :

1. zgjedhjes se punetorit adekuat (fizikisht dhe profesionalisht)


2. studimit te hollesishem te levizjeve te punes ditore
3. matjeve te nevojshme per kryerjen e puneve te perditshme
4. eliminimit te gjitha neglizhencave te punetoreve
5. percaktimit te levizjeve me te shpejta dhe efikase
Permes ketij aktiviteti shkencoro-praktik te njerit nder pionereve te menaxhmentit
shkencor ishte rritja e efikasitetit dhe produktivitetit ne prodhimtari/procesin e
prodhimit.

Pra kontributi i Teylorit mund te permblidhet ne dy kahje dhe ate :

a) ne prodhmtarine direkte duke gjetur/krijuar punetorin e klasit te pare dhe

b) punet menaxherike permes delegimit dhe motivimit.

Profesor Ramosaj nxjerr dy perfundime ne lidhje e kontributine e Teylorit dhe ate ne


forme te kritikes sepse Teylori njeriun e shifte vetem si teknostrukture dhe e dyta
rreth kontributit te tij per zhvillimin e teorise se menaxhmentit e cila bazohet ne
menaxhimin shkencor.

2.1.3. Qasjet moderne te menaxhmentit

Me heret e cekem qe menaxhemnti si praktike ka perdorim te hershem qysh shume


shekuj para lindjes se krishtit, ndersa trajtim shkencor ka pas revolucionit industrial
sidomos pas zbulimeve ne industri. Keto zbulime ndryshuan rrjedhen e aspekteve te
pergjithshme ne te gjitha fushat e jetes dhe punes. Me keto ndryshime lindi nevoja e
nje qasje shkencore te menaxhemntit e sidomos nga Teylori dhe Fayoli si pioner te saj.
Mirpo me vone me zhvillimin e ekonomise dhe krijimit te formave te reja me praktike
dhe bashkekohore lind nevoja per nje qasje tjeter qe mund ta quajme qasje
bashkekoheore dhe kjo qasje lind si rrjedhoje e ndryshimeve e sidomos me zhvillimin
e teknologjise informative e cila shume aktiviteteve u ka shkurtuar kohen dhe rrite
efikasitetin. Ndryshimet rrjedhin si pasoje e asaj qe ekonomite apo kompanite e
medha kane qasje edhe ne tregjet jashte ekonomive te vendit te tyre kombetar, duke
konkuruar jo vetem brenda ekonomise nacionale por edhe ne ekonomine
nderkombetare.

Faktoret kyq ne keto ndryshime mund te permblidhen me sa vijon :

1. avancimi i teknologjise informative

2. rritja e aftesisive/mundesive te kompanive ne tregje te

tjera/jashtme

3. futja e kompanive Aziatike si konkurente serioze ne tregjet

perendimore

4. rritja e kerkesave te konsumatoreve per kualitet,varitet dhe

llojllojshmenri te sherbimeve

Ne vazhdim do te cekim disa problemete cilat ballafaqohet teoria moderne e


menaxhmentit10 :

1. rendesia e krijimit te vizionit dhe misionit te organizates

2. nevoja te kuptohet mjedisi i jashtem-konsumatoret, konkurenca,

furnitoret, trendet teknologjike, ekonomike dhe politike

3. qartesimi i synimeve dhe qellimeve organizative

4. zhvillimi i vlerave ne organizate ( psh. Kulture)

5. konstruktimi i struktures organizative qe nenkupton fleksibiliteti ne

10
G A Cole 1996, Management Theory and Practice fq 88
aksion me stabilitetin relativ te sistemeve baze

6. zhvillimi i aftesive multi, shperndarja fexible e punetoreve me njohuri

adekuate, shkathetesi dhe pergjegjesi.

7. optimizimi i kontribuimit te punetoreve permes sfidave dhe

vetetregimit

8. permirsimi i kanaleve te mbrendshme ne komunikim dhe marrje te

vendimeve

9. perdorimi i mbrendshem i teknologjive te reja ne sistemet e

mbrendshme te komunikimit, procedurave ne zyre dhe procesin e

prodhimit

10 shfytzimi i teknologjise se re per komunikim me te efektshem me

tregun si dhe konsumatoret individual

11. menaxhimi i ndryshimeve ne dhe rreth organizates

12. zhvillimi i aftesive konkurruese duke plotesuar kerkesat e

konsumatoreve

13. zhvillimi i standardeve te cilesise ne organizate

14. zhvillimi i strategjise globale ne driten e tergut global

Po sipas te njejtit autor ai permbledh problemet kyqe te qasjes moderne te


menaxhmentit e sidomos ne vitet ’90 te shekullit te kaluar.
Qasja dhe njohja
Caktimi I Zhvillimi I kulteures
e mjedisit te
vizionit/misionit jashtem

dhe qellimit

Ndarja optimale Problemet kyqe Trajnimi dhe aftesimi

e struktures dhe te menaxhmentit I punetoreve

sistemeve

Aplikimi I Krijimi I cilesise


Gjetja e perparesive
Menaxhimi I se deshiruar
Teknologjise
konkuruese
ndryshimeve
se re

Burimi: management theory and practice fq 88

Ne teorine moderne te menaxhmentit hasim ne dy grupe te njerzve dhe ate ne :

a) teoricientet e menaxhmentit dhe organizimit dhe

b) prakticienteve

Ne grupin e pare jane ata teoricien apo shkencetare te cilet merren me studimin e
organizateve/ndermarrjeve ne brendine e saj dhe gjetjen e formave dhe menyrave te
reja drejte zhvillimit/pershtatjes se tyre mjedisit aktual.
Ndersa ne grupin e dyte gjejme prakticientet te cilet ballafaqohen me sfidat ne
menaxhimin e organizateve si dhe pranimin e keshillave nga ekspertet e lemive te
ndyshme.

Teoricientet e menaxhmentit qasjes moderne te menaxhmentit jane me sa vijon11 :

1. krijimi i vizionit/misionit(Peters, Waterman)


2. menaxhimi i mjedisit (Porter , Kotler)
3. zhvillimi i kultures (Mintzberg, Moss Kanter)
4. shpikja e strukturave dhe sistemeve(Mintzberg, Hammer, Champy
Handy, Morgan)

5. trajnimi dhe aftesimi i punetoreve (Peters)


6. aplikimi i teknologjise se re(Hammer, Champy)
7. menaxhimi i ndyshimeve ( Moss Kanter, Peters)
8. krijimi i perparesive konkuruese (Porter)
9. krijimi i cilesise (Peters, Waterman, Goldsmith,
Cluterbuck)

11
G A Cole 1996, Management Theory and Practice fq 89

You might also like