You are on page 1of 2

Vrima e Ozonit

Vrima gjigante në shtresën e ozonit të Tokës nuk do të mbyllet


plotësisht për më shumë se gjysmë shekulli, por shkencëtarët e NASA
kanë dëshmi se vrima po zvogëlohet.

Në fillim të viteve 1980, shkencëtarët zbuluan se spërkatjet për flokë,


gjërat e ftohta dhe kimikatet e tjera lirojnë substanca që mund të
dëmtojnë dhe në fund të shkatërrojnë ozonin.

Në fakt, klorofluorokarbonet (CFC) në fund të rrugës së tyre takohen


me molekulat e ozonit, dhe rrezatimi diellor liron gazin e klorit nga
CFC. Nën ndikimin e klorit, molekulat e ozonit treten, dhe prej tyre
krijohen molekulat e zakonshme të oksigjenit. Në këtë mënyrë
shkatërrohet shtresa e ozonit, transmeton KosovaPress.

Duke përdorur të dhënat satelitore nga viti 2005 – 2016, shkencëtarët


e NASA-s kanë përcaktuar se nivelet e klorit në shtresën e ozonit janë
ulur me pothuajse 1 për qind çdo vit.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë qenë në gjendje të matin


përbërjen kimike brenda vrimës së ozonit dhe të vëzhgojnë
zvogëlimin e saj. Ky është një lajm i mirë për njerëzimin, por
shkencëtarët theksojnë se është e nevojshme të kalojë dekada që
vrima e ozonit të zhduket plotësisht.

“Klorofluorokarbonet (CFC) mund të jetojnë 50 deri në 100 vjet dhe të


qëndrojnë më gjatë në atmosferë. Prandaj, kur flasim për vrimën e
ozonit, ajo do të zvogëlohet deri në vitin 2080, dhe atëherë do të
bëhet një vrimë e vogël,” tha Ann Douglas, shkencëtar dhe
bashkautor i studimit.
Rezultatet u botuan në revistën shkencore Geophysical Research
Letters.

Ndryshe, vrima e ozonit ishte më e madhe në vitin 2000, kur ishte e


gjerë rreth 30 milionë kilometra katrorë

You might also like